Yjet që vdiqën kur ishin 27 vjeç

KissShpirtoo

Anëtar Aktiv
Janë këto pengesat që nuk kanë arritur të kalojnë Jim Morrison, Jimi Hendrix, Janis Joplin, Kurt Cobain, Brian Jones dhe së fundmi Amy Winehouse, që u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Londër.

Këngëtarja e re angleze ka ricikluar jo vetëm vokalisht dhe në mënyrë muzikore yjet e viteve ’60 dhe ’70, por edhe stilin e jetesës së konsumuar nga vartësitë dhe depresioni.

Një ekzistencë e ndërprerë shumë shpejt si ajo e Jim Morrison, të cilit sapo iu përkujtuan 40 vitet e vdekjes, më 3 korrik 1971. Lideri i The Doors u gjet i vdekur në vaskën e shtëpisë së tij në Paris për shkak të një arresti kardiak, pas një jete me probleme dhe suksese. Ai ka lënë një trashëgimi muzikore dhe vargje që e bëjnë edhe sot një nga këngëtarët më karizmatikë të historisë së rokut.

Jimi Hendrix, i zgjedhur nga revista “Rolling Stone” kitaristi më i madh i të gjitha kohërave, ka vdekur edhe ai në moshën 27 vjeçare, më 18 shtator 1970, në shtëpinë e tij në Londër, i mbytur nga e vjella. Ai pati një jetë dhe një parabolë artistike të shkurtër por të rrufeshme. Ishte një nga inovatorët kryesorë të kitarës elektrike dhe shpikës i një tingulli që shkriu rokun me bluzin. Performimi i tij i fundit në festivalin e Vudstokut në vitin 1969 është kthyer në simbolin e një epoke jo vetëm muzikore.

Pak ditë më vonë Janis Joplin ndoqi Jimi Hendrix. Ajo u gjet e vdekur në dhomën e një moteli në Hollivud, më 4 tetor të 1970-ës. Autopsia sugjeroi një vdekje për shkak të një mbidoze heroine. Edhe ajo nuk arriti ta kalonte kufirin e mallkuar 27-vjeçar, por intensiteti i performancave të saj, stili i emancipuar, betejat për të drejtat e njeriut dhe pamja e saj kujtohen dhe imitohen edhe sot.

Një tjetër vdekje me “rrethana të paqarta”, frazë kjo e shumëpërdorur për këto jetë të thyera, është edhe ajo e Brian Jones, kitaristi i parë i Rolling Stones që u gjet i vdekur në vitin 1969 në pishinë pas një feste. Kitarist fantastik i shkollës bluz, ai kishte dhënë kontributin e tij për këngë të paharrueshme të grupit si “Jumping Jack Flash” dhe “Sympathy for the devil”. Edhe ai ishte 27 vjeç kur ndërroi jetë.

Më pranë epokës sonë është talenti i këputur i Kurt Cobain, lider i paharrueshëm i grupit Nirvana, shpikës të llojit “grunge”. Kënga “Smell like a teen spirit” solli një ndryshim vendimtar në muzikën e viteve ’90, që filloi të drejtohej tek roku alternativ. Ai Kurt pati një martesë të paqëndrueshme me Courtney Love, të shoqëruar me përdorimin e drogave nga ana e ciftit. U gjet i vdekur më 5 prill të vitit 1994, në moshën 27-vjeçare, në Uashington. U vetëvra me një të shtënë pushke në kokë, ndërkohë që pak javë më parë në Romë kishte shpëtuar nga një mbidozë.

Por lista e artistëve që kanë vdekur shumë shpejt është më e gjatë dhe shkon nga Elvis Presley tek Michael Jackson, që ndërruan jetë 42 dhe 51 vjeç, dhe që vijon me Freddie Mercury, ndonëse i vrarë nga SIDA në moshën 45-vjeçare.

Pyetja që shqetëson në këto raste është cfarë tjetër mund të kishin shprehur artistët? Por nëse nga një anë na kanë shkaktuar keqardhje për një lamtumirë para kohe, nga ana tjetër është ngushëllimi se nuk kemi qenë dëshmitarë të degradimit të tyre
 
Pe: Yjet që vdiqën kur ishin 27 vjeç

Mooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooos :( bot e padrejte prandaj keto kohe nuk po ndihem mire une :(
 
Klubi 27, vdekje në rrethana misterioze e të pazbardhura

club-27-300x221.jpg

Vdekje në rrethana misterioze dhe disa prej tyre ende të pazbardhura. Mosha 27 vjeç, është pikërisht ajo në të cilën kanë humbur jetën shumë artistë. E fundit…Amy Winehouse.
Hyrjet e shpeshta në klinikat e rehabilitimit nga droga, kishin paralajmëruar një fund të hidhur për këngëtaren britanike Amy Winehouse. 14 shtator 1983 – 23 korrik 2011. Vetëm kaq zgjati jeta e saj plot adrenalinë, dhe me shumë ulje ngritje, të cilave iu vu kapaku tragjik fundjavën e kaluar. Por vdekja e saj në moshën 27 vjeçare, nuk është disi surprizë për ata që besojnë te miti i „Klubit 27“.
اfarë është „Klubi 27“?
Ky është klub i legjendave të artit të cilët kanë humbur jetën pikërisht në moshën 27 vjeç, për shkaqe nga më të ndryshmet dhe më enigmatiket. Klubi që quhet edhe ndryshe „Forever 27“(Përgjithmonë 27), është emri për personazhet influencues të muzikës që janë ndarë në këtë periudhë kohore të jetës. Spuntoja për krijimin e grupit të „vdekjes“ erdhi nga humbjet e jetës së emrave të tillë si Jones, Hendrix, Joplin dhe Morrison. Edhe rockeri Kurt Cobain, që vdiq në 1994, u shtua më pas në këtë grup. Me përjashtim të Joplin, vdekjet e tjera, ende mbeten shumë enigmatike.
Sipas librit “Më rëndë se parajsa”, kur Cobaini vdiq, motra e tij foli sesi muzikanti kishte folur edhe më parë, për dëshirën e rockerit, që t’i bashkohej “Klubit 27”. Në përvjetorin e 15 të vdekjes së Kurt Cobain, gazetari i njohur Robert Smith tha: “Vdekjet e këtyre yjeve në moshën 27 vjeç, kanë ndryshuar totalisht mënyrën se si e shohim muzikën rock”.
Brian Jones. Vdekur më 3 Korrik, 1969. Zyrtarisht thuhet se u mbyt në pishinë pas një “aventure të keqe”, dhe grupi Roling Stones humbi një prej themmeluesve në moshën 27 vjeç e 125 ditë.
Janis Joplin humbi jetën në 4 tetor të 1970. Sipas të dhënave kryesore duket se një mbidozë heroine i mori jetën vokalistes dhe autores së kolonës zanore të Big Brother dhe Holding Company.
Kitaristi Jim Morrison vdiq në 3 Korrik të vitit 1971. Shkaku i vdekjes u regjistrua si “ndalim i zemrës” por sidoqoftë asnjëherë nuk u bë autopsia. Ai ishte krijuesi dhe autori i teksteve të këngëve të “The Doors”.
Kurt Cobain vrau veten më 5 prill 1994. Edhe pse për mënyrën se si Cobaini vdiq ka shumë spekulime, zyrtarisht shkak mbetet goditja me armë “Shotgun” në kokë me dorën e tij. Ishte lindur më 20 shkurt 1967 në Sietll. Janë të pavdekshme këngët e tij “Smells Like Teen Spirit” apo “Heart Shaped Box”. Ai vdiq në moshën 27 vjeç e 44 ditë.
Të tjerë emra në “klubin 27” janë Louis Chauvin që vdiq prej “sklerozës neuro sifilitike”,
Robert Johnson që vdiq prej helmimit me strikninë. Të njëjtin fat pati edhe muzikanti i “blues, Nat Jaffe prej tensionit të lartë. Jesse Belvin, edhe ky muzikant, vdiq në aksident me makinë.
Por lista është akoma më e gjatë. Rudy Lewis vdekur nga mbidoza, Malcolm Hale vdekur nga helmimi nga një ngrohës, Linda Jones vdekur nga “koma diabetike”…
Les Harvey vdiq në 3 Maj të vitit 1972 pasi ra në kontakt me rrymën elektrike në kitarën e tij, gjatë një koncerti. E fundit që i bashkohet “Klubit 27” është Amy…

Burimi : Panorama.
 

Attachments

  • club-27-300x221.jpg
    club-27-300x221.jpg
    11.6 KB · Shikime: 0
Pe: Klubi 27, vdekje në rrethana misterioze e të pazbardhura

Ore kastile ma beni mua ju ??? :( e di qe do futem dhe une ne PANTHEON e te pavdekurve por jo keshtu :((((
 
Pe: Yjet që vdiqën kur ishin 27 vjeç

Nuk ka ndonje filozofi te madhe per vdekjen e tyre ,kur shkaku eshte i perbashket pak a shume per te gjithe keta kengetaret ...vartesia ndaj droges dhe alkoolit sidomos ne menyre abuzive ..kete pasoj sjell .....te njejtin fund do kene dhe kengetaret e tjere ...si Britney Spears apo Paris Hilton ...etj etj .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top