Zgjedhjet, S'ka nisur ende numërimi i 8 kutive Arvizu e Sequi ne Njesine 5

WxP

Staf në FV.AL
Nuk ka nisur ende numërimi i 8 kutive të fundit të Njësisë nr 5 të cilat do të përcaktojnë se kush do të jetë kreu i bashkisë së kryeqytetit në 4 vitet e fundit. Ndonëse ishte parashikuar të nisë në orën 08:00 grupet e numërimit nuk janë grumbulluar ende në tavolinat e numërimit ndërkohë që vëzhguesit e huaj presin ambienteve të jashtme të shkollës Vasil Shanto, ku është instaluar KZAZ 49.

Ambasadori amerikan Arvizu e ambasadori i BE-së Ettore Sequi ndodhen në KZAZ 49. “Ne jemi të parët sepse jemi të përpiktë dhe kemi shumë inters për procesin e numërimit të votave”- ky ka qenë komenti i ambasadorit të BE-së Sequi, në orën 09: 20 minuta në KZAZ 49, ndërsa numërimi i cili ishte parashikuar të nisë në orën 08:00 nuk kishte nisur ende.

Kur janë numëruar 477 kuti nga 485 kuti që janë gjithsej në Tiranë, Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha është në avantazh me rreth 571 vota më shumë se sa kandidati i PS-së, kreu i opozitës Edi Rama.

Nga rezulati paraprak i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për numërimin e 477 kutive të votimit Kandidati i koalicionit të djathtë “Aleanca për Qytetarin” ka siguruar 123348 vota ndërsa kandidati i“Aleanca për të Ardhmen”, rezulton të ketë siguruar 122777 vota.

Ky rezultat i përllogaritur në orët e para të mëngjesit të sotëm erdhi edhe pas zhbllokimit të 23 fletëve të njollosura me bojën e shtypshkronjës, në dy kuti të njësisë nr.5. Prej këtij kontingjenti fletësh 7 vota ishin pro kandidatit Basha ndërsa 10 prej tyre pro Ramës.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu ka vizituar sërish dje në mbrëmje KZAZ nr.49 në njësinë bashkiake nr. 5, aty ku edhe është përqendruar vëmendja e gjithë kryeqytetit. Gjate fjales se tij Ambasadori u shpreh se në fund do ketë një humbës dhe fitues, por palët duhet të pranojnë rezultatin dhe humbësi duhet të përgëzojë fituesin


Top-Channel
 

Attachments

  • numerimi-diber.jpg
    numerimi-diber.jpg
    10.7 KB · Shikime: 29
Pe: Zgjedhjet, S'ka nisur ende numërimi i 8 kutive Arvizu e Sequi ne Njesine 5

Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë mbërritur në njësinë numër 5, ku pritet të fillojë nga momenti në moment numërimi i 8 kutive të mbetura. Kutitë në fjalë pritet të përcaktojnë fatin e drejtimit të bashkisë së kryeqytetit.
Deri tani, nga 57 kutitë e numëruara kryeson kandidati i PS, Edi Rama me 16977 vota, ndërsa ai demokrat Lulzim Basha me 12785 vota.

Ndërsa në total kryesimi i përket kandidatit të Aleancës për Qytetarin, 123348 vota, ndërsa ai i Aleancës për të Ardhmen 122777.

Ndërhyrja e ambasadorëve të huaj të akredituar në Tiranë ka bërë që palët politike të ruajnë qetësinë dhe që numërimi të përshpejtohet.

Ndërkohë, KQZ po zhvillon një mbledhje për të diskutuar mbi ecurinë e pjesës së mbetur të procesit zgjedhor, duke u fokusuar tek debati për fletët e pavlefshme.

Top-Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top