www.like.com

braziljania

Anëtar i Nderuar
Një web-faqe për t’i kopjuar VIP-at

Së fundi është hapur një faqe interneti ku mund të visheni ose ta rregulloni shtëpinë tuaj si yjet e famshëm të Hollywodit. Në faqen Shop visually for shoes, handbags and more at Like.com, mjafton të klikosh mbi foton e yjeve...

Nëse klikoni mbi fotot e yjeve mund të gjeni veshje, çanta dhe këpucë shumë të ngjashme me ato që veshin aktorët e këngëtarët më të famshëm, por me çmim shumë herë më të lirë. Po ashtu në këtë ueb-faqe mund ta bëni rregullimin e shtëpisë tuaj. Mjafton të vendosësh mausin mbi divanin apo kolltukët e një VIP-i për të gjetur menjëherë sinonimin e tij. Kjo është meritë e një programi që njeh dhe krahason format e ngjyrat.

Sajti like.com funksionon falë një teknologjie të lartë dhe krahason formën, ngjyrën e materialin e objektit të dëshiruar në fotografinë e një VIP-i për të nxjerrë në më pak se 20 sekonda një listë produktesh analoge, me çmimet dhe adresën ku mund të blihen.

Kërkimi mund të bëhet përmes objekteve ose personazheve. Kështu, nëse po mendon të zgjedhësh një orë të bukur, mjafton të shohësh nëpër faqet e sajtit sikur të ishin vitrinat e dyqaneve për të zgjedhur atë të duhurën. Por, nëse dikush kërkon të përdorë veshjet seksi si ato të Paris Hiltonit apo klasike si ato të Jennifer Anistonit, duhet të veprojnë në këtë mënyrë - mjafton të seleksionosh foton e "yllit” dhe të klikosh mbi ato që ajo ka veshur.

Në harkun kohor të pak kohëve, sajti është vizituar nga një numër jashtëzakonisht i madh njerëzish dhe kjo për drejtuesit e kompanisë është me të vërtetë një arritje e rëndësishme.

"E arritëm objektivin tonë. Sajti është vizituar nga një numër jashtëzakonisht i madh njerëzish, ndërsa blerjet kanë qenë rekord. Në kohën kur sot ekzistojnë dhjetëra sajte interneti që ofrojnë shërbime të ndryshme, është e vështirë të çash në treg, por ne ia arritëm vërtet qëllimin", ka deklaruar presidenti i kompanisë, Richard Johnson.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top