Zhduket animacioni 3D “Adem Jashari”

Love

βeℓℓe â๓e
Animacioni 3D “Adem Jashari” ka gjasa të mos shfaqet fare.
thumbnail.php

Traileri gjashtëminutash është tërhequr nga ueb-faqja youtube.com. Sipas burimeve të gazetës, një gjë e tillë është bërë me kërkesën e familjes së heroit kombëtar, ndërkaq prodhuesit e këtij filmi ende nuk e kanë marrë pëlqimin e Jasharëve për shfaqjen premierë të këtij filmi, i paralajmëruar për pesë mars.
Murat Jashari, të dielën, nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje, me arsyetimin se “populli i Kosovës edhe ashtu është i lodhur dhe tema të tilla e ngarkojnë edhe më shumë atë”. Javën e kaluar, kur qe shfaqur inserti nga animacioni “Adem Jashari”, ai i pati thënë gazetës se nuk i pëlqen mënyra sesi është pasqyruar historia e luftës së familjes së tij, me aq sa kishte parë në gjashtë minuta, nga gjashtëdhjetë sa mendohej të zgjaste ky film. Prej pasqyrimit jo të drejtë të ngjarjes që ka ndodhur në Prekaz në mars të 1998-s, e deri te ngjyrimi fetar që përmbante traileri, Muratit i kishte ngjallur një mal dyshimesh. Më së shumti i kishte mbetur hatri që deri më sot kushdo që ka trajtuar në çfarëdo mënyre këtë histori është konsultuar paraprakisht me familjen Jashari. Këtë gjë, sipas Murat Jasharit, nuk e kishte bërë Fondacioni i Rinisë Islame në Zvicër, që me 50 mijë euro kishte mbështetur prodhimin e këtij filmi, e as kompania “Sira” - e regjistruar për shumë aktivitete, ndër to edhe aso fetare - e cila ka prodhuar këtë animacion.
Bashkim Avdiu, përfaqësues i kompanisë “Sira”, nuk ka gjetur kohë të dielën të japë asnjë sqarim për tërheqjen e trailerit nga interneti, aty ku ishte paralajmëruar animacioni “Adem Jashari”. Nuk ka dhënë përgjigje as në pyetjen nëse filmi do të shfaqet më 5 mars, ashtu siç kishin paralajmëruar më parë.
“Më telefono më vonë sepse jam i zënë”, ka thënë shkurt Avdiu, të dielën, pas telefonatës së parë. Pas disa përpjekjeve ai nuk u është përgjigjur më telefonatave të gazetës.
Por Basri Lushtaku, që në filmin e animuar “Adem Jashari” ka rolin e narratorit të ngjarjes, ka konfirmuar një detaj.
“Me sa di unë Jasharët janë takuar me producentët e filmit”, ka thënë Lushtaku.
Tashti ai ka bindjen se paraprakisht duhet të konsultohet me familjen, në mënyrë që të nxirret, siç thotë ai, yndyra e atij tregimi.
“Pikërisht ndoshta kjo ka munguar”, ka thënë ai, ani pse këtë e sheh si problem që mund të mënjanohet dhe animacioni në tërësi të shfaqet.
“Nëse Jasharët e shohin se diçka me të vërtetë nuk është në rregull, sigurisht se duhet respektuar, sepse është jomorale edhe prej nesh si artistë ta pasqyrojmë një ngjarje e cila nuk ka ndodhur ashtu”, ka thënë Lushtaku.
Megjithëse para një jave kishte deklaruar se “baca Shaban sa kishte qenë atdhetar aq kishte qenë edhe fetar”, tash Lushtaku ka tjetër qëndrim.
“Dihet se para së gjithash Jasharët kanë pasur besim në kombin”, ka thënë ai të dielën. Por megjithatë vazhdon të besojë se filmi në të cilin ai ka rrëfyer historinë nuk ka pasur për qëllim as përfitimin material e as përçimin e mesazheve fetare.
“Kompania, po besoj unë, është nisur prej parimeve të shëndosha sesi kanë qenë si familje Jasharët. Nuk ma merr mendja që ka qenë qëllimi që asaj t’i jepej konotacion fetar”, ka thënë Lushtaku.
Filmi i animuar “Adem Jashari” ishte paralajmëruar se do të shfaqej në kinemanë e vetme të kryeqytetit ABC, në 13-vjetorin e luftës heroike të Prekazit. Përveç që kjo kinema nuk ka mundësi teknike të shfaqë filmin në këtë format, ajo nuk ishte informuar fare që filmi do të shfaqet aty.
Menaxherja e kompanisë për distribuimin dhe shfaqjen e filmave “Genci”, Miradije Vllahiu, ka thënë se ende në adresë të tyre nuk ka një kërkesë që filmi të shfaqet më 5 mars.
“Ne e kemi të rezervuar programin deri në qershor të këtij viti”, ka thënë Vllahiu.
Të mbështetur nga Fondacioni i Rinisë Islame me seli në Zvicër me 50 mijë euro, kompania “Sira” ia kishte mësyrë të prodhonte 60 minuta animacion në 3D, ani pse kurrë më parë as që ka bërë film.
Gjashtë minutat e shfaqur të animacionit “Adem Jashari” portretizonin Adem, Hamëz e Shaban Jasharin teksa luftonin në një vend që nuk i përngjante aspak fshatit Prekaz në Skënderaj. Ngjyrimet fetare ishin të dukshme edhe në trailerin e filmit, ku në vetëm gjashtë minutat e filmit të tre heronjtë kombëtarë të familjes Jashari i luten Zotit.
Murat Jashari i kishte thënë gazetës se janë të interesuar që gjërat që bëhen për familjen e tij të mbajnë vulën e institucioneve të vendit.
Burimi: 24-ore
 
Titulli: Zhduket animacioni 3D “Adem Jashari”

nuk e lexova te plot,,,per arsye se mjaftoj 1 e 3ta,,per te kuptuar se ka nje problem te cilin un e kam identifikur me koh,,

dhe nuk esht nje problem i vogel,,por i madh,,esht si te thuash pasqyres qe pasqyron ralitetin,,ti vesh nje perde perpara,,,e cila do tu bente shqiptarve me te veshtir te shikonin veten,,

esht e njejt si te thuash,,se Kosoven e cliroj Shqipja,,ne kuptimin e plot te fjales!

dhe ky territor i shliruar nga Shqipja,,,ne mbrendesi te tij,,vazhdon te jet Shqipe,,

SIMBOLET Shtetrore,,,,jan si puna e ksaj perdes dhe pasqyres qe thash me siper,,,por per boten e jashtme,,

dhe tani gjith problemi qendron,,se disa individ,,apo grupime,,fetare apo politike,,qoft me vetedije,,qoft pa vetedije,,
duan dhe perpiqen,,qe filozofin e ksaj perdes qe i esht ven pasqyrimit te jashtem,,

ta vendosin edhe ne kuptimin e mbrendshem,, ata duan ta shtremberojn ralitetin,,

duan te dalin ne ne konkluzionin se Adem Jasharin,,nuk e frymzoj Shqipja,,dhe dashuria ndaj ZOTIT,,,por e frymzoj dashuria ndaj ALLAHUT,,,

pra jan dy filozofi te ndryshme kto,,

por sido qe te ket qen Adem Jashari,,,nese njeriu e merr ngjarjen,,,historin e kti kombi,,nese i merr rezultatet perfundimtare qe dolen,,nese e shikon ne te gjitha kuptimet,,,del ne konkluzjonin,,se ishte Shqipja ajo qe i beri dhe i fitoj te gjitha,,,jo vetem ne guximin qe treguan Shqipet,,ne lufteten e tyre ball per ball me armikun,,

por edhe ne aspektin e filozofis se Shqipes,,ishte Shqipja ajo qe do tu garantonte Fitoren!! por edhe te Ardhmen.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Zhduket animacioni 3D “Adem Jashari”

Pse mos me shfaq ashtu qysh u kon edhe jo veq animacion po film real .
Hamez Jashari u kon muezin ne Xhami , Shaban Jashari u kon Imam ne Xhami at'her ska kurgjo qka me mshef .
Sa jon kon Fetar jon kon edhe kombtar .
Po problemi osht qe kan vdek ata qe kan luftu veq ni % e vogel prei luftetarve te vertet kan pshtu .
E Normal qe disa personav ju pengon kjo gje , per shum arsyje .
Pse smarrin pjes ne kete film apo ku ta di un .
Fatkeqsisht Familjen Jashari e kan marr ne dor tash nje grup qe per veq qe jan tradhtar tash jan edhe kriminel e hajduka qe po e vjedhin shtetin .
Rifat Jashari mundet me dal kunder sepse ndoshta sben pjes ne at film sepse ka qen ne gjermani gjat luftes ne Kosove , tash mi ka rrit mustaqet patrioti .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pe: Zhduket animacioni 3D “Adem Jashari”

Pse mos me shfaq ashtu qysh u kon edhe jo veq animacion po film real .
Hamez Jashari u kon muezin ne Xhami , Shaban Jashari u kon Imam ne Xhami at'her ska kurgjo qka me mshef .
Sa jon kon Fetar jon kon edhe kombtar .
Po problemi osht qe kan vdek ata qe kan luftu veq ni % e vogel prei luftetarve te vertet kan pshtu .
E Normal qe disa personav ju pengon kjo gje , per shum arsyje .
Pse smarrin pjes ne kete film apo ku ta di un .
Fatkeqsisht Familjen Jashari e kan marr ne dor tash nje grup qe per veq qe jan tradhtar tash jan edhe kriminel e hajduka qe po e vjedhin shtetin .
Rifat Jashari mundet me dal kunder sepse ndoshta sben pjes ne at film sepse ka qen ne gjermani gjat luftes ne Kosove , tash mi ka rrit mustaqet patrioti .

Kjo pra esht pikrisht ajo!! ose mosvetdia,,ose inati ndaj se vertetes,

un e kuptoj se per kto kadegori,,do te ishte me se mirti,,sikur filozofia e filmit dhe dmth-nja e ti,,te dilnte e kuptimit,,qe Ademin e Degoj Allahu,,per te shpetuar Myslimanet Shqiptar te Kosoves,, kjo esht perdja qe ata duan ti varin gjith ksaj,,

por e verteta esht,,se Adem Jasharin e frymzoj Shqipja,,e vrymzoj geni i tij,,per te ber ate qe beri,,dhe pastaj po Shqipja i frymzoj te gjith Shqiptaret per te ber ate qe ben,,dhe ishte Po Shqipja ajo qe garantoj ndihmen nga te gjitha Shqipet dhe popujt e lir,,popujt aleate te Shqipes,,dhe te liris.

ky esht raliteti,,,dhe kshtu duhet te shfaqet,,

mynyrat tjera jan perpjekje te kota,, nga njerez ose te pa vetdishem,,,ose nga njerez qe duan te jen armiq te se vertetes,,por edhe armiq te se ardhmes se pasardhesve te tyre,, armiq te Shqipes,,qe pa dyshim do te deshtojne,,,

deshtimi esht fati qe i rezervon jeta,,c´do kuj dhe gjithshkaje qe mundohet te mbuloj te verteten e pa mohueshme.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top