Kresha
A pretty face can never trick me
Partia në pushtet, AKP, fitoi sërish bindshëm në zgjedhjet lokalë që u mbajtën dje në Turqi.
Partia në qeveri, AKP, arriti përsëri sukses në zgjedhjet lokale që u mbajtën dje në Turqi. Edhe përkundër krizës ekonomike që e ka goditur Turqinë, partia e Erdoganit arriti t'i mbajë shumicën e komunave që i kishte deri më tani në qeverisje.
Zgjedhjet e fundit dëshmuan për një ngritje të partisë nacionaliste MHP si dhe të partisë së Erbakanit SP, ndërsa partia kurde DTP arriti ta mbajë qeverinë e saj lokale në disa komuna si dhe doli fituese edhe në disa komuna të reja.
Beteja kryesore u zhvillua për qyetet e mëdha. AKP sërish fitoi në Stamboll dhe Ankara si dhe për herë të parë në Trabzon. Partia majtiste CHP arriti ta kthejë nën pushtetin e saj qytetin Antalja, e cila për katër vitet e fundit u administrua nga AKP-ja.
Kryeministri Turk, Erdogan, u deklarua si i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve por edhe pranoi se ishte i zhgënjyer me humbjen në Antalja si dhe në disa komuna të tjera. /dunyabulteni.net