Zviceranja e konvertuar që nuk i lë pesë kohët e namazit

Arfenilla

Themelues i Forumit
Gruaja shtatëshkurtë ecën drejt, me hapa të shkurtër e të shpejtë. Ajo do të shkojë të falë drekën në „Stadtbach-Parkhaus“ në Bernë. Ursula Wohlgefahrt është femra e parë besimtare në hapësirën ku falen femrat. Në hapësirën e meshkujve ende nuk ka asnjë njeri. Ajo fillon të marrë abdes, duke larë duart, fytyrën, krahët dhe këmbët, ashtu siç është e parashikuar.

Nga çanta e saj e zezë, ajo vesh një rrobe të gjatë e të zezë, mbi rrobet e përditshmërisë. Pas kësaj, ajo mbi kokë ve edhe një shami të zezë, duke mbuluar fytyrën e saj me syzet me kornizë të verdhë, si të dukej ndonjë murgeshë. Në këtë mënyrë, ajo i drejtohet Mekkës dhe fillon t`i falë dy reqate namaz në hapësirën e shenjtë.

Si e re, ajo ka pasur dëshirë të bëhej murgeshë, është shprehur 57-vjeçarja. „Unë jam një askete“. Si fëmijë, ajo është rritur në një fermë bujqësh në Seelنnd. E ëma e saj nuk ishte besimtare, por nuk e kishte penguar ate në përzgjedhjen e fesë. Nga ana tjetër, gjyshi i saj ka qenë Menonit (evengjelist v.j.). „U inspirova shumë nga ai“, vazhdon ajo. Aktualisht, zviceranja jeton një jetë si myslimane e devotshme me pesë kohë të namazit, në një ritëm të gjashëm si ritmi i mënyrës katolike, shkruan „Der Bund“, Ne myslimanët shpeshë jemi të fokusuar në mistikë“.

Me shtatëmbëdhjetë vite, ajo martohet dhe sjellë në jetë vajzën e parë. Përskaj kësaj, ajo e kryen edhe shkollën e mesme ekonomike dhe shërbimin ushtaraka. „Dashta të bëj diçka për Zvicrën, por e ndërpreva, pasi e vërejta se sa i kotë kishte qenë shërbimi ushtarak“, ka pohuar Ursula. Martesa i zgjati vetëm katër vite, pasi burri e kishte lëshuar familjen pak para se të lindej fëmijë i dytë. Por, ajo sërish u martua dhe kjo bashkëshortësi zgjati për plot dhjetë vite.

Pas kësaj, ajo kishte një lidhje tjetër pa kurorëzim, prej nga lindi edhe vjë vajzë. Lidha nuk i zgjati shumë dhe ajo u martua për burrin e saj të katërt, një gjerman, në vitin 2009 i cili vdiq para dy vitesh. „Tashmë nuk dua asnjë burrë“, rrëfen Ursula e cila një vitin që ishte martuar për herëtë fundit, ishte konvertuar në Islam. „Burrit tim nuk i kishte ardhur shumë mirë“.

Edhe dy vajzat e saj më të reja dhe pridërit e saj, nuk e kishin pranuar mirë konvertimin e saj në Islam. „E pranuan si tradhëti“, pohon ohlgefahrt. Edhe ajo kishte reaguar në të njëjtën mënyrë shtatë vite më parë, kur vajza e saj më e moshuar ishte konvertuar në Islam. „Më erdhi shumë keq edhe mua në atë kohë“, deklaron e ëma e saj.

E bija e saj ishte një grua e re progresive dhe afariste e suksesshme. Konvertimi i saj e kishte ndry<shuar Ursulën për 180 shkallë, duke e shtyrë ate të merret me Islamin. Në kundërshtim me fenë krishtere e cila femrat i cilëson nënjë shkallë më të ulët, burrat dhe gratë sipas Kuranit vlerësohen në mënyrë të barabartë.

Në ndërkohë, në xhami vjen edhe një somaleze me shami të kuqe në kokë dhe veshje shumëngjyrëshe. Pas një përshëndetje të shkurtër, ajo fillon ritualin e abdesit, ndërsa gjatë kthimit, ajo shtron një sexhade mbi tepih.

„Ajo ka qenë një katolike besimtare“, rrëfen për te Wohlgefahrt. „Në vitin 2002, ajo ka fjetur në një batanije në Wankdorf, për të priutr Papën në Bernë. Sa më shumë lexoja për krishterimin, aq më tepër më lindte dyshimi. Udhëzimi i jetës së myslimanëve është Kurani, një libër jetësor i cili i rregullon të gjitha dhe kjo më mahnitë“.

Tashmë dy vite, zviceranja e konvertuar është duke bartur shami, pasi kështu e kërkon Kurani. Në ndërkohë, fillon thirrja e ezanit dhe Ursula Wohlgefahrt fillon faljen e namazit. Kjo zgjatë diku rreth pesëmbëdhjetë minuta, ndërsa Ursula përsëri i futë rrobet e saj në çantë dhe merr rugën e kthimit për në Gümligen, ku është e puënsuar si administratore e patundshmërive.B ..ZHURNAL.mk
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top