Historia e Komunes se Gjilanit

dardanius

Antarë
kush ka informacione historike per komunenn e Gjilanit dhe rrethinen e saj si foto e gjera te vjetra mundeni me i publiku ketu

me respket per te gjithe anetaret

Dardaniuss
 
per Foto kto qe i pata n`Pc i Bashkangjita me shum ose me te vjetra Nuk kam ne PC :(
 

Attachments

  • Gjilani.jpg
    Gjilani.jpg
    32.5 KB · Shikime: 30
  • Gjilanii.jpg
    Gjilanii.jpg
    49.2 KB · Shikime: 36
  • IMG0729A.jpg
    IMG0729A.jpg
    33.2 KB · Shikime: 32
Popullsia

Popullsia ne vite e gjilanit
 

Attachments

  • GJilllann.JPG
    GJilllann.JPG
    42 KB · Shikime: 34
Ska perse do shiqoj te gjej Historin e Gjilanit ne Shqip ;)
 
Historia

Historia

Velekinca është vendbanimi më i vjetër.

Mos e fshni kete, ju po i boni si me historin e Kosoves, krejt me shkrue qysh tu konvenon.

E verteta është e vertet, mos tu vie marre, qe jeni shperngul prej fshatrave te juaj malore e fushore dhe me vone keni formue qytetin e Gjilanit.

Ju nuk keni faj na kemi faj, qe nuk e kemi ndertue qytetin ne Vendin tone. U dasht mos me lejue, se nuk po e meritoni. Na te gjithe jemi shqiptare, pse me fshije a po ju vjen inati, qe Velekinca eshte vendbanim i vjeter.



Le te dihet se kush ka qen ketu i pari. Qfare gjinaj a qfare hamami.

Emri Gjilan i kane lone Turqit, Yousaf Raza Gilani është kryeminiter i Pakistanit.

Ne kohen e perandorisë osmane njihet në bazë të shkrimeve të lumit Morava e cila kalon afër Velekincës. Siq po thoni ju qyteti ne ate kohe ka qene pikerisht ku gjindet Velekincae sotme.

Kurse Mbretëria Dardanëvenë shekujt III e II p.e.sonë arrinte në veri deri në lumenjtë e Angros (Morava e Ibari) dhe te qyteti Nais, në kufirin me autariatët e skordiskët.

Angros është emri i vjetër lumit Morava.

Emri Morava rrjedh nga vendbanimi i vjetër që është quajtur Mur an Vadës apo më vonë Vendi i Lekës - Velekinca e sotme.

Poashtu fshati përmendet edhe në shkrimet e, babai të historisë, Herodotit në shekullin e V p.e.s.(hallal te qoftë:është dashtë bile ta përshkruash latinisht, siç e thot Herodoti.)
 
Arkitektura

Arkitektura

Para djegies së Gjilanit (1850) shtëpitë ishin të mbuluara me kashtë. Pas djegies, shtëpitë e reja u ndërtuan me qerpiç të quajtura “dollma” tip oriental i shtëpive të mbuluar me qeremide e çatme. اarshia shtrihej prej Xhamisë (së Shehirzadës) në qendër e deri te Ura e Musë Kotorrit (Maskatarit). Dyqanet ishin afër njëri tjetrit dhe ngjante në një kasaba turke. Në atë kohë Gjinollët kishin shtëpi njëkatëshe me lëndë druri (çatmali) me dru-gdhendje të ndryshme dhe me pamje të bukur. Ndërtesa prej guri ishte Kulla afër Sarajit, që një herë shërbeu për mbrojtje e pastaj u shndërrua në sahat kullë dhe hamami.
 
Shumë faliminderit Ghost, mundesh me e postu historin e Gjilanit se ia vlen të ketë edhe ai historin e vetë per këtë iniviativ tonden shumë e përshendes vetëm përapar
 
Objektet fetare

Objektet fetare

Xhaminë e vjetër (Atik Xhaminë) e kanë ngritur Gjinollët me material të sjellë nga Artana, kurse xhaminë e re (të Shehrizadës) e ka
Xhamia e Madhe,e renovuar
Xhamia e Madhe,e renovuar

ngritur Halit Beu, në vitin 1910 kurse minarja i është ngritur në vitin 1921. Kjo xhami është dëmtuar rëndë nga tërmeti i vitit 2002 dhe u rrënua tërësisht dhe me donacione është ngritur e reja. Xhaminë në Balec Mëhallë e ka ngritur Hysein Pasha (edhe kjo xhami është rinovuar më vonë), ndërsa xhaminë e vjetër (tashmë të rrënuar) në Dere-mëhallë e ka ngritur Rexhep Rexhepi, babai i Hasan Rexhepit mbathtar pronar i hanit. Xhamia në Arbëri (ish اenar çeshme) është ngritur nga populli gjatë viteve 1990 dhe është përfunduar në vitin 2002. Aktualisht është ndarë edhe një lokacion për ngritjen e një xhamie të re në Gjilan. Kisha në Gjilan, thuhet se është djegë dy herë në vitin 1830 dhe 1852 e këtë të tashmen e ka ngritur komuniteti serb me 12 maj të vitit 1861.
 
Arsimi

Arsimi

Arsimi në Gjilan daton që nga periudha e pushtetit osman. Në gjysmën e shekullit të XIX në oborrin e Atik Xhamisë ishte hapur

mejtepi. Më vonë këtu është hapur edhe medreseja e më vonë edhe Ruzhdija. Këto shkolla, pos Ruzhdijes që kishte në program edhe lëndë të përgjithshme, kishin program fetar.

Arsimi serb, sipas disa burimeve, daton prej vitit 1858. Në bazë të një dokumenti shkolla shqipe duhet të jetë hapur diku në vitin 1909, por se shumë shpejt kjo shkollë mbyllet, si nga administrata turke ashtu dhe nga ajo serbe. Përmendet se shkollimi fillor në gjuhën shqipe ka filluar me 8 dhjetor të vitit 1941, për t’u vazhduar edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Aktualisht Gjilani ka 5 shkolla fillore (Musa Zajmi, Thimi Mitko, Abaz Ajeti, Rexhep Elmazi dhe Selami Hallaçi) dhe 5 shkolla të mesme (Gjimnazi “Zenel Hajdini”, shkolla e mesme e mjekësisë “Asllan Elezi”, e bujqësisë “Arbëria”, Ekonomikja “Marin Barleti” teknike “Mehmet Isai”), degën e fakultetit të edukimit “Skënderbeu”, si dhe fakultetet private degën e Kolegjit “Fama” dhe Kolegjin universitar “Gjilani”.
 
Kultura dhe Sporti

Kultura dhe Sporti

Jeta dramatike në Gjilan ka filluar me vizitat që këtu i ka bërë teatri shëtitës i Perica Aleksiqit (Petre Përliçko), para vitit 1940, ndërsa shfaqja e parë shqipe ka qenë “Vllazni interes” të Kristo Floqit, e shfaqur të dielën, më 26 mars të vitit 1943, nga arsimtarët shqiptarë të shkollës së përzier “Bogdani” në Gjilan.

Klubi i parë sportiv i përzier, përmendët të ketë qenë klubi i futbollit “Bashkimi”, ndërsa shoqëria e parë kulturo artistike, e ka pas emrin “Drita”.

Sot Gjilani ka disa Shoqëri Kulturo Artistike, Teatrin, i cili që nga 20.01.2004 e këndej ka statusin e Teatrit Profesionist, Bibliotekën rajonale “Fan S. Noli, Arkivin Rajonal historik, Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kultore etj. Gjilani prej vitit 1992 e këndej organizon manifestimin “Flaka e janarit…” me katër shtylla kryesore: muzikë, art figurativ, letërsi dhe art dramatik
 
Ekonomia

Ekonomia

Ekonomia e Gjilanit fillon me zejtari, ndërsa ekonomia e vërtetë fillon në vitin 1947 kur ngrihet kombinati i duhanit. Në vitin 1962 ndërtohet faza e parë e industrisë se tekstilit e pastaj vazhdon industria e konstruksioneve të çelikta, e baterive, fabrika e radiatorëve. Mirëpo, të gjitha këto, aktualisht janë duke u privatizuar.
 
Komunikacioni

Komunikacioni

Gjilani është nyje e rrugëve automobilistike, ndërsa hekurudhë nuk ka.
 
Numrat Postal

Numrat Postal

Posta dhe Telekomi i Kosovës sipas Unionit Postar Universal për Gjilanin ka caktuar numrat e kodeve postare të paraqitura në tabelë.
 
Shumë faliminderit Ghost, mundesh me e postu historin e Gjilanit se ia vlen të ketë edhe ai historin e vetë per këtë iniviativ tonden shumë e përshendes vetëm përapar

Sa per Historin Kjo ishte Nga un :) me vje mir qe u hap nje tem per Historin e Vendit Tim
 
moti kam pasur ndermend te hapi por nuk dija ku edhe rastesisht e zgjedha ket forum per Gjilanin ton te bukur te shkruhet diqka por duke mos lan anash fashtarat ton qe na rrethojn?
 
Foto Te tjera

Foto te tjera
 

Attachments

  • 300px-7_marsi_08.jpg
    300px-7_marsi_08.jpg
    11.7 KB · Shikime: 30
  • 300px-Sh._F._Thimi_Mitko.JPG
    300px-Sh._F._Thimi_Mitko.JPG
    27.6 KB · Shikime: 29
  • 300px-Shkolla_e_Muzikës_Gjilan.jpg
    300px-Shkolla_e_Muzikës_Gjilan.jpg
    13.3 KB · Shikime: 41
  • 300px-Univ._Fama.JPG
    300px-Univ._Fama.JPG
    16.3 KB · Shikime: 35
  • 300px-Xhamia_e_Madhe,_Gjilan.JPG
    300px-Xhamia_e_Madhe,_Gjilan.JPG
    17.8 KB · Shikime: 31
moti kam pasur ndermend te hapi por nuk dija ku edhe rastesisht e zgjedha ket forum per Gjilanin ton te bukur te shkruhet diqka por duke mos lan anash fashtarat ton qe na rrethojn?

Niher per Niher kaq e pastaj shiqojm :D:D
tjeter qka per Fshatrat ;)
 
Pershendetje per ju.......

Si vendbanim njihet që nga viti 1342, kur këtu ka qëndruar mbreti serb Dushan. Me emrin Gnivlani përmendet në kartën e konteshës Milica me djemtë në vitet 1394-1402. Në Defterin osman të vitit 1455, thuhet se ky vendbanim ka pasë 41 shtëpi, ndërsa sipas defterit kadastral të vitit 1566-74, kishte 38 shtëpi e 12 beqarë. Ky vendbanim përmendet edhe më vonë në dokumente të shkruara dhe nga udhëpërshkrues të ndryshëm. Rreth emrit të tij ekzistojnë disa mendime. Disa thonë se emrin e ka marrë në bazë të një vendbanimi me emrin Gjinaj që ka qenë në afërsi të fshatit Depcë të komunës së Preshevës, por që atëherë i takonte Gjilanit. Një mendim tjetër thot se një oficer otoman që ka qëndruar në këtë vendbanim paska qenë nga një Gjejlan, që qenka diku në Siri apo diku tjetër në Lindjen e mesme dhe e ka pagëzuar me këtë emër, ndërsa mendimi më real qëndron në faktin se në Gjilan, rreth vitit 1750 u vendosë familja Gjinolli, që këtu erdhi nga Artana (ish Novobërda), e që i takonte fisit Gjinaj, andaj edhe nga kjo familje (Bahti Beg Gjinolli) e mori edhe emrin.
Thuhet se vendbanimi i parë i Gjilanit ishte më në veriperëndim, në lagjen e sotme FV I, por që në vitin 1830 e përfshiu një zjarr dhe u dogj tërësisht. Familja e Gjinollëve pastaj qytetin e zhvendosi më në lindje, në mes të shtëpisë së sotme të mallrave dhe të tregut, lagje kjo që është quajt edhe Begler mëhallë.
Gjilani në kohën e sundimit të Perandorisë otomane, një herë i takonte sanxhakut të Vushtrrisë në Vilajetin e Kosovës e pastaj edhe Vilajetit të Prizrenit, sipas rregullimit të atëhershëm administrativ të shtetit otoman, nga se nuk ishte ndonjë vendbanim i madh për t’u bërë qendër administrative.
Rrita më e hovshme e Gjilanit fillon pas sëmundjes së murtajës që e përfshiu Gjilanin në vitin 1836. Lagjet më të vjetra të Gjilanit ishin ajo e Bejlerëve dhe اifllak mëhalla, pastaj u zgjerua edhe në lagjet: Mëhalla e Varoshit, Atik Xhami mëhalla, mëhalla e romëve, Baçevina, Dere mëhalla, mëhalla e muhaxhirëve e kështu me radhe.

Respekte Dardanius
 
disa foto te Gjilanit
 

Attachments

  • Gjilan_1945.jpg
    Gjilan_1945.jpg
    42.3 KB · Shikime: 25
  • Gjilani1.jpg
    Gjilani1.jpg
    31 KB · Shikime: 28
  • gjilani2.jpg
    gjilani2.jpg
    44.4 KB · Shikime: 29
  • Gjilani 1938 j.JPG
    Gjilani 1938 j.JPG
    69.8 KB · Shikime: 29
  • Gjilani 1974.jpg
    Gjilani 1974.jpg
    84.8 KB · Shikime: 30
shikoni edhe disa foto po te ketij qyteti te bukur
 

Attachments

  • gjilani_3.jpg
    gjilani_3.jpg
    51.4 KB · Shikime: 29
  • gjilanilo4.jpg
    gjilanilo4.jpg
    38.8 KB · Shikime: 26
  • Gjilan-KOSOVA-HEARTBEAT_big.jpg
    Gjilan-KOSOVA-HEARTBEAT_big.jpg
    63.3 KB · Shikime: 27
  • kulla_e_sait_ages.jpg
    kulla_e_sait_ages.jpg
    23.5 KB · Shikime: 27
  • Shtepia e mallrave.jpg
    Shtepia e mallrave.jpg
    37.8 KB · Shikime: 26
Sipas disa njohurive qe kam dhe qe kam lexuar neper libra te ndryshme njeri nder vendbanimet me te lashta te komunes ton eshte Cernica ku gjendet gradina apo kalaja e Cernices e qe daton qysh nga koha e dadranis para urbane dmth par shek II p.l.k keshtu qe njeherit eshte edhe vendbanimi me i vjeter ne komunen ton.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top