Kush studion jashtë, punësim të sigurt në administratë dhe universitete

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Prioritet në punësim kudo që aplikojnë. Kjo është garancia e Kryeministrit për ata që studiojnë jashtë shtetit. Sali Berisha ishte dje në konferencën e Institutit të Alb-Shkencës, ku deklaroi se "qeveria ka dhe një program për tërheqjen e tyre, si dhe ka marrë disa masa modeste për aktualitetin dhe mbështetjen e kthimit të studentëve në universitete, apo në administratën shtetërore". Sipas tij, universitetet dhe administrata janë të autorizuara të pranojnë menjëherë çdo të doktoruar shqiptar kudo që ndodhet.
Krahas kësaj, këtë vit ka nisur dhënia e fondit të ekselencës për formimin e studiuesve dhe akademikëve të rinj. "Ky fond u jepet të gjithë studiuesve të rinj, bashkëpunëtorëve tuaj që duan të mbrojnë doktoratën apo masterin në një nga universitetet më të mira të Evropës dhe të botës, kundrejt një kontrate që ata duhet të vijnë dhe të punojnë për të paktën 5 vjet në vendin e tyre". Kështu iu drejtua Berisha studentëve prezent në konferencën shkencore.

Ky fond nuk njeh kufij shtetëror, për këtë mund të aplikojnë shqiptarët në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani, Itali etj. Por kushti i vetëm është punësimi në Shqipëri për të paktën 7 vitet e para pas diplomimit. Për vitin e ri akademik, Berisha u shpreh se "do të mbështesim me bursë të gjithë shqiptarët që aplikojnë dhe fitojnë të drejtën të studiojnë në dhjetë universitetet më të mira të botës, kundrejt një kontrate që të kthehen dhe të punojnë në vendin e tyre, në fushën që ata studiojnë për shtatë vjet".

Përparësi financiare do të kenë edhe drejtuesit universitarë. Sipas kreut të saj, qeveria do të ndërmarrë reforma, do të përcaktojë fonde dhe financime për të nderuar rektorë dhe dekanë.

Një vend të veçantë në diskutimin e Berishën para studentëve, që u shkolluan jashtë, zuri edhe reforma në Akademinë e Shkencave. Ai iu shpjegoi se "u vendos modeli perëndimor, duke u shkëputur nga ai sovjetik me bindjen se ky vendim do të kenë një impakt shumë pozitiv për kërkimin shkencor". Gjatë viteve 2007-2008, një reforme të thellë iu nënshtruan të gjitha institucionet e Akademisë së Shkencave, ku mjaft punonjës dolën pa punë dhe disa godina ndryshuan funksion, siç ishte INIMA, që u kthye në seli për Ministrinë e Integrimit.

Gazeta: Shqip
 
Me kete, Sali Berisha po nenvlereson studimet ne vend, dmth veten e tij.
 
Me kete, Sali Berisha po nenvlereson studimet ne vend, dmth veten e tij.

ne nje menyre po,por ne menyren tjeter duke pare qe shumica e shteteve sidomos te atyre shteteve qe jane ne zhvillim e siper dmth te evropes lindore qe u japin prioritet studenteve qe studiojne ne universitete jashte shtetit,ate po ben dhe ai.nga nje ane mund te kete te drejte te doje te mbledhe "trute" e shqiperise qe jane shperndare ne 4 anet e rruzullit tokesor.
 
Mire qe e kuptoi gabimin trashanik qe ka bere gjithe keto vite:D
 
Me fal nje pyetje kisha un Bledi. Lexova kete artikullin (mund te di ku e ke mare? kjo nuk esht pyetja me vlere! :D) dhe kete pjese nuk e kuptova tamam
universitetet dhe administrata janë të autorizuara të pranojnë menjëherë çdo të doktoruar shqiptar kudo që ndodhet.
Dmth, prioritet do ken vec ata qe kan nje doktoratur kerkimi apo master? Apo Ne shqip me doktoratur nenkuptohet diplloma e shkolles se larte e specializimit dy vjecar?

Pyetje kjo sepse nese un kam mundesin ekonomike te bej nje master qe minimumi me kushton 30 mij euro nuk besoj se do kisha deshir te kthehesha ne shqiperi per te marre nje rroge minimale.
 
Me fal nje pyetje kisha un Bledi. Lexova kete artikullin (mund te di ku e ke mare? kjo nuk esht pyetja me vlere! :D) dhe kete pjese nuk e kuptova tamam
Dmth, prioritet do ken vec ata qe kan nje doktoratur kerkimi apo master? Apo Ne shqip me doktoratur nenkuptohet diplloma e shkolles se larte e specializimit dy vjecar?

Pyetje kjo sepse nese un kam mundesin ekonomike te bej nje master qe minimumi me kushton 30 mij euro nuk besoj se do kisha deshir te kthehesha ne shqiperi per te marre nje rroge minimale.

Me sa di dhe ne Shqiperi studimi eshte me sistem te Bolonjes 3+2+3... dmth 3=bachelor, 2=master dhe 3=doktorantura.
 
trendeline,e thote ne fund te shkrimit "gazeta shqip" :D
sa per te tjerat ju qe jeni neper shkolla i dini,por besoj se nenkupton universitetin+masterin,sic bejne gjithe shtetet e botes.
 
Me sa di dhe ne Shqiperi studimi eshte me sistem te Bolonjes 3+2+3... dmth 3=bachelor, 2=master dhe 3=doktorantura.

Ketu gabon shqiperia qe quan 2 vjetet e specializimit si Master.
Sepse sistemi i Bolognes (ku studioj vete) Master quan ato kurse me pagese qe durojne vetem 1 vit intensiv (6 muaj kurse dhe 6 muaj praktike).
Kushtojne nga 4.000 deri ne 10.000 €
 
uuuuooooouuu Lela nga i ke ato Master qe kushton aq lire me qafshe???? Se kam nje vite qe kam filluar te interesohem dhe nje master ne degen time, qe me duket eshte dhe e jotja :p fillon nga minimumi 30.000euro dhe per nje periudh 6 mujore jo 1vjecare. booh!!

Jeta flm shume. Me the nje lajme shume te bukur. :D Nuk e dija qe specializim, dmth 2vjecarja, kishte vleren e masterit ne shqiperi..sa qef! :D

Bledo rrofsh, se kisha pare ne fund, se ne fakte kam pak probleme me shikimin, po vetem pak. :D
 
Trendeline, une pashe nje master shume Interesant ne BO, qe bente 10.500 €, por vallai sma kercet te jap 10.000 me gjet pune. (se kam 10 vjet duke punu dhe s'i kam ato leke).

Sektori ishte ai Financiar/Management. (6 muaj kurse, dhe 6 muaj ne pune, Banke ose sektorin financiar)
 
Sikur ta dije ti qe dy pale syze kam dhe vete :D Me dy skelete te ndryshme, per tangerrrllik :p

Nejse rrofsh per infot, qe mos te dalim shume nga tema. :D
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top