Mirel: Plotësisht të përkushtuar ta ndihmojmë Kosovën

Ado

FISEBILIL-LAH
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka pritur të shtunën në takim Pierre Mirel, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, me të cilin bisedoi për mbështetjen që Bashkimi Evropian i ka dhënë Kosovës me investime të drejtpërdrejta në infrastrukturë, në shkolla dhe në institucione të tjera. Mirel theksoi se Komisioni Evropian është plotësisht i përkushtuar ta ndihmojë Kosovën.

Duke folur për ndihmën që i është dhënë Kosovës, Presidenti Sejdiu përmendi Konferencën e Donatorëve dhe përkushtimin se mbështetja për Kosovën do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Morëm përkushtimin se kjo mbështetje do të vazhdojë për Kosovën, e cila ka vizion të ecjes së saj drejt integrimeve në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe natyrisht një garanci të veçantë për realizimin e zotimeve që kemi dhënë në relacion me të gjithë qytetarët e Kosovës, flas edhe për pakicat”, theksoi presidenti.

Sejdiu në këtë takim kërkoi nga Mirel që Kosova të ndihmohet edhe në procesin e njohjes së mëtejshme, pra të përfundohet edhe cikli i vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Ndërsa, Mirel theksoi se Komisioni Evropian është plotësisht i përkushtuar ta ndihmojë Kosovën. “Unë mendoj se këtë e kemi vërtetuar në Konferencën e Donatorëve për Kosovën të mbajtur në Bruksel, e cila ishte një sukses i madh në nivelin e lartë të përkrahjes së numrit të Donatorëve”, pohoi Mirel. /Telegrafi/
 
Gjithmon doja qe Kosova te bashkohej me shqiperin dhe te ishim nje shtet i vetem ashtu sic jemi te gjithe shqipetar.
Por edhe nese ne kete menyre vellezrit tan aty ndjehen te lire perseri me behet qejfi.
Ky eshte nje lajm i mire, tani qe e nisem kete rruge duhet te arrim qellimit same par qe kosova te jet nje shtet me vete dhe i pavarur nga askush.
 
sa me te fort si shtete nveti te jemi aq ma afer bashkimin mund ta kemi :D
 
E rendesishme eshte te fuqizohemi politikisht dhe ekonomikisht. Pas kesaj , "kufijve" mund t'u veme shkelmin kur te duam pastaj...........
 
sa me te fort si shtete nveti te jemi aq ma afer bashkimin mund ta kemi :D

Shpresoj te jet e vertet kjo por gjithashtu kam frik se mos eshte e kunderta.
Nese krijohet nje shtet eshte republik me vete.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top