Te rejat nga Ilirida

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Luteni qe te gjitha postimet per dhe ne lidhje me ngjarjet me interesante nga Ilridia(Maqedonia) ti postoni ketu

_________________________________________________________________
Parlamenti maqedonas ratifikon marreveshjen per heqjen e vizave me Shqiperine


Me 62 vota pro Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar ratifikimin e marrëveshjes së nënshkruar mes Qeverisë së Maqedonisë dhe këshillit të ministrave të Shqipërisë,që parashikon heqjen e vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dy vendeve. Deputeti i BDI-së Talat Xhaferi e vlerësoi lart miratimin e kësaj marrëveshje.

"Në Parlament u përmbyll definitivisht ç\135ështja e statusit të regjimit të vizave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.Kjo marrëveshje për mundësinë e lëvizjes së qytetarëve të dy vendeve pa viza gjatë hyrje daljeve të qytetarëve në vende përkatëse.Marrëveshja që sot u ratifikua edhe një herë vë në pah se ndryshimi dhe plotësimi i ligjit paraprak dhe mosrrepektimi i marrëveshjes bilaterale mes Shqipërisë dhe Maqedonisë që ishte në fuqi paraprakisht nuk e rregullonte këtë çështje siç duhet", deklaroi Talat Xhaferi, deputet i BDI-së.

Heqja e vizave për qytetarët e të dy vendeve do të hyjë në fuqi pas ratifikimit edhe nga ana e deputetëve të parlamentit të Shqipërisë. Vendimi i pak kohëve më parë për vendosjen e regjimit të vizave nga qeveria Maqedonisë shkaktoi reagime në Shkup, Tiranë dhe Bruksel


Alsat​

_________________________________________________________________

Debate per ndertimin e kishes ne Shkup. Akuzohet kryebashkiaku

Debat i ashpër në një tribunë të organizuar nga Sindikatat e forcave të reja progresiste. Disa nga të pranishmit iu drejtuan me akuza të rënda kryebashkiakut Kostovski duke mos lejuar në asnjë moment që ai të merrte fjalën për ti sqaruar lidhur me moslejimin e ndërtimit të kishës në sheshin e Shkupit.
"Unë nuk i them jo ndërtimit, unë ju them ajo duhet të respektoj Planin urbanistik që është ligj dhe kushtetutë për qytetin e Shkupit. Unë nuk mund ta shkel kushtetutën për të ndërtuar kishën. Plani urbanistik në vitin 2002 është sjellë përsëri, pse atëherë nuk keni reaguar duke kërkuar që Kisha Ortodokse e Maqedonisw të kërkoj shesh, që kisha të ndërtohet në qendër dhe sot nuk do të kishte asnjë problem", deklaroi Trifun Kostovski, kryetar i Bashkisë së Shkupit.
"Nëse duhet të prononcohem për atë kishë, unë jam absolutisht kundër për miliarda arsye, sekularizimi është një ndër më të rëndësishmet", tha Nikolla Gelevski. “Idetë e këtij lloji dhe shumë të tjera të kësaj qeverie sikur po ngushtojnë hapësirën e qytetarëve, sikur nuk mund të marrin frymë lirshëm qytetarët. Për shembull unë nuk dua që në shesh ku mbahet Basket Festi njëkohësisht të ketë kishë ose xhami. Mendojë se sheshi dhe simbolet e tjera duhet të mbeten në domenin e qytetarëve dhe të asaj kulture të bukur", deklaroi Gordan Georgiev.
Pas përfundimit të tribunës, Bashkia e Shkupit reagoi duke dënuar sulmet dashakeqe ndaj kreut Kostovskit.


Alsat
 
Levizja Ilirida propozon federalizimin e Maqedonisë, një union me 2 republika

Republika e Maqedonisë duhet të shnërrohet në një union me 2 republika. Ky është propozimi i ish kryetarit të PPD-së dhe kryetarit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare-ILIRIDA, Nevzat Halili.
“Ne si lëvizje qytetare kombëtare shqiptare-Ilirida jemi për atë që Maqedonia të bëhet Union i Republikës së Iliridës për shqiptarët dhe Repubklika e Maqedonisë, për maqedonasit. Me dy gjuhë të barabarta dhe dy etnitete të barabarta, me të gjitha të drejtat dhe kompetencat dhe me përfaqësim absolut në të gjitha organet qendrore që do të jetë parlamenti i përbashkët, dydhomësh” u shpreh Halili.

Halili vlerëson se gjatë mandatit të koalicionit të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së nuk pritet që të arrihet zgjidhja e çështjeve të hapura të shqiptarëve. “Lidhur me kushtet e formimit të qeverisë së ardhshme, nuk përmendet përdorimi i flamurit edhe gjatë 4 viteve të ardhshme, pozita e Kërçovës do të ngelet po ajo që ka qenë, edhe më tutje në Maqedoni, shqiptar nuk do të mund të jetë shqiptari i Maqedonisë, nuk mund të jetë kryetari i parlamentit, i qeverisë, shqiptari nuk mund të jetë ministër i Mbrojtjes, ministër i Punëve të Brendshme, unë pyes pse? Kjo është njëra nga format e padrejtësive , njëra nga format e segregacionit i cili vazhdon edhe sot e kësaj ditë në Maqedoni” tha me tej Halili.

Kryetar i Lëvizjes kombëtare shqiptare-ILIRIDA u shpreh se krijimi i Republikës së Iliridës duhet të bëhet me marëveshje midis subjekteve politike shqiptare dhe atyre maqedonase.Republik a e Iliridës sipas Halilit duhej të shtrihej në teritorin e Maqedonisë veri-perendimore ku jetojnë shqiptarët.


Alsat
 









Tre muaj burgim me kusht për kryetarin e Strugës

--------------------------------------------------------------------------------

Gjykata e Strugës i shqiptoi tre muaj burgim me kusht kryetarit të Strugës Ramiz Merko, për shkak të ndërtimit të përmendores të Nuri Mazarit, ish pjesëtarë i UاK-së .

Shoqata e pjesëtarëve të ish- UاK-së, e jo komuna e Strugës janë iniciatorë për ngritjen e pëemrndores në qendër të Strugës të ish pjesëtarit të UاK-së Nuri Mazari. Si të pabazë dhe politike e quan krytatri i komunës së Strugës Ramiz Merko në vendimin e Gjykatës themelore të Strugës e cila sot ia shqiptoi dënimin m e burg në kohëzgjatje prej tre muajsh, ndërsa me kusht në një vit.

“Unë pohoj se nga e vetëqeverisjes lokale fare nuk ka tender për ndërtim të përmendores nuk është shpenzuar asnjë denar nga kasa e komunës për ndërtimin e një përmendoreje të këtillë. Unë mendoj se këto janë vendime politike : ndoshta edhe nuk duhet t{i komentojmë”, deklaroi kryetari i Strugës, Ramiz Merko.

Vendimi i gjykatës themelore të Strugës është epilog i procedurës që ngriti prokuroria publike , e cila kërkoi që të ndërpritet ndërtimi i përmendores si dhe rrëzimi i të njëjtës. Mirëpo Nuri Mazari ishte vrarë në një incident me armë në fshatin e Strugës Dellogozhdë 11 korrik 2005 në rrethana të panjohura. Ai ishte këshilltar në këshillin e Strugës kur qe vrarë Nuri mazari.



alsat-m
 
Dy nënkryetarët e PPD japin dorëheqie

Kryetari i PPD-së Abdylhadi Vejseli mbeti vetëm pasi dy nënkryetarët Ismet Ramadani dhe Riza Shabani sot kanë dhënë dorëheqje.

Edhe pse ishin pjesë e grupit punues të partisë që zhvillonin bisedimet me PDSH-në për shkrirjen e partisë së tyre, vendosën të japin dorëheqje pas reagimeve të shumë degëve partiake që nuk pajtoheshin me idenë për shkrirjen e PPD-së në PDSH. Ismet Ramadani për Alsat deklaroi se arsye për dorheqjen nuk është vetëm ideja e kryetarit Abdyylhadi Vejseli për shkrirjen e partisë por për marrjen e këtij hapi kanë ndikuar rezultatet e dobëta zgjedhore që lanë PPD-në jashtë Parlamentit. Bashkë me Ismet Ramdanin dhe Riza Shabanin, dorëheqje sot ka dhënë edhe Halit Hajdari, anëtar i kryesisë qendrore të PPD-së. Në letrën drejtuar kryetarit të Partisë Abdylhadi Vejseli Riza Shabani dhe Halit Hajdari thonë se këtë hap e kanë marë për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa Ismet Ramadani në letrën e tij shkruan se “Mënyra se si u zhvilluan zgjedhjet parlamentare 2008, dhuna, manipulimi dhe rezultati i dobët i PPD-së dhe i imi në zgjedhje diktojnë ndërgjegjen time të jap dorëheqje të parevokueshme nga funksioni nënkryetar i PPD-së. Ismet Ramadani, Riza Shabani dhe sekretari i përgjithshëm i partisë, Zemri Elezi ishin anëtarë të grupit punues të PPD-së në bisedimet për shkrirjen e këtij subjekti në PDSH, që filluan në fillim të kësaj jave. E gjithë kjo shkaktoi revoltë të madhe tek antarët tjerë të kryesisë qendrore të PPD-së dhe degëve të shumta të kësaj partie. Pas Forumit rinor i cili kërkoi dorëheqjen e Vejselit dhe kundërshtoi idenë e tij për shkrirje, të njejtën reagim e bënë edhe degët e shumta të PPD-së: Tetovës, Karshiakës, Kumanovës, Llabunishtës, اairit, Resnjës, Zhitoshës, Prilepit, Gostivarit, Dibrës, Ohrit dhe Strugës.


alsat-m

:fluturoze:
 
Procesi ndaj Agim Krasniqit, Dy te akuzuar deshmojne para gjykates

Ismail Imeri dhe Rihan Memedi janë dy të akuzuarit e radhës që dëshmuan para gjykatës gjatë procesit gjyqësor në ngarkim të Agim Krasniqit dhe grupit të tij prej 8 anëtarësh. Të akuzuarit nuk i kanë pranuar akuzat e ngritura ndaj tyre për prishjen e procesit zgjedhor dhe për armë mbajtje pa leje. Avokati Vlladimir Peshlievski tha se klientët e tij nuk kanë penguar procesin zgjedhor.

"Mbetet evident fakti se nuk ekziston asnjë grup i organizuar,që do të thotë se të dyshuarit nuk janë shoqëruar, për të kryer veprën penale pengim të zgjedhjeve të 1 qershorit dhe ky përfundim doli në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga dëshmitë e të akuzuarve.Në një të ardhme të shpejtë do të caktohen seanca të reja ku do të prezantohen fakte, ndoshta edhe nga hetuesia, meqë nga mbrojtja gjithsesi se do jepen dëshmi të reja", deklaroi Vlladimir Peshlievski, avokat mbrojtës i Agim Krasniqit.

Agim Krasniqi dhe 8 bashkëpunëtorët e tij akuzohen se me 1 qershor kanë penguar procesin zgjedhor janë bashkuar për të kryer veprime të dhunshme duke qenë të armatosur.


Alsat​
 
Kuvendi miratoi ligjin për gjuhën shqipe

Për ligjin e ri i cili zyrtarizon gjuhën shqipe votuan 75 deputetë, ndërsa asnjë nuk ishte i përmbajtur apo kundër.

Kuvendi i Maqedonisë sot pasdite me procedurë të shpejtë miratoi Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Për ligjin e ri votuan 75 deputetë, ndërsa asnjë nuk ishte i përmbajtur apo kundër. Në pako deputetët aprovuan edhe ndryshimet e ligjit për ndarjen territoriale, me të cilin bashkimi i komunës së Kërçovës shtyhet për katër vite. Në ligjin aktual parashihej që në fillim të vitit të ardhshëm komuna e Zajazit dhe Osllolomesë t'i bashkohen qendrës urbane.

Lideri i BDI Ali Ahmeti përshëndeti miratimin e ligjit, i cili sipas tij, është e arritur e madhe për shqiptarët e Maqedonisë. Sipas Ahmetit ligji i miratuar zyrtarizon gjuhën shqipe në Kuvendin e Maqedonisë në të gjitha nivelet. "Senacat e Kuvendit dhe komisioneve do të udhëhiqen edhe në gjuhën shqipe. Edhe ligjet dhe amandamentet që propozohen nga qeveria do jenë në shqip", tha ai.
Ahmeti shpreson se sekretariati i qeverisë për implementimin e Marrëveshjes së Ohërit do të arrije shumë shpejtë ta jetësojë ligjin. "Nuk ndalemi këtu, kanë mbetur edhe shumë punë për tu bërë", shtoi ai.

alsat-m​
 
Kuvendi miratoi ligjin për gjuhën shqipe



alsat-m​

Me ne fund....Shpresoj te mos mbetet vetem ne leter si deri tani :(
 

Me ne fund....Shpresoj te mos mbetet vetem ne leter si deri tani :(

Edhe une shpresoj por po zhgenjen shume popullin kjo qeveri - nese nuk mbledh mendjen do fluturojne nga ato karige nete cilat ende nuk jane ulur. Nuk po shkojne punet ashtu sic duhet :( :fluturoze:
 
Thaçi: Ligji për gjuhët diskriminon gjuhën shqipe

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi deklaroi se është skandaloz dhe diskriminues Ligji i miratuar për përdorimin e gjuhëve, i cili paraqet bazë juridike për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë.
"Përfundimisht zoti Ahmeti u mundua në mënyrën më të pafytyrë dhe të pa turpshme të manipulojë opinionin shqiptar se kinse gjuha shqipe qenka zyrtarizuar me ligjin që është miratuar dje. Unë do ta pyes z.Ahmetin, si e sheh përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. A është zyrtare gjuha shqipe në qeveri, në organet qendrore të pushtetit, ndërmarrjet publike, sektorin publik, rrugë treguesit, vendkalimet kufitare e kështu me radhë", deklaroi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Sipas tij, risia e vetme e ligjit është mundësia që kryetarët e komisioneve parlamentare të kryesojnë seancat në gjuhën shqipe.
Thaçi kërkoi ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare për të tejkaluar situatën aktuale politike në vend pasi që sipas tij, Maqedonia rrezikon të futet në krizë ndëretnike.
"Dua ti apelojë bashkësisë ndërkombëtare se duhet të ndërmarrin hapa urgjent se me këtë ligj përfundimisht shkelet Kushtetuta, shkelet marrëveshja e Ohrit dhe shteti po hyn në krizë të mundshme të raporteve ndëretnike", shtoi Thaçi.
Ai kritikoi edhe miratimin e Ligjit për ndarje territoriale me të cilën është shtyrë edhe për katër vite bashkëngjitja e komunave Zajaz dhe Osllomej me komunën e Kërçovës, ligji që duhej të zbatohej vitin e ardhshëm.

/INA/
 
Parlamenti miraton qeverine e re te Gruevskit

Parlamenti i Maqedonisë ka votuar Qeverine e re te Gruevskit. Sot ne darke ( e shtune) 78 deputete qe ndodheshin ne salle e kane miratuar pro kabinetin e ri qeveritar. Opozita nuk ishte e pranishme ne seancën e votimit të qeverisë. Lidhja Social Demokrate si kusht për t'u kthyer në punimet e Parlamentit, ka kërkuar një garanci në formë të shkruar që pushteti të heqë dorë nga qëllimet për arrestimin e nënkryetarit të kësaj partie Zoran Zaev i akuzuar për korrupsion, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare nuk ka marrë pjesë në asnjë prej seancave të Parlamentit që nga konstituimi i tij pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Opozita po ashtu kërkon që të rishikohet rregullorja e Parlamenit e miratuar para pak ditësh në formë të shpejtë nga partitë VMRO-DPMNE dhe Bashkimi Demokratik për Intetgrim.
Ndërkaq pak orë para votimit, i ngarkuari me mandatin për formimin e qeverisë, Nikolla Gruevski gjatë ekspozesë që e paraqiti para deputetëve theksoi përparësitë e angazhimit të kabinetit të tij në fushën e ekonomisë dhe në realizimin e projekteve të filluara qysh nga qeveria e kaluar.
Ai premtoi një shkallë më të lartë të punësimit dhe ngritjen e standardit jetësor. Zoti Gruevski e shikon integrimin e vendit të tij në Nato dhe në Bashkimin Evropian si çështje jetike, ndërsa theksoi angazhimin e kabinetit të tij për arritjen e kritereve për këtë synim.

Gruevski foli për shtimin e luftës kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar; për ruajtjen e raporteve të mira ndëretnike dhe për përfundimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Kryeministri i ardhshëm maqedonas u ndal tek nevoja për një arsim sa më cilësor dhe për një sistem sa më të pavarur gjyqësor. Zoti Gruevski bëri të ditur se korridoret 8 dhe 10 do të jenë me përparësi për kabinetin e tij dhe në përgjithësi zhvillimi i infrastrukturës rrugore.

Ai tha se vendi i tij nuk do të pranojë ndryshimin e kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues të vendit që e kërkon Greqia fqinje. Zoti Gruevski tha poashtu se do të rishikohet mundësia e ndryshimeve në kodin zgjedhor për t'i mundësuar diasporës përfaqësim në Parlamentin e Maqedonisë sikundër dhe pakicave më të vogla etnike.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se koalicioni i ri qeveritar e pasqyron realitetin etnik dhe politik në vend dhe qeveria do ta gëzojë një legjitimitet të dyfishtë; do të jetë një qeveri stabile dhe e aftë për t'i zbatuar reformat e duhura.
Partia e Z. Ahmeti do të ketë pesë ministra, një zëvendës-kryeministër dhe tre zëvendës-ministra në qeverinë të cilën do ta drejtojë Z. Nikolla Gruevski.

Ndërkaq një ditë më parë (të premten), partitë e shumicës parlamentare miratuan pa ndonjë paralajmërim ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili mundëson një përdorim të gjerë të gjuhës shqipe në Parlament dhe në pushtetin vendor.


BAlkanweb
 
Paralamenti rimiraton ligjin per perdorimin e gjuheve

Parlamenti i Maqedonisë ka rimiratuar me 76 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ligjin për përdorimin e gjuhëve. Kryetarja e LSDM-së të sapo kthyer në Kuvend, kujtoi se ligji është pjesë e marrëveshjes së Majit të cilën kryeministri Gruevski e ka mohuar. Sheqerisnka tha se LSDM votoi pro ligjit për të kontribuar në zgjidhjen e një problemi.

"Grupi parlamentar i LSDM-së do të votojë një ligj që zgjidh një problem. Por mendojmë se kjo sjellje VMRO-DPMNE nuk i zgjidh problemet në Maqedoni. Kryeministri i atëhershëm dhe aktual theksonte se nuk e njihte këtë letër duke e quajtur të pavlefshme. Sot nga ajo letër, nga gjithsej 5 pika, 4 janë realizuar. I uroj edhe Ahmetit edhe Gruevskit, pasi realizuan atë për çka ranë dakord. Por pse duhej 2 vjet që Gruevski të theksonte se kjo është një cop letër e cila nuk është madje as e firmosur", deklaroi Radmilla Sheqerinska, kryetare e LSDM-së.

"Një nga pikat bazë të marrëveshjes së koalicionit me VMRO-DPMNE-në është edhe miratimi i ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Jemi të vetëdijshëm se ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe nuk është një ligj ideal i cili i përmbush të gjitha nevojat dhe kërkesat apo aspiratat e shqiptarëve por ky është një ligj që sado kudo avancon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Do të kemi komunikim zyrtar të qeverisë me parlamentin dhe do të kemi përdorim apsolut në parlament", u shpreh Tahir Hani, kryetar i Grupit Parlamentar të BDI-së.

Ligji për përdorimin e gjuhëve u kthye sërish për miratim para deputetëve pas refuzimit të presidentit për dekretimin e këtij akti juridik.

Alsat
 
Maqedoni, 40 të burgosur në pritje për amensti

Plot 40 të burgosur në Institutit Ndëshkues-Përmirësues (INP) Idrizovë me rastin e festës së 8 shtatorit kërkojnë amensti nga presidenti maqedonas, Branko Cërvenkovski.

Ky veprim është i nxitur nga vendimi i presidentit për abolimin e zyrtarit të lartë të LSDM-së, Zoran Zaev.

Në një konferënc për media drejtori i INP Idrizovë, Mile Mlladenovski, tha se për herë të parë që nga pavarësia e shtetit në këtë formë, të burgosurit kërcënohen dhe paralajmërojnë grevë urie dhe nuk do të punojnë në të gjitha punët vitale dhe specifike në Institutin.

"Ky reagim mund të sjellë deri në pasoja të padëshirueshme lidhur me mirëmbajtjen, rendin dhe displinën në INP Idrizovë. Puna mund të bëhet shumë serioze. Megjithatë, ne në kontinuitet i përcjellim ngjarjet, dhe kryhen bisedime intensive me personat e bugorsur dhe tani për tani gjendja është stabile", deklaroi Mlladenovski.

Të burgosurit, kërkesë me përmbajtje të njejtë i kanë drejtuar edhe Qeverisë së Maqedonisë, në të cilën thuhet se në këtë mënyrë janë përcaktuar për shkak të vendimit të presidentit Cërvenkovksi si reagim i abolimit të kryetarit të Strumicës Zoran Zaevit.


Shekulli
 
Veles, pritet hapja e paraleles së parë në gjuhën shqipe​

Në qytetin e Velesit në Maqedoninë Qendrore do të hapet paralelja e parë e gjimnazit me mësim në gjuhën shqipe. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë, pas një takimi me kryetarin e komunës së Velesit, Ace Kocevski.”Në takim është arritur marrëveshje që paralelja me mësim në gjuhën shqipe në gjimnazin “Koço Racin” të fillojë me punë në shtator, ndërsa për këtë qëllim do të shpallet konkurs për pranimin e mësimdhënësve shqiptarë”, thuhet në komunikatën e kësaj ministrie.
Këshilli i prindërve shqiptarë refuzoi vendimin e mëparshëm të Ministrisë së Arsimit që nxënësit shqiptarë për të vijuar arsimimin e mesëm të udhëtonin në qytetet tjera.
Banorët shqiptarë të Velesit dhe rrethinës numërojnë mbi 10 për qind nga numri i përgjithshëm i popullësisë. Shumica e shqiptarëve jetojnë në fshatrat Buzallkovë, Jabollçishtë, Slivnik dhe Klukovec.


Balkanweb
 
Shtatë vjet Marrëveshja e Ohrit

Sot mbushen shtatë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes kornizë, e cila i dha fund konfliktit disamujor në Republikën e Maqedonisë në vitin 2001.

Dokumentin, pas harmonizimit disaditor në Ohër, në Shkup e nënshkruan presidenti i atëhershëm i shtetit Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm dhe njëherit lider i VMRO-DPMNE-së Lupço Georgievski dhe liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, i PDSH-së Arben Xhaferi dhe i PPD-së Imer Imeri. Në cilësinë e garantëve, dokumentin, i cili është i njohur edhe si Marrëveshja e Ohrit, e nënshkruan edhe përfaqësuesit e posaçëm të BE-së dhe SHBA-së, Fransoa Letoar dhe Xhejms Perdju.

Profesorët e Fakultetit të Drejtësisë, Vllado Buçkovski dhe Lubomir Fërçkovski, të cilët morën pjesë në përgatitjen e Marrëveshjes kornizë, shtatë vjet nga miratimi i saj, për MIA-n vlerësojnë se, praktikisht njëqind për qind janë kryer detyrat normativo-juridike, të cilat dalin nga ai, por që pason implementimi i tërësishëm i tyre në praktikë.

Sipas profesorit Popovski, Marrëveshja është formë e shkëlqyer e sofistikuar e zgjidhjes së problemeve që i kishte Republika e Maqedonisë si shoqëri multietnike dhe si shtet me model të vendosjes parlamentare, në të cilin janë majorizuar komunitetet minoritare në sferën e interesave themelore të identitetit të tyre edhe në nivel lokal. Në bazë të kësaj baze ato bashkësi kanë qenë jashtëzankonisht të diskriminuara në sferën publike, në arsim, administratë, financat dhe fondet publike, punësimet etj", thotë Popovski.

Marrëveshja e Ohrit, sipas tij, është koncept i suksesshëm edhe pse e sendërtoi pajtimin e komunitetet minoritare dhe të asaj maqedonase nëpërmjet reformës në sistemin kushtetues dhe juridik. Me këtë është gjetur rrugëdalje në drejtim, në të cilin shumë vende evropiane bashkëkohore në mënyrë parandaluese i zgjidhin problemet e natyrës etno-kulturore me prag të lartë të ndjeshmërisë për ato probleme nëpërmjet politikave të tyre në nivel lokal dhe qendror, me të cilat amortizohen problemet dhe presionet e atij plani.

Në krahasim me vitin 2001 kanë ndryshuar shumë punë, mes tjerash, është rritur përqindja e përfaqësimit të etnitetit shqiptar në administratën publike dhe shtetërore edhe atë nga dy përqindët e atëhershëm gjegjësisht katër për qind në afërsisht 17 për qind. Me vazhdimin e këtij procesi shpejt do të arrihet barazi faktike, ndërsa kjo do ta barazojë karakteristikën e shoqërisë me karakteristikën e shtetit. Me miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, madje, konsideron Popovski, ndahet normativa e Marrëveshjes së Ohrit.

Në pjesën e përdorimit të gjuhëve, sipas tij, mundësia për shfrytëzimin e gjuhës dhe alfabetit të komunitetit pakicë ku këtë gjuhë e flet së paku 20 për qind e popullatës, siç është e shkruar me ligj, megjithatë, në praktikë realizohet në përqindje të vogël për shkak të mungesës së kushteve teknike, financiare dhe kadrovike, ndërsa ky rast është edhe në arsim.

Në vlerësimin e tij për Marrëveshjen e Ohrit, profesor Fërçkovski nënvizon se në praktikën politike, ajo është një prej marrëveshjeve më të suksesshme të brendshme në tërë rajonin, edhe i arritur me garantues ndërkombëtarë. Marrëveshja kornizë, shton, edhe nga ekspertët ndërkombëtarë është vlerësuar si marrëveshje e cila ndërton shtet, e jo rindërton për dallim nga seria e marrëveshjeve të tjera si ajo e Dejtonit, nëpërmjet marrëveshjes për Sllavoninë Lindore, kosovare etj. Ai e nënvizon faktin se Marrëveshja tregoi se Maqedonia ka institucione që ta absorbojë konfliktin në praktikën institucionale, për shkak se me sukses është përputhur në Kushtetutën e ekzistuese. Disa vendime të miratuara janë të mëdha, por, megjithatë ishin një pjesë e vogël e Kushtetutës, thotë Fërçkovski.

Lidhur me tre vendimet themelore, të cilat janë çelsi i Marrëveshjes kornizë - përhapja e përdorimit të gjuhëve të bashkësive etnike të cilat janë minoritete, procedura e garantuar e miratimit të ligjeve siç është shumica e badenterit, demokracia lokale dhe sistemi rekrutues i pjesëtarëve të bashkësive minoritare në administratën shtetërore, edhe ai me qëndrim se Marrëveshja në pjesën më të madhe është realizuar.

"Mbetet çështja, të cilën partitë politike vendosën të përfshihet në ligj të posaçëm, ajo është ligji për gjuhët. Nevojitet të standardizohet edhe sistemi i rekrutimit të kuadrove në administratën shtetërore, për shkak se rezultat më të keq në gjithë Marrëveshjen kornizë ka treguar fushata për rekrutim në bazë politike, e cila u shndërrua në kundërshtim me vetëveten", tha Fërçkovski.

Sipas tij, kjo duhet të rregullohet me standardet ndërkombëtare për punësim në burokracinë shtetërore, të cilët në vend të parë do ta vendosin aftësinë profesionale, e pastaj kombësinë etnike.

Marrëveshja e Ohrit, shtoi ai, më së paku çka duhet është që Maqedoninë ta sjellë deri në hyrjen e BE-së ku standardet e Evropës pastaj do të vazhdojnë dhe do të tërheqin drejt stabilizimit të të drejtave minoritare. Por, deri atje, thekson, Marrëveshja nuk guxon të preket, e as të problematizohet.

Sa i përket Ligjit për përdorimin e gjuhëve - kufijtë e saj janë përpunim i Marrëveshjes së Ohrit, e jo ndryshimi. Ligji mundet që në mënyrë horizontale ta zgjerojë përdorimin e gjuhës, por jo edhe të mundësojë zbatimin e saj në Qeveri, në Kuvend dhe në nivel kombëtar, konsideron Fërçkovski.

Depërtimi i Marrëveshjes së Ohrit, sipas tij, është bërë në dy pika për shkak të oportunizmit politik. I pari është njohja e Universitetit të Tetovës krahas ekzistimit të Universitetit të Shtulit, i cili pas katër deri pesë viteve të financimit privat duhej të vazhdojë të funksionojë me mbështetjen e shtetit.

Depërtimin e dytë e ka bërë Qeveria e Buçkovskit me dygjuhësinë tek pasaportat, sepse siç tha, dokumentet e udhëtimit e shprehin përkatësinë e qytetarit ndaj shtetit, e jo edhe përkatësinë e tij etnike siç është rasti me letërnjoftimet.

"Këto dy depërtime nuk shkaktuan pasoja të mëdha, por mund ta parashtrojnë pyetjen pse vetëm në këto pika të depërtohet Marrëveshja. Për ne është më me rëndësi ai të respektohet ashtu siç është, më së paku deri në hyrjen në BE", vlerëson profesor Lubomir Fërçkovski.

Zëvendës-kryetari i Qeverisë së re i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes kornizë, Abdylaqim Ademi pas hyrjes në funksion paralajmëroi se do të bëjë ekspertizë të ligjeve tashmë të miratuara të ndërlidhura me Marrëveshjen dhe sa ato zbatohen në praktikë.

"Duam të shohim sa këto lidhje kanë arritur deri te qytetarët apo nëse e kanë arritur qëllimin për shkak së cilës janë miratuar. Do të bëjmë edhe prerje se sa është përfaqësimi i drejtë i të gjitha komuniteteve etnike në të gjitha institucionet e shtetit. Duam ta analizojmë mirë procesin e decentralizimit dhe nëse dhe sa këto tri sfera, si dhe disa të tjera që janë përmbajtur në Marrëveshjen kornizë janë implementuar në praktikë", deklaroi Ademi.

Ai pret në katër vitet e ardhshme të rrumbullaksohet edhe përfaqësimi i drejtë dhe përkatës i të gjitha komuniteteve etnike, ndërsa në dorë më të vogël të jenë në mënyrë cilësore të hapura të gjitha kapitujt e pazgjidhura nga Marrëveshja, ndërsa në drejtim të zgjidhjes së tyre të tërësishme. Për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit do të sigurohen mjetet e nevojshme nga buxheti shtetëror", thotë zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi.

Shtatëvjetori i Marrëveshjes kornizë sot do të shënohet me solemnitet në hotelin "Holidej In" që do ta organizojë Sektori qeveritar për zbatimin e Marrëveshjes. Në bashkëpunim me Institutin për studime politike dhe interkulturore në "Stoun brixh" do të mbahet tribunë e titulluar "Marrëveshja e Ohrit - përvoja, sfidat dhe perspektivat".

alsat-m
 
Shtatë vjet Marrëveshja e Ohrit



alsat-m

......Shtate vjet nga nenshkrimi i kapitullimit nga ana e shqiptareve te Ilirides :(
 

......Shtate vjet nga nenshkrimi i kapitullimit nga ana e shqiptareve te Ilirides :(

nuk do e quaja kapitulim.kane ndryshuar gjerat.ndoshta jo shume por besoj qe shkojne nga me e mira........te drejtat tone ndryshojne nga ato te para 7 viteve - se paku ne si qytetar i verejme.....Edhe pse them qe duhet edhe shume pune - duhet ''paguar'' ai gjaku i deshmoreve
 
Maqedonia do ta njoh kosoven ne shtator??????

Maqedonia do të njohë pavarësinë e Kosovës në muajin shtator, kanë bërë të ditur për gazetën “Lajm” të Maqedonisë burime të larta nga Qeveria e këtij vendi.
Burimet e njëjta, sipas kësaj gazete, nuk kanë mundur të tregojnë se cila është data kur Shkupi zyrtar do të njohë Kosovën, por kanë bërë të ditur se kjo njohje do të bëhet në shtator – kur edhe pritet që një numër i madh i shteteve të reja do ta njohin shtetin e Kosovës.

Para disa ditëve edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Abdylaqim Ademi deklaroi se Maqedonia shumë shpejt do të njohë Republikën e Kosovës. Pavarësia e Kosovës e cila u shpall para 6 muajve deri më tani është njohur nga 45 shtete, kryesisht vende anëtare të Bashkimit Evropian si dhe të NATO-s.

Maqedonia deri më tani ka hezituar të njohë shtetin më të ri të botës nën arsyetimin se do të udhëhiqet nga interesat e saj nacionale dhe shtetërore. Një ndër shkaqet pse është vonuar njohja e Kosovës sipas disa informacioneve ka qenë demarkacioni i kufirit me Kosovën si dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni të cilat u mbajtën me 1 qershor. (Lajm)
 
Maqedoni, 6 mijë nxënës të paregjistruar në shkollë

Në Maqedoni edhe pse këtë vit filloi aplikimi i ligjit të ri për arsimim të mesëm të detyrueshëm, rreth 6 mijë nxënës nuk janë të regjistruar.

Me ligjin e ri për arsim të mesëm në Maqedoni, shkolla e mesme është e detyrueshme për çdo nxënës dhe në rast se ata nuk vijojnë shkollimin, atëherë Inspektoriati i Arsimit nga shtatori do të shqiptojë dënime për prindërit që kapin një shifër prej 1 mijë euro dhe masa të tjera sanksionuese.

Siç paralajmëroi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, 20 gushti është afati i fundit për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme dhe për të gjithë ata që akoma nuk janë regjistruar. Kjo ministri bëri të ditur se do të kërkojë nga shkollat fillore të gjitha listat e nxënësve që kanë ngelur të paregjistruar në shkollat e mesme.

Sipas Ministrisë së Arsimit në tërë vendin kanë ngelur edhe 12.030 vende të lira në shkollat e mesme. Me qëllim të implementimit të ligjit të ri për arsim të mesëm, Qeveria ka siguruar mjete për librat, transportin e nxënësve dhe pajisjet e tjera për fëmijët që janë me asistencë sociale.(INA)
 
img4829ac7ce320b.jpg
PPD nuk është çregjistruar nga regjistri qendror


Partia për Prosperitet Demokratik, përmes një komunikate për media informon opinionin e gjerë publik se sipas informatave të tyre Partia për Prosperitet Demokratik nuk është e çregjistruar nga regjistri qendror i partive politike.

Sipas informatave të kësaj partie Gjykata ka kërkuar vendim nga organi kompetent që në këtë rast është Konferenca për të bërë çregjistrimin e PPD-së nga regjistri qendror.

Me këtë rast përmes komunikatës apelohet Gjykata Themelore në Tetovë që të mos pranojë asnjë dokument i cili do bëjë çregjistrimin e PPD-së pasi që i njëjti do të paraqesë shkelje ligjore dhe falsifikim.

Në komunikatë thuhet se Kryesia Qendrore e PPD-së bashkë me të gjitha degët e saj është në konsultim e sipër për mbajtjen e Kuvendit Qendror, i cili do të pasojë shumë shpejt si dhe organizimin e Konferencës së partisë që do të jetë menjëherë pas mbajtjes së Kuvendit.

Me këtë aktivitet politik u tregua qartë se Partinë për Prosperitet Demokratik nuk mund ta fshijë nga skena politike asnjë politikan sepse PPD-ja është parti e cila është krijuar nga vetë populli dhe për atë mund të vendosë pikërisht anëtarësia, simpatizantët dhe i gjithë populli shqiptar në Maqedoni, thuhet në komunikatën e Partisë për Prosperitet Demokratik.

Ata bëjnë apel deri të anëtarët dhe simpatizantët e PPD-së që të jenë të sigurt se PPD-ja jo vetëm që nuk mund të fshihet nga skena politike por ajo do të kthehet edhe më fuqishëm për të mbrojtur dhe artikuluar interesat e shqiptarëve në Maqedoni.
 

Aksioni policor shqetësoi banorët e lagjes Shkup Veri


Dëshmitarët okular thonë se njësiti policor ALFA ka shtënë më armë gjatë ndjekjes së një veture me targa të Kosovës, por policia mohon të ketë përdorur armët në aksion.

Skena filmi të shtëna dhe ndjekje veturash kanë zgjuar nga gjumi në orët e hershmë të mëngjesit banorët e lagjes Shkup- Veri. Njësitet policore Alfa duke ndjekur një makin të tipit Golf 2 me targa të Kosovës kanë shtënë ndaj veturës ku, sipas dëshmitarëve gjendeshin tre persona. Në të flitet se gjendej edhe i shumëkërkuari Hamdi Bajramovski i njohur si komandant Breza ndaj të cilit MPB ka lëshuar fletarrest që nga 23 shtatori i vitit 2003. Ndërsa xhirimet që po ndiqni janë regjistruar me telefon celular.

Pikërisht këtu rreth orës 5 të mëngjesit pjestarët e njësitit Alfa tentuan të arrestojnë Hamdi Bajramovskin i njohur si komandant Breza i dyshuar së fundmi edhe për pengimin e procesit zgjedhor me 1 Qershor. Pas disa të shtënave policia arriti të ndalojë veturën e tipit Golf 2 me targa të Kosovës në të cilën gjendej Breza dhe dy persona të tjerë. Por vetëm kaq të gjithë arritën të arrateseshin.

Policia mohon të ketë pasur të shhtëna dhe thotë se pjestarët e njësitit Alfa kanë ardhur në vendngjarje për të siguruar vendin ku do të bëhej ekpsertiza nga aksidenti.

"Tash për tash nuk kemi informatë për të shtëna armësh, vetëm është paraqitur një aksident rrugor në atë pjesë të Shkupit, kur një pjesë e njësitit mobil ka shkuar në vend ngjarje me qëllim sigurimin e kushteve për të kryer ekpertizë", thotë zëdhënës i policisë, Ivo Kotevski.

Mirëpo nga MPB konfirmojnë se personat që janë gjendur në makinën e tipit Golf 2 pas aksidentit janë arratisur nga vendi i ngjarjes. Ndërsa makina tani gjendet në MPB për ekspertizë të mëtejme dhe për të konfirmuar se pronë e kujt është. Sipas dëshmitarëve ocular të cilët nuk dëshirojnë të flasin para kamerës, thotë se i gjithë aksioni ka ndodhur shumë shpejt dhe i ka ngjarë filmave. Ata thonë se kanë qenë të tmeruar nga vetë krismat e armëve, po edhe nga britmat që janë dëgjuar gjatë koordinimit mes vete të pjestarëve të policisë.

Valmir Kuqi
 
PDSH: Letër ndërkombëtarëve për ligjin e gjuhës shqipe

Partia Demokratike Shqiptare ka njoftuar institucionet ndërkombëtare për shkeljen e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni me rastin e miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve. Në letrën e dërguar për institucionet ndërkombëtare, thuhet ndër të tjerash se qeveria e Maqedonisë një kohë të gjatë manifeston një politik provokuese në raport me kërkesat e shqiptarëve ashtu edhe në planin e jashtëm në raport me Greqinë, duke sforcuar idenë konfuze për trashëgiminë e vlerave historike të periudhës antike.

“Partia Demokratike Shqiptare me rastin e miratimit të ligjit për përdorim të gjuhëve, para disa ditësh, me qëllim të informimit për shkeljen flagrante të të drejtave të shqiptarëve për përdorim zyrtar të gjuhës shqipe të garantuar me Kushtetutë dhe me Marrëveshjen e Ohrit, përfaqësive diplomatike dhe konsullare në Republikën e Maqedonisë dhe institucioneve tjera u dërgoi tekstin e analizës së Ligjit për përdorim të gjuhëve, i përgatitur nga komisioni juridik i PDSH-së”- thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Letra e dërguar, siç nënvizohet, është vetëm një hap që merë PDSH-ja për të njoftuar faktorin ndërkombëtar për shkeljet që ju bëhen shqiptarëve me këtë ligj.


Dervina
 
LKSHI kërkon federalizimin e Maqedonisë

Përcaktimet tona, siç shkruan në këtë letër kreu i LKSHI-së Nevzat Halili, i bazojmë në të drejtën e natyrshme për barazi dhe liri.
Nevzat Halili në emër të Lidhjes Kombëtare Shqiptare të Iliridës ka dërguar një letre të hapur Parlamentit të Maqedonisë subjekteve politike në vend, Bashkimit Europian, OSBE-së dhe Ambasadës së SHBA-së dhe Shqipërisë me të cilën kërkon fillimin sa më të shpejtë të bisedimeve me institucionet shtetërore dhe ato ndërkombëtarë për redefinimin e Maqedonisë, si llojë federalizimi ose regjionalizim nacional që nënkupton funksionimin e dy republikave asaj të Iliridës dhe Maqedonisë. Përcaktimet tona, siç shkruan në këtë letër kreu i LKSHI-së Nevzat Halili, i bazojmë në të drejtën e natyrshme për barazi dhe liri të të gjithë popujve të botës së civilizuar të garantuara me deklaratat dhe rezolutat të posaçme të OKB-së.

ALSAT-M
 
Në Orizare u nderua komandanti Ismet Jashari


61.jpg

Bashkëluftëtari Ali Ahmeti tha se vepra e komandant Jasharit na bën krenar për të mos e harruar të kaluarën e dhimbshme.

Bashkëluftëtarë dhe personalitete të jetës politike nderuan në fshatin Orizare të komunës së Likovës komandantin legjendar të ushtrisë اlirimtare të Kosovës Ismet Jasharin i njohur si komandat Kumanova.
Për veprën dhe angazhimin e tij në luftën e Kosovës ku para dhjetë viteve ra dëshmorë komandant Kumanova folën bashkëluftëtarët e tij.
Bashkëluftëtari Ali Ahmeti tha se vepra e komandant Jasharit na bën krenar për të mos e harruar të kaluarën e dhimbshme. "Ata që harrojnë të kaluarën vërtet nuk dijnë ta kërkojnë të ardhme. Ne jemi gjenerata dhe brezi që kujtojmë histori të dhimbshme tonën, historin e kaluar, andaj përpiqemi me gjithë energjitë dhe kapacitetet që kemi ta ndërtojmë të ardhmen", shtoi Ali Ahmeti.
Komandant Ismet Jasharin e përkujtoi edhe bashkëluftëtari Haxhi Shala-Topi nga Kosova.
"Plagosja e Ismet Jasharit, e pasi i bëmë të gjitha mjekimet ai njeri ishte shumë i qetë më duket se neve na dhimseshin plagët e tij se sa atij personalisht. Pasi shkuam në shtëpin e Nuhi Mazrekut, edhe ai tash dëshmorë, filloi të qante, I thash Ismet çfarë ke tash pse qan kur të gjitha plaget dhe mjekimet u kryen e ti qan? Tha jam shum I lumtur qaj nga gëzimi pasi që erdhi dita që edhe une të derdhi pak gjak për këtë tokë", evokoi Shala.

Ismet Jashari iu bashkangjitë rradhëve UCK-së menjëherë pas fillimi të luftës në Kosovë duke lënë kështu familjen e tij në Zvicër ku edhe punonte. Ismet Jashari humbi jetën në Kleçk, Komuna e Malishevës më 20 gusht të vitit 1998. me rastin e 10 vjetorittë rënjes së Ismet jasharit në tetarin kombëtarë në Shkup mahet edhe një Akademi përkujtimore.

Valmir Kuçi
 
Grevë me uri e të burgosurvë në Idrizovë


Të burgosurit kërkojnë faljen e dënimit të nxitur nga hapi i fundit i presidentit Branko Cërvenkovski, i cili e amnistoi kryetarin e komunës së Strumicës, Zoran Zaev.

Rreth 1500 të dënuar janë hedhur në grevë urie në burgun e Idrizovës në Shkup. Ata kërkojnë të drejtën për amnisti, kërkesë kjo e nxitur nga hapi i fundit i presidentit Branko Cërvenkovski, pas amnistimit të kryetarit të komunës së Strumicës, Zoran Zaev. Ndërkohë grevistët kërkojnë që t'u lejohet që fundjavët t'i kalojnë në liri pranë familjarëve, ndërsa atyre që kanë vuajtur dy të tretat e dënimit t’u mundësohet lirimi me kusht. Gjithashtu të burgosurit kanë kërkuar që institucioni ku ata vuajnë dënimin të përmirësojë kushtet themelore, siç është higjiena dhe ushqimi. Këtij hapi të të burgosurve nga Idrizova, i janë bashkangjitur edhe të dënuarit nga Shtipi dhe Manastiri. Ndërkohë kryeministri Gruevski tha se të burgosurit janë inkurajuar nga hapat e presidentit Cërvenkovksi, dhe se qeveria nuk ka ndërmend të bëjë amnisti për askënd.

Kryeministri Nikolla Gruevski tha se të burgosurit janë të inkurajuar nga hgapi i fundit i presidentit Branko Crëvenkovski për flajen e kryetarit të Strumicës Zoran Zaev. "Kjo nuk ishte e nxitur nga Qeveria por përkundrazi se veprimet e Qeverisë në asnjë moment nuk kanë qenë inkurajuese për një hap të tillë.Inkurajuese për një hap të tillë është Cërvenkovski me faljen e Zaevit dhe nga këtu filloi e gjith puna", tha Gruevski. Sipas tij qeveria nuk ka në planë të amnistojë dikënd e as që dërgojnë sinjale për një gjë të tillë.


ALSAT-M
 
Në universitetet shtetërore 18.500 vende të lira​

Afati i parë për regjistrim në universitetet shtetërore në vitin shkollor 2008/09, në të cilat ka rreth 18.500 vende për studentë të rinj, është sot dhe të martën.

Në Universitetin "Shën Qirili dhe Metodi" në Shkup ka 8.950 vende të lira. Në Universitetin "Shën Klimenti i Ohrit" në Manastir ka 3.391 vende të lira. Për studentët me bashkëfinancim në Universitetin e Manastirit më i shtrenjtë është programi i studimeve për siguri dhe kontroll financiar, i cili kushton një mijë euro. اmimi më i ulët për bashkëfinancim në këtë universitet është 300 euro për studime trevjeçare për prodhimtari fermere.

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës ka vende për 3.340 studentë, ndërsa në Universitetin „Goce Delçev" në Shtip janë të lira 2.833 vende. Kompensimi për studentët e rregullt që do t`i financojë shteti këtu është 200 euro, ndërsa çmimi i bashkëfinancimit është 400 ose 500 euro.

Në fakultetet ku do të mbeten vende të lira, afati i dytë i regjistrimit është më 15 dhe 16 shtator. Sipas nevojës, në universitetet do të ketë edhe afat të tretë të regjistrimit më 6 tetor


Interesim i madh për t’u regjistruar në ndonjë fakultet

Në katër universitetet shtetërore të vendit filluan regjistrimet për 19 mijë e 434 vende të lira.

Në katër Univeristetet Shtetërore të vendit filluan regjistrimet për 19 mijë e 434 vende të lira. Rradhë të gjata për dorëzim të dokumenteve mund të vërehej para çdo sporteli në fakultetet e univeristetit të Shkupit ku ka gjithsej 8 950 vende të lira për regjistrim. Kusht për regjistrim këtë vit është matura shtetërore, ndësra në bazë të suksesit katër vjeçar do të bëhet edhe seleksionimi i kandidatëve nga komsionet e posaçme.

"Erdha të regjistrohem në fakultetin e drejtësisë. Ishte zgjedhja ime personale shpresoj se do të regjistrohem", thotë një nxënës.

Një nxënëse tjetër shprehet se ka ardhur të regjistroi fakultetin e drejtësisë sepse ka mbaruar shkollën e mesme të drejtësisë.

Ministri i arsimit ishte në fakultetin e shkencave natyrore për të parë se si shkonte regjstrimi. Atje këtë vit është rritur numri i vendeve të lira për regjistrim në drejtimin e informatikës ku sipas ministrit Stojanovski egziston deficit të kuadrit nga ky drejtim.

"Shpresojmë se me integrimin e tërësishëm të Universitetit Shën Kirili dhe Metodij në përputhje me ligjin e ri të arsimit të lartë do të rritet cilësia ndërsa do të ulen shpenzimet e Universitetit", deklaroi ministri i arsimit Pero Stojanovski.

Dekani i fakultetit të shkencave matematiko natyrore Jordanka Mitevska tha se ineteresim më të madh presin për drejtimin e informatikës dhe të biokomisë analitike. "Gjithsej në gjitha fakultetin pranojmë 845 në kuotën shtetërore ndërsa 1400 kemi gjithsej me vetë financim. Për informatikë kemi 150 në studimet tri vjeçare ndërsa për 200 në studimet katërvjeçare", shtoi Mitevska.
Në univeristetin e Tetovës ka gjithsej 3 340 vende të lira. Më shumë vende të lira ka në drejtimin e gjuhës angleze, pedagogjisë si në fakultetin e sapo hapur të mjekësisë. Atje regjistrimi do të zgjasë deri më 28 gusht; për dallim nga fakultetet e tjera të vendit ku regjistrimi vazhdon edhe të martën. Afati i dytë i regjistrimeve është 15 dhe 16 shtatori.

alsat-m​
 
Gruevski insiston në formulën e dyfishtë

Kryeministri Nikolla Gruevski nuk ka komentuar deklaratën e djeshme të ministres së Jashtme greke Dora Bakojani e cila tha se, “Gruevski me deklaratat e tij është duke tejkaluar çdo kufi”.

“Pozitat tona janë të qarta rreth çështjes së emrit dhe nuk do të merremi me deklaratat e askujt”, ka thënë sot kryeministri Gruevski.

“Ne jemi plotësisht të fokusuar në zgjidhjen e kësaj çështje që është me rëndësi të veçantë për ne, e jo në përplasjet me palën tjetër. Atë që kisha për të thënë e thash, nuk do të kisha komentuar zonjën Bakojani dhe askënd tjetër në Greqi”, deklaroi kryeministri.

Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojani dje deklaroi se, “deklaratat dhe provokimet e zotit Gruevski kalojnë çdo kufi. Kjo e vërteton pozitën të cilin ai e zgjodhi ta ketë. Zoti Gruevski bën gabim të madh. Përgjegjësia për bllokimin e negociatave dhe rrugës evropiane dhe euro-atlantike të vendit të tij do të bjerë vetë mbi të”, porositi Bakojani. Ditë më par kryeministri Gruevski gjithashtu akuzoi Ahhinën se me çdo kusht dëshiron ta pengoj procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit dhe për këtë të fajësojë Maqedoninë. Pas raundit të fundit të bisedimeve të ndërmjetësit Nimic, kryeministri Gruevski konfirmoj edhe një herë se për Maqedoninë kompromis i vetëm për zgjidhjen e çështjes së emrit është formula e dyfishtë, një emër për botën dhe tjetër që do të përdorej në marrëdhëniet dy palëshme me Greqinë.

:espuls: kjo per Gruevskin qe ende e zgjat qeshtjen e emrit
:
alsat-m​
 
Ishallah nuk gjan zgjidhje edhe ndahet MKD:D ju i bashkoheni KS :kercim:ata tjerit bullgaris e tj etj kujt i takojn LOL
 
Ishallah nuk gjan zgjidhje edhe ndahet MKD ju i bashkoheni KS ata tjerit bullgaris e tj etj kujt i takojn LOL

heheheh suri na e shpifi mo me kete emrin..na bohet shume i forte Duhet me i hi ja dy - tre - kater shpulla dikush ktij nashta e kthjellin pak :D
 
Bakojani: Greqia do t'i bllokojë negociatat e Maqedonisë për në BE
Shefja greke e diplomacisë Dora bakojani sot konfirmoi se Greqia definitivisht do ta bllokojë fillimin e negociatave të Bashkimit Evropian me Maqedoninë.

"Nënkuptohet, ne thamë dhe ata e dinë se perspektivë evropiane dhe evroatlantike nuk mund të ketë nëse nuk zgjidhet çështja për emrin, e cila është bazë për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore", deklaroi Bakojani, duke u përgjigjur një pyetjes gazetareske të mediumeve greke.

Ajo shtoi se "Greqia nuk do të lejojë që politika e jashtme t'i maqedonizohet, meqë ekzistojnë edhe shumë çështje më të rëndësishme".

"Me sjellje të tillë nuk mund të gjendet zgjidhje dhe përgjegjësi për bllokimin e perspektivës evropiane të Shkupit, ka Nikolla Gruevski", shtoi Bakojani. /

alsat-m
 
Maqedoni, qeveria pengon përkujtimin e Nënë Terezës

Drejtoresha e Institutit "Pjetër Bogdani" në Shkup , Mirushe Hoxha shprehë keqardhje për faktin që nuk është në gjendje ta realizojë në mënyrën e planifikuar: me një akademi shkencore e solemne përvjetorin e Nënës Terezë. Sipas saj shkaku eshte bllokimi i buxhetit të Institutit nga ana e MASH-it.

Sipas saj, Ministria e Arsimit pa asnjë arsyetim juridik ka bllokuar buxhetin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

“Më datë 26 gusht shënojmë ditëlindjen e Nënës Terezë (26.08.1910). Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup kërkon ndjesë opinionit të gjerë që këtë datë me simbolikë të posaçme për gjithë njerëzimin, sidomos për shqiptarët, nuk është në gjendje ta shënojë në mënyrën e planifikuar: me një akademi shkencore e solemne në frymën e Nënës Terezë, shkaku i bllokimit të buxhetit të Institutit nga ana e MASH-it pa kurrfarë arsyetimi juridik”, thekson Hoxha.

Ajo thotë se Koalicionit VMRO-DPMNE - BDI po diskriminon veprimtarinë e Institutit të Trashëgimisë Shqiptare në Maqedoni.


G.shekulli*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top