WxP
Staf në FV.AL
Procesi zgjedhor dhe numërimi i votave ka qenë pjesë e bisedimeve të sotme mes ambasadorit amerikan, Alexander Arvizu, kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorit Eugen Wollfarth, kreut të Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ettore Sequi në një takim me kryeministrin e vendit, Sali Berisha. Sipas një njoftimi të këshillit të ministrave, thuhet se ambasadorët vlerësuan zhvillimin e qetë të zgjedhjeve dhe vlerësuan lart deklaratat e kryeministrit të bëra mbas mbylljes së procesit të numërimit për Tiranën, që në kushtet e një rezultati shumë të ngushtë, palët duhet të tregojnë durim deri në daljen e rezultatit final të çertifikuar ligjërisht.
Nga ana e tij kryeministri Berisha theksoi se ai dhe mazhoranca, qëndrojnë të bindur se çdo votë e hedhur nga zgjedhësit do të vlerësohet dhe numërohet me saktësi dhe se rezultati final do të pasqyrojë saktësisht vullnetin e zgjedhësve shqiptarë.
Top-Channel