Ky njeri udhetoi ne kohe

WxP

Staf në FV.AL
Misteri i ushtarit te ardhur nga viti 2036
Xhon Titor, ne nje mision per llogari te qeverise amerikane, kthehet mbrapa ne kohe per te rekuperuar nje kompjuter te vjeter. Ne vitin 2000 u be i gjalle ne nje forum interneti dhe ka treguar se si do te jete e ardhmja jone. Hero apo afarist? Kushedi…

“Pershendetje. Une jam nje udhetues ne kohe. Vij nga viti 2036. Po kthehem ne shtepi pasi rekuperova nje kompjuter Ibm 5100 nga viti 1975”. Nenshkruar: Timetravel_0 (Udhetim ne kohe_0). Ky mesazh lakonik eshte shfaqur ne 2 nentor 2000, ne forumin e sitit eee.timetravelinstitute.com. Dhe askush nuk e besoi. Por pastaj, udhetari, duke u prezantuar me emrin e vertete, Xhon Titor, ka dhene te tjera detaje mbi historine e tij, duke stimuluar kuriozitetin e internauteve. Qe e kane vene ne rreth me pyetje provokuese, pastaj me te tjera gjithnje e me kurioze mbi te ardhmen qe na pret. Por pergjigjet e tij– dinake ne lidhje me fituesit e rradhes se kampionateve te futbollit, por te detajuara mbi skenaret politike planetare– kane bindur shume njerez mbi arsyeshmerine e historise se tij. Qe diskutohet ende dhe sot. Po kush ishte (ose thoshte se ishte) Titori? I lindur ne Tampa (Florida, SHBA) ne vitin 1998, eshte nje ushtar qe ne vitin 2036 (ne moshe 38 vjecare, pra) do te dergohet nga qeveria amerikane mbrapa ne kohe, ne vitin 1975. Objektivi: Te merrte nje model funksionues te nje kompjuteri te vjeter te zhdukur prej dekadash (Ibm 5100), i cili kishte nje te vecante unike dhe sekrete: mund te perkthente njeheresh gjuhet informatike te kompjutereve me sistem Unix, Apl dhe Basic. Nje kerkese themelore, meqenese ne vitin 2038 eshte parashikuar nje difekt i kompjuterave te bazuar mbi sistemin operativ Unix (eshte e vertete: nese nuk nderhyhet, ata do te llogarisin si date vitin 1901).

Perse atehere Titor eshte shfaqur edhe ne vitin 2000? Perse, pasi arriti te gjeje kompjuterin, ne vend qe te rikthehej ne vitin 2036, beri nje ndalese te shkurter ne epoken tone?

Nje vizite vetvetes

Mbi te gjitha, per te qene i pranishem ne “Millenium Bug” (difektin e mijevjecarit) ne vitin 2000 (e mbani mend), nga i cili priteshin katastrofa te medha. Madje, ka dhe nga ata qe hipotezojne se ishte pikerisht Titori ai qe arriti ta ndalonte kete katastrofe informatike ne kalimin e datave nga i pari tek mijevjecari i dyte. Per te marre pjese ne kete ngjarje epokale, Titor vendosi te shkonte ne Florida, ku jetonin prinderit e tij dhe… ai ishte ne moshen 2 vjecare.

Fantashkenca ne fakt, thote se nuk eshte kurre nje ide e mire te kesh kontakte direkte me vetveten ose familjaret ne te kaluaren, sepse mund te sjelle pasoja te paimagjinueshme ne te ardhmen: perse atehere, Titor ndermori kete rrezik? Titor mundi te shmange te gjithe problemet qe lidheshin me paradokset e udhetimit ne kohe fale bazave te parashikuara nga teoria e universeve paralele. Besueshmeria e tij shkencore eshte ende objekt debati, por ne themel te kesaj teorie ekzistojne universe te pafund, ne te cilet ndodhin njekohesisht te gjitha gjerat e mundshme.

Universet paralele

Sipas Titorit, duke udhetuar mbrapa ne kohe, nuk pershkohet e kunderta e rruges kohore si te ishte nje binar treni, por kalon ne menyre te pashmangshme ne nje tjeter, (keshtu, ne nje tjeter univers), qe eshte me i ngjashem me te parin dhe pse madhesia e udhetimit eshte me e reduktuar. Makina e kohes humbet pak nga pak me zgjatjen e udhetimit.

Ne themel te nje logjike te tille, Titor duhet te kete ardhur ne nje “linje te universit” (sipas Ajnashtajnit, bashkesia e ngjarjeve (gjerave) qe i perkasin cdo qenieje qe jeton ne kohe dhe hapesire), te cilit nuk i perket, ku teorikisht mund te beje cfare te doje, madje edhe te vrase veten tjeter, pa pasur pasoje ne te ardhmen. Ky shpjegim eshte ne favor te udhetarit te supozuar: E ardhmja jone mund te evoluoje ndryshe nga e tija, meqenese gjendemi ne nje linje tjeter universi. Dhe Titori nuk mund te sulmohet kollaj ne rast se parashikimet e tij nuk dalin…

2015: Lufta atomike

Por, le t’i rikthehemi historise se tij. Perpara se te shkonte ne vitin 2000, jeta e Titorit nuk kish qene e lehte: Lufta e trete boterore, qe shpertheu ne 12 mars 2015, vrau 3 miliarde njerez dhe kishte shuar shume qytete.

Tregimet e Titorit mbi te ardhmen qe na pret, jane katastrofike. Shperthimet atomike do te erresojne Diellin ne nje lloj “ferri nuklear”; uji do te ndotet dhe te mbijetuarit do te transferohen ne fshatra. Shoqeria e konsumit do te fshihet: Per te mbijetuar, pasardhesit tane duhet te bashkepunojne. Nje pjese e mire e ushqimit do te prodhohet nga cdo korrje ne tokat e pa ndotura nga radiaktiviteti. Jetegjatesia e njerezve do te zbrese ne 60 vjec: asistenca sanitare do te jete nga Far Eest, mjeket do te shqetesohen mbi te gjitha te kurojne plage dhe fraktura dhe te lindin femije; kush do te semuret rende do te zhduket.

Trena dhe bicikleta

Megjithate, ne kete panorame te shkretuar, progresi teknologjik nuk do te ndalet: edhe pse kompanite e medha informatike do te zhduken, Interneti do te ekzistoje dhe do te behet i vetmi mjet komunikimi: nuk do te kete me kinema dhe televizioni nuk do te transmetohet me nepermjet eterit. Transportet lokale, ne fund, do te bazohen mbi kuajt dhe bicikletat, por do te ekzistojne prape rruge dhe automobile dhe nje sistem trenash super te shpejte do te lidhe qytetet e medha. Por, cfare do ta ndeze luften e trete boterore? Nga nje lufte civile qe do te plase ne SHBA mes viteve 2004 dhe 2005… dhe ketu nis pjesa e profecise se Titorit, qe nuk i permbahet provave dhe fakteve.

Origjina e halleve

Sipas atyre qe ka thene Titor, ne SHBA do te shtohet kontrolli shteteror ne drejtim te te drejtave civile te banoreve. Per t’i shpetuar kesaj zgjedhe policeske, shume amerikane do te transferohen ne fshatra, duke formuar nje milici civile spontane qe do t’i kundervihet qeverise duke shkaktuar nje konflikt me qytetet. Sipas Titorit, viti 2008 do te jete viti kur qyteterimi keshtu sic e njohim ne sot, do te pushoje se ekzistuari.

Ne mars te vitit 2015 Federata Ruse, duke perfituar nga rremuja e pergjithshme, do te nise nje sulm nuklear ne metropolet kryesore amerikane. SHBA do te reagoje, pa meshiruar Evropen, per te cilen Titor nuk jep detaje, ndersa limitohet ta pershkruaje situaten si nje “katastrofe”. Nderkohe, Kina do te pushtoje Taivanin, Korene dhe Japonine: do te ndalet vec nga Australia. Per fat, lufta civile e parashikuar nga Titor nuk u realizua. Dy vjet nga nisja e rremujes se hipotezuar, Amerika nuk shfaqet aspak drejt nje konflikti te brendshem, edhe pse shume e cilesojne “Aktin Patriotik” (Patriot Act) te vitit 2003, ligji qe redukton te drejtat civile te amerikaneve per t’i bere balle terrorizmit, si fillimin e tendences se sinjalizuar nga Titor.

Pertej skeptikeve, ndonje parashikim Titor e ka goditur. Per shembull parashikoi luften ne Irak dhe mos gjetjen e armeve te shkaterrimit ne mase. Ka thene gjithashtu se brenda vitit 2002 Cern do te hidhte bazat per udhetimet ne kohe: Ne fakt, ne fund te vitit 2001, laboratori i famshem nderkombetar i fizikes ka komunikuar se ne te ardhmen mund te krijohen “vrima te zeza” ne permasa mikroskopike: nje prej kushteve te nevojshme per te bere te funksionoje nje makine te hipotetizuar kohe.

Por ka edhe me shume: Titor jep alarmin edhe per lopen e cmendur qe ne te ardhmen do te marre mijera jete njerezish; le te kuptohet se presidenti i ardhshem i SHBA do te jete nje grua, ndersa zbulon se ne epoken e tij ne do te konsiderohemi “nje tufe delesh injorante, dembele dhe egocentrike”.

Kthimi ne te ardhmen

Xhon Titor u kthye ne vitin 2036, ne 24 marsin e vitit 2001. Pa lene asnje gjurme: Askush deri me sot nuk ka rremuar mbi “Xhon Titorin” banues ne Florida dhe qe sot duhet te jete 8 vjec. Dhe debati mbi arsyeshmerine e kesaj historie eshte ne vazhdim.

C’te themi? Fotot e makines se tij te kohes nuk jane shume te qarta per t’u studiuar. Ilustrimet teknike te makines (dhe bazat shkencore) jane dhene ne menyre te vagullt, edhe duke iu referuar teorive te konsoliduara mbi vrimat e zeza. Qe mund te profetizojne gjithcka (ose te kunderten e gjithckaje) mbi te ardhmet e mundshme.

( Shekulli )
 
Attachments

  • 2006091204551811_udhetim.jpg
    2006091204551811_udhetim.jpg
    22 KB · Shikime: 21
Kam lexuar per ket dhe ne shum vende te tjera por sipas nje forumi amerikan dhe faqes se tij dolen me von qe ishin trillime te tij qe seshte e vertet , por akoma skan arritur ne nje te vertet nese do arrij te kujtoj link te forumit amerikan ku flitet per te do ju a hedh kishte shum gjera interesante per ket person .
dhe kur e kam lexuar me ka ber pershtypje shum ka koh ky por se di a eshte e vertet a jo ;)
 
Po postoj disa foto .

Linku ketu sherben per te ditur me shum per Xhon titor
Code:
http://www.abovetopsecret.com/forum/thread61544/pg1

Foto qe vijon eshte nga kopertina e manualit te perdorimit te makines qe mundeson udhetimin ne kohe dhe qe quhet C204 GRAVITY DISTORTION TIME DISPLACEMENT UNIT
pt1xi511.jpg

Foto tjeter eshte nje pamje nga vete aparatura qe mundeson udhetimin (modeli ushtarak)

pt2yo610.jpg

Ndersa foto e meposhtme eshte njera nga faqet qe shpjegon menyren e funksionimit dhe fushat qe gjenerohen. Jane keto fusha qe mundesojne udhetimin ne kohe.
pt3jt310.jpg
 
Attachments

  • pt3jt310.jpg
    pt3jt310.jpg
    62.3 KB · Shikime: 0
  • pt2yo610.jpg
    pt2yo610.jpg
    44 KB · Shikime: 0
  • pt1xi511.jpg
    pt1xi511.jpg
    19.3 KB · Shikime: 0
Ne kete foto paraqiten perberesit kryesor te makines se kohes

op3qp010.jpg

Ndersa kjo tjetra tregon sistemin kryesor te pajisjeve

sc12wc10.jpg

Nje pamje me e qarte e aparatures

titor710.jpg

Nje pamje tjeter e aparatures

titor810.jpg

Kjo eshte nje pamje e aparatures se instaluar ne nje tjeter mjet

titor910.jpg
 
Attachments

  • titor910.jpg
    titor910.jpg
    31.9 KB · Shikime: 0
  • titor810.jpg
    titor810.jpg
    32.9 KB · Shikime: 0
  • titor710.jpg
    titor710.jpg
    35 KB · Shikime: 0
  • sc12wc10.jpg
    sc12wc10.jpg
    116.6 KB · Shikime: 0
  • op3qp010.jpg
    op3qp010.jpg
    38.3 KB · Shikime: 0
Sipas Titor kjo foto eshte realizuar ne vjeshten e vitit 2035 gjate nje trajnimi per perdorimin e makines. Tregon instrukturin e tij me nje pajisje lazer jashte aparatures gjate kohes qe kjo po punon. Rrezja perkulet nga fusha gravitacionale e prodhuar jashte pajisjes nga pjeseza perkulese. Rrezja eshte e dukshme si rezultat i tymit qe del nga puroja e instruktorit.

titor110.jpg

Kjo foto qe vijon paraqet nje pamje nga aparatura e instaluar ne makinen qe ngiste Titor (nje Corvette)

titor111.jpg

Dhe kjo foto tregon perseri nje aparature te ngjashme te instaluar ne nje tjeter mjet

titor112.jpg
 
Attachments

  • titor112.jpg
    titor112.jpg
    33.9 KB · Shikime: 0
  • titor111.jpg
    titor111.jpg
    57.5 KB · Shikime: 0
  • titor110.jpg
    titor110.jpg
    29.4 KB · Shikime: 0
Ne 24 Mars 2001 ai deklaroi se do kthehej perfundimisht ne kohen e tij ose timeline, pra ne vitin 2036 dhe qe nga ajo kohe nuk eshte bere me i gjalle. Ka nje detaj shume interesant ne lidhje me kete djale. Ai ka deklaruar qe ne fillim qe e ka te qarte qe njerezit nuk do e besonin. Por ka thene qe ne kohen nga vjen interneti (vetem wireless) ruan materiale te bollshme nga koha qe ai vizitoi vitin 2000. Kush nuk beson vetem te presi dhe koha do e tregoje nese ishte e vertete apo jo si ngjarje.

Tani historia e ketij njeriu (ka patur disa te tille qe kane deklaruar qe jane udhetues ne kohe ose time traveler por qe kane rezultuar mashtrues) ka zgjuar nje interes te jashtezakonshem dhe eshte marre seriozisht nga shume njerez perfshi shkenctare, fizikane, psikologe madje i eshte kushtuar edhe nje liber. Do perpiqem te paraqes disa materiale per te zgjuar kureshtjen e anetareve ndersa per ata qe dine anglisht mund te konsultojne link qe kam paraqitur aty pasi eshte me i sakti per nga informacioni.
 
Po filloj te postoj gradualisht disa nga deklaratat e John Titor te permbledhura ne seksione dhe normalisht qe te reduktuara duke dhene vetem nje pjese te tyre. Jane mbushur me mijera faqe interneti me pyetje dhe pergjigje dhe do ishte e pamundur te paraqiteshin te gjitha. Sic e kam thene ka dy grupe te cilet ndajne mendime te ndryshme me vertetesine e ketij personazhi. Normalisht nje grup qe mendon qe ai eshte nje mashtrues gjenial dhe nje njeri me horizont te gjere ne shume fusha, sidomos ne ate te fizikes sic ka dhe nje grup tjeter me i prirur per ti marre deklaratat e tij me seriozisht dhe 'pa rezerva'. Une mendimin personal e kam thene, pra aktualisht nuk kama asnje bindje personale, as pro dhe as kundra ketij individi. Ne materialin e tij ka shume gjera interesante qe po ti lidh me materialet e tjera qe kam lexuar dhe lexoj, marrin shume kuptim dhe mbeshtesin vertetesine e John Titor. Nga ana tjeter ka shume dyshime dhe mosbesim per vete natyren e qenies se tij nje Udhetar i Kohes. Qe te mos ndikoj asnje anetar ne mendimet e tyre po paraqes materialin pa asnje koment personal dhe ja u le ne dore juve vete qe te krijoni bindjen personale.

p.s. Materiali i meposhtem eshte ndertuar me pyetjet qe i jane bere atij dhe pergjigjet qe ka dhene. Fjalet ne kllapa jane pyetjet ndersa numri tregon pergjigjen e tij.

John Titor: Misioni dhe Qellimi

8 Nentor 2000 22:27

(Pa hyre ne detaje, a mund te na thoni se kush eshte arsyeja specifike qe ju ndodheni ketu dhe a mund te shpjegoni kush eshte qellimi kryesor i udhetimit ne kohe ne te ardhmen?)

1. Ne vitin 2036 po behet nje perpjekje e madhe per te 'riparuar' ambjentin. Jam derguar ne vitin 1975 per te marre nje sistem kompjuterik dhe ta coj ate ne vitin 2036. Ne vitin 2036, udhetimi ne kohe nuk eshte nje sekret dhe presim qe te behet edhe me popullor.

08 Nentor 2000 22:27

(Pse perdoret dhe sipas njohurise tuaj sa here perdoret?)

2. Aktualisht perdoret per te mbledhur informacione ose 'sende' qe mund te jene te vlefshme per te normalizuar boten mbas Luftes se Trete Boterore. Ne skuadren time jane dhe 7 udhetare te tjere te kohes.

08 Nentor 2000 22:27

(A ka ndonje periudhe specifike ku shkojne me shume udhetaret e kohes?)

3. Ne keto momente misionet tona praktike jane me shume ne vitin 1960 dhe 1980. Po behen studime te medha per periudha me te hershme dhe me te ardhme por sa me larg shkon ne kohe aq me e ulet behet divergjenca e konfidences ne vije globale.

08 Nentor 2000 22:27

(Ju deklaruat se ka disa makina kohe ne dispozion dhe sipas njohurise qe keni, a jane ato aktive ne kete moment?)

4. Po

Ketu me poshte vijojne disa pergjigje te tij pa paraqitur pyetjen pasi nenkuptohen nga vete pergjigja.

12 Nentor 2000 16:41

Ndodhem ketu per disa arsye personale. Per disa muaj rrjesht jam perpjekur qe te lajmeroj te gjithe ata qe duan te degjojne per mundesine e nje lufte civile ne Shtetet e Bashkuara ne vitin 2005.

15 Nentor 2000 14:41

Hapi i pare i udhetimit tim ishte nga viti 2036 ne vitin 1975. Mbas disa llogaritjeve u gjet me perafersi qe divergjenca ishte rreth 2.5% (nga vitim im 2036). U dergova per te marre nje sistem kompjuteri IBM te quajtur 5100. Ka qene njeri nga kompjuterat e pare portativ dhe ka patur aftesine qe te lexonte gjuhet e programimit te vjeter te IBM plus APL dhe Basic. Ky sistem na nevojitet per te 'rregulluar' disa programe kompjuterike ne vitin 2036. Unix ka nje problem te madh ne vitin 2038.

25 Nentor 2000 13:59

Ne kohen time, eshte i njohur fakti qe seria 5100 eshte e afte qe te lexoje te gjitha kodet e IBM te cilat jane shkruar perpara perhapjes se gjere te APL dhe Basic. Per fat te keq ne kohen ku jetoj ska mbetur asnje i tille.

30 Dhjetor 2000 11:47

Nese eci perpara ne kete periudhe kohore atehere e ardhmja nuk do jete e ardhmja ime. Mund te kthehem ne shtepi vetem nese shkoj mbrapa ne vitin 1975 ku vajta fillimisht dhe me pas te shkoj perpara ne vitin 2036. Disa njerez me kane pyetur ne lidhje me kete deklarate pra po perpiqem qe ta sqaroj. Ne kohen time, viti 2036 mu ngarkua nje mision per ne vitin 1975. Si rezultat une dhe makina ime 'kercyem' ne nje kohe tjeter ne vitin 1975 e cila ka nje divergjence prej 2 % nga viti 2036 te cilen po e quaj A ndersa kohen ne vitin 1975 po e quaj B. Nga momenti qe une fik makinen ne B, krijoj nje kohe te re vetem per shkakun qe ndodhem aty. Kjo kohe mund te pershkruhet si C dhe filloi kur mberrita tek B. Tani jam duke kryer nje mision qe i perket kohes C, viti 1975 kur zbulova nje arsye te vlefshme per te avancuar ne C dhe te shikoja se cfare ka ndodhur. Ndeza makinen dhe vazhdova perpara ne C ne vitin 2000. Por kur e fika perseri atehere krijova nje tjeter kohe qe po e quaj D. Pra nga prespektiva ime ja ku jemi ne D, viti 200. Ne menyre qe te kthehem ne shtepi ne kohen A duhet te ndez makinen dhe te kthehem mbrapsht ne D deri sa arrij C qe si rrjedhoje do me coje mbrapsht tek B dhe vetem nga kjo pike mund te kthehem perseri tek A.
 
30 Dhjetor 2000 13:37

Po e shpjegoj edhe me tej. Ne vitin 2036 u zbulua (ose te pakten u mesua mbas testeve te ndryshme) qe kompjuteri 5100 ishte i afte qe te lexonte dhe ndryshonte te gjithe kodet e shkruara per IBM perpara nxjerrjes se atij sistemi dhe perseri te ishte i afte qe te krijonte nje kod te ri ne APL dhe Basic. Kjo eshte arsyeja pse na duhet ne vitin 2036.

05 Janar 2001 13:46

(Ju thate se jane 7 udhetare te tjere ne kohe te cilet ju keni dijeni dhe qe jane me misione te ndryshme ne kohen qe jetoni. Jam kurioz, njerezit ne vitiin 2036 a jane vizituar nga njerez te tjere nga e ardhmja? Sepse kushdo mund te mendoje qe ne momentin qe udhetimi ne kohe eshte i mundur dhe i njohur publikisht atehere eshte e mundur per vizitore nga periudha te tjera kohore qe te vizitojne kohen tuaj dhe te tregojne per kohen ku jetojne.)

1. Jo nuk kam dijeni per udhetare ne kohe qe te kene vizituar kohen time ne 2036. Sidoqofte nuk do te thote qe ska ndodhur apo qe nuk mund te ndodhe. Po ashtu eshte e mundur qe numri i koheve ne te cilen nje udhetar ne kohe mund te shkoje eshte kaq i madh sa mundesia qe ai te ndeshe kohen ku une jetoj eshte e vogel.

05 Janar 2001 13:46

(A e di ndonjeri sa i madh eshte nje IBM 5100?)

2. Mund te them se eshte rreth 20 inc i gjate, 10 i larte dhe 30 i gjere.

05 Janar 2001 13:46

(A eshte qeveria ajo qe operon makinen e kohes per te ardhur ketu apo ju jeni i lire te veproni sipas zgjedhjes suaj?)

3. Makina nuk eshte e imja por une jam i lire te marr vendime te caktuara qe bazohen ne eksperience dhe informacion te cilin e mbledh nga cdo periudhe kohore. Natyrisht qe pritem te kthehem mbrapsht por sipas prespektives se tyre une jam larguar vetem nje fraksion te sekondes.

09 Janar 2001 09:28
9
Nuk kam dijeni per detajet e misioneve te tjera. Nga shtate prej nesh, tre iken perpara meje. Mendoj se ata jane duke kryer misione te ngjashme.

09 Janar 2001 09:28

( A eshte ndonjeri prej tyre ne te njejten kohe me ju, nese keni dijeni?)

4. Jo, shancet per kete gje jane shume te vogla.

09 Janar 2001 09:28

(A jeni ne ndonje komunikim special me TT (time traveler ose udhetaret e kohes) dhe nese po atehere si realizohet kjo?)

5. Jo, por megjithate mendoj se kjo nuk eshte e pamundur. Nuk ja kam idene sesi mund te behet.

11 Janar 2001 11:49

Nuk besoj se kam thene ndonjehere qe kam ardhur per te pare sesi mund te rregulloj nje virus UNIX. Kam ardhur per nje sistem kompjuteri. A nuk e mendoni ju UNIX si te pavlefshem tani?

15 Janar 2001 12:04

(A duhet ti nenshtroheni ndonje testimi psikologjik perpara se te zgjidheni? Sipas mendimit tuaj cfare parametrash duhet te plote nje udhetar ne kohe?)

6. Po, ka disa testime psikologjike. U zgjodha si rezultat i arsimimit tim dhe sherbimit ne ushtri. Trajnimi zgjati pothuajse 2 vjet. Dhe kjo periudhe eshte nje kohe e gjate trajnimi fizik per te perballuar efektet fizike te shtrembrimit te kohes. Ata po ashtu kerkonin per shofera te cilet gezojne aftesine per te funksionuar ne rrethana te nje izolimi dhe kufizimi total.

15 Janar 2001 12:04

(Kush jane kriteret te cilat ata shikojne kur zgjedhin dike per nje mision?)

7. Varet nga misioni. Udhetaret ne kohe zakonisht zgjidhen per nje mision te caktuar qe perputhet me aftesite e tyre per te siguruar bashkepunimin e dikujt qe ka lidhje me qellimin e misionit ne periudhen kohore te caktuar. Ne rastin tim, gjyshi im ka qene direkt i perfshire ne ndertimin dhe programimin e 5100.

15 Janar 2001 12:04

(Po nese caktojne nje element te papershtatshem dhe e dergojne te udhetoje ne kohe dhe ky person ben ndonje dem, a ka ndonje mundesi qe ata ta ndjekin ate person? Jam thjesht kurioz.)

8. Pyetje interesante. Ka nje ndryshim ne filozofi midis nesh dhe qe duhet sqaruar. Duke qene se besoj se te gjitha rezultatet dhe ngjarjet jane te mundshme, te qarta dhe te pangaterrueshme, eshte e pamundur qe te caktohet apo te percaktohet nje ngjarje apo nje person si i mire apo i keq. Ne disa momente kohore te tjera une jam nje udhetar ne kohe i cmendur qe shkaktoj vdekje dhe shkaterrim ndersa udhetaret e tjere te kohes me ndjekin me grupin e tyre per te me kapur. Sidoqofte ne kete moment kohor une nuk jam i tille. Pra duke qene se te dyja ngjarjet jane te qarta, vlera e tyre eshte neutrale.

26 Janar 2001 09:21 pm

(Mua me duket qe 'misioni' juaj per te shkuar mbrapa ne kohe per te ndihmuar shoqerine ne te ardhmen duket me shume jo llogjik pasi ju nuk mund ti ndihmoni pa patur aftesine per te krijuar qe qe ju e quajtet si udhetimi ZD ose Udhetimi i Divergjences Zero.)

9. Realiteti i mundesive te pafundme eshte shume i veshtire per tu kuptuar nese nuk do ishte matematika dhe pa te do e konsideroja si pjese e realmit fetar. Me pelqen te mendoj per ti sikur qendroj ne nje dhome muret e te ciles jane te veshura me pasqyra. Mund te shikoj ne te djathten dhe te shikoj disa pamje te vetes sime, disa UNE te cilet bejne te njejten gje ne te njejten kohe. Nese ne te gjithe bejme nje hap perpara ne te djathte ne te njejten kohe dhe kalojme nepermjet nje hyrje dimensionale per ne dhomen tjeter te veshur po me pasqyra, do jete shume e veshtire te thuash qe ndonje gje ka ndryshuar. Pra nen kete kendveshtrim ka nje numer te pafund kohesh qe presin per mua qe te kthehen bashke me kompjuterin. Nese arrij te shkoj ne ndonjeren prej tyre atehere kam kompletuar misionin tim.

po more qysh jo lol...amon se na krypi kshtu kollektivisht tu na rrejt ky far tipi...
 
po more qysh jo lol...amon se na krypi kshtu kollektivisht tu na rrejt ky far tipi...

Ai tipi ka kaq vite qe rren po ja e besojn amerikanet se jan dele se ne te vrtet e une si besoj nuk e di psen sma mbush mendjen ne asnje aspekt nese ai eshte i ardhur nga nje vit tjeter ka udhetuar me makinen e kohes pse nuk thot qe filan dit ka per te ndodhur kjo gje qe te parandalohet por jo sdi se ca te thot po ka ca vite qe thot do ket luft civile ne usa ku eshte m,er amon do ishte ne 2005 thoshte por sndodhi asgje :p
 
Redaktimi i fundit:
Misteri i ushtarit te ardhur nga viti 2036

Xhon Titor, ne nje mision per llogari te qeverise amerikane, kthehet mbrapa ne kohe per te rekuperuar nje kompjuter te vjeter. Ne vitin 2000 u be i gjalle ne nje forum interneti dhe ka treguar se si do te jete e ardhmja jone. Hero apo afarist? Kushedi…

“Pershendetje. Une jam nje udhetues ne kohe. Vij nga viti 2036. Po kthehem ne shtepi pasi rekuperova nje kompjuter Ibm 5100 nga viti 1975”. Nenshkruar: Timetravel_0 (Udhetim ne kohe_0). Ky mesazh lakonik eshte shfaqur ne 2 nentor 2000, ne forumin e sitit eee.timetravelinstitute.com. Dhe askush nuk e besoi. Por pastaj, udhetari, duke u prezantuar me emrin e vertete, Xhon Titor, ka dhene te tjera detaje mbi historine e tij, duke stimuluar kuriozitetin e internauteve. Qe e kane vene ne rreth me pyetje provokuese, pastaj me te tjera gjithnje e me kurioze mbi te ardhmen qe na pret. Por pergjigjet e tij– dinake ne lidhje me fituesit e rradhes se kampionateve te futbollit, por te detajuara mbi skenaret politike planetare– kane bindur shume njerez mbi arsyeshmerine e historise se tij. Qe diskutohet ende dhe sot. Po kush ishte (ose thoshte se ishte) Titori? I lindur ne Tampa (Florida, SHBA) ne vitin 1998, eshte nje ushtar qe ne vitin 2036 (ne moshe 38 vjecare, pra) do te dergohet nga qeveria amerikane mbrapa ne kohe, ne vitin 1975. Objektivi: Te merrte nje model funksionues te nje kompjuteri te vjeter te zhdukur prej dekadash (Ibm 5100), i cili kishte nje te vecante unike dhe sekrete: mund te perkthente njeheresh gjuhet informatike te kompjutereve me sistem Unix, Apl dhe Basic. Nje kerkese themelore, meqenese ne vitin 2038 eshte parashikuar nje difekt i kompjuterave te bazuar mbi sistemin operativ Unix (eshte e vertete: nese nuk nderhyhet, ata do te llogarisin si date vitin 1901).

Perse atehere Titor eshte shfaqur edhe ne vitin 2000? Perse, pasi arriti te gjeje kompjuterin, ne vend qe te rikthehej ne vitin 2036, beri nje ndalese te shkurter ne epoken tone?

Nje vizite vetvetes

Mbi te gjitha, per te qene i pranishem ne “Millenium Bug” (difektin e mijevjecarit) ne vitin 2000 (e mbani mend), nga i cili priteshin katastrofa te medha. Madje, ka dhe nga ata qe hipotezojne se ishte pikerisht Titori ai qe arriti ta ndalonte kete katastrofe informatike ne kalimin e datave nga i pari tek mijevjecari i dyte. Per te marre pjese ne kete ngjarje epokale, Titor vendosi te shkonte ne Florida, ku jetonin prinderit e tij dhe… ai ishte ne moshen 2 vjecare.

Fantashkenca ne fakt, thote se nuk eshte kurre nje ide e mire te kesh kontakte direkte me vetveten ose familjaret ne te kaluaren, sepse mund te sjelle pasoja te paimagjinueshme ne te ardhmen: perse atehere, Titor ndermori kete rrezik? Titor mundi te shmange te gjithe problemet qe lidheshin me paradokset e udhetimit ne kohe fale bazave te parashikuara nga teoria e universeve paralele. Besueshmeria e tij shkencore eshte ende objekt debati, por ne themel te kesaj teorie ekzistojne universe te pafund, ne te cilet ndodhin njekohesisht te gjitha gjerat e mundshme.

Universet paralele

Sipas Titorit, duke udhetuar mbrapa ne kohe, nuk pershkohet e kunderta e rruges kohore si te ishte nje binar treni, por kalon ne menyre te pashmangshme ne nje tjeter, (keshtu, ne nje tjeter univers), qe eshte me i ngjashem me te parin dhe pse madhesia e udhetimit eshte me e reduktuar. Makina e kohes humbet pak nga pak me zgjatjen e udhetimit.

Ne themel te nje logjike te tille, Titor duhet te kete ardhur ne nje “linje te universit” (sipas Ajnashtajnit, bashkesia e ngjarjeve (gjerave) qe i perkasin cdo qenieje qe jeton ne kohe dhe hapesire), te cilit nuk i perket, ku teorikisht mund te beje cfare te doje, madje edhe te vrase veten tjeter, pa pasur pasoje ne te ardhmen. Ky shpjegim eshte ne favor te udhetarit te supozuar: E ardhmja jone mund te evoluoje ndryshe nga e tija, meqenese gjendemi ne nje linje tjeter universi. Dhe Titori nuk mund te sulmohet kollaj ne rast se parashikimet e tij nuk dalin…

2015: Lufta atomike

Por, le t’i rikthehemi historise se tij. Perpara se te shkonte ne vitin 2000, jeta e Titorit nuk kish qene e lehte: Lufta e trete boterore, qe shpertheu ne 12 mars 2015, vrau 3 miliarde njerez dhe kishte shuar shume qytete.

Tregimet e Titorit mbi te ardhmen qe na pret, jane katastrofike. Shperthimet atomike do te erresojne Diellin ne nje lloj “ferri nuklear”; uji do te ndotet dhe te mbijetuarit do te transferohen ne fshatra. Shoqeria e konsumit do te fshihet: Per te mbijetuar, pasardhesit tane duhet te bashkepunojne. Nje pjese e mire e ushqimit do te prodhohet nga cdo korrje ne tokat e pa ndotura nga radiaktiviteti. Jetegjatesia e njerezve do te zbrese ne 60 vjec: asistenca sanitare do te jete nga Far Eest, mjeket do te shqetesohen mbi te gjitha te kurojne plage dhe fraktura dhe te lindin femije; kush do te semuret rende do te zhduket.

Trena dhe bicikleta

Megjithate, ne kete panorame te shkretuar, progresi teknologjik nuk do te ndalet: edhe pse kompanite e medha informatike do te zhduken, Interneti do te ekzistoje dhe do te behet i vetmi mjet komunikimi: nuk do te kete me kinema dhe televizioni nuk do te transmetohet me nepermjet eterit. Transportet lokale, ne fund, do te bazohen mbi kuajt dhe bicikletat, por do te ekzistojne prape rruge dhe automobile dhe nje sistem trenash super te shpejte do te lidhe qytetet e medha. Por, cfare do ta ndeze luften e trete boterore? Nga nje lufte civile qe do te plase ne SHBA mes viteve 2004 dhe 2005… dhe ketu nis pjesa e profecise se Titorit, qe nuk i permbahet provave dhe fakteve.

Origjina e halleve

Sipas atyre qe ka thene Titor, ne SHBA do te shtohet kontrolli shteteror ne drejtim te te drejtave civile te banoreve. Per t’i shpetuar kesaj zgjedhe policeske, shume amerikane do te transferohen ne fshatra, duke formuar nje milici civile spontane qe do t’i kundervihet qeverise duke shkaktuar nje konflikt me qytetet. Sipas Titorit, viti 2008 do te jete viti kur qyteterimi keshtu sic e njohim ne sot, do te pushoje se ekzistuari.

Ne mars te vitit 2015 Federata Ruse, duke perfituar nga rremuja e pergjithshme, do te nise nje sulm nuklear ne metropolet kryesore amerikane. SHBA do te reagoje, pa meshiruar Evropen, per te cilen Titor nuk jep detaje, ndersa limitohet ta pershkruaje situaten si nje “katastrofe”. Nderkohe, Kina do te pushtoje Taivanin, Korene dhe Japonine: do te ndalet vec nga Australia. Per fat, lufta civile e parashikuar nga Titor nuk u realizua. Dy vjet nga nisja e rremujes se hipotezuar, Amerika nuk shfaqet aspak drejt nje konflikti te brendshem, edhe pse shume e cilesojne “Aktin Patriotik” (Patriot Act) te vitit 2003, ligji qe redukton te drejtat civile te amerikaneve per t’i bere balle terrorizmit, si fillimin e tendences se sinjalizuar nga Titor.

Pertej skeptikeve, ndonje parashikim Titor e ka goditur. Per shembull parashikoi luften ne Irak dhe mos gjetjen e armeve te shkaterrimit ne mase. Ka thene gjithashtu se brenda vitit 2002 Cern do te hidhte bazat per udhetimet ne kohe: Ne fakt, ne fund te vitit 2001, laboratori i famshem nderkombetar i fizikes ka komunikuar se ne te ardhmen mund te krijohen “vrima te zeza” ne permasa mikroskopike: nje prej kushteve te nevojshme per te bere te funksionoje nje makine te hipotetizuar kohe.

Por ka edhe me shume: Titor jep alarmin edhe per lopen e cmendur qe ne te ardhmen do te marre mijera jete njerezish; le te kuptohet se presidenti i ardhshem i SHBA do te jete nje grua, ndersa zbulon se ne epoken e tij ne do te konsiderohemi “nje tufe delesh injorante, dembele dhe egocentrike”.

Kthimi ne te ardhmen

Xhon Titor u kthye ne vitin 2036, ne 24 marsin e vitit 2001. Pa lene asnje gjurme: Askush deri me sot nuk ka rremuar mbi “Xhon Titorin” banues ne Florida dhe qe sot duhet te jete 8 vjec. Dhe debati mbi arsyeshmerine e kesaj historie eshte ne vazhdim.

C’te themi? Fotot e makines se tij te kohes nuk jane shume te qarta per t’u studiuar. Ilustrimet teknike te makines (dhe bazat shkencore) jane dhene ne menyre te vagullt, edhe duke iu referuar teorive te konsoliduara mbi vrimat e zeza. Qe mund te profetizojne gjithcka (ose te kunderten e gjithckaje) mbi te ardhmet e mundshme./Revista.Klan/
 
Titulli: Misteri i ushtarit te ardhur nga viti 2036

Зngjεll, mos u merr me gjera te kota!
Se po i merr n'qaf edhe tjeret :D
 
Titulli: Misteri i ushtarit te ardhur nga viti 2036

Engjell, ke ndo1 link te lutem ?:)
 
Titulli: Misteri i ushtarit te ardhur nga viti 2036

e gjitha kjo histori, s'eshte gje tjeter vecse nje biznes amerikançe
 
Titulli: Misteri i ushtarit te ardhur nga viti 2036

askush nuk mundet te parashikoje se cfare do behet ne te ardhmen e aq me teper te besojme se ky Titoja ka qene ne udhetime kohore te ndryshme .. kjo e ardhmja e parashikuar prej ketij mund te jete thjesht nje parashikim logjik duke u mbeshtetur ne zhvillimin e ngjarjeve ne kohen tone ,dhe nuk eshte e para histori e ketij lloji qe degjojme ,edhe nga kush po i degjojme ...nga njerzit ....e kush jane njerzit ne gjithe kete univers???? nje grimce e vogel ne nje oaz te madh universi ... thjesht eshte e pamundur te dihet se cdo te behet ne te ardhmen ,,,po deshet hajt s edhe une e kam aq imagjinate sa te parashikoj nje te ardhme per njerezimin ,,,hihihiihihihhi
 
Titulli: Ky njeri udhetoi ne kohe

Si shume libra dhe filma ka lexuar ky tipi
Emri John Titor ngjan me John Conor
Vjen nga e ardhmja pas WWIII
Perdor makine kohe
Eshte Ushtar
Ka takuar familjen e tij
Mungon Terminatori dhe SKYNET (edhe pak do thonte se PlayStatin 3 eshte SKYNET)

Por ideja nuk eshte e keqe, te perdoresh nje genjeshter qe te ndryshosh Historine
Nje trillim per paqe mbareboterore
Edhe pse ka shume Paradokse
Si psh:
Nese nuk ka WWIII pse do te udhetoje mbrapa ne kohe
Nese nuk ka WWIII si do te stervitet per te qene Time_traveler_0
Nese nuk ka WWIII kush na siguron se nuk do te behet kamerier
Nese nuk ka WWIII si do ti shkruaje keto gjera ne Internet

You cant stop Judgment Day, You can only postponed it. Judgment Day is Inevitable.

Nese ka sukses WWIII nuk do behet ne 2015 por ndoshta ne 2035 ose me vone......

Ueeeeeee po do ishte i papame si film (ka avokat personal familja e tij i cili menaxhon te drejtat e autorit dhe perdorimin e emrit si marke Tregtare
(C) TM

Prandaj po behet Terminator Salvation
 
Titulli: Ky njeri udhetoi ne kohe

Sa budalla hahahaha LOL
 
kur ndodhi luftë civile në SHBA me 2005 LOL?! Ky Johni duket si profete Anila që e ka zhdukur hënën 4 herëLOL. Këta njerëz janë të sëmurë. Po të ishte ardhur nga viti 2035 ka mundur të tregoj për 11-shtatorin ka mundur të tregoj për Tsunamin, dhe me këto do t'i shpëtonte me mijëra jetra. Po siq thot shiHanny na krypi tu na rrejt :). Pajtohem edhe me mendimin tënd simaps e paska përcjell shumë terminatorin sidomos Sarah Connor Chronicles :D.
 
Titulli: Ky njeri udhetoi ne kohe

15 Nentor 2000 14:41

Hapi i pare i udhetimit tim ishte nga viti 2036 ne vitin 1975. Mbas disa llogaritjeve u gjet me perafersi qe divergjenca ishte rreth 2.5% (nga vitim im 2036). U dergova per te marre nje sistem kompjuteri IBM te quajtur 5100. Ka qene njeri nga kompjuterat e pare portativ dhe ka patur aftesine qe te lexonte gjuhet e programimit te vjeter te IBM plus APL dhe Basic. Ky sistem na nevojitet per te 'rregulluar' disa programe kompjuterike ne vitin 2036. Unix ka nje problem te madh ne vitin 2038.

25 Nentor 2000 13:59

Ne kohen time, eshte i njohur fakti qe seria 5100 eshte e afte qe te lexoje te gjitha kodet e IBM te cilat jane shkruar perpara perhapjes se gjere te APL dhe Basic. Per fat te keq ne kohen ku jetoj ska mbetur asnje i tille.

Nuk e ka problemin UNIX dhe ta zgjidhi IBM 5100
Problemi qendorn tek arkitektura 32 bit e CPU/Operative System/File System
Data ne keto sisteme llogaritet me kod binar 32 bit i cili mund te llogarisi deri me 19 Janar 2038 ne oren 3:14:08
Pastaj ora ktheket mbrapsht ne vitin 1901 dhe sistemi jep Crash nga Data Overflow (in ngjashem me Millenium Bug te vitit 2000)
Dhe ky problem dihet qe ne 2006 sepse AOLServer qe bente llogaritje duke u shtuar porosive te pa limituara 1 miliard sekonda dhe ne 21:27:28 te 12 majit 2006 BOOOOMM..................................
(1 Miliard sekonda perpara)
Ndryshe nga Millenium Bug te cilit ju shtuan 2 shifra ketu duhen nderruar Teknologjia, Sistemi Operativ dhe te Updatetohen te gjithe dokumentat qe te ruajne Sistemin e ri te ores
Microsoft nxori Sisteme 64bit, AMD dhe Intel CPU 64bit, Se mar vesh pse vuajne ne 2038 (ndoshta Microsoft ka deshtuar, uuuuu harrova WWIII)
Por duke llogaritur qe Teknologjia ndrohet ne nje periudhe 12/24 mujore pse vuajne kete problem ne 2038

Po i jap une nje kopje te Vista x64 mo.:tv::tv::tv:
 
Titulli: Ky njeri udhetoi ne kohe

Ai tipi ka kaq vite qe rren po ja e besojn amerikanet se jan dele se ne te vrtet e une si besoj nuk e di psen sma mbush mendjen ne asnje aspekt nese ai eshte i ardhur nga nje vit tjeter ka udhetuar me makinen e kohes pse nuk thot qe filan dit ka per te ndodhur kjo gje qe te parandalohet por jo sdi se ca te thot po ka ca vite qe thot do ket luft civile ne usa ku eshte m,er amon do ishte ne 2005 thoshte por sndodhi asgje :p

Ndoshta lufta civile eshte parandaluar(evituar) si rezultat i nje personi tjeter ose i nje grupi qe ka udhetuar serish ne kohe duke konsideruar si te verteta fjalet e Tirorit dhe ka nderhyre per ta shmanguar ate.. Ja nje arsye...
 
Titulli: Ky njeri udhetoi ne kohe

interesante

me terment interesante
 
Titulli: Ky njeri udhetoi ne kohe

E lexova me shume vemndje artikullin dhe te them te drejten me beri pershtypje shume. Nuk e di nese eshte e vertete e gjitha kjo apo eshte nje mashtrim i radhes dhe shume i bukur ne internet. Nga ato qe lexova me beri shume pershtypje çeshtja e irakut, por kjo ndoshta mund te jete dhe nje rastesi qe i jep favore Titor-it per te rritur besueshmerine e tij te njerezit.
 
Titulli: Ky njeri udhetoi ne kohe

E vetmja siguri e juaj është: Jeta dhe vdekja dhe garancion i vërtetë udhëtim në kohë.

kaq kisha nuk flas me!!!
 
Titulli: Ky njeri udhetoi ne kohe

Mos me detyroni t'iu tregoj qe edhe une kam ardhur nga e ardhmja dhe qellimi im eshte te sulmoj ata qe kane mbetur ketu nga e shkuara :D

Seriozisht, teorikisht eshte plotesisht e mundur. Ndo1here filmat frymezohen nga realiteti dhe ndo1here realiteti frymezohet nga filmat.
 
Titulli: Ky njeri udhetoi ne kohe

Ka kohe qe qarkullon ne internet kjo histori por s'eshte dhe shume e besueshme,te pakten une keshtu e shikoj.
 
Titulli: Ky njeri udhetoi ne kohe

Mos me detyroni t'iu tregoj qe edhe une kam ardhur nga e ardhmja dhe qellimi im eshte te sulmoj ata qe kane mbetur ketu nga e shkuara :D

Seriozisht, teorikisht eshte plotesisht e mundur. Ndo1here filmat frymezohen nga realiteti dhe ndo1here realiteti frymezohet nga filmat.

ti sulmosh???

nga e ardhmja>>
 
Titulli: Ky njeri udhetoi ne kohe

Jep arsyen pse!!!!

Sepse nese lexon me shume neper Internet do te zbulosh se histori te tilla kane eksistuar ne bote qe ne 1950.
Jane shkruar aq shume libra fantastiko-shkencor (pa permendur filmat qe bazonen ne libra) dhe te historia e tij ka nje mix2mix qe as DJ Tiesto se bente dot
Nje Arsye eshte spekullimi se IBM-ja paska pasur teknologji shume te perparuar
Tjeter nuk ka parashikuar Sistemet Operative x64 qe zgjidhin problemin e UNIX-it
Pastaj eshte vertetuar se John Titori i vitit 2000 qe supozohej te ishte 11-vjec nuk eksiston.

Doni te dini me shume
Interviste
Mbasdite ne eXplorer 2038..................................
[ame="http://www.youtube.com/watch?v=hp4gC7-H2w0"]John Titor[/ame]
:gallate::gallate::gallate:

Shaka kjo
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top