“Komandot” me 1 kile heroinë

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Një grup personash të dyshuar për trafik lëndësh narkotike u arrestuan dje në mbrëmje në Tiranë me një kilogram heroinë.

Gjatë kontrollit atyre iu janë gjetur në makina edhe pesë shashka dhe pesë aparate celularë. Mehmet Belbaj, 45 vjeç, Elvis Arifaj, 24 vjeç, aktualisht ushtar jashtë shërbimi tek reparti “Komando” bashkë me Martin Vocaj, 22 vjeç, u arrestuan në flagrancë nga agjentët e antidrogës në sheshin “Nënë Tereza” të kryeqytetit. Dy ushtarët pritej të niseshin me mision paqeruajtës në Irak. Agjentët e antidrogës, kanë bllokuar edhe sasinë 4 milionë lekë të vjetra, të cilat ishin pagesa e blerësve për drogën. Operacioni i koduar “Kolona”, është zhvilluar pasditen e të mërkurës në një lokal në afërsi të Rektoratit të Universitetit të Tiranës. Sipas burimeve të policisë, droga është kapur në makinën tip “Benz” me targë TR 3431 M, në kohën kur të dyshuarit po këmbenin lëndën narkotike me paratë. Të tre personat u ndaluan nga policia në flagrancë dhe më pas janë dërguar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranë, ku është marrë në flagrancë masa e arrestit me akuzën e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim. Personat e arrestuar kishin më tepër se një muaj që ndiqeshin dhe mbaheshin nën vëzhgim nga agjentët e antidrogës. Lënda narkotike ishte mbështjellë në një qese dhe ishte e gatshme për shitje tek shpërndarësit e tjerë më të vegjël që duhej ta çonin atë tek konsumatorët. Operacioni mësohet se ka nisur pasditen e djeshme ndërsa rreth orës 17:00 aksioni ka mbyllur ciklin duke i lënë vendin kontrolleve të banesave, ku qëndronin të dyshuarit. Ata mbaheshin në vëzhgim prej kohësh, ndërsa dje pasi kanë marrë informacion se tre të dyshuarit mbanin lëndë narkotike në makinë, agjentët e policisë kanë vendosur të ndërhyjnë. Burime të policisë së Tiranës, pohuan dje për gazetën “Panorama”, se të tre të arrestuarit, janë persona me precedentë penalë të mëparshëm dhe të skeduar nga policia. Gjatë kontrolleve të kryera nga policia në banesat e të arrestuarve janë gjetur prova dhe sende të tjera të vlefshme për hetimin, të cilat janë administruar në cilësinë e provave materiale. Gjatë marrjes në pyetje të personave të arrestuar, ata nuk kanë pranuar të japin shpjegime mbi heroinën. Ky është i katërti operacion antidrogë në më pak se një javë, ndërsa policia e kryeqytetit ka vënë në pranga më tepër se dhjetë persona, duke bllokuar 313 gramë kokainë dhe 3 kg hashash si dhe doza të ndryshme heroine e kokaine.

Panorama
 
:(:(:( ca nuk degjon njeriu...mbase ka qene me heret ne Afganistan edhe ka korrur opium e do jete mesuar :p,ku i dihet???
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top