"Zotri Ibrahim dhe lulet e Kuranit" në teatrin e Durrësit

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
"Zotri Ibrahim dhe lulet e Kuranit" në teatrin e Durrësit

8294.jpg


Drama "Zotri Ibrahim dhe lulet e Kuranit", do të vihet këtë të enjte në mbrëmje në teatrin "Aleksandër Moisiu" të qytetit të Durrësit.


Drama "Zotri Ibrahim dhe lulet e Kuranit", do të vihet këtë të enjte në mbrëmje në teatrin "Aleksandër Moisiu" të qytetit të Durrësit. Interpretuesi i kësaj shfaqje është aktori Mirush Kabashi, i cili kthehet në Durrës pas një mungese të gjatë. "Jam krenar që po sjell për herë të parë për publikun shqiptar një vepër nga shkrimtari francez Eric-Emmanuel Shmitt, mjaft i njohur tashmë në shkallë ndërkombëtare" tha aktori i njohur Kabashi dhe vazhdoi: "Monodrama "Zotri Ibrahim dhe lulet e Kuranit" sjell një mesazh të thjeshtë në dukje, por të domosdoshëm për një shoqëri demokratike: jemi njerëz dhe pasuria shpirtërore që u përcillet të tjerëve vlen shumë".

Ai nënvizoi se interpretimi i kësaj pjese për të cilën punon që prej katër vitesh përbën një përgjegjësi të madhe pas suksesit që ka përjetuar monodrama "Apologjia e vërtetë e Sokratit". "Unë uroj që spektatorët ta shohin dhe ta gjykojnë monodramën Zotri Ibrahim dhe lulet e Kuranit njëlloj si unë", u shpreh aktori Mirush Kabashi.

Ndonëse si vepër letrare është një roman i shkurtër, "Zotri Ibrahim dhe lulet e Kuranit" është vënë në skenë në mënyra të ndryshme në vende të ndryshme të botës. Madje në Francë është përshtatur edhe si film, ku rolin e Zotriut Ibrahim e ka interpretuar aktori i madh hollivudian Omar Sharif, i cili është nderuar për këtë rol me "çmimin e Paqes" nga OKB.

Që nga viti 1999, kjo pjesë është vënë në skenë në disa qindra teatro e në disa dhjetëra vende të botës si në Turqi, Gjermani (në dhjetëra teatro), Francë (në dhjetëra teatro), Belgjikë, Spanjë, Rusi, Izrael, Sh.B.A., Argjentinë, Poloni, Bullgari, Luksemburg, Zvicër, etj.

Duke komentuar veprën e tij autori 48 vjeçar francez Eric-Emmanuel Schmitt shkruan se është folur shumë rreth faktit që në këtë pjesë djali është hebre dhe dyqanxhiu është mysliman. Unë e kam bërë me dashje një paraqitje të tillë, pasi doja të vërtetoja është fakti se në shumë vende të kësaj bote (kryeqytete të Evropës, qytetet porte, qytetet amerikane, etj.), njerëz me besime të ndryshme fetare dhe me kultura të ndryshme, bashkëjetojnë në harmoni me njëri-tjetrin.

Shmitt shkruan se ishte e rëndësishme të jepja një mesazh vëllazërimi dhe paqeje. U ndjeva krenar kur mësova se në Izrael, arabët, hebrenjtë dhe të krishterët e mbështetnin përdorimin e "Zotit Ibrahim dhe lulet e Kuranit" si mënyrë për përhapjen e shpresës.

Elementi provokues në vepër ishte paraqitja e fesë islame në një dritë pozitive, në këto kohë kur kësaj feje i bashkëngjiten vetëm të këqija-shkruan Shmitt. Eric-Emmanuel Schmitt ka kryer studimet e larta në Paris dhe ka marrë dhe gradën "doktor në filozofi".

Më pas, për tre vjet ka dhënë mësim në Universitetin e Chambery. Karriera e tij si shkrimtar nisi në fillim të viteve '90 me pjesën teatrale "Don Zhuani ne gjyq". Më vonë, veprat e tjera dramaturgjike si "Variacione enigmatike", "I shthururi", "Milarepa" e "Frederiku ose bulevardi i krimit" do të dëshmonin se dramaturgjia është arma më e fuqishme letrare e krijimtarisë së tij.

Dhe këtë konstatim do ta afirmonte përfundimisht drama "Vizitori", e cila u vlerësua në vitin 1994 me tri çmime "Molier". Në vitin 2001, Eric-Emmanuel Schmitt u nderua me çmimin e Madh të Teatrit, të akorduar nga Akademia Franceze.

Përveç dramave ai ka shkruar dhe disa romane si "Sekti i egoistëve", "Ungjilli sipas Pilatit", "Oskari dhe zonja rozë" dhe "Jeta ime me Moxartin". I shkruar si një rrëfenjë shoqërore që dëshmon respektin e dobësinë e Schmitt-it për kulturën orientale, "Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit" shpejt do të kthehej në sinonim dhe vetë emrin e këtij autori të madh, mosha e re e të cilit përbën një garanci më shumë se letërsia franceze do t'i dhurojë botës letrare një tjetër vigan të pavdekshëm.

Biografia artistike e aktorit Mirush Kabashi

Mirush Kabashi është 60 vjeç. Ai i ka kryer studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, ku është diplomuar si aktor në Degën Dramaturgjike më 1970. Veprimtaria e tij e gjatë artistike përfshin: në teatër, rreth 100 role; në kinematografi, mbi 20 personazhe, më shumë se gjysma e të cilëve protagonistë; në televizion, dhjetëra programe, koncerte e filma televizivë; ndërsa, si recitues, ai është ngjitur në dhjetëra e dhjetëra skena në qytete e shtete të ndryshme të Evropës, të Amerikës e më gjerë.

Mirush Kabashi është vlerësuar dy herë si "Aktori më i mirë", në Festivalin Kombëtar Teatror 1990 dhe në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të Aktrimit 2002. Ai është nderuar gjithashtu me disa medalje për interpretim karakteresh në Festivalin Kombëtar të Filmit Shqiptar.

Kryeroli i tij në teatër është pa dyshim Sokrati në monodramën "Apologjia e vërtetë e Sokratit" të shkrimtarit grek Kostas Varnalis. Me këtë shfaqje dhe në interpretimin e kësaj figure, Kabashi ka korrur vlerësimet më të larta të jurive dhe të kritikës në aktivitetet dhe festivalet ndërkombëtare ku ka marrë pjesë, si në Kajro (1997), Kiev (2005), Toronto (2003), Prishtinë (2003), Beograd (2004), Vjenë (2005), Plovdiv (2007), etj.

Mirush Kabashi mban dy tituj të lartë të akorduar nga Presidenti i Republikës, "Artist i Merituar" (1983) dhe "Mjeshtër i Madh i Skenës" (1998). /gazeta-start/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top