Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
Nga mbikërqyrja kibernetike tek mediat sociale: 10 parashikimet e shkrimtarëve futuristë, që sot janë vërtetuar
Nga Nostradamusi deri tek seriali i animuar “The Simpsons”, ka pasur qindra e mijëra parashikime mbi shumëçka, nga pushtimi i hapësirës deri tek ndryshimet klimatike. Më poshtë po rendisim veprat e 10 shkrimtarëve dhe studiuesve, që në kohë të ndryshme kanë parashikuar me një saktësi të çuditshme atë që tashmë ka ndodhur. Xhorxh Oruell dhe mbikëqyrja kibernetike Dystopianët letrarë kanë parashikuar prej kohësh një kontroll elitar të masave të gjera, dhe përdorimin e një teknologjie përçarëse. Njëri prej tyre është “Big Brother” i imagjinuar në romanin “Viti 1984” të shkrimtarit britanik Xhorxh Oruell, shkruar në vitin 1948. Vepra e tij përmban parashikime të shumta gjeopolitike, socio-ekonomike dhe strukturore për botën e sotme. Dhe...
ECPAT International dhe CRCA/ECPAT Shqipëri kanë publikuar raportin “Shqipëria: Shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime seksuale”, i cili është raporti më i fundit ndërkombëtar, që fokusohet tek evidentimi i rreziqeve që ekspozojnë fëmijët në trafikim, shfrytëzim seksual, pornografi dhe turizëm seksual. Raporti u prezantua edhe në kuadër të Ditës Europiane kundër Trafikimit të Personave, duke sjellë një realitet shqetësues për fëmijët në Shqipëri, të cilët vijojnë ende të jenë viktima të shfrytëzimit seksual dhe trafikimit në vendet fqinje si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqi, apo vendet e BE-së si Italia, Holanda, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar. Raporti “Treguesit e Përgjithshëm të Vendit, Shqipëria: Shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime...
Deliron Basha: Do vijnë plehra nga jashtë, njësoj si mbetjet kimike të Ilir Kullës!
Deliron Basha: Do vijnë plehra nga jashtë, njësoj si mbetjet kimike të Ilir Kullës! Pas publikimit të fakteve mbi lidhjet e hershme me monopolet e trajtimit të mbetjeve në kohën kur drejtonte bashkinë Tiranë dhe dokumentit për ndërtimin e një impjanti që “do të groposte kazanët e kontenierët nëntokë”, kreu i PD-së ka shkuar në një “shkallë më lart” të delirimit. Në daljen e tij publike tek Arjan Çani, ai u bë “homolog” me përpjekjen e ish-këshilltarit të Ilir Metës, Ilir Kulla, i cili arriti të publikoi në një portal fantazëm në Itali, një fakenews për gjoja ardhjen në Shqipëri të një ngarkese të madhe me mbetje toksike. Fake news që u zbulua nga hetimi i Drejtësisë Italiane, që zbërtheu të gjithë skemën e publikimit të tij për të...
A janë të vërteta “përvojat afër vdekjes”?
Nga John Martin Fischer Ekziston një arsye në mesin e shumë të tillave, pse përvojat afër vdekjes, ngjallin frikë tek njerëzit: Ato duket se na japin një pamje të “Syrit të Zotit”, mbi atë që ekziston përtej botës që njohim. Ato na çojnë në skajin e Universit. Teksa nuk është saktësisht një term shkencor, shumica prej nesh kanë një kuptim të dakorduar mbi atë që do të thotë termi “përvojë afër vdekjes” (Neart Death Experience, NDE). Sigurisht, një NDE zhvillohet në një “kontekst pranë vdekjes”, pra në një situatë në të cilën jeta e një personi është në rrezik. Shumica e atyre që i kanë studiuar apo diskutuar ato që mund të quhen NDE, thonë se përvoja duhet të ndodhë kur individi nuk është i vetëdijshëm. Dhe ka një numër të...
Pse disa njerëz i kundërshtojnë ligjet që shpëtojnë jetë?
Nga William Park Vënia e rripit të sigurimit në makinë apo mbajtja e maskës në fytyrë dihet se shpëton jetë. Por pse disa njerëz refuzojnë ende t’i zbatojnë këto masat, dhe madje protestojnë kundër ligjeve që i imponojnë ato? “Unë thjesht e urrej”- u shpreh një grua kur u pyet pse nuk pranon ta mbajë. “Unë mendoj se pavarësisht nëse je burrë po grua, kjo është diçka imponuese”- përgjigjet burri pranë saj. “Jam përgjegjës për veten time, ju nuk mund të më tregoni se çfarë duhet të bëj”- shton ai. Ky është arsyetimi tipik që mund të prisni të dëgjoni nga protestuesit që refuzojnë të mbajnë maska në ambiente publike gjatë pandemisë. Kundërshtimi i tyre nuk ka të bëjë vetëm me komoditetin, apo edhe skepticizmin nëse mund të shpëtojnë...
Vala e dytë pushton Evropën
Franca Franca ka thënë se mund të detyrohet të vendosë izolime të reja, Italia pritet të ndalojë festat private dhe bizneset në Republikën Çeke po kërkojnë mbështetjen e shtetit për të lehtësuar ndikimin e kufizimeve të reja, ndërsa vala e dytë e Covid-19 në Evropë, vazhdon të intensifikohet. Kryeministri francez, Jean Castex, të hënën u bëri thirrje njerëzve të kufizojnë grumbullimet në shtëpitë e tyre, duke thënë se shtimi i fundit i infeksioneve të reja në vend po fut sistemin spitalor në një mbingarkesë gjithnjë e më të madhe. Presidenti Emmanuel Macron do t’i drejtohet kombit të mërkurën për veprime të mundshme të mëtejshme, për të luftuar koronavirusin. “Nëse gjatë dy javëve të ardhshme shohim që treguesit përkeqësohen, nëse...
Kosto e Jetesës në Shqipëri
Si ka ndikuar pandemia në çmimet e konsumit dhe me gjerë? A është Tirana një qytet i lirë apo i shtrenjtë? Indeksi i Çmimeve të Konsumit, për muajin gusht u fiksua në 2.1%, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave. Diferencën, edhe gjatë këtij muaji e bënë produktet e shportës ushqimore.“Në vlerësimet e çmimeve të konsumit të nxjerra nga INSTAT për muajin gusht, ne vëmë re një rritje 1.3 për qind….. Grupet kryesore që patën rritje kanë qenëproduktet ushqimore, qira dhe lëndë djegëse”, shprehet Elton Alika, Drejtoria e Statistikave të sektorit real, INSTAT.Por si ndikuan muajt e izolimit nga pandemia tek familje? “Tendenca që është vënë re në çmime, sidomos në periudhën kulminante të pandemisë dhe deri më sot, ka qenë rritja e...
82-vjeçari Adriano Çelentano-të rinjve: “Ajo që bëni është çmenduri masive”
“Prandaj kemi një objektiv për të arritur. Ndoshta më i rëndësishmi i historisë. Sepse do të jetë ai i fitores. Dhe mënyrën si fitohet e dimë: duhet të respektojmë 100 përqind rregullat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Duhet ta bëjmë absolutisht. Përndryshe, ju djem dhe vajza që grumbulloheni, as nuk e keni idenë për atë që mund të ndodhë. Por unë kam besim tek ju!” Adriano Celentano ka botuar sot në faqet e tij në Instagram dhe Facebook «L’inessistante», një video e cila u drejtohet atyre të rinjve që nuk respektojnë rregullat e distancimit social, dhe ku, falenderon edhe një herë mjekët që na kanë mbajtur për dore deri këtu. “Hej vajza dhe djem, unë mendoj se është koha për të ecur përpara! Unë u drejtohem mbi të gjitha të...
Si të shmanget kaosi pas zgjedhjeve të 3 Nëntorit. Analiza e Madeleine Albright
Nga Madeleine Albright Shumë shpejt pasi mbërrita në Nju Jork si refugjate në moshën 11-vjeçare, unë u bëra një amerikane krenare dhe mirënjohëse. Më vonë, si diplomate e SHBA-së, unë promovova një model nëpër botë si institucionet demokratike amerikane dhe procesin e nderuar zgjedhor. Miqtë e mi të huaj, ishin dakord më këtë konstatim. Kur njerëzit shihnin SHBA-në, u pëlqente në përgjithësi ajo çfarë ndodhte këtu. Ato kohë të lumtura, duken sot shumë të largëta. Për shkak të marrëzive të një presidenti të llastuar dhe shumë arrogant, demokracia amerikane është zhvlerësuar dukshëm në sytë e botës. Duke ndjekur debatin e fundit midis Donald Trump dhe sfidantit të tij demokrat, Xho Bajden, mu duk sikur isha bllokuar brenda një vullkani...
Ja si do të funksionojë procesi i fiskalizimit
Procesi i fiskalizimit po fillon gradualisht zbatimin. Administrata Tatimore njofton të gjithë tatimpaguesit se, në e-Albania është publikuar Portali SelfCare, në versionin Test dhe Live. “Me fillimin e zbatimit të procesit të Fiskalizimit, aplikimi nëpërmjet këtij portali do të jetë i nevojshëm për të kryer procedurat e raportimit për Fiskalizimin nga të gjithë tatimpaguesit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve inkurajon të gjithë tatimpaguesit të njihen me portalin SelfCare, të përdorin versionin Test të tij dhe më pas të regjistrohen për të qenë përdorues, duke paraprirë në këtë mënyrë plotësimin e të dhënave të dosmosdoshme për procesin e Fiskalizimit, thuhet në njoftimin e tatimeve. Ndërkohë që, në versionin Live do të mund të...
Pirro Dhima: Jam grek i lindur në Shqipëri
Unë jam një grek i lindur në Shqipëri”, kjo ka qenë përgjigja që Piro Dhima i ka dhënë gazetares greke Elena Akrita lidhur me një artikull që kjo e fundit kishte shkruar për Agimin e Artë. Shtangisti ish-kampion bote, ka mbajtur qëndrim të fortë kundër organizatës arriti të hynte edhe në parlamentin grek. Por në një artikull të ditëve të fundit pasi Agimi i Artë u shpall ogranizatë terroriste, gazetarja e përshkruante Piro Dhimën si “kampioni ynë me origjinë shqiptare”. Por mesa duket Piro Dhima nuk e ka pritur mirë këtë përshkrim dhe ka replikuar menjëherë. “Më lejoni vetëm një korrigjim. Unë nuk jam me origjinë shqiptare, jam një grek i lindur në Shqipëri. Një fëmijë i pakicës. Sigurisht që besoj se është e paqëllimshme ajo që keni...
Vitet ’20/ Kur në Shqipëri u dhanë koncesionet e para për privatët
Për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria nisi të aplikojë në vitet ’20 ekonominë e tregut organizuar mbi baza kombëtare. Jetëgjatësia e shkurtër e qeverisë së Ismail Qemalit dhe më pas ndërhyrja e ushtrive italiane, franceze e austro-hungareze e kishin bërë të pamundur nisjen më herët të aplikimit të modelit ekonomik. Në fillimin e viteve ’20 kur vendi sapo kishte dalë nga lufta e kur ushtritë e huaja po largoheshin duke krijuar mundësinë e formimit të një qeverie të re, autoritetet ndërmorën hapat e parë për të mobilizuar kapitale për zhvillimin ekonomik të vendit. Të gjendur mes dy alternativave; marrjes së një kredie nga jashtë dhe dhënies së koncesioneve, rruga që u zgjodh ishte kjo e dyta. Shqipëria nuk arriti të sigurojë një...
Nga Ben Sixsmith Duket se është koha për një raund tjetër sulmesh ndaj konceptit të meritokracisë. Vetë termi u shpik nga një prej kritikëve të tij, Majkëll Jang, në librin e tij “Ngritja e meritokracisë”. Por herë pas here dikush do të synojë të lëshojë një shigjetë ndaj saj, sikurse bën Lani Ginier me librin e tij “Tiranizimi i meritokracisë”. Ky vit ka prodhuar shumë prej tyre. “Tirania e meritës” e Majkëll Sandel (pa asnjë lidhje me librin e Ginier) denoncon “arrogancën e meritokracisë”, ose “prirjen e fituesve për t’u mburrur deri në ekstrem me suksesin e tyre”. Në librin “Kulti i të zgjuarve” të Fredi de Bur, kritikohet ideja se rezultatet arsimore duhet të përcaktojnë të ardhmen e dikujt. Ndërkaq libri “Koka, dora, zemra” e...
Robin Krasniqi kampion i botës në IBO dhe WBA, mposht me nokaut pas tre raundesh gjermanin Boesel
Robin Krasniqi kampion i botës në IBO dhe WBA, mposht me nokaut pas tre raundesh gjermanin Boesel Robin Krasniqi ka arritur ta mposht Dominic Boesel për titullin e botës IBO dhe WBA. Boksieri ynë ka arritur ta mposht me nokaut Boeselin pas vetëm tre raundesh. Të dy raundet e para ishin të mira për Krasniqin, që tentonte të sulmonte gjermanin. Aty ai dha disa goditje të mira, por që kulmi erdhi në raundin e tretë. Fillimisht pas dy goditjeve të bukura ai e rrëzoi në nokdaun, ndërsa me të ngritur Boesel në këmbë, një kombin tjetër e rrëzoi përfundimisht në tokë gjermanin. Krasniqi bëhet shqiptari i parë kampioni i parë i botës. Ai do të mbajë titujt në IBO dhe WBA (përkohësisht). Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 6 humbje, prej tyre...
Kordoni sanitar atlantik
Në kapërcyellin midis shekullit të XIII-të dhe atij të XIV-të gjeografia e Europë Lindore kishte një pamje krejtësisht ndryshe nga kjo aktuale dhe ofronte një kuadër politik jashtëzakonisht të copëzuar, në të cilin po fitonin konsistencë me ngadalë ato forca që do të influenconin në mënyrë përcaktuese ndaj historisë së ardhshme. Rusia ishte një masë principatash, midis të cilëve Dukati i vogël i Moskës nuk kishte dalë akoma si bërthama e shtetit të ri rus. Mbretëria e Polonisë, që në shekullin e mëparshëm ishte katandisur në një pafundësi shtetesh të vogla, nuk përfshinte as Silezinë, as territoret balltike të Pomerelisë dhe në lindje mezi takonte me Galicinë. Bë brigjet e Balltikut, midis derdhjes së Vistulës dhe asaj të Nevës...
Poetja amerikane Louise Glück është bërë shkrimtarja e parë amerikane që fiton çmimin Nobel për letërsi në 27 vjet. Gluck, cituar për “zërin e saj poetik të pagabueshëm që me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën individuale universale”, është gruaja e 16-të që fiton ‘Nobelin’ dhe e para Amerikane që kur Toni Morrison mori çmimin në 1993. Këtë vit çmimi vlen 10 milion korona suedeze (957,671.53 euro). Ajo i akordohet nga Akademia Suedeze me 18 anëtarë, shkrimtarit që ata mendojnë se ka përmbushur kushtin e përcaktuar me fjalët disi të vrazhda të vullnetit të Alfred Nobel: të “ketë prodhuar në fushën e letërsisë veprën më të shquar në një drejtim ideal”. Pas gati tre vitesh me skandale, vëzhguesit kishin parashikuar që Akademia...
Historia e pazakontë/ Vajza e mitur merr shtëpi më qira, mbjell kanabis në vazo lulesh. Ja çfarë i tha policisë kur u zbulua
“Në lagjen time, në një pallat dyshoj se është mbjellë drogë”. Ky informacion i detajuar i përcjellë nga një informator policie ka rezultuar pikërisht i tillë, pasi antidroga ka bujtur në një pallat në rrugën “Reshit Çollaku” në kryeqytet. Aksionin e veçantë e detajon një burim i gazetës Si sipas të cilit pas kontrolleve të zhvilluara në katin e katërt të një pallati është konkluduar se në këtë shtëpi ishin mbjellë 10 rrënjë bimë kanabis sativa. Në procesverbalin e përpiluar menjëherë pas këtij zbulimi agjentët përshkruajnë se droga ishte mbjellë në vazo lulesh dhe se kishte një gjatësi 15 deri në 50 centimetër. Gjatë kontrolleve në banesë policia gjeti një qese me mbishkrimin trangull, brenda të cilës mbaheshin 29 qese farmaceutike të...
Ku fshihen paratë: BE publikon listën e parajsave fiskale
Këshilli Evropian ka përditësuar listën e parajsave fiskale, vende që garantojnë taksa të ulëta ose edhe zero, gjë që i kthen ato në një lloj strehe për evazionin fiskal. Anguilla, një territor britanik i vendosur në Karaibe dhe Barbadosi kanë hyrë në listë. Ndërsa kanë dalë Ishujt Kajman dhe Omani, sepse kanë miratuar reformat e nevojshme për të përmirësuar kornizën e tyre të politikës fiskale. Anguilla dhe Barbados u përfshinë në listën e BE pas raporteve të botuara nga Forumi Global mbi Transparencën dhe Shkëmbimin e Informacionit për Qëllime Tatimore, i cili uli vlerësimet e Anguillas dhe Barbadosit, përkatësisht, në “jo të pajtueshme” dhe “pjesërisht në përputhje me standardin ndërkombëtar për transparencën dhe shkëmbimin e...
Serbia i kundërpërgjigjet Shqipërisë me notë proteste
1 orë më parë Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka thirrur të mërkurën ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçkan për t’i dorëzuar një notë proteste lidhur me deklaratat e bëra gjatë takimit të të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë më 2 tetor në Tiranë, për heqjen e kufirit mes këtyre dy të fundit. “Deklaratat e tilla, të cilat përfshijnë bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe krijimin e një Shqipërie të Madhe, paraqesin një arsye të justifikueshme shqetësimi, si për Republikën e Serbisë ashtu edhe për vendet e tjera të rajonit të angazhuara për ruajtjen e stabilitetit dhe intensifikimin e bashkëpunimit në rajon”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme serbe. Aty thuhet se nota e protestës potencon...
Covid-19 i shpjeguar nga Clausewitz
“Lufta jonë e çuditshme” kundër kameleonit Gian Enrico Rusconi Eshtë përhapur ideja se pandemia në reagimet e veta politiko-sociale ka qenë si një luftë apo si një “pasluftë”. Vetë Mario Draghi ka thënë se kriza imponon “një ndryshim mentaliteti, si në kohëra lufte”. Por shumë studiues e hedhin poshtë analogjinë e pandemisë me një luftë, edhe nëse ajo nënkuptohet si “luftë e ftohtë”. Në vend që të kontestojmë apo mbështesim qëndrueshmërinë e këtyre pohimeve, le ta vëmë në provë analogjinë në fjalë me atë çfarë thoshte teoricieni klasik i luftës moderne, Carl von Clausewitz. Do të gjejmë konsiderata shumë interesante, edhe për ne sot. “Lufta është një kameleon i vërtetë, sepse në çdo rast konkret e ndryshon pak natyrën e vet; në...
Projeksioni i krizës ekonomike/ Shqipëria me rënien më të madhe në rajon
Gotën mund ta shohësh edhe gjysëm bosh edhe gjysëm plot, sipas këndvështrimit që zgjedh. Kështu sipas shifrave që u dhanë nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës, vendi i ka shpëtuar skenarit më të keq të krizës ekonomike që shkaktoi pandemia. Denaj ka komentuar raportin e fundit të INSTAT për rënien me 10.23% të ekonomisë shqiptarë në 3-mujorin e dytë të 2020, periudhë kur Shqipëria kaloi një karantinë dhe mbyllje totale prej COVID-19. “Tkurrja 10% e ekonomisë është negative, por është pak më mirë se sa skenarët negativë që kishte parashikuar qeveria” tha ajo. Duke përmendur skenarët negativë që e nxirrnin Shqipërinë me një rënie ekonomike në 3-mujorin e dytë prej 14-16%...
Nis krisja e opozitës? Ristani flet troç: Do doja që PD ta merrte pushtetin e vetme, pa LSI
Nis krisja e opozitës? Ristani flet troç: Do doja që PD ta merrte pushtetin e vetme, pa LSI Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani ka deklaruar hapur se do të donte që në zgjedhjet e ardhshme Partia Demokratike ta merrte e vetme pushtetin duke nënkuptuar se koalicioni me LSI nuk është aq i dëshiruar. "Unë besoj se kjo është pjesë e lojës demokratike dhe mënyrës si operojnë palët në një fushë parazgjedhore. Do kisha preferuar që PD ta merrte e vetme pushtetin por s'ka asgjë të keqe që forcat të bashkëveprojnë me njëra- tjetrën. Këtu nuk bëhet fjalë për aleancën e qelbësirave që u bë kur donin të rrëzonin Sali Berishën. Kjo është një aleancë politike që bashkëpunojnë për të bërë më të mirën. Por ne nuk i përkasasim të njëjtës...
Ish-kryeministri Sal iBerisha thyen heshtjen dhe flet hapur për vrasjen e ish-liderit të Dhjetorit, Azem Hajdarin. AI thotë se bashkë kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyera, por vrasja e tij i ka rrënjët te shteti i asaj kohë, (qeveria socialiste e Nanos). Berisha shprehet se me rigjykimin ku thuhet se do ta thërrasin dëshmitar, po tentohet një hakmarrje ndaj tij. Përgjegjës për këtë hakmarrje thotë Berisha është Edi Rama. Ish-kryeminsitri thotë se me këtë gjyq po tentohet një skenar sdi me atë të Dritan Dajtit, ku mund të nxirren nga burgu, vrasësi dhe bashkëpunëtori i Azemit. Kush i zhduku vrasësit e Azemit? “Kurrë Tropoja nuk njeh një bandë vrastare plaçkitëse si kjo bandë (Hakljat). Pasi kryen misionin ata duheshin zhdukur. I...
Jeta në një botë kaotike, pa superfuqi
Nga Pierre Haski Epoka post-amerikane është titulli i një libri nga gazetari i CNN Fareed Zakaria i botuar në vitin 2011, në të cilin autori shpjegonte se ndryshimi në botë nuk ishte për shkak të një rënie të pretenduar të Shteteve të Bashkuara, por për shkak të “ngritjes së të tjerëve “, domethënë Kina, India dhe kështu me radhë. Udhëheqja e SHBA, shpjegonte Zakaria, vazhdonte në të gjitha sferat: ekonomike, teknologjike, ushtarake dhe politike. Pothuajse një dekadë pas botimit, pas katër viteve të presidencës Trump, Zakaria mund t’i japë një kuptim tjetër titullit të librit të tij. Ndërsa “ngritja e të tjerëve” është ende e dukshme (veçanërisht ajo e Kinës), Shtetet e Bashkuara kanë bërë një tërheqje relative nga çështjet globale...
Bumi i apartamenteve luksoze, kush po i blen, ai ia vlen të investosh
Çfarë po ndodh me tregun e apartamenteve dhe vilave të shtrenjta, që kushtojnë deri në 4 mijë euro/m2. Pse po rritet oferta dhe kush po blen. A ia vlen të investosh në blerjen e një apartamenti për ta dhënë me qira? Sa është kthimi i investimit në vite në këto zona? Nga Dorina Azo Çmimet e shitjes së apartamenteve në zonat e reja rezidenciale në qendër të Tiranës, si ajo pranë Kullës së Sahatit dhe godinës të Presidencës, kanë arritur 3,500 – 4,000 euro/m², ndër më të shtrenjtat në rajon, bashkë me Beogradin. Aktorët kryesorë të agjencive imobiliare në vend pohojnë se interesi për shitjen e tyre është i lartë, edhe pse çmimet janë 20% më të shtrenjta krahasuar me ndërtimet e mëparshme në qendër. Pas ngjarjeve të tërmetit dhe...
Gjuha Arbëreshe bëhet zyrtare në rajonin e Abruzzos në Itali
Gjuha Arbëreshe bëhet zyrtare në rajonin e Abruzzos në Itali Këshilli rajonal i Abruzzos votoi sot njohjen e Arbërishtes si gjuhë zyrtare të pakicave në këtë rajon të Italisë. Presidenti Meta, me anë të një postimi në facebook, tha se i shpreh “Mirënjohje kryetarit të bashkisë arbëreshe të Villa Badessa, Simone Ballozo që inkurajoi dhe mbështeti konkretizimin e këtij vendimi tepër të rëndësishëm. Meta theksoi më tej se është e rëndësishme mbrojtja e promovimi i kësaj trashëgimie të jashtëzakonshme kulturore arbëreshe, njëherësh dhe pasuri e përbashkët e dy vendeve. “Me kënaqësi të madhe mora vesh lajmin se Këshilli Rajonal i Abrucos votoi sot njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare të pakicave në këtë rajon të Italisë. Mirënjohje...
Vdes nga Covid artisti i njohur shqiptar
Vdes nga Covid artisti i njohur shqiptar Skulptori i njohur Arben Bajo nuk e ka fituar betejën me COVID-19. Lajmi i trishtë është dhënë nga miqtë e tij në rrjetet sociale. Artisti Arben Bajo ndodhej i intubuar në spitalin Infektiv. Dje, miqtë bënë thirrje urgjente për gjak të grupit A negativ, të dikujt që e kishte kaluar koronavirusin. Arben Bajo ishte skulptor dhe pedagog te Akademia e Arteve, ndërsa ishin kolegët dhe studentët e tij që bënë apel për ta ndihmuar. Arben Bajo ka lindur në vitin 1967 në Gjirokaster, ka kryer liceun në Fier dhe studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë, (1988-1992). Ai ka hapur shumë ekspozita personale në Shqipëri dhe jashtë vendit. Gjatë gjithë krijimtarisë së tij Arben Bajo...
Mesazhi i Tejkohshëm i Morgan Freeman. Të kisha më shumë nuk ishte e mjaftueshme… Unë jam 80 vjeç dhe fatkeqësisht jam shtrirë në një krevat spitali. Kam miliona dollarë në bankë, por unë nuk mund të ble dot shëndet për të shpëtuar jetën time tani. Kam familjarë dhe miliona fansa në mbarë botën, por jam krejtësisht i vetëm tani. Unë e kam jetuar jetën time gabim dhe nuk dua që kjo gjë të të ndodhë edhe ty. Nëse ke dëshirë të më dëgjosh dhe të ndryshosh, unë mund të të ndihmoj ta ndryshosh të ardhmen tënde. Do të doja shumë që dikush të m’i thoshte këto gjëra edhe mua, kur isha në moshën tënde. Paraja nuk është vetë e ligë, pasi është thjesht një letër me njëfarë vlere që e përdorim për gjërat që na duhen. Por nëse paraja nuk është e...
LAJMI I FUNDIT – Nga e hena do te hyjm ne izolim total per 15 dite? Hoti: ‘Pas miratimit të buxhetit, nga e hëna izolim të plotë në gjithë Kosovën për 15 ditë?’ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas miratimit të rishikimit të buxhetit. Urime të gjithëve për miratimin e rishikimit te buxhetit. Falënderoj deputetët e koalicionit qeverisës dhe të opozitës, që me votën e tyre sot ia dhanë dritën e gjelbër Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, ku përfitues do të jenë qytetarët dhe bizneset. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas miratimit të rishikimit të buxhetit. Urime të gjithëve për miratimin e rishikimit te buxhetit. Falënderoj deputetët e...
Në thelb, historia mund të ndahet në dy pjesë:në atë që na pëlqen ta kujtojmë, dhe atë që përpiqemi vazhdimisht ta harrojmë. Ne britanikët kemi qejf të egledisemi pas miteve heroike të dy luftërave botërore, por jemi më pak të prirur të kujtojmë aspektet më të këqija të perandorisë, tregtinë e skllevërve, apo varfërinë degraduese që prekur jetën e aq shumë britanikëve të epokës viktoriane, sidomos në lagjet e Londrës Lindore. Disa nga këto histori janë harruar, pasi ato përzihen me narrativat më komode që ne ndërtojmë për të kaluarën tonë. Disa harrohen, pasi janë shumë të tmerrshme për t’u mbajtur mend. Atëherë, si do ta kujtojmë pandeminë e Covid-19? Ndërsa vendi është rihapur, dhe njerëzit janë dyndur pabeve apo plazheve, po zbulohet...
Tren i shpejtë nga Shqipëria/ BE merr rekomandimin për rrjetin e trenave, përfshihet edhe Kosova Instituti i Vjenës për studime ekonomike ndërkombëtare i ka rekomanduar Bashkimit Europian ndërtimin e një rrjeti linjash hekurudhore të shpejtësisë së madhe dhe në të parashikohet edhe përfshirja e Shqipërisë dhe Kosovës. Ky institute, një organizatë e pavarur jofitimprurëse ka bërë studime për tregjet dhe ekonominë e vendeve të BE dhe të kandidatëve për anëtarësim në union. Instituti kërkon që bashkimi europian të nisë të investojë në ndërtimin e një rrjeti hekurudhor të shpejtësisë së lartë nga 250 deri në 300 kilometra në orë që të lidhë metropolet si Berlini dhe Parisi edhe më vendet e Ballkanit, si Shqipëria apo Kosova. Linja që...
Nga Joschka Fischer Pandemia e Covid-19, po hyn në fazën e saj të dytë, teksa vendet po rihapin gradualisht ekonomitë e tyre, dhe po lehtësojnë, apo madje edhe po heqin masat e rrepta të distancimit social. Megjithatë, në mungesë të një terapie të efektshme, apo pasjes në dispozicion të një vaksine, rikthimi në “normalitet” do të jetë më shumë një aspiratë se sa një realitet. Më keq akoma, ai rrezikon të shkaktojë një valë të dytë infektimesh në nivel lokal dhe rajonal, dhe ndoshta edhe në një shkallë shumë më të madhe. Është e vërtetë: vendimmarrësit politikë, punonjësit e kujdesit shëndetësor, shkencëtarët dhe publiku i gjerë kanë mësuar shumë nga përvoja e valës së parë. Por ndonëse një valë e dytë infektimesh duket shumë e...
Studentja shqiptare në Londër që ‘hapi luftë’ në Ballkan për të njohur kufijtë e Kosovës
Nga Exit News Një studente shqiptare në Londër nxiti një betejë virtuale mes ballkanasve për të njohur kufijtë e Kosovës, që arriti të tërheqë vëmendjen e disave nga mediat më të mëdha në botë. Megi Cara, 20 vjeçe, nisi një peticion online, ku i kërkon kompanisë Apple ta paraqesë Kosovën si shtet më vete, pasi vërejti se ajo nuk ndahej nga Serbia me kufij ndërkombëtarë në aplikacionin Apple Maps. Peticioni u bë lajm në disa media lokale në shqip dhe në anglisht, derisa mbërriti edhe si një mesazh çasti nga Dua Lipa për ndjekësit e saj. Dua Lipa mori komente raciste, kërcënuese dhe fyese, kryesisht nga serbë dhe simpatizantë të Serbisë. Reagimi i saj i mëpasmë ndezi përfundimisht betejën virtuale: ajo postoi në Twitter të njëjtën hartë...
Joseph Stiglitz Edhe pse duket një shekull më parë, nuk ka kaluar shumë kohë që kur ekonomitë botërore filluan të ndalojnë prodhimin për shkak të pandemisë. Në fillim të krizës, shumica e njerëzve kishin parashikuar një rimëkëmbje të shpejtë, duke imagjinuar se ekonomisë i duhej thjesht një pushim. Pas dy muajsh kura dhembshurie dhe shumë para, ajo do të rikthehej atje ku kish qenë. Por ne jemi tani në korrik dhe shërimi i shpejtë është një iluzion. Ekonomia post-pandemike ka të ngjarë të jetë e dobët, jo vetëm në vendet që nuk kanë arritur të menaxhojnë përhapjen (si Shtetet e Bashkuara), por edhe në ato që janë mbrojtur mirë. FMN parashikon që deri në fund të vitit 2021, ekonomia globale do të jetë pak më e pasur sesa ishte në fund të...
Nga Francesca Coin Sociologu Keit Kan-Herris ka shkruar një nga librat më tërheqës për dukurinë e mohimit. “Negacionizmi: E vërteta e pashprehur (botuar në Britani në vitin 2018), bën dallimin midis mohimit dhe negacionizmit, mohimit si një ideologji dhe mënyrë jetese. Mohimi është një proces individual, që i referohet refuzimit psikologjik për të pranuar një fakt të përcaktuar si i vërtetë. Është një lloj procesi represiv, që i ngjan një përpjekjeje për të injoruar një të vërtetë të pakëndshme, për aq kohë sa kjo është e mundur. Nga ana tjetër negacionizmi, nuk shpërfill vetëm realitetin, por ndërton një alternativë. Në këtë kuptim, ai është një proces më i ndërlikuar, që vë në pikëpyetje pabarazitë dhe strukturat e pushtetit të...
Gjyqtari Brett Kavanaugh i jep një “zgjim” tronditës miliarderit liberal. Ditën e hënë SCOTUS-i dha urdhër të ri Aleancës së George Soros “Open Society International” lidhur edhe me aktivitetin e saj përtej kufirit. Aleanga për Shoqërinë e Hapur Ndërkombëtare ka marrë fonde federale për të luftuar sëmundjen HIV/AIDS në mbarë botën. Megjithatë, veprimtaritë e Soros u ndeshën dhe u goditën me një bllok të vendosur nga Kongresi, që ndalon çdo lloj organizate që mbështet prostitucionin, të marrë fonde federale. Grupi ekstrem leftist pro prostitucionit i ka bërë padi gjyqësore Qeverisë së Amerikës, për të anashkaluar këtë akt të Kongresit, por nuk ka kaluar dot, pasi është rrëzuar nga shumica konservatore e Gjykatës Supreme. Presidenti...
Dihet tashme se ne u futen ne fazen e hapjes, te shkujdesur e me mendjelehtesi ku dhe numri i te prekurve me covid-19 ishte ne pikun me te ulet por, shume shpej kjo sjellje e shkujdesur e cila nuk ishte vetem e qytetareve por ne radhe te pare e institucioneveve publike dhe private e biznesit..etj, pati pasojat e saj. Kjo hapje solli shume shpejt kontaminimin dhe prekjen e shume qytetareve por, ne vecanti te personelit shendetesor ne Q.S.U.T. dhe klinika te tjera mjekesore numri i te prekurve u rrit me shpejtesi, nderkohe qe situata u be me serioze dhe dramatike me humbjen e jetes se dy mjekeve dhe kolegeve tane te nderuar.! Reagimi nga ana institucioneve ishte pothuajse inegzistent por, ajo qe vihet re eshte se.. Ne kushtet e hapjes...
Nga Kreshnik Osmani Përpara se të shkoj në xhami, në vegjëlinë time, shkoja në Kishë për Krishtlindje për të shoqëruar shokët dhe shoqet e mi ortodoksë që kanë qenë të shumtë. Katolikë në Durrës nuk ka patur shumë dhe kam patur më pak kontakte me ta. Ishim fëmijë dhe përgjithësisht shkonim për gallatë. Më pas, duke qenë se vij nga gjyshër e stërgjyshër që kanë qenë të lidhur me islamin fort, me sa duket thirrja e brendshme më bëri të stacionohem tek feja e prindërve të mi dhe mu shtua kurioziteti të di më shumë për të. E thashë këtë, për të treguar që besimi im në Zot dhe përqafimi i islamit si fe e shpirtit tim, ka qenë një zgjedhje e natyrshme jo e imponuar nga familja përgjithësisht liberale brenda konservatorizmit te saj. Më pas...
Presidenti i Turqisë, Erdogani, vendosi sot shndërrimin e muzeumit Hagia Sophia(Zgjuarsia Hyjnore) në xhami. Hagia Sophia është pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s, dhe një nga vendet më të vizituara në Stamboll nga turistët e huaj. Hagia Sophia ishtë një katedrale ortodokse që u ndërtua në në vitin 537 nga mbreti i Perandorisë Romake Lindore, Justiniani i Madh. Në atë periudhë, Hagia Sophia ishte kisha më e madhe e krishterë. Kisha Hagia Sophia u shndërrua në xhami në vitin 1453 pasi u pushtua nga Perandoria Otomane nën udhëheqjen e Sulltan Mehmedit të II-të. Në vitin 1934, Hagia Sophia u shndërrua në muze për të shprehur shekullarizimin e Turqisë. Në vitin 2020, Hagia Sophia shndërrohet sërish në xhami nga Erdogani. Ky vendim është...

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top