Zgjedhjet në ditën e Bajramit: As në komunizëm nuk ka ndodhur

Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari ka fajësuar liderët Edi Rama dhe Lulzim Basha Basha mbi datën e zgjedhjeve, që është përcaktuar me datë 25 qershor.

Reagimi i myftiut vjen pasi data e zgjedhjeve përkon me datën e parë të festës së Bajramit të Madh, festë kjo për besimtarët myslimanë.

Sipas myftiut ky fenomen nuk ka ndodhur as në kohën e komunizmit, edhe pse feja ishte e ndaluar.

“Jemi befasuar nga dy drejtuesit kryesor kur dëgjuam se caktuan zgjedhjet ditën e Bajramit. Një fenomen që as në kohën e komunizmit nuk ka ndodhur, edhe pse feja ishte e ndaluar. Natyrshëm ne presim reagimin e KMSH, por kjo është e pafalshme ndaj shenjtërisë së kësaj dite. Festat tona janë të shenjta e solide që prekja e tyre duhet të jetë kufi i ndaluar për të gjithë”, ka thënë Sytari.

Dita
 
Cili nga dy te gjatit e politikes do behet kurban:D

Ps. Monik asnje problem nuk ka, pervec mos respektit, mos dijes, dhe egoizmit te pa fund qe posedon politika Albaneze:p
 
Redaktimi i fundit:
Po c'problem ka se kuptoj???

Problem ligjor nuk ka.
Ka problem moral ama.
Bajrami eshte feste shume e rendesishme fetare dhe te besh zgjedhje ate dite do te thote qe nuk tregohet respekt per besimin me te madh te shqiptareve, do te thote te mos respektosh traditen shqiptare, do te thote tu vjedhesh shqiptareve nje nga ditet me te rendesishme per ta.
Politika po perdhunon ditet tona me prezencen e saj nga mengjesi deri ne darke nepermjet mediave dhe cdo menyre tjeter.
Te pakten per Bajram te kene miresine te mos perzihen ne shtepite, ne mendimet dhe ne sofren e shqiptarve.
 
Pas reagimit të myftiut të Shkodrës, edhe imami Ahmed Kalaja ka reaguar për sa i përket datës së zgjedhjeve, të cilat sipas marrëveshjes së arritur mes Kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, do të zhvillohen më 25 qershor.
“Akoma nuk e besoj se nuk është për tu besuar!!!!! Apeloj si qytetar si besimtar forcat politike të reflektojnë. Apeloj zërat besimtare pavarësisht besimeve brenda partive të reflektojnë. Apeloj qytetaret besimtarë brenda forcave politike të reflektojnë pavarësisht besimeve të reflektojnë. Apeloj të gjithë pa përjashtim për reflektim civil qytetar se me të vërtete, do të ishte turp i madh”, ka shkruar në reagimin e tij në rrjetin social imiami Ahmed Kalaja.
Statusi i plotë i imamit Ahmed Kalaja në Facebook:
ZGJEDHJET Mث 25 QERSHOR!!!!! TALLENI JU!!!
Qëndrim, personal si qytetar si shqiptar si besimtar si mysliman si hoxhe apo imam;
Unë Ahmed Kalaja;
Nuk e besoj kurrë qe;
Data e zgjedhjeve do te jete më 25 qershor?!
Gjithmonë ritheksoj faktin se prononcimet e mia këtu ska perse te komentohen si mbështetje apo pozicionim politik apo partiak jo se nuk lejohet pozicionimi fetarisht po niveli edhe “dashamiret ” do e shfrytëzonin si rast te majmë për te nxjerre mllefet e zilitë e xhelozitë e tyre te kalbura e si pasoje te behej lajm apo te ndërmerreshin qëndrime te caktuara.
Kur e dëgjoja si lajm aspak se kam marre seriozisht sepse kjo nuk mund te ndodhe; nuk mund te ndodhe as duhet te ndodhe qe dita e Bajramit dita e festes gëzimit lumturisë e shpërblimit hyjnor te behet objekt pazaresh, paçavuresh.
Dita e Fiter Bajramit te ne myslimanet gëzon shenjtëri te veçante është dite pushimi ne kalendarin vjetor te myslimaneve po edhe të festave zyrtare te shtetit shqiptar, ndërmarrja e një hapi te tille nga parlamenti do te ishte një ogur i keq marteses se brishte dhe një tregues se torta e qeverise teknike është e helmuar jo e bekuar.
Forcat politike kane kohe për te reflektuar deri te hënën edhe ketë ta marrin ne konsiderate përndryshe për ne do te jete tepër ofenduese, jo me dite gëzimi e feste po një dite e hije zeze diskriminuese e asaj pjese te popullsisë autoktone që patën dore vendimtare në pavarësinë e këtij kombi edhe në shtetformimin e tij te pare po qe edhe udhëhoqën me largpamësi institucionet e para te shtetit te brishte te sapo formuar etj etj.
Akoma nuk e besoj se nuk është për tu besuar!!!!!
Apeloj si qytetar si besimtar forcat politike te reflektojnë;
Apeloj zërat besimtare pavarësisht besimeve brenda partive te reflektojnë;
Apeloj qytetaret besimtare brenda forcave politike të reflektojnë pavarësisht besimeve te reflektojnë;
Apeloj te gjithë pa përjashtim për reflektim civil qytetar se me të vërtete do te ishte turp i madh.
Sikur po apeloni besimtaret te mos jene pjese e votimeve në ditën e shenjte te tyre;
Prandaj Kujdes.
Faleminderit për mirëkuptimin edhe durimin.

Syri.net
 
Prape sma rrok truri kete "mosrespektin"
Tek e fundit kush po ndalon besimtaret te festojne ? Po aq e te votojne...
Se di por a lidhet gje me vemendjen qe do kete ligji e jo festa?
Anyway per mua si individ nuk perben ndonje mosrespektim...
 
Ok, e kuptova.
Ti po thua munden gjithmone qe te festojne teresisht te perkushtuar per Bajramin dhe ti bejne naften votes :)
Nuk me duket ide e keqe, me pelqen.
 
Ketu ka njerez edhe carcafet qe flene i kane te kuq. Popull i cuditshem...!

Darius
 
Ketu ka njerez edhe carcafet qe flene i kane te kuq. Popull i cuditshem...!

Darius

Kam une dy pale te kuq saten me trendafila....si shpirt jane
Po ca lidhje kane carcafet me daten e zgjedhjeve?
 
Ok, e kuptova.
Ti po thua munden gjithmone qe te festojne teresisht te perkushtuar per Bajramin dhe ti bejne naften votes :)
Nuk me duket ide e keqe, me pelqen.

Ne fakt e kisha per veten...une i abstenoj te dyja
Bajram nuk festoj e as votoj :)
 
Ne fakt e kisha per veten...une i abstenoj te dyja
Bajram nuk festoj e as votoj :)

Shume gabim qe nuk voton.
Tani qe Lul Basha na garantoi voten, tani qe ti si qytetare je mbretereshe, tani qe eshte populli ai qe komandon, tani qe e shkeputemcdo lidhje me republiken e vjeter dhe sapo ka lindur republika e re ti nuk do votosh???
Nuk i kuptoj njerezit si ty.
Ai tjetri ndejti kaq kohe ne cader per ty, per mua, per ate, per te gjithe ne dhe ti nuk voton?
Po ca do moj me shume?
Shpirtin do ti maresh tjetrit?
 
Sa fjale te medhaja perdor ti Lev....une jam nje njeri i thjeshte, me nje kapacitet qe le per te deshiruar.
Nuk i kuptoj keto piskamat e tua.....bile do shtoja se jam robi me gdhe , me i trashe, me i leshte qe mund te te kene zene syte!
Nuk merrem dot me ju qeniet supreme ....kshuqe me lini te qete ne ignorancen time :)
 
Ja ta them popullorce.
Saluli u sakrifikua per popullin, luftoi per te drejtat e popullit, u mbyll ne cader nate e dite per mireqenien e popullit.
E ca fitoi vete i shkreti?
Nje post zv/kryeminister, 6 ministra, 5 drejtori te rendesishme , dhe nja tre kater poste te tjera.
Kaq i shkreti.
Edhe pse me vote e larguan nga keto poste ai me drejtesine e tij, me vendosmerine e tij arriti ti rimarre.
Dhe gjithe kete e beri per popullin shqiptar.
Asgje nuk fitoi vete, sakrifikoi si nena per femijen per kete popull, per ty, po moj po per ty , per mua.
Po se pate marre vesh as tani ne qafe pac veten.
 
Prandaj nuk votoj pra ....sepse ne llogjiken time apatike vetsakrifimi eshte nje akt sublim por shume heretik.
Dhe meqe jemi tek feja .....e di ti qe feja e quan vetvrasjen herezi?
Dhe meqe une jam nje qenie apatike dhe jo besimtare zgjedh ti bej topin te dyjave!!
 
Ma fute.
Une gjithmone se je gdhe ti, injorante, ashtu the vete por nuk qenke.
Qenke nje tiiiiiiiiiii.....
Tjeter here nuk bej debat me llogjike me ty une, heren tjeter ti thuaj cte duash, une do them cte dua.
Perndryshe ma fut prape ti
 
Data e zgjedhjeve parlamentare, 25 qershor korrespondon me festën e myslimanëve, Ditën e Bajramit, ose fundin e agjërimit 1-mujor.

Me këtë rast, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, apeloi për fushatë të qetë dhe zgjedhje të paqta ditën e Kurban Bajramit.

Ai i bëri thirrje besimtarëve myslimanë që të marrin pjesë në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre se cila klasë politike do drejtojë vendin katër vitet e ardhshme.

“E drejta e votës, e përzgjedhjes së atyre që do marrin përgjegjësinë e drejtimit të vendit tonë përkrah kombeteve të qytetëruara, është përgjegjësi sa historike aq edhe qytetare e momentit.

Ne dëshirojmë dhe apelojmë që atmosfera e Ramazanit të jetë sa më paqësore si dhe besimtarët dhe jo besimtarët të vendosin në 25 qershor që fatet e tyre t’i marrë ajo elitë politike e cila do të marrë votëbesimin nga këta qytetarë”, tha Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.

Deklarata e Plote e Ylli Gurres:

“Dita e Bajramit të madh mendohet të jetë të dielën e 25 qershorit 2017. E caktuar kjo në të njëjtën datë me ditën e zgjedhjeve, të cilat ne komuniteti fetar, të gjithë qytetarët do të japim mesazhin tonë përmes sjelljes në udhëheqësinë e vendit të një klase të caktuar politike.

Ndjejmë detyrimin që atmosferën e pararamazit, 27 maj, dhe gjithë muajin e ramazit që përkon me fushatën zgjedhore, bëjmë thirrje, kërkojmë nga çdo besimtar të jenë të kthjellët dhe të përkushtuar në devotshmëri për përcjelljen e muajit të Ramazanit ashtu siç i ka hije çdo myslimani.

I drejtohemi klasës politike që të jenë të kujdesshëm, të matur dhe të krijohet një atmosferë sa paqësore aq dhe komunikatibve brenda kornizave njerëzore e qytetare, në mos nëpërkëmbien e vlerave të Ramazanit.

E drejta e votës, e përzgjedhjes së atyre që do marrin përgjegjësinë e drejtimit të vendit tonë përkrah kombeteve të qytetëruara, është përgjegjësi sa historike aq edhe qytetare e momentit.

Ne dëshirojmë dhe apelojmë që atmosfera e Ramazanit të jetë sa më paqësore si dhe besimtarët dhe jo besimtarët të vendosin në 25 qershor që fatet e tyre t’i marrë ajo elitë politike e cila do të marrë votëbesimin nga këta qytetarë.

I bëjmë thirrje agjëruesve që të jenë të kthjellët në muajin e tyre të begatë si dhe të vendosin lirshëm dhe në mënyrë të plotë, me vullnet të lirë, se cilët duhet ta drejtojnë apo jo shtetin dhe kombin tonë në këto momente”.Bota Sot
auto_imami1495293931.jpg
 
Sna gjindet mideja ne jo....gjithnje do e gjejme nje yckel
Pune shqiptaresh mo
 
Une do fal bajramin ne shesh! Do dal pak me shoqnine per nje kafe. Do shkoj tvotoj pastaj o iki te ha dreken e bajramit.
Per mua si individ sme prish pune hic. Se ike nje gjys orsh ne ket edite vere su be nami.
Ama si institucion po flasim per 2 data te rendesishme qe kane rendesi masive tek nje komunitet i caktuar (shumice ne kete rast) ndaj pse te ndotet nje dite e gezueshme me konflikte politike. Imagjino komisioneret sdo levizin dot. (Mos me paralelizoni tani edhe njerezit e profesioneve te ndryshme qe se lene dot punen psh:urgjenca)
Plus Do ket konflikte, zenka,njerezit te ngulitur ne tv per rezultatet. (As ketu mos me thoni qe e kane ne dore vete mos ti ndjekin zgjedhjet) nuk esht puna e ke ne dore. Puna eshte te behet idealja per te gjithe.

Mgjth, une mendoj se politika kane harru fare qe do jetene Bajram dhe nuk e kane bere fare me tendence. Por dhe te kaloj aq lehte sduhet. Perher kmsh i kalon me lehtesi mosreapektin qe i behet komunitetit te tij sikur te lerbente 5% tvendit jo 60 e siper
 
Une do fal bajramin ne shesh! Do dal pak me shoqnine per nje kafe. Do shkoj tvotoj pastaj o iki te ha dreken e bajramit. ëë
Per mua si individ sme prish pune hic. Se ike nje gjys orsh ne ket edite vere su be nami.
Ama si institucion po flasim per 2 data te rendesishme qe kane rendesi masive tek nje komunitet i caktuar (shumice ne kete rast) ndaj pse te ndotet nje dite e gezueshme me konflikte politike. Imagjino komisioneret sdo levizin dot. (Mos me paralelizoni tani edhe njerezit e profesioneve te ndryshme qe se lene dot punen psh:urgjenca)
Plus Do ket konflikte, zenka,njerezit te ngulitur ne tv per rezultatet. (As ketu mos me thoni qe e kane ne dore vete mos ti ndjekin zgjedhjet) nuk esht puna e ke ne dore. Puna eshte te behet idealja per te gjithe.

Mgjth, une mendoj se politika kane harru fare qe do jetene Bajram dhe nuk e kane bere fare me tendence. Por dhe te kaloj aq lehte sduhet. Perher kmsh i kalon me lehtesi mosreapektin qe i behet komunitetit te tij sikur te lerbente 5% tvendit jo 60 e siper

Me thuaj pse eshte mosrespektim , per pjesen tjeter jam mese ok!
 
Por dhe te kaloj aq lehte sduhet. Perher kmsh i kalon me lehtesi mosreapektin qe i behet komunitetit te tij sikur te lerbente 5% tvendit jo 60 e siper
Besimtare fanatike dhe praktiktante janë me pak se 5%.
Thjesht u kanë mbetur emrat nga pushtimi otoman, se as besojnë dhe as e ndjekin fenë.
Vishen si evropiane dhe pine alkool e hanë mish derri.
Nuk mund t'i përgjithesojme te gjithe.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top