Ligjet me te çuditshme ne bote!!!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Në Ilinois (SHBA) ndalohet përdorimi i anglishtes. Gjuha zyrtare dhe e vetmja e lejuar është...amerikanishtja.

Në Masaçusets, cilido që merr pjesë në një varrim nuk mund të hajë më tepër se 3 senduiçë.

Në Altuna të Pensilvanisë, u ndalohet bejbi-siterve të hanë nga frigoriferi i punëdhënësit të tyre.

Në Gjeorgji, ligji ndalon përhapjen e thashethemeve. (mirë qe sjetojm ne Gjeorgji ne shqiptaret )

Në Uallden, në shtetin e Nju Jorkut, është e ndaluar t`i japësh dikujt ujë pa certifikatë kontrolli.

Në Suedi ligji u ndalon prindërve të ofendojnë fëmijët.

Në fisin indian Malagasai, djemtë e kanë të ndaluar të jenë më të gjatë se babai i tyre. Shkelësit dënohen me para ose me një lopë.

Në Peru u ndalohet prindërve tu venë fëmijëve të tyre emra qesharakë. Kjo erdhi pasi u vunë re raste të tilla kur fëmijëve u ishin vënë emra si "H2O, synetli, konflikt, kokëprerë, greenspeace,etj.

Në Texarkana të Arkansasit, çdo person që hap një derë është i detyruar me ligj që ta mbyllë atë.
Në rezervën e indianëve Paiutë, në Kaliforni, një vjehërr nuk ka të drejtë të qëndrojë më tepër se 30 ditë në vit tek fëmijët e saj.

Në Idaho (SHBA) u ndalohet burrave tu bëjnë dhuratë grave kuti me çokollatë më të lehta se 25 kilogramë.

Në Karolinën e Veriut, ndalohet këndimi i keq. (kush është i stonuar ben gati denimin me vdekje )

Në Pitsburg të Pensilvanisë është e ndaluar me ligj të flesh në një frigorifer.

Në Nebraska ndalohet teshtitja në publik.

Në Boston ndalohet të luash violinë në rrugë.

Në Oklahoma ndalohet përgjimi në dyert e të tjerëve.

Në Tombston, Arizona, nuk lejohet askush mbi moshën 18-vjeçare të qeshë nëse nuk i ka të gjithë dhëmbët në gojë.

Në Thri Forks, Idaho, u ndalohet burrave tu bëjnë frymëmarrje artificiale derrave, qenve dhe maceve.

Në një nga fiset e Amazonisë ndalohet varrosja e njerëzve që vdesin. Për këtë arsye të moshuarit që vdesin prihen dhe hahen nga antarët e familjes. Sidoqoftë nga ky rregull shpëtojnë gratë të cilat kanë të drejtë të varrosen, meqenëse indianët e Amazonisë besojnë ...se mishi i tyre është helmues.

Në qyteti e اikos, Kaliforni, ndalohet shpërthimi i një bombe bërthamore brenda qytetit. Shkelja dënohet me 500 dollarë

Jasper- Alabama është e ndaluar qe burri të rrahi gruan me një shkop me të madh se diametri i gishtit të madh.
është e ndaluar me ligj të luash Domino të Djelave.

Alaska - është e ndaluar me ligj qe dreret të bejne sex ne rruget e qytetit, dhe është e ndaluar tu japesh alcohol drereve.

Tucson- Arizona është e ndaluar qe femrat të veshin pantallona.

Globe-Arizona është e ndaluar qe të luash letra ne rruge me një Native American.

Fayetteville-Arizona burri mund të rrahi gruan ligjerisht, por vetem një here ne muaj.

Arkansas- Flirtimi midis një burri dhe një gruaje ne rruget e Little Rock ka pasoja me 30 ditë burg


Lirenti
 
  • Më pëlqen
Reactions: WxP
keta Amerikanet jane her her shume copa
 
Në Peru u ndalohet prindërve tu venë fëmijëve të tyre emra qesharakë. Kjo erdhi pasi u vunë re raste të tilla kur fëmijëve u ishin vënë emra si "H2O, synetli, konflikt, kokëprerë, greenspeace,etj. .........

-sa interesante kjo
 
Në Peru u ndalohet prindërve tu venë fëmijëve të tyre emra qesharakë. Kjo erdhi pasi u vunë re raste të tilla kur fëmijëve u ishin vënë emra si "H2O, synetli, konflikt, kokëprerë, greenspeace,etj. .........

-sa interesante kjo
H2O shume emer i bukur :D

Ildaaaaaaa e quajme djalin e pare keshtu ??????
 
"Në Karolinën e Veriut, ndalohet këndimi i keq. (kush është i stonuar ben gati denimin me vdekje ) "
obobobobboo une i te mos egzistoja me ne kete bote. se nuk ia thek fare per ze.

"Në fisin indian Malagasai, djemtë e kanë të ndaluar të jenë më të gjatë se babai i tyre. Shkelësit dënohen me para ose me një lopë. "
nuk thua qe nuk jane shqipetare, se imagjino do ua kishin prere kembet qe te mos kalonin gjatesin e percaktuar me ligj.

ehhhhhhh cfar ligjesh te habitshme...................
 
Fayetteville-Arizona burri mund të rrahi gruan ligjerisht, por vetem një here ne muaj.

sa gallate kjo..... si do ta kalonin burrat muajin po te ishte ky ligj ne shqiperi
:grusht5::grusht5::grusht5::grusht5::grusht5:
 
Në Suedi ligji u ndalon prindërve të ofendojnë fëmijët.

Ahhh


Në qyteti e اikos, Kaliforni, ndalohet shpërthimi i një bombe bërthamore brenda qytetit. Shkelja dënohet me 500 dollarë

ec me lali se i kom ja 1500 $$ po e fshij gjith ameriken nga harta :D
 
Last edited by a moderator:
Ajo e teshtimes e forte qe kur te jesh me grip te mos dalesh nga shtepia, me pak fjale te mos shkosh as ne pune yahooooooooooooo !
 
Në Idaho (SHBA) u ndalohet burrave tu bëjnë dhuratë grave kuti me çokollatë më të lehta se 25 kilogramë. :kercim:

apo kjo tjetra pastaj..akoma me atraktive :
"Në rezervën e indianëve Paiutë, në Kaliforni, një vjehërr nuk ka të drejtë të qëndrojë më tepër se 30 ditë në vit tek fëmijët e saj.":kercim:

--- Tani.. i bie o te martohemi ktej nga Idaho se cokollata te bekan me kile..LOL
o nga India qe sguxoka tna vizitoj vjerra ... sa qeeef :p

ose ose xhaxhi Sala ka vu qe ka vu ligje.. ti "adoptoj" dhe ca nga kto se su bo kijameti :p
 
Ligjet më të çuditshme të Amerikës

Një koleksion me ligje të çuditshme që shkojnë ndoshta prapa deri në histori, por që nuk janë abroguar kurrë dhe vazhdojnë të jenë në fuqi, megjithëse nuk vihen më shpesh në zbatim. Jo, vetëm për të qeshur!

- Në Teksas është e jashtëligjshme për gjithkënd të ketë në posedim dy palë pinca!!!!

- Në Filadelfia është e ndaluar të fusësh precëls (biskota të kripura) në qese letre, sipas një ligji të viti 1760.

- Një ligj në Alaskë të ndalon të shohësh një musë (lloj dreri) nga aeroplani.

- Në Korpus Kristi është e jashtëligjshme të rritësh aligatorë në shtëpi.

- Në Majami është i ndaluar imitimi i kafshëve.

- Në Arkansas është e jashtëligjshme të shqiptosh keq emrin e shtetit (Arkansas).

- Në Ilinois ka një ligj që thotë se makina duhet të drejtohet patjetër me një timon!!!

- Kalifornia ndalon gratë t’i japin makinës veshur me robdishan.

- Në Memfis, Tenesi, që një grua t’i japë makinës, duhet që një burrë të lajmërojë shoferët e tjerë në rrugë duke ecur në këmbë para makinës që po drejtohet nga gruaja!!!!

- Por në Tenesi ka dhe një ligj tjetër shumë të rrallë: ndalohet të drejtosh një makinë në gjumë!!!!

- Pas kësaj vjen Nju Jorku ku ndalohet t’i japin makinës njerëzit e verbër!!!

- Në Virxhinian Perëndimore vetëm bebet mund të udhëtojnë në një karrocë bebesh!!!

- Në Xhorxhia është e jashtëligjshme të gjuash me shuplakë një burrë në kurris apo gjoks.

- Berberëve, në Xhorxhia, iu ndalohet të shfaqin në vitrinë çmimet e shërbimit.

- Parlamenti i Luizianës kaloi një ligj jo shumë kohë më parë që vendoste një çmim tavan prej 25 cent për qerosët.

- Në Oklahoma ndalohen ekipet e bejsbollit të hedhin topin matanë gardhit të fushës.

- Në Roçester, Miçigan, ka një ligj që thotë se nëse dikush bën banjë në publik, duhet të

kalojë një inspektim të rrobave të banjës nga një polic në fillim!!!

- Në Kentaki ka një ligj që sanksionon se çdo njeri duhet të bëjë banjë të paktën një herë në vit.

- Në Utah, zogjtë kanë të drejtën e kalimit para automjeteve në të gjitha autostradat.

- Në Ohajo duhet të kesh liçensë për të mbajtur një ari.

- Në Tenesi ka një ligj që ndalon shitjen e Bolonja (nja sandviç me mish) të djelave.

- Në Virxhinia, kodi zgjedhor i viti 1930 ndalon korrupsionin dhe ryshfetet për çdo person tjetër veç kandidatëve politikë!!!

- Në Providencë, Rode Ajland është e jashtëligjshme të hidhesh nga ura!!!

- Në Kansas ndalohet të ecësh me një bufalo nëpër rrugë.

- Në florida është e ndaluar të fusësh kafshë (dele, lopë) në autobusët e shkollave.

- Lakrat nuk mund të shiten të dielën në New Xhersi.

- Në Kalveston është e ndaluar të kesh një deve të zgjidhur nëpër rrugë.

- Karolina e Veriut ka një ligj që thotë se ndalohet të zihen qentë me macet.

- Në Kliveland, Ohajo është e jashtëligjshme të lesh çimçakizin në vende publike.

- Në Virxhinia pulat nuk mund të bëjnë vezë para orës 8:00 dhe duhet të kenë mbaruar deri në 16:00.

- Në Nju Jork u ndalohet fëmijëve të kapin me dorë apo të mbledhin bishta cigaresh.

- Në Masaçusets është e ndaluar të fusësh domate në clam chowder (një lloj supe).

- Në Washington nuk mund të mbash të fshehur një armë që është më e gjatë se 6 këmbë

- Në San Francisko ka një ligj që ndalon të marrësh kuti bosh e të gjuash me to dikë.

- Në Kentaki u ndalohet tregtarëve të fusin klientët me zor në dyqan!!!

- Në Konektikat djemtë ndalohet t’i shkruajnë një vajze, nëna apo babai i së cilës e ka

ndaluar këtë marrëdhënie.

- Në Miçigan çiftet e martuara rrezikojnë burgun po nuk jetuan së bashku.

- Në Kolorado, nëse macja del nga shtëpia duhet të ketë një dritë në bisht!!!

- Në Kaliforni, një ligj i vitit 1925 thotë se ndalohet të tundesh kur kërcen!!!

- Në Utah, mes kërcimtarëve duhet të duket drita e ditës.

- Në Miçigan është e jashtëligjshme për një zonjë të ngrerë fundin e saj më shumë se 18

cm kur kalon në një pellg me baltë.

- Në Karolinën e Veriut është e ndalur që lepujt të vrapojnë nëpër rrugë.

- Në Xhorxhi është e jashtëligjshme të përhapësh një thashetheme të rremë!!!

- Në Virxhinian Perëndimore është e ndaluar të gatuash lakra për shkak të erës, mund të dënohesh me burg.

- Në Misuri burrët duhet të kenë leje për t’u rruar!!!

- Një ligj thotë se në Bulevardin e Hollivudit nuk mund të kalojnë njëkohësisht më shumë se 3000 dele njëkohësisht.

- Në Teksas dënohesh akoma me varje për vjedhjen e lopëve./ShqipMedia/
 
Në Virxhinia, kodi zgjedhor i viti 1930 ndalon korrupsionin dhe ryshfetet për çdo person tjetër veç kandidatëve politikë!!! Sa mire qe ne Shqiperi s'ka nje ligj te tille....te punesuarit ne institucione shtetrore do kishin mbet te varfer LOL


Në Miçigan çiftet e martuara rrezikojnë burgun po nuk jetuan së bashkuDhe ketu duhet nje ligj i tille :D

Interesante dhe te cuditshme te gjitha .
 
Ncncncn qfar ligjesh , edhe tek ne shpejt kan mir pru pom doket :D hahahhaha shum interesante qenkan :D
 
hhh
sh te papara keto
mua me plq shume kjo Në Kolorado, nëse macja del nga shtëpia duhet të ketë një dritë në bisht!!!
si ja ben kur i mbaron vajguri
hhh
 
- Në Misuri burrët duhet të kenë leje për t’u rruar!!!
- Karolina e Veriut ka një ligj që thotë se ndalohet të zihen qentë me macet.

LOLLOL
 
lol, bote e cuditshme, Kalifornia eshte shteti me i pasur me ligje te tilla
 
Me kenaqen keto ligje !
 
LOL LOL

اfarë ligjesh...a thua do vijne noj here dhe ne Shqiperi te tille ligje? :konfuz: :D
 
Ligje të çuditshme nga bota .

1118-370x275.jpg


Në Viktoria, Australi, vetëm një elektricist i licencuar mund të ndërrojë llambat.

Në Viktoria, Australi, është e ndaluar të veshësh pantallona ngjyrë ciklamin e ndezur pas mesditës të ditës së diel.

Në Angli, është e jashtëligjshme të vdesësh në Dhomat e Parlamentit.

Në Angli, është vepër tradhtie të ngjitësh një pullë poste të monarkëve britanikë mbrapsht.

Në Francë, është e ndaluar t’i vendosësh një derri emrin Napoleon.

Në Ohaio, kundërshton ligjet e shtetit nëse deh një peshk.

Në Mbretërinë e Bashkuar, një grua shtatzënë mund të kryejë nevojat personale ku të dojë, madje, nëse e kërkon, edhe në helmetën e një polici.

Në Lancashire, asnjë personi nuk i lejohet, kur i kërkohet të ndalë nga oficeri i bregdetit, të nxisë në qen të lehë.

Në Majami, Florida, është e jashtëligjshme të ecësh me patina në një rajon policie.

Në Mbretërinë e Bashkuar, të gjithë meshkujt mbi 14 vjeç duhet të bëjnë praktikë dy orë hedhje shigjete në ditë./urban
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top