Vritet pronari i diskotekës ne Elbasan .

elbasan-vrasja.jpg


Një 37-vjeçar është ekezekutuar me armë zjarri në qytetin e Elbasanit, para banesës së tij.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Dyli Haxhire”, në afërsi të nje diskoteke e cila është në pronësi të viktimës.

Almir Cani është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe me gjithë ndihmën mjekësore që iu dha nga personeli mjekësor, ky shtetas nuk mundi të mbijetojë por gjeti vdekjen pas një ore si pasojë e dy plumbave të marra në kokë.

Burime policore bëjnë me dije

se personat që e kanë qëlluar, fillimisht i kanë thirrur 37-vjeçarit në emër e më pas e kanë ekzekutuar. Gjithashtu, ekzekutorët i kanë marrë edhe celularin personal viktimës, për arsye ende të paqarta.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor dhe mësohet se është bërë i mundur shoqërimi i 15 personave si dëshmitarë okularë.

Polica pretendon se ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar për vrasjen, por per arsye hetimi identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Po punohet intensivisht për kapjen e tij.

/t/ch/
 
Ekzekutohet me 2 plumba në kokë pronari i diskos, mister motivet

vendi-ku-u-vra-almir-cani-4987-300x143.jpg

ثshtë vrarë me dy plumba në kokë pronari i diskos “Tekila” në Elbasan. Almir Cani 37 vjeç, me banim në lagjen “Dyli Haxhire Myzyri”, pronar i diskos “Tekila” në këtë qytet u vra dy net më parë nga një person, që sipas policisë është identifikuar, por emri i tij nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Sipas dëshmive të marra nga vendi i ngjarjes, rezulton se 37-vjeçari ndodhej në banesë në kohën kur është thirrur për takim nga një person, i cili sapo është përballur me Almir Canin në fund të shkallëve, e ka qëlluar me dy plumba pistolete në kokë. Më pas ai është zhdukur në drejtim të paditur duke përfituar nga errësira e natës.

Viktima është dërguar nga familjarët për në spital, por me gjithë ndihmën e dhënë nga mjekët ka qenë e pamundur që ai të mbijetojë, për shkak të goditjeve fatale në kokë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe një grup hetimor. Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur postblloqe në rrugë me synimin për të rënë në gjurmë të vrasësit. Ende nuk ka një pistë zyrtare për shkakun e këtij ekzekutimi. Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup hetimor, i cili deri më tani ka siguruar provat në vendin e ngjarjes. Ndërkohë janë shoqëruar e marrë në pyetje 15 dëshmitarë. Burime zyrtare të drejtorisë së policisë së qarkut Elbasan deklaruan gjatë ditës së djeshme se autori i këtij krimi është identifikuar, por për arsye hetimi emri nuk bëhet i ditur. Policia po punon intensivisht për kapjen e tij. Ndërkohë po bashkëpunohet me prokurorinë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Ekzekutimi i Almir Canit është kryer rreth orës 23:00. Sipas familjarëve, ai ka qenë duke luajtur me vajzën e tij të vogël në një nga dhomat e shtëpisë kur është thirrur në celular nga vrasësi. Duket se mes tyre ka pasur njohje, pasi Almir Cani ka zbritur qetësisht nga banesa pa u thënë asgjë familjarëve. Pak çaste më vonë janë dëgjuar dy krisma të mbytura arme. Familjarët kanë kujtuar se kanë qenë kapsolla dhe e kanë kaluar me indiferentizëm zhurmën. Vetëm kur vajza e vogël ka nisur të qajë duke kërkuar të atin, ata kanë dalë poshtë për ta kërkuar, por e kanë gjetur të shtrirë në asfalt të larë në gjak. 37-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por sipas mjekëve ai kishte arritur i vdekur klinikisht për shkak të hemorragjisë së madhe dhe goditjeve në tru.

Për vrasjen është lajmëruar policia, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Më pas kanë arritur edhe ekspertët dhe grupi hetimor. Familjarët dhe burime hetimore bënë të ditur se në vendin e ngjarjes nuk gjetën as telefonin e as gëzhojat e armës. Me një qetësi të çuditshme, pas ekzekutimit vrasësi i ka marrë celularin dhe në errësirën e natës ka mundur të gjejë edhe gëzhojat e plumbave të pistoletës me të cilën e ka qëlluar dy herë në kokë. Vrasja duket e parapërgatitur dhe tepër e studiuar. Atentatori ka zhdukur çdo gjurmë për të mos u identifikuar. Ndërsa vrasja mendohet se është kryer me pistoletë me silenciator. Mister mbeten shkaqet e kësaj vrasjeje. Policia ka deklaruar zyrtarisht dje se e ka identifikuar autorin, por emri nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Sipas skedës së policisë, para pak vitesh Almir Cani u akuzua nga e dashura me të cilën bashkëjetonte, se u detyrua nga ai për ushtrim prostitucioni. Ata kanë bashkëjetuar në Itali dhe kishin edhe një vajzë. Por më pas ajo u pendua dhe dëshmoi në polici se gjithçka e kishte bërë në emër të xhelozisë, pasi ai ishte i dashuruar me një vajzë tjetër. Kaluan disa vite dhe Almir Cani krijoi familje me një lidhje të re. Nga kjo martesë ai ka sërish një vajzë. Familjarët thanë se nuk kanë asnjë dyshim lidhur me këtë vrasje. Ata kërkojnë nga policia dhe organet e drejtësisë që të zbardhet e vërteta për të mësuar arsyet.

Burimi:MAPO
 

Attachments

  • vendi-ku-u-vra-almir-cani-4987-300x143.jpg
    vendi-ku-u-vra-almir-cani-4987-300x143.jpg
    5.3 KB · Shikime: 0
Re: Ekzekutohet me 2 plumba në kokë pronari i diskos, mister motivet

Zot na ruaj, sa ziliqare jane njerezit! Ky i shkreti me femijen e vet duke luajtur me femijen e tij, pas nje minuti s'eshte me gjate... Cfare jete :(
 
Titulli: Vritet pronari i diskotekës ne Elbasan .

Po sjan ziliqar njerezit ,po kushedi ca pislliqesh ka qe ndodhin kto gjera.dhe kto lajmet ja fusin kot.u degjuan te shtena ngjanin si kapsolla,pastaj esht vrar me silenciator pffffd.mir ja kan bo ste vret njeri kot.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top