4 shtator 2004(4 vjet nga festa e madhe)

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Te nderuar anetare po e veje kete artikull me qellim qe te zgjoj kujtimet e juaji qe beosj secili nga ju keni patur ne naten e 4 shtatorit 2004,kur kombetarja shqiptare ne futboll,mposhti ate helen,(atebote kampione e saposhpallur e Evropes).Ajo qe me intereson te di nga ju ehste cilat kane qene pershtypjet e asaj nate?Ku ishit ate nate?Dolet per feste etj etj?Mbani mend titujt e ndoj gazete?
Ne Kosove Koha Ditore te nesermen shrkuante "A KA MA T'FORTE"


GREKET ULEN NGA OLIMPI
Shqiperia ne feste. Mundem kampionet e Evropes. Mbreme deri ne mesnate, mbi 300 mije veta mbushen rruget e kryeqytetit. Shqiperise i hapen dyert per Kampionatin Boteror 2006! Kete e siguroi vetem fitorja e ndeshjes se vitit Shqiperi-Greqi. Kampionet greke te Evropianit 2004, jane mundur nga ekipi kuq e zi me rezultatin 2-1. Tirana e ngazellyer dhe ne teresi e gjithe Shqiperia, ka pritur me borohori fitoren e ndeshjes me rezultatin 2 me 1 perballe grekeve. Qindra mijera tifoze kane brohoritur lojtaret te cilet falen kaq emocione dje ne stadiumin "Qemal Stafa" Eshte cilesuar historike kjo ndeshje e cila i ka hapur dyert ekipit shqiptar drejt Boterorit te vitit 2006.

Ndeshja Shqiperi-Greqi ne stadiumin "Qemal Stafa" ka startuar dje me nje gol nga ana e skuadres se kuq e zinjve. Sapo ka nisur ndeshja me e madhe e vitit, djemte e kombetares shqiptare kane shenuar golin e pare. Ka qene lojtari Murati i cili ka arritur te shenoje gol qe ne minuten e dyte te ndeshjes. Qe ne fillim te lojes, shqiptaret u ndjene superiore me nje gol me teper, i cili gjithsesi i beri te ndihen te ngrour gjate gjithe pjeses se lojes per avantazhin e krijuar. Por njuk do te kalonin shume, as dhjete minuta te tjera dhe Shqiperia do shenonte golin e dyte te saj. Dhejet minutat e para te ndeshjes kane sherbyer per te krijuar nje atmosfere brilante dhe brohoritese nga ana e sportisteve shqiptare. Pas golit te Muratit, ka qene Aliaj i cili ne minuten e 10-te te ndeshjes se djeshme u ka falur shqiptareve anembane vendit edhe emocionin e golit te dyte. Shqiperia tashme gjendej ne avantazh ndaj ekipit grek me dy gola. Per kete arsyem ne stadiumin "Qemal Stafa" u ndez nje atmosfere ngazellyese. Dhjete minuta me pas, do te ishin serish shqiptaret te cilet do te synonin ne nje gol te trete, duke tentuar te shkohet ne porten shqiptare, por pa rezultat.

Edhe greket shenojne gol

Por nuk ka munguar as sulmi i fshehte nga ana e skuadres greke. Ndersa ne oren 21.25 ekipi grek arriti qe te shenonte golin e pare

Por ky gol i grekeve eshte cilesiar si nje gol aksidental. Ne minuten e 38-te te ndeshjes, Greqia pas disa sulmesh ka shenuar me ne fund golin e pare. Gjithsesi, Shqiperia eshte ne avantazh.

Nderkaq, nje lojtar grek eshte demtuar gjate lojes. Gjithsesi, rezultati mbetet i pandryshueshem ne fund te pjeses se pare te ndeshjes Shqiperi-Greqi, ku kuq e zinnte gjendeshin ne avantazh me dy gola te shenuara ne minutat e para.

Pjesa e dyte, zgjohen greket

Pjesa e dyte e ndeshjes do te shenonte nje zgjim per palen greke, ndersa duhet pranuar se lojtaret shqiptare pesuan nje ngadalesim te lojes se tyre, gjithsesi duke mbetur ne avance daj grekeve. Pjesa e dyte e ndeshjes ka nisur me nje sulm nga lojtaret e ekipit grek. Lojtaret greke duket se deshironin qe ta ndryshonin rezultatin, pra kerkuan nje barazim. Ndersa lojtaret shqiptare e paten pak te veshtire qe ta ruanin rezultati. Nderkaq, ne oren 21.58 Hajzai merr karton te verdhe, as pese minuta nga perfundimi i pjeses se dyte te lojes. Nga ana tjeter, vazhdonte epersia e grekeve ndaj shqiptareve, duke kerkuar qe te perafroheshin ne rezultat. Ne fakt, te dyja skuadrat tentonin per ta ndryshuar rezultatin. Ekipi grek ka tentuar te shenoje ne porten shqiptare, nderkohe qe dhe Shqiperia me Strakoshen u ka prere rrugen topave ne porte. Lojtaret shqiptare kane kaluar ne mbrojtje duke ua lene sulmin ekipit grek. Ne oren 22.17 pati nje goditje kendi per shqiptaret, pas nje sulmi per golin e trete. Ndersa tre minuta me vone ka prekur topin me dore nje mbrojtes grek, por per çudi arbitri nuk jep penallti per ekipin shqiptar. Kurse portieri shqiptar ka elimimuar vazhdimisht goditjet nga greket duke shpetuar ne kete menyre porten shqiptare.

Shqiperia feston me ngazellim fitoren

Mbi 300 mije veta kane mbushur dje rruget e Tiranes pas momentit te fundit te ndeshjes. Tifoze qe i faleshin flamurit kombetar, fishekzjarre ne qiellin e hapur te shtatorit dhe shume urime per kombetaren shqiptare. Kjo ishte panorama qe na fali dje mbremja e shkelqyer pasi djemte tane te kombetares na dhuruan nje fitore ndaj kampioneve te Evropes.
Sheshi "Skenderbej" eshte mbushur si asnjehere tjeter me tifoze dhe sportdashes te cilet deri ne mesnate kane festuar te gezuar fitoren ndaj Kalit te Drunjte. Makina te mbushura me tifoze dhe te mbeshtjella me flamuj, kane parakaluar dje ne te gjithe rruget e Tiranes duke krijuar nje atmosfere mjaft festive. Mes tyre edhe mjaft gra dhe vajza te cilat u bene pjese e kesaj panorame te paperseritshme dhe vezulluese festive.

Edhe qytetet e tjera, feste vezulluese

Por as qytetet e tjera nuk kane mbetur prapa kesaj atmosfere gjigande qe shoqeroi kryeqytetin gjate gjithe nates se djeshme. Qe nga Gjirokastra deri tek Durresi dhe me lart ne veri, qytetaret e kane gdhire duke u uruar fitore te metejshme ekipit tone kombetar. Ceremoni te medha festive te shoqeruara me fishekzjarre te shumta dhe njerez qe defrenin dhe kercenin ne ritmet shqiptare, mbushen edhe sheshin e Flamurit ne Vlore, ate te "اerçiz Topullit" ne Gjirokaster dhe sheshe te tjera ne mbare vendin.
Eglantina Nasi

Ngjarja e erret:(:(:( Vrasja e te riut shqiptar Gramoz Palushi ne Greqi

Rrofte_Shqiperia.jpg

foto-16.jpg

Pergatitjet.jpg

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=opxL4AwDbK8&feature=related]YouTube - ALBANIA 2-1 GREECE see this /watch?v=RizC68ce2ig&mode=user&[/ame]
 
Redaktimi i fundit:
Feste e bukur, por mbetet vetem nje e tille. Shqipetaret nuk duhet te kenaqen me te shkuaren qe eshte vetem "nje moment" i bukur por te kerkojne gjera edhe me te medha.

P.S Nuk kemi arritur te kualifikohemi asnjehere per ne finalet e boterorit, ne evropian.

*Merre me mend se cfare do benim neve nese do te fitonim kupen e botes. :) LOL LOL LOL
 
Sikur te riperseriten keto fitore ? Vec te mundnim "ta rrifnim" dhe ne politike ate Greqine
 
Une ate nate kam qene ne stadium duke pa ndeshjen.....e kam pa live mgjth icik shtrenjt bileta 5.000(te reja) por ja vlejti se cunat na nderuan :D
ka qene nje atmosfere e jashtzakonshme qe nuk do ta harroj kurre :)

ana negative ishe qe vdiq nji shqiptar ne greqi per arsye se po festonte per qejf te vet fitoren e Shqiperise....icik absurde por greket te till jan...shkerdhata :mad:
 
as qe kom dit qe lun Shq kunder Greqis bile veq kur e mora vesh (edhe pse me vones) po u gzova...m'plq sa her ulet arroganca e krijesave kshtu qe jom gzu qe grekve u osht ul pak kryt.......LOL ai njeri n'foto me cull jasht..
 
fcbesia bere sh mire qe na kujtove kete date, e paharrueshme per tifozat kuq e zi. ate nate mbaj mend qe ta kem pare ate ndeshje me shoket e mi ne nje nga lokalet e tiranes, dhe pas ndeshjes e kena gdhi duke pi nga QEFI modh. edhe sot kur i shoh ato pamje te asaj ndeshje me behet renqethet mishi. me verte kujtime te paharrueshme!

nje forca SHQIPERI TE MADHE per ndeshjen e sotme!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top