sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Një austriak përfundoi në spital, sepse rrahu veten që të dukej sikur ishte grabitur, pasi kishte shumë frikë të kthehej në shtëpi e t’i thoshte gruas se kishte humbur mijëra paund në kazino. Josef Reiner, 26-vjeçar, nga Vjena, theu hundën, nofullat dhe krahun, sepse goditi veten me një shufër hekuri që grabitja e rreme të dukej sa më origjinale. Por duhet të shtrohej në spital, sepse dhimbja e lëndimeve që i kishte shkaktuar vetes ishte e madhe për t’u mbajtur. Kur policët u njoftuan nga doktorët e spitalit, Reiner pranoi se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Zëdhënësi i policisë thotë: “Duhet të ketë pasur shumë frikë nga gruaja, përderisa i shkaktoi vetes kaq shumë dhimbje, në vend që t’i rrëfente të vërtetën”.To