Vvetoni
Antarë i Respektuar
Tiranë - Policia e Qarkut të Tiranës me fillimin e veprimeve paraprake nga Komisionet e Qendrave të Votimit për çeljen e votimit në Qark, është tërhequr nga Objektet Zgjedhore sipas përcaktimeve ligjore.
Në një njoftim për median, Policia e kryeqytetit bën të ditur se shërbimet e Policisë do të lëvizin vetëm me kërkesë të Komisionit të Qendrës së Votimit dhe KZAZ-së si dhe në rastet e ngjarjeve, konstatimeve të shkeljes e cënimit të rendit publik dhe në ngjarje konkrete.
Deri në këtë moment në gjithë Qarkun e Tiranës nuk është evidentuar asnjë incident lidhur me proçesin zgjedhor dhe rendin e sigurinë publike në tërësi, bënë të ditur burimet.
Drejtoria e Policisë e Qarkut Tiranë, në zbatim të detyrimeve ligjore për zhvillimin normal të zgjedhjeve të 28 Qershorit, po zbaton me përpikmëri përgjegjësitë ligjore, ndërsa punonjësit e në kryerjen e detyrave zgjedhore janë udhëhequr nga profesionalizmi, paanësia, objektiviteti dhe zbatimi rigoroz i ligjit/gazetastart