Zbukurim nga mineralet

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Zbukurim nga mineralet

Edhe nëse nuk keni lëkurë të ndjeshme, do të jeni të interesuara për makijazhin nga mineralet. Ky makijazh i ngjan pluhurit, ndërsa duke ditur se bëhet fjalë për mineralet e grimcuara mirë, ato qëndrojnë në lëkurë sikur çdo produkt tjetër kozmetik. Këto produkte nuk kanë elemente shtesë dhe për këtë arsye ato nuk shkaktojnë reaksione alergjike në lëkurë.

Oksidi i titanit dhe zinkut do ta zvogëlojnë ndjeshmërinë në rrezet e diellit, ndërsa oksidi i zinkut me rrugë natyrale zvogëlon edhe skuqjen në fytyrë. Për këtë arsye përdorimi i makijazhit nga mineralet iu rekomandohet femrave të cilat kanë probleme me akne dhe kanë lëkurë shumë të ndjeshme. Nga ky makijazh largohen dhe problemet me poret, dhe lëkura juaj merr frymë.

Duke pasur parasysh që këto preparate janë të testuara dermatologjikisht dhe rekomandohen nga dermatologët- nuk do të keni efekte të dëmshme edhe nëse flini pa e pastruar fytyrën. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top