Zaev me partitë shqiptare ka siguruar votat për Qeverinë e re

legjenda

Tetova
Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Zoran Zaev, pasi mori nënshkrimet e tri subjekteve shqiptare – BDI-së dhe dy koalicioneve “Lëvizja me Besë” dhe “Aleanca për Shqiptarët”, ka siguruar shumicën e nevojshme, prej gjithsej 67 deputetëve në Parlamentin 120-anëtarësh të Maqedonisë, për të formuar Qeverinë, shkruan Gazeta Express.

Sipas lajmeve nga Shkupi, pasi prej mbrëmë deri sot në selinë e socialdemokratëve arritën nënshkrimet e 18 deputetëve të subjekteve në fjalë shqiptare, Zaev nesër do ta vizitojë presidentin e shtetit Gjorge Ivanov, për t’ia dhënë garancitë e kërkuara nga ai se mund të formojë qeverinë.

Siç dihet, pas dështimit të liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski që të sigurojë përkrahjen e nevojshme për krijimin e qeverisë, Ivanovi më 2 shkurt porositi se mandatin do t’ia japë atij që do të sigurojë 61 nënshkrime.

Pas bisedimeve disajavëshe, partia e Zaevit arriti të mare përkrahjen e partive shqiptare, përveç PDSH-së së Menduh Thaçit, e cila fitoi 2 deputetë. Megjithatë, ende mbetet e pa qartë, nëse subjektet shqiptare do të marrin pjesë në qeveri, apo vetëm do të përkrahin qeverinë pakicë të LSDM-së.

Tani pritet përgjigjja e Ivanovit, respektivisht se a do ta mbajë fjalën dhe t’ia japë mandatin Zaevit, apo do të gjejë ndonjë mënyrë të re, për ta penguar formimin e Qeverisë nga dikush tjetër përveç VMRO-DPMNE-së.
Në anën tjetër, VMRO e cila fitoi 51 mandate, 2 më shumë se LSDM, thotë se formimi i një qeverie ku s’do të jetë ajo është “kundër vullnetit të shumicës së maqedonasve” dhe vazhdon të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme./Gazeta Express/
zaev-0226_1488121181-7793773.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top