Ylli Pepo: Për herë të parë, filmi shqiptar vlerësohet në Bjellorusi

Зngjεll

___________
Ylli Pepo: Për herë të parë, filmi shqiptar vlerësohet në Bjellorusi
Nga: Fatmira Nikolli

Për herë të parë Shqipëria fiton një çmim në një festival të filmit kristian në Bjellorusi. "Beratinusi", filmi i Ylli Pepos mbi Kodikun e Beratit vlerësohet me kupën e jurisë dhe merr diplomën si filmi më i mirë mbi lidhjet e krishtërimit me historinë ose lidhjet kristiano-historike. Ky është një festival i përvitshëm ku marrin pjesë shumë vende të botës. Festivali mbahet në një zonë afër Lituanisë, që dallohet për nivelin e lartë turistik, por mbi të gjitha për lidhjet e vjetra historike, fetare dhe kulturore që ka me katolicizmin. Pikërisht në këtë zonë mbahet Festivali Ndërkombëtar i Filmit Kristian. Në këtë edicion të konkursit morën pjesë me filmat e tyre 102 vende të botës, dhe prej këtyre u seleksionuan 15 që ishin edhe në ndarjen e çmimeve. Mes këtyre vendeve, për herë të parë ishte edhe Shqipëria. Metalik, i praruar në argjend, i zbukuruar me figura biblike, teksti i tij është në greqishten të vjetër. Kodiku i shekullit të VI-të është i tëri në pergamenë me ngjyrë të purpurt, ku është theksuar ngjyra e kuqe, sot mjaft e zverdhur nga koha. I shkruar në lëkurë keci të përpunuar mirë, me grafema argjendi të tretur, ai ka edhe disa fjalë që janë të shkruara në ar. Grafemat janë kapitale të tipit të përzierë, kuadrat dhe të gjitha fjalët në rresht janë të ngjitura bashkë. I shkruar në shekullin e gjashtë, historia e "mbijetesës" së tij deri në ditët tona, sipas Ylli Pepos, është gati një histori policeske, e mbushur me sulme dhe kundërsulme, intriga dhe ngjarje të papritura. Ai i ka shpëtuar serbëve, gjermanëve dhe fatmirësisht edhe zhdukjes së objekteve fetare që bëri komunizmi. Për regjisorin Pepo, të nxjerrësh nga pusi i kohës në dritë një vepër të tillë, është nder për këdo. Vlerat e tij janë të mëdha si për faktin se dëshmon në vendin tonë ka pasur ndjekës së fesë së krishterë në kohën kur këta përndiqeshin nga romakët, por edhe sepse ai hedh dritë mbi atë që historianët e quajnë "periudha memece e historisë". Pikërisht këto vlera të tij, dhe shfaqja e tij në filmin e Pepos me mjaft profesionalizëm, bëri që për herë të parë në Festivalin e Filmit Ndërkombëtar Kristian, Kodiku të na sillte në Shqipëri çmimin e jurisë. Në film paraqiten dëshmitë e disa prej studiuesve më të njohur të mesjetës siç janë Aleksandër Meksi, Pëllumb Xhufi, Neritan Ceka, Kosta Ciaukus. Po ashtu, tregohet edhe si u ruajt ai. Atë e ruajtën beratasit, dhe mes atyre që e ruajtën përmendet edhe një konteshë shqiptare. Por, Kodiku ka qenë edhe në Kinë, dhe nga aeroporti ai ka kaluar në rrugët e kryeqytetit kinez njësoj si kryetar shteti. Po këtë shoqërim ka pasur edhe kur shkoi në ekspozitën e "Ungjijve të popujve", që u organizua në Vatikan.

Si e morët ftesën për të marrë pjesë në këtë festival?


Ftesën për të marrë pjesë në këtë festival e mora nga drejtori i festivalit, i cili e njeh mirë karrierën time si regjisor. Dikur ai ka parë një nga filmat e mi mbi besimin e krishterë, një film kushtuar Zojës së Këshillit të Mirë të Shkodrës. Atij ky film i kishte mbetur në mendje dhe duke pasur parasysh atë, më ftoi të merrja pjesë me filmin "Beratinus". Ky i fundit, një prodhim i shtëpisë filmike "Grishaj film production", ka si autor profesorin e nderuar, Shaban Sinani dhe Tom Therçajn, si edhe me operatorë Bujar Koren dhe Anton Grishajn. Filmi është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë si edhe nga Drejtoria e Programeve Satelitore e TVSH-së. I xhiruar përpara disa muajsh, ai është shfaqur vetëm një herë në një premierë në Tiranë. Por, përveç premierës ai nuk është shfaqur më në vendin tonë, ndaj në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Kristian ai pati premierën e tij ndërkombëtare.
Filmi tregon historinë e Kodikut të kuq të Beratit, një kodik mjaft i rëndësishëm për shkak të lashtësisë së tij. Si u prit ai nga të huajt?
"Beratinusi" u prit shumë mirë. Një juri e përbërë nga nëntë veta, ndër të cilët historianë të njohur e njohës të historisë së kishës. Më të njohurit në botë, akademikë dhe profesorë përbënin thelbin e kësaj jurie. Ata e çmuan filmin si një nga veprat më të mira të festivalit, sidomos për pasqyrimin në gjuhën e filmit për lidhjet e ngushta të religjionit me historinë dhe kulturën e një kombi. اmimi që unë mora, është "اmimi i Jurisë", me motivacionin e sipërpërmendur, dhe i jepet profesor Shaban Sinanit si skenarist i filmit dhe regjisorit. اmimin e madh të festivalit e fitoi një film rus me titullin "Rezervati i natyrës ruse", tjetër film që u vlerësua me çmim ishte ai polak, por edhe filmi kanadez, "Historia e një gruaje", si edhe filmi gjerman mbi Aushvicin. Ky i fundit ishte një trajtim i ri dhe i veçantë mbi kampin e tmerrshëm nazist të Luftës së Dytë Botërore.

اfarë u pa si më e veçantë tek filmi juaj nga juria?

Juria vlerësoi thellimin në lidhjet e kulturës së një populli me fenë kristiane. Mbi të gjitha, vlerësoi analizën që i bëhet kësaj lidhjeje dhe shpjegimin shkencor të zbërthyer në gjuhë filmike të një dorëshkrimi aq të vjetër, siç është Kodiku i Beratit. Ai është një nga tre dorëshkrimet më të vjetra në botë të fesë kristiane dhe për këtë ne duhet të jemi krenarë, sepse ai është një monument i kulturës shqiptare. Tashmë filmi pas këtij festivali do të marrë pjesë edhe në konkurse të tjera, që Kodiku i Purpurt të bëhet i njohur edhe më gjerë si një nga thesaret e mëdhenj jo vetëm të kulturës shqiptare, por edhe të kulturës botërore. Kjo qe edhe pjesa që atyre iu ngjalli shumë interes. Informacioni për Kodikun e Purpurt të Beratit qe i pakët. Për të thënë të vërtetën, filmi u pëlqye edhe për informacionin që solli, por mbi të gjitha, për trajtimin e thelluar e jo sipërfaqësor. Iu bëri përshtypje thellimi shkencor, gjë që i bëri ata të mendojnë se filma të tillë mund të prodhohen edhe jashtë kinemave, kinematografive dhe televizioneve që janë me emër. U ndjeva mjaft mirë kur një nga anëtarët e jurisë, një regjisore e njohur ruse, e vlerësoi filmin gjatë diskutimit duke thënë se, "na u duk sikur ishte një nga prodhimet më të mira të BBC-së së kësaj fushe, dhe jo film që vjen nga një vend të cilin ne e njohim shumë pak". Në të vërtetë, Shqipëria njihej shumë pak e aq më pak filmi shqiptar.

Anëtarët e jurisë, a kishin njohuri për Kodikun e Beratit dhe historinë e tij?

Në fakt e njihnin shumë pak, dhe nuk e dinin se ishte gjetur një kodik kaq i vjetër në Shqipëri dhe nuk e dinin se ku ishte Berati. Sigurisht që filmi ishte shumë i qartë për ta dhe nëpërmjet shpjegimeve që jepeshin gjatë 30 minutave të tij, ata fituan një informacion të ri për të cilin më pas u interesuan në bisedat e lira dhe në diskutimet e shumta që u bënë gjatë festivalit.

Ju vetë, si regjisor, u një filmi shqiptar që merr çmim në një festival të huaj, si ndjeheni?

Sigurisht që në çastin kur u thirr emri për të marrë çmimin, jam ndjerë shumë mirë, sepse të them të drejtën aty kishte regjisorë shumë të njohur të kësaj fushe që konkurronin, dhe fakti që u vlerësova unë para tyre më bëri të ndjehem mirë. Kjo, sepse për herë të parë, një film shqiptar i kësaj gjinie shkonte në këtë festival dhe u vlerësua, dhe aq më tepër se juria që i dha çmimin ishte e kualifikuar. Nuk ishte thjesht vetëm çmimi që u mor, por edhe vlerësimet e përgjithshme që m'u dhanë aty nga ata që e panë filmin. Kjo nuk është një meritë e imja, por e një grupi të tërë që ka punuar për vite me radhë, siç është gazetari Tom Therçaj, operatori Bujar Kore, që ka xhiruar prej disa vitesh, dhe më pas meritë e regjisë, e producentit Anton Grishaj dhe i mbështetjes që ne morëm nga kryetari i QKK, Xhevdet Feri, si edhe nga drejtor i programeve satelitore, Pluton Vasi. Të gjithë së bashku u përpoqëm që një vlerë e tillë kombëtare, siç është Kodiku të gjejë gjuhën e vet edhe në pelikul, celulozë, dhe në ekran. Për këtë ndjehem mirë dhe them se filma të tillë ne duhet të prodhojmë edhe më shumë, për të bërë të njohur në botë vlerat e vërteta që ka Shqipëria, kombi, historia dhe kultura jonë. Ne nuk duhet të mbetemi thjesht tek gjërat e përtypura e të ripërtypura, të cilat nuk e kalojnë cakun e një shekulli. Unë mendoj se duhet të shkojmë në thellësinë rrënjëve të kombit, pasi e bëjnë çdo qytetar tonin të ndjehet krenar jo vetëm brenda kufijve, por edhe jashtë tyre.

Cilët janë projektet tuaja në vazhdim?

Projekti më i afërt është një film me temë nga historia e vendit tonë. Dua të xhiroj diçka për historinë e Elbasanit dhe për këtë qytet që është në zemër të Shqipërisë, por edhe në zemër të kulturës dhe arsimit në Shqipëri. ثshtë një qytet shumë i pasur me ngjarje. Së bashku me skenaristen Suzana Zhirakja kemi përgatitur një projekt që do të fillojmë ta realizojmë së shpejti.
 
Interesante, suksese regjisoreve. Uroj qe ky cmim te shoqerohet me tjere per shqiperine ne te ardhmen.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top