AFRIKE E JUGUT – Quhet Eyona dhe mund të jetë një ekzemplar tepër i rrallë i një maceje egërsirë, më saktësisht mace-ujk ose Lykoi, një specie që është zhvilluar natyrshëm nga një mutacion gjenetik i një maceje të thjeshtë shtëpiake.
Eyona është shpëtuar nga vullnetarët e strehës për kafshët “Feral Cat Project” të Cape Toën në Afrikën e Jugut, së bashku me vëllezërit e saj. Por ajo ishte ndryshe nga të gjithë ata.
Përgjegjësit e strehës besonin se ishte një Devon Rex apo një Sphinx, por testi i ADN-së e mohoi këtë.
“Nga fotot që ka mundur të shoh bëhet fjalë absolutisht për një Lykoy”- pohoi Johnny Gobble, një veteriner amerikan. Vlera e kësaj mace shkon deri në dy mijë dollarë.
(er.cu/BalkanWeb)