Zona më mikpritëse në Shqipëri, Labëria

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる

Marash Mirashi
Albina Hoxha


Në dimrin e 1997-s ai i propozoi Drejtorit të Përgjithshëm të asaj kohe në TVSH, Edi Mazit, që të realizonte emisionin “Hapësirë e blertë”. Në shkurtin e 1998-s, u transmetua emisioni i pare. “Ishte historia e një burri, i cili po mbillte pemë në kopështin e tij, ndërkohë që njerëzit e tjerë po “mbillnin” qiellin me plumba. Pas katër- pesë emisioneve të para, makina e emisionit tonë, një benz fuoristradë ngjyrë bezhë, u bë e njohur kudo, rrugëve me gropa të Shqipërisë, - tregon për “Trup e Shpirt” 48-vjeçari Marash Mirashi: “Për një kohë të gjatë kam jetuar me ëndrrën për të pasur një emision televiziv që të udhëtoja pafund nëpër Shqipëri. Ishte një ëndërr e imja e hershme”.

Formate të tilla televizive, të vështira për t’u realizuar, i rezistojnë gjithsesi kohës. Shembulli më tipik është “Linea Verde” në RAI, i cili prej vitit 1981 e deri më sot nuk e ka ndryshuar kurrë formatin. “Hapësirë e blertë” i përket kësaj familje programesh televizive. “Në emisionin tonë, ka vend për të gjithë ata që me punën e djersën e tyre, bëhen protagonist të zhvillimit të një sektori, që duhet të jetë parësor ne vend, siç është agrikultura. Një njeri që nuk prodhon, që nuk e punon tokën e tij, që nuk mbjell pemë apo nuk mban bagëti, nuk mund të jetë pjesë e emisionit, pasi ai nuk ka se çfarë u transmeton teleshikuesve, - thotë Mirashi, tashmë i identifikuar me këtë program popullor të TVSH-së.

Marash, ju ka mbetur ndonjë “qoshe” e Shqipërisë, të cilën nuk e keni vizituar?

Njoh me detaje 90 përqind të territorit të Shqipërisë, fshatrat, qytetet, malet, luginat, lumenjtë, liqenet, fushat, lagunat, gjiret, deltat e lumenjve, urat e vjetra, objektet e kultit, kalatë, plantacionet e ullinjve, vreshtat, stanet, hanet, aerodromet, shpellat, burimet e ujit etj etj, një pafundësi gjërash që natyra shqiptare servir!

Sa emisione janë bërë deri tani, i ke numëruar?

Rreth 500 emisione në mbarë Shqipërinë në 14 vjet

14 vjet... Ka momente gjatë xhirimeve të emisionit që ju kanë mbetur në kujtesë?

Momentet janë të shumta, por unë do të veçoj dy prej tyre: Po xhiroja para 10 vjetëve diku në një fshat të Shqipërisë, kur dëgjoj një zë fëmije që më thërriste në emër, më bëri që të kthej kokën pas. Ishte një fëmijë rreth 12 apo 13 vjeçar i cili fliste me mua, por shikimin e mbante paksa të mënjanuar. “Ti je ai gazetari? Të njoha nga zëri. Të kam dëgjuar në televizor”, -më tha. U trondita kur kuptova se ishte një fëmijë i verbër!

Njëherë tjetër ndesha në një njeri që kishte bërë një investim të bukur për rritjen e peshkut në një fshat të Matit, pranë lumit me të njëjtin emër. Ishte rreth të shtatëdhjetave. Fliste qartë. Kur u bëra gati t’i them: “Të lumshin duart për punën që paske bërë…” - vura re se i mungonte pikërisht njëra nga duart. Më erdhi të klith për të gjithë dembelët me dy duar…

Momenti më i vështirë?

Momenti më i vështirë ishte kur Artur Zheji, ish Drejtori i Përgjithshëm, në vitin 2004, në mënyrë të padrejtë dhe tepër arrogante, më hoqi të drejtën për të realizuar emisionin “Hapësirë e Blertë”, krijesën që e kisha mbajtur gjallë me sakrifica të shumta. Ky veprim më ka shkaktuar stres dhe dhimbje, për një kohë shumë të gjatë.

A ka diçka që ju ka mbetur peng, që nuk keni mundur ta realizoni dot?

Dy apo tre emisione “Hapësirë e Blertë” në اamëri, janë pengu dhe obligimi që kam patur prej kohësh e që nuk e kam realizuar ende. Dua të shkoj të filmoj e të flas për ullinjtë e اamërisë, për peisazhet gati-gati biblike të atjeshme, për aromën e luleve dhe shijen e mjaltit, për mallin njerëzor, brengat, kostumet dhe baladat çame. Jam i etur të sjell në ekranet e shqiptarëve, banorë të moshuar çam, që pas shumë e shumë dekadash, arrijnë të prekin sërish me dorë, ullinjtë e fëmijërisë …në اamëri! Kemi transmetuar emisione “Hapësirë e Blertë” në Kosovë.

Në cilin qytet apo fshat ju kanë pritur më mirë?

Shqiptarët përgjithësisht, janë mikpritës të mirë, por them se Labëria e ka më të zhvilluar kultin e mikpritjes. Janë të mrekullueshëm në tavolinë dhe të respektojnë shumë. Mikun e kanë gjënë më të çmuar. Mikpritja e tyre është unike si dhe kënga e tyre labe. Ata më kanë mësuar dollinë.

Në cilën zonë keni ngelur i befasuar pasi çdo gjë ka qenë ndryshe nga sa e keni menduar?

…Kur u ngjita në Kalanë e Dodës… prita të shoh ndonjë kala, por në fakt nuk kishte! Kjo ndjesi më shkakton humor sa herë e kujtoj.

Sigla e emisionit tuaj, pothuajse e pandryshuar prej vitesh, nis me një gjel që këndon...

Gjeli, ah, është një histori e hershme. ثshtë xhiruar më shumë se 20 vjet më parë nga Arben اeku. Tani nuk e di se ku i prehen pendët, (qesh). Simbolika është e thjeshtë: kënga e gjelit në mëngjës, lajmëron nisjen e një dite të re. Teleshikuesit e kanë kuptuar mesazhin. në një farë mënyre, gjeli i bardhë është “karta e identitetit” e emisionit. Artisti i madh Ferdinand Deda gjithmonë më thoshte: asnjëherë mos e hiq gjelin nga sigla, kënga e tij është e paarritshme!

Kaq vite me të njëjtin emision me fokus bujqësinë. Sipas teje si është sot bujqësia shqiptare?

Mendoj se bujqësia shqiptare, nëse matet me vetveten, ka bërë hapa përpara. Nëse e matim me Europën... eh, duhet të përcaktojmë saktë hapat që do hedhim.

Idhulli im? Karizmatiku me mustaqe Federico Fazzuoli

“Kur isha adoleshent, në vitin 1981, RAI nisi të transmetojë një nga emisionet e shndërruara tashmë në emblemë “Linea Verde”. Unë, pa e ditur se një ditë do bëhesha gazetar televiziv, nuk e di pse nisa ta adhuroj atë drejtuesin karizmatik me mustaqe që quhej Federico Fazzuoli. Ai është themeluesi i Linea Verde. Ka drejtuar këtë emision deri në vitin 1993 në RAI. Mund të them se ka qenë idhulli im. Fazuoli është i ditëlindjes 1948 dhe mbahet si një prej prezantuesve dhe skenaristëve që ka bërë epokë me “Linea Verde”, që edhe sot në Itali klasifikohet si ndër më të ndjekurit. Ka ndryshuar idhulli im? Nuk e di, mbase në këtë moshë ke fatin të bëhesh idhull për dikë tjetër. Në këtë çast mund të thuhet se e ke realizuar vetveten plotësisht. Gazetarë ka më mijëra, por në memorje nuk mund të hynë të gjithë.

Emri: Marash Mirashi

Datëlindja: 1964

Vendlindja: Lezhë

Arsimi: Fakulteti i Agrikulturës

Vendbanimi: Tiranë

Statusi: I martuar, prind i dy fëmijëve, vajzë dhe djalë

Të tjera: Autor i librit me poezi “Viset e dhimbjes”

Pasione dhe dëshira: eksplorimi i vendeve të panjohura, peshkimi, bisedat me miqtë pranë oxhakut deri vonë, librat historike, poezia etj.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Zona më mikpritëse në Shqipëri, Labëria

Sa bukur kur realizon dokumentare te tilla , mbi te gjitha per ate qe te jepet mundendesia te njohesh vendin tend duke perfshire gjithe krahinat me bukurit e tyre te natyres dhe traditave.
Per nje dokumentar te tipit te tille mu dha mundesia te shikoj nga afer kanionet e Osumit, Skraparin vend shume i bukur dhe mikprites, Permeti qytet i qete dhe plote me lule, Saranden, Beratin me shtepite nje mbi nje etj etj
Persa i perket Laberise eshte shume e vertet, buke krip dhe zemer ofrojme dhe mikun e respektojme :d
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top