Xhevahir ne thesarin e botes, Venezuele

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
venezuela0.jpg


Venezuela eshte nje xhevahir ne thesarin e botes. Flora dhe fauna te pasur, peisazhe te ndryshme, uje te paster kristal, plazhe te bukur me rere te bardhe, dunat e reres te verdha dhe te kuqe, xhunglen Amazon, ujevaren madheshtore me te larte ne bote -Angel, si edhe moti tropikal me klime te ngrohte e bejne Venezuelen qe te terheqe turiste nga e gjithe bota.

venezuela.jpg


Venezuela eshte nje nga vendet shumengjyreshe te Amerikes Jugore qe ndodhet ne bregdetin e Karaibeve. Vendi eshte njohur gjithmone jo vetem per bukurine e tij, por edhe te vajzave qe shumicen e hereve kane fituar Miss Universe. Venezuela eshte e pasur me qendra turistike, resorte dhe pushime te paharrueshme. Caracas, eshte kryeqyteti i vendit dhe eshte nje nga qytetet kryesore turistike ne te njejten kohe.

venezuela1.jpg


Shumica e atraksioneve kulturore dhe arkitektonike te qytetit qendrojne ne pjesen e vjeter te qytetit. Muzeumi i Caracas ndodhet ne Plaza Bolivar, qe perfshin disa koleksione te pikturave te ndryshme dhe dokumente qe lidhen me luften e pavaresise. Katedralja shumengjyreshe me stil kolonial, Cathedral de Caracas dhe residenca e Arqipeshkvit te Venezueles jane gjithashtu atraksione turistike.

venezuela2.jpg


Zona ne qender te qytetit rreth Plaza Morelos quhet 'zona e muzeumeve', ku gjenden muzeumi i artit modern, muzeumi i artit kolonial, muzeumi i transportit dhe te tjere. Kisha neo-gotike e Santa Capilla, pallati monumental Palacio de Miraflor, rrethet aktive te nates te Las Mercedes, El Rosal, La Floresta dhe La Castellana jane gjithashtu vende me vlere te madhe per t'u vizituar.

Ka shume vende interesante perreth Caracas, si i famshmi Parku Kombetar Avila. Disa nga qytetet me vlere turistike qe duhet te vizitoni ne Venezuele jane Bolivar, Ciudad Guayana, Maracay, Maracaibo dhe shume te tjere. Valencia eshte nje nga resortet me te bukura ne Venezuele, nje vend turistik i njohur ne pjesen veriore te venezueles. Po te qendroni ne Valencia duhet te provoni patjeter kafen tipike e Venezueles, qe njihet ne te gjithe boten.

venezuela3.jpg


Nje nga resortet kryesore ne Venezuele eshte ishulli Margarita, qe mund te jete vendi ideal per ata qe kerkojne pushime te qeta, per ata qe pelqejne relaksin dhe nxirjen ne diell ne natyren e bukur. Ishulli zoteron te gjitha qe nje 'parajse tropikale' mund te ofroje, plazhe te gjata ranore me hotele luksoze, uje te paster transparent, palma, peme, mango te egra dhe mot me diell.

venezuela4.jpg


Ata qe interesohen per pjesen e mbetur mund te kalojne kohen me peshkim, zhytje dhe surf ne ishull. Angel, ujevara me e larte ne bote gjendet ne Venezuele. Ketu ka turne ne ujera qe realizohen me kanoe ose me helikoptera te vegjel.

Eshte nje mundesi unike e klasit te pare per kerkuesit e aventurave dhe argetimit, qe nuk mund te shperfillet. Ata qe adhurojne jeten e nates nuk do te zhgenjehen ne Venezuele, sepse ketu ka shume klube nate ne te gjithe vendin.

venezuela5.jpg


Per te apasionuarit pas shopping, Venezuela ofron shume dyqane, argjendari, kepuce dhe canta, si edhe shume suvenire indiane me cmime te lira. Po te jeni ne 'Venecian e vogel', qe eshte Venezuela, te jeni te sigurte se nuk do te keni kohe te merziteni.

p100209-Isla_de_MargaritaLos_Roques-Archipelago_from_the_plane.jpg


793951.jpg


margarita-island-copia.jpg


Shiko fotografinë 1729693

Shiko fotografinë 1729694

Catedral-de-Caracas-Venezuela4.jpg



IslaMargarita-31.jpg


1115860400_fe990c012c_o1.jpg


floating-church-maracaibo1.jpg





infoal
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top