Erler: Zgjedhjet, i humburi te njohe fituesin

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
BERLIN - Vleresimi i ministrit gjerman te shtetit, Gernot Erler, ndaj procesit zgjedhor ne Shqiperi eshte i dyzuar: "Ndoshta nota qe mund t'i jepet Shqiperise per keto zgjedhje duhet ndare," - tha ai ne nje interviste per programin shqip te Deutsche Welles.

Eksperti per Evropen Juglindore u referohet raporteve te vezhguesve nderkombetare, te cilet vleresojne nga njera ane se procesi i zgjedhjeve dhe i numerimit ishte paqesor dhe pa incidente te medha, por ne anen tjeter ai ve ne dukje edhe kritike e ushtruar, sidomos me menyren e zhvillimit te fushates zgjedhore: "Ne raporte thuhet se eshte ushtruar presion ndaj sektorit publik dhe se per fushaten zgjedhore jane perdorur para publike. Kjo do te thote se ky prezantim nuk eshte ne perputhje me te gjitha kriteret dhe kerkesat dhe se edhe ne te ardhmen duhet te vazhdohet puna ne keto tema". Nisur nga diferenca teper e ngushte e votave mes dy kampeve kryesore, Erler parashikon me tej se koalicioni qeveritar qe do te dale nga zgjedhjet nuk do te jete kurrsesi i rehatshem. "Nje mazhorance me baze te ngushte do te kerkoje nje disipline te forte ne menyre qe qeveria te punoje me vazhdimesi. Kjo mund te argumentohet shume mire me synimet e medha qe ka Shqiperia: pas anetaresimit ne NATO vjen procesi i integrimit ne BE, i cili duhet te ece perpara," - tha Erler. Nje prove e re per Shqiperine do te jete tani qendrueshmeria e rezultatit te zgjedhjeve dhe puna e qeverise se ardhshme, shtoi politikani socialdemokrat. "E tera kjo ishte nje lloj prove per Shqiperine dhe pamja rezulton e perzier. Por shumecka do te varet edhe nga ajo, nese do te jete ne gjendje Shqiperia te krijoje nje qeveri funksionuese. Me rendesi vendimtare do te jete, nese do ta njohin te mundurit mazhorancen, apo do ta vene ate ne pyetje. Une shpresoj qe vendi ne kete pike te na dergoje nje sinjal pozitiv, duke e pranuar rezultatin e zgjedhjeve, nisur dhe nga numri i madh i vezhguese nderkombetare. Kjo do te ishte shume e rendesishme per rrugen e Shqiperise ne te ardhmen, perfundon ministri shtetit Gernot Erler ne interviste me Deutsche Wellen.

Koha Jone
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top