Zgjedhjet, dyndje emigrantësh në dogana

WxP

Staf në FV.AL
Kapshticë - Zgjedhjet po sjellin në atdhe me dhjetëra emigrantë, të cilët kanë vendosur në mënyrë të pavarur të vijnë të japin votën e tyre të dielën. Nga burimet zyrtare të policisë kufitare në Kapshticë, mësohet se në 24 orët e fundit kanë hyrë për në Shqipëri, nëpërmjet këtij vendkalimi, 1700 persona, me 400 automjete. Ndërkaq, nga mesnata deri në orën 15.00 të së premtes, kanë hyrë dhe 1500 emigrantë të tjerë në kufi, me rreth 250 automjete. Autoritet policore të Kapshticës bëjnë të ditur se në asnjë rast emigrantët që vijnë kryesisht për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, nuk janë përballur me radhë të gjata, ndërsa normaliteti i ka ndjekur gjatë procedurave të tyre ndërkufitare, si në anën greke, ashtu dhe në atë shqiptare. Policia Kufitare, ka marrë kontakt edhe me palën greke, për të evituar çdo problem që mund të shfaqet gjatë ditës së sotme, por dhe më 28 qershor, ku pritet të ketë fluks hyrjesh nga kjo pikë kufitare. Pala shqiptare ka marrë garancinë nga homologët grekë se do të shtohen sportelet nga ana e saj, në rast dyndjesh të emigrantëve. Por, vetë pala shqiptare ka bërë gati plot 5 sportele në rast të fluksit, ndërsa aktualisht, për hyrjet nga Greqia drejt Shqipërisë, janë në punë vetëm 2 sportele, të cilët përballojnë këtë fluks të deritanishëm, të nisur nga ditët e para të kësaj jave. Por, ndërsa me qindra automjete po mësyjnë kufirin mes dy shteteve, të shumtë janë dhe autobusët falas të vënë në dispozicion nga PS-ja dhe PD-ja, në qytetin grek të Selanikut. Dy subjektet, me anë të strukturave të tyre në komunitetin shqiptar në këtë qytet, kanë nisur fushatën për sensibilizim dhe kanë nisur në drejtim të Shqipërisë autobusët e parë. Vetëm gjatë paradites të së premtes, kanë hyrë nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës plot 8 autobusë, nga katër për gjithsecilën parti.

KAKAVIJA - Fluks është shënuar edhe pikën Kufitare të Kakavijës. Burime zyrtare të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit për qarkun e Gjirokastrës kanë bërë të ditur se mesatarisht çdo ditë hyjnë në territorin shqiptar rreth 3 mijë persona, ndërsa fluksi më i madh pritet të jetë sot.
Ndërkaq, për të përballuar fluksin gjithnjë në rritje të ardhjes, pala shqiptarë ka vendosur në dispozicion të gjitha sportelet e mundshme, të cilat do të çelen në varësi të numrit të emigrantëve, si dhe ka shtuar takimet me palën greke, për të garantuar në këtë mënyrë një lëvizje normale.
Një tjetër element i njohur, i aplikuar gjatë zgjedhjeve të niveleve të ndryshme, është edhe tërheqja e qindra emigrantëve nga kandidatët e ndryshëm të forcave politike, të cilët marrin përsipër transportin falas e që pritet të jetë një fenomen i pranishëm edhe në këto zgjedhje. Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e emigrantëve, edhe pse kanë vendosur të marrin pjesë në votime, nuk i njohin kandidatët. "Kam ardhur për votime, mora vesh që e kisha emrin në listë dhe erdha. Kandidatët e zonës sime nuk i njoh, por do t'i njoh gjatë këtyre ditëve", shprehet njëri prej tyre.
Nga ana tjetër, një plan i veçantë masash lidhet me forcimin e kontrollit të gjelbër në këtë periudhë, për të shmangur rastet e mundshme të trafiqeve që mund të zhvillohen si dhe për sigurinë e akseve kombëtare.

SHEKULLI.com.al
 
Zakonisht kur ka fluks te madh ne zgjedhje, kjo sjell renjen e partise qe eshte ne pushtet.
Uroj te ndodhe vertete keshtu.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top