Zbulohet aventura e 3 vajzave minorene, shitën bizhuteritë e prindërve për të shkuar në Tiranë
KORCE – Zbulohet aventura e 3 vajzave të mitura që u zhdukën një ditë më parë në Korcë..News 24 ka qenë sot në banesën e 11-vjeçares me iniciale B.D ku dhe ka mundur të mësojë skenarin e arratisjes së tyre. Prindërit e të miturës tregojnë se ngjarja e pazakontë e ka pasur fillesën mbrëmjen e së dielës, kur 11-vjeçarja pa dijeninë e tyre ka vjedhur disa bizhuteri për t’i shitur më pas në bashkëpunim me shoqet e saj në një prej argjendarive të qytetit të Korçës, me qëllim për të siguruar paratë e udhëtimit për në Tiranë.
Mësohet se vajzat kanë përfituar një shumë prej 500 mijë lekësh të vjetra, të cilat i kishin shpenzuar më pas për rroba dhe sende të tjera personale duke mos kursyer edhe ndryshimin e pamjes.
Më pas vajzat ndonëse nuk kishin shkuar asnjëherë në Tiranë janë nisur më furgon drejt kryeqytetit, duke u ndalur në një hotel në periferi të Tiranës dhe duke prenotuar për tre ditë njërën prej dhomave të hotelit.
Pas publikimit të lajmit në “News 24”, pronari i hotelit ka kontaktuar menjëherë policinë e Tiranës, e cila më pas bëri edhe shoqërimin e tyre në komisariat për të marrë edhe deklarimet përkatëse. Pavarësisht ngjarjes,vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa nuk ngurojnë të deklarojnë se janë larguar në Tiranë për një jetë më të mirë.
Të miturat me iniciale B.D, K.Z dhe Xh.H janë shoqe me njëra-tjetrën dhe banojnë në zonën e njohur si “Lagjia e Francezëve” në Korçë. Denoncimi për humbjen e tyre u bë mbrëmjen e djeshme nga familjarët pasi kërkuan për orë të tëra, pa mundur të gjejnë asnjë shenjë nga vajzat ju drejtuan komisariatit të Korçës. Sakaq policia e Korçës, po vijon hetimet për rastin në fjalë ,pasi mbetet ende e dyshimtë si tre vajzat e mitura, të cilat nuk kanë qenë asnjëherë në Tiranë kanë mundur të shkojnë aty dhe më pas të sigurojnë një dhomë hoteli.
/BalkanWeb

Redaktimi i fundit: