"Xhelozia" - [Carlos Fuentes]

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Xhelozia vret dashurinë, por jo dëshirën. Ky është ndëshkimi i vërtetë i pasionit të tradhtuar.
Urren gruan që prishi paktin e dashurisë, por vazhdon ta dëshirosh, sepse tradhtia e saj qe prova e vetë pasionit të saj.
Xhelozia tregon se një lidhje dashurie nuk mbaron me mospërfillje. E dashura që na braktis duhet të ketë zgjuarsinë për të na fyer, poshtëruar dhe sulmuar egërsisht që të mos e harrojmë e të tërhiqemi me durim, që të vazhdojmë ta lakmojmë në emrin zvetënues të atij vullneti erotik që është xhelozia.
Norman Miler thotë se xhelozia është galeria e portreteve ku xhelozi është administratori i vetë muzeut. Unë vlerësoj se xhelozia është si një jetë brenda jetës tonë. Mund të marrim avionin e të kthehemi në qytetin tonë apo në një qytet të huaj, mund të thërrasim miqtë e, ndonjëherë, të falim armiqtë, po tërë kohën, jemi duke jetuar tjetër jetë, që, megjithëse brenda nesh, me ligjet e veta, është e veçantë.
Ajo jetë brenda nesh është xhelozia e cila manifestohet fizikisht dhe, siç thotë një shprehje meksikane, na i bie zorrët në fyt. Një valë e tërbuar, e hidhur si shafran, që egërsohet, ngrihet e ulet nga zemra tek zorrët dhe nga zorrët tek seksi i paralizuar. Por, kjo valë xhelozie nuk gëzon asgjë, dhe, për shumë kohë, nuk ndalet në asnjë pjesë të trupit. E përshkon trupin si një lëng i helmët dhe objektivi i tij nuk është ta shkatërrojë, por ta mbërthejë e ta shtypë, në mënyrë që një pjesë e atyre lëngjeve të ngjiten deri në kokë, të mbërthehen, ashtu të gjelbëra e të forta si luspa gjarpri, në gjuhën tonë, në shpirtin tonë, në vështrimin tonë.
Xhelozia na bën të ndihemi të përzënë nga jeta, sikur të na kishte vdekur një qenie e dashur. Veçse dhimbjen për një vdekje mund ta shfaqim. Përkundrazi, dhimbja që shkakton xhelozia duhet konsideruar e zezë dhe e helmët, ndryshe nuk evitohet dhimbja dhe grotesku i saj. Një xhelozi e ekspozuar i bën të tjerët të qeshin me ne. ثshtë si të kthehesh në mituri, në atë moshë fatkeqe ku gjithçka që bëjmë publikisht - të ecurit, të folurit, të shikuarit - mund të jetë objekt gazi për tjetrin. Mituria dhe xhelozia na ndajnë nga jeta, na pengojnë ta jetojmë atë.
 
Titulli: "Xhelozia" - [Carlos Fuentes]

per mua xhelozia nuk eshte mungese besimi, por frika se mos humbet personin qe ke perkrah..:)
 
Pe: "Xhelozia" - [Carlos Fuentes]

Edhe un jam e te njejtit mendim me Kitty-n.

Dhe jam e lodhur duke degjuar qe: "xhelozia eshte mungese besimi ndaj vetes"..
Un personalisht s'mund te behem xheloze per dike qe se dua..por per ate qe dua.. dhe qe sdua ta humbas.
 
Titulli: "Xhelozia" - [Carlos Fuentes]

xheloziaa oshte nje prej shume simptomave pse egziston dashuria mendimi im
 
Titulli: "Xhelozia" - [Carlos Fuentes]

Xhelozia ne dashuri buron nga egoizmi dhe nga fakti qe mendojme se tjetri na perket. Si qenje nuk jemi xheloze, por shume egoist dhe tani keto kohe te fundit dhe shume iliste. Sic thote Coelho, dikush qe ka komplekse me veten e tij dhe mendon se eshte me i ulet se tjetri mundohet ta uli dhe tjetrin ne "nivelin" e tij duke menduar apo komentuar negativisht ndaj tjetrit....
 
Titulli: "Xhelozia" - [Carlos Fuentes]

Thon se aty ku ska xhelozi nuk ka dashuri;ather le te themi se xhelozia sesht gje tjeter vesce nje semundje e fiksuar qe shum cifte jan ndar;xhelozia esht dicka nje ndjenj qe ekzisnton ne karakterin e njeriut;nuk ka asgje te keqe qe te jesh xheloz;/e sidomos per personin e zemrees;un prsh nuk jom xheloze per asgje e per asnje
 
Titulli: "Xhelozia" - [Carlos Fuentes]

Xhelozia vret dashurinë, por jo dëshirën. Ky është ndëshkimi i vërtetë i pasionit të tradhtuar.
Urren gruan që prishi paktin e dashurisë, por vazhdon ta dëshirosh, sepse tradhtia e saj qe prova e vetë pasionit të saj.
Xhelozia tregon se një lidhje dashurie nuk mbaron me mospërfillje. E dashura që na braktis duhet të ketë zgjuarsinë për të na fyer, poshtëruar dhe sulmuar egërsisht që të mos e harrojmë e të tërhiqemi me durim, që të vazhdojmë ta lakmojmë në emrin zvetënues të atij vullneti erotik që është xhelozia.
Norman Miler thotë se xhelozia është galeria e portreteve ku xhelozi është administratori i vetë muzeut. Unë vlerësoj se xhelozia është si një jetë brenda jetës tonë. Mund të marrim avionin e të kthehemi në qytetin tonë apo në një qytet të huaj, mund të thërrasim miqtë e, ndonjëherë, të falim armiqtë, po tërë kohën, jemi duke jetuar tjetër jetë, që, megjithëse brenda nesh, me ligjet e veta, është e veçantë.
Ajo jetë brenda nesh është xhelozia e cila manifestohet fizikisht dhe, siç thotë një shprehje meksikane, na i bie zorrët në fyt. Një valë e tërbuar, e hidhur si shafran, që egërsohet, ngrihet e ulet nga zemra tek zorrët dhe nga zorrët tek ****i i paralizuar. Por, kjo valë xhelozie nuk gëzon asgjë, dhe, për shumë kohë, nuk ndalet në asnjë pjesë të trupit. E përshkon trupin si një lëng i helmët dhe objektivi i tij nuk është ta shkatërrojë, por ta mbërthejë e ta shtypë, në mënyrë që një pjesë e atyre lëngjeve të ngjiten deri në kokë, të mbërthehen, ashtu të gjelbëra e të forta si luspa gjarpri, në gjuhën tonë, në shpirtin tonë, në vështrimin tonë.
Xhelozia na bën të ndihemi të përzënë nga jeta, sikur të na kishte vdekur një qenie e dashur. Veçse dhimbjen për një vdekje mund ta shfaqim. Përkundrazi, dhimbja që shkakton xhelozia duhet konsideruar e zezë dhe e helmët, ndryshe nuk evitohet dhimbja dhe grotesku i saj. Një xhelozi e ekspozuar i bën të tjerët të qeshin me ne. ثshtë si të kthehesh në mituri, në atë moshë fatkeqe ku gjithçka që bëjmë publikisht - të ecurit, të folurit, të shikuarit - mund të jetë objekt gazi për tjetrin. Mituria dhe xhelozia na ndajnë nga jeta, na pengojnë ta jetojmë atë.

Ndoshta kam xhelozu femije,,se doja qe te isha ne qender te vemendjes se babait tim,,Ndryshe me sa po verej tek vetja spaskam dashuru kurre (se kshu thote artikulli,nese se kuptova gabim)
 
Titulli: "Xhelozia" - [Carlos Fuentes]

Thon se aty ku ska xhelozi nuk ka dashuri
Per mendimin tim kjo eshte e vertet, por ka dhe njerez qe behen xheloz kot fare, me nje fjale per gjera te kota pa vler, gjithashtu xhelozija ne nje lidhje duhet te jet pak a shume e barabart per arsye se ne qofte se nje behet shume here me shume xheloz se personi tjeter ne lidhje dashurija nga ana e atij/saj ajo do zbehet me kalimin e kohes
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: "Xhelozia" - [Carlos Fuentes]

Thon se aty ku ska xhelozi nuk ka dashuri;ather le te themi se xhelozia sesht gje tjeter vesce nje semundje e fiksuar qe shum cifte jan ndar;xhelozia esht dicka nje ndjenj qe ekzisnton ne karakterin e njeriut;nuk ka asgje te keqe qe te jesh xheloz;/e sidomos per personin e zemrees;un prsh nuk jom xheloze per asgje e per asnje

:p Sa shushk paskam qen
P.s
xhelozia esht pasoj e nje dashurie tmadhe, ose pasoj e mosbesimit tek partnerja/ri
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top