Zhduket fëmija 4 vjeç, e gjejnë në prag përdhunimi në makinën e 51-vjeçarit

Një mekanik është kapur ditën e djeshme nga policia e Tiranës i akuzuar se kishte duke kryer vepra të turpshme me të miturën 4 vjeçe. Ngjarja është denoncuar në polici nga të afërmit e vajzës së vogël, të cilët e kapën mekanikun vetëm pak momente pasi i kishte hequr tutat vajzës. I arrestuari është Y.T, 51 vjeç banues në Tiranë.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 16:00 në rrugën “Konferenca e Pezës”, në zonën e ishparkut të autobusëve, tek sa e mitura sapo ishte shkëputur një grup fëmijësh të tjerë me të cilët kishte qenë duke luajtur. Fëmija, të dhënat e së cilës nuk jepen nga policia, kishte shkuar të blinte një çokollatë tek një prej kioskave aty pranë, ndërsa ishte përballur me mekanikun, 51 vjeçar. Sipas burimeve të policisë, që i referohen prindërve të vajzës dhe moshatarëve të saj që ndodheshin aty, personi i arrestuar i kishte ofruar vajzës pesë mijë lekë të vjetra dhe kishte arritur ta bindte, duke e futur në veturën e tij.

Pas pak minutash të afërmit e vajzës, nuk po arrinin ta gjenin atë se ku ndodhej dhe kanë dhënë alarmin, në njerëz duke e kërkuar atë. Fëmijët e tjerë me të cilët kishte qenë duke luajtur e mitura njoftuan të afërmit e vajzës. Halla e vajzës ka mbërritur e para në vendin ku ndodhej vetura dhe me forcë ka hapur derën e makinës, e cila ndodhej në një pjesë kthine të një rruge qorre. Pamja për hallën e vajzës ishte tronditëse.

Personi, sipas burimeve të policisë tentonte të kryente marrëdhënie seksuale me të miturën vetëm 4 vjeçe. Menjëherë ajo njoftoi policinë e komisariatit nr.2, në kryeqytet, të cilët ndaluan në flagrancë mekanikun me akuzën e kryerjes së veprimeve të turpshme me të mitura. Policia mori në pyetje edhe disa fëmijë të tjerë, me të cilët kishte vajza ishte duke luajtur në momentin që ishte futur në veturë nga mekaniku. Veç tyre policia mori dëshmitë edhe të personave të tjerë. Policia pohoi se vajza nuk kishte dëmtime në organet seksuale, por mekaniku i arrestuar kishte prekur atë në vende të ndryshme në trup. I ndaluari nuk pranoi se kishte kryer veprime të tilla, por dëshmitë e fëmijëve, e hallës si edhe e njerëzve të tjerë hidhnin poshtë alibinë e të arrestuarit. Ai akuzohet nga policia për krimin e kryerjes së veprave të turpshme me të mitur. wpid-monstra.jpg
G.shqip
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Zhduket fëmija 4 vjeç, e gjejnë në prag përdhunimi në makinën e 51-vjeçarit

a ka kun benzine.
 
Pe: Zhduket fëmija 4 vjeç, e gjejnë në prag përdhunimi në makinën e 51-vjeçarit

O zot na mbro nga keto mostra
 
Pe: Zhduket fëmija 4 vjeç, e gjejnë në prag përdhunimi në makinën e 51-vjeçarit

cfare makabre!!! Ajo halla gabim qe ka lajmeru policine, ta kishte shkel me kembe aty, monster dreqi!!!
 
Titulli: Zhduket fëmija 4 vjeç, e gjejnë në prag përdhunimi në makinën e 51-vjeçarit

cfare po ndodh keshtu me ne shqiptaret...
 
Titulli: Zhduket fëmija 4 vjeç, e gjejnë në prag përdhunimi në makinën e 51-vjeçarit

Ai manjak nuk meriton te jetoj ne lir po prap grilave
 
Titulli: Zhduket fëmija 4 vjeç, e gjejnë në prag përdhunimi në makinën e 51-vjeçarit

Perdite del nga nje i ri , sarrij ta kuptoj ci con kta njerez te arrijn deri ktu :(
 
Pe: Zhduket fëmija 4 vjeç, e gjejnë në prag përdhunimi në makinën e 51-vjeçarit

Vertet habitem me keta njerez...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top