Zbuloni Shpellën e Skotinisë dhe liqenin nëntokësor

PiNkY

Anëtar i Nderuar
galeria_14060436992918.jpg


Një atraksion turistik për rajonin e Gjirokastrës, është padiskutim shpella e Skotinisë dhe sidomos liqeni me ujë të kthjellët që gjendet nën këtë shpellë. Ky liqen u zbulua rreth 6 vjet më parë nga një grup eksploratorësh italianë të mbështetur edhe nga dy zhytës shqiptarë. Konkretisht Mario Mazzoli, Marko Viteli, Bernardino Rochi, si dhe Igli Pustina e Arjan Gace. Ata u zhytën rreth 55 metra thellë në zgavrën e thellë të Skotinisë, e cila ndodhet në afërsi të fshatit Vanistër, Dropull.

Për eksplorimin e saj, zhytësit asokohe hynë fillimisht në pjesën e parë të shpellës , pikërisht aty ku në vitet e komunizmit ishte vendosur platforma e veprës së marrjes së ujit për tokat e fushës së Dropullit. Më pas, nëpërmjet një kanali ata kanë mundur të depërtojnë në një pjesë të brendshme, që sipas tyre ishte një mrekulli e pafundme. Mendohet se liqeni nëntokësor i Skotinisë është rreth 200 metra i thellë, ndërsa zhytësit me mjetet që kishin arritën të uleshin deri në 55 metra. Së fundmi në këtë liqen është zhytur edhe polumbaria polake Irena Stangierska. Ajo ka realizuar fotot që shihni më poshtë.

Edhe pse këtij atraksioni turistik i mungon promovimi, përfshirja në guida si destinacion i rëndësishëm në jug të vendit, jo pak të huaj marrin rrugën për në Vanistër që të shohin nga afër shpellën e Skotinisë dhe liqenin nëntokësor me ujë të kulluar. Banorët e fshatit thonë se ky liqen ka lidhje me atë të Viroit në Gjirokastër dhe me Syrin e Kaltër. Shpella e Skotinisë dhe liqeni nëntokësor në të, është një mrekulli e natyrës, ndërkohë që ka shumë gojëdhëna për të. Ato më së shumti lidhen me mbytjen e një gruaje, trupi i të cilës doli më pas në Virua. Sidoqoftë, sot ky vend ka nevojë për më shumë vëmendje, për më shumë promovim në mënyrë që të thithë sa më shumë vizitorë.

11063423_1650380341863819_2538912097949908448_n-1.jpg


11705217_1650560095179177_3440991865508156186_n.jpg


11709726_1650577348510785_5675731294964711878_n.jpg




/libohovaonline.com/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top