Vritet lideri i serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Sot në mëngjes para zyrës së tij në veri të Mitrovicës është sulmuar me armë zjarri lideri i serbëve të Mitrovicës Oliver Ivanoviç.

Ivanoviç njihet si drejtuesi i nismës “Liria, Demokracia, Drejtësia”. Ai ka qenë i dyshuar dhe i gjykuar për disa krime në veri të Kosovës.

Autori i sulmit e ka goditur Ivanoviç me 4 plumba në një atentat të organizuar dhe ai ka ndërruar jetë pas disa minutash në spitalin e MItrovicës.

Lajmin për ekzekutimin e tij e ka konfirmuar Ksenija Bozhoviq nga SDP, ndërsa policia e Kosovës ende nuk ka një njoftim zyrtar rreth kësaj ngjarjeje.

Avokati i Ivanoviç, Nebojsha Vlajic, i tha gazetës serbe Blic se Ivanoviç, pësoi disa lëndime që i shkaktuan vdekjen.

“Ai duket se ka vdekur në vend, pasi ka marrë 5 plagë në trump. U dërgua menjëherë në spital, mjekët u përpoqën ta shpëtojnë, por ishte e pamundur”, tha Vlajiç për Blic.

Sipas burimeve të “Indeksonline” makina e personave që dyshohet se kanë qëlluar ndaj Ivanoviç është gjetur e djegur në Zveçan.

Forca të shumta të policisë së Kosovës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur kontrollet për kapjen e autorëve.

Oliver Ivanoviç kaloi më shumë se dy vite në burg si i akuzuar për krime lufte, deri kur u lirua në prill të vitit të kaluar.

Në korrik të 2017, atij i dogjën makinën dhe për këtë fajësoi katër anëtarë të partisë së tij, duke i përjashtuar nga forca politike që drejtonte për shantazh.

gazeta-shqip.com​
 
Athua kush do e kete ekzekutuar...?
 
Besoj qe vrasesi do te kapet nga policia, por porositesit e vertete kurre!

Darius

Ajo qe me shkon mendje thua te jene te javes sone si rrjedhoje qe paska qene i akuzuar per krime lufte,apo ta kete pastruar vete sigurimi i shtetit Serb per te hedhur bomben e trazirave ne mitrovice?..
 
Ajo qe me shkon mendje thua te jene te javes sone si rrjedhoje qe paska qene i akuzuar per krime lufte,apo ta kete pastruar vete sigurimi i shtetit Serb per te hedhur bomben e trazirave ne mitrovice?..

E kane bere te vetet Nev. Ka qene rival politik i presidentit aktual te Serbise dhe marionetave te tij ne Kosove.
Fiks para 4 vitesh ja kishin vra nje bashkepuntor ndersa para ca muajsh ia dogjen makinen si kercenim etj. E kishte thene edhe vet ne nje interviste ne mediat serbe, tash vone, se me i kercenuar ndihem nga serbet se nga shqiptaret.
 
Levizje per destabilitet qe I duhet Rusise pasi nuk ja doli ne Mal te Zi dhe ne Fyrom...
Shteti Shqiptar I Kosoves duhet te kete kujdes dhe te jete I vemendshem. Duhet te bashkerendoje cdo veprim me USA dhe Europen ne keto caste delikate.
 
AShtu pra njerezit e vet e kan vra, jo shqiptaret....

((pse tonet ndoshta do ta hedhnin me kepuce si ai bushin, e asgje tjeter)


Shpresoj mos te na hedhin fajin, e qe mos te fillojn nje zjarr si "arsye" ne vendin tone pastaj.... se keta perher vet e nisin, pastaj lypin tek ne shkas konflikti.





i gjykuar për disa krime në veri të Kosovës.
 
Redaktimi i fundit:
Ajo qe me shkon mendje thua te jene te javes sone si rrjedhoje qe paska qene i akuzuar per krime lufte,apo ta kete pastruar vete sigurimi i shtetit Serb per te hedhur bomben e trazirave ne mitrovice?..

Vrasja e Oliver Ivanoviç, nje akt i rende dhe i denueshem me prapavi politike!

Te dashur miq, sot ne mengjes fallnga te krimit ekzekutuan para selise se partise tij, njerin prej udheheqesve me ne ze te serbeve te Kosoves ne keto dy dekada, ish sekretar shteti ne nje nga qeverite e Beogradit, Oliver Ivanoviç.

Duke denuar ashpersisht kete akt kriminal dhe shprehur ngushellimet autoriteteve te Kosoves dhe familjareve te te ndjerit Oliver Ivanoviç, theksoj se ekzekutimi i tij para deres se selise se partise se tij dhe pikerisht diten e hapjes se dialogut Prishtine-Beograd ne Bruksel, te le te kuptohet se pas ketij akti te shemtuar kriminal qendrojne organizata terroriste ultranacionaliste serbe te llojit Dora e Zeze, qe jane organizuar keto vitet e fundit dhe kane krye akte te renda kriminale.

Urojme qe autoritetet e Kosoves te vendosin sa me pare para ligjit sponsorizuesit, organizatoret dhe ekzekutoret e ketij akti te shemtuar! sb
 
"Ivanoviç vrau 49 shqiptarë, të afërmit e tij e dinë kush e ekzekutoi"

ivanov74.jpg


Halit Barani, kryetari i Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së në Mitrovicë, ka komentuar situatën kaotike të shkaktuar pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, politikanit serb në Mitrovicë.

Ai ndër të tjera ka theksuar se vrasja e tij është qërim hesapesh mes grupeve kriminale.

Barani thotë më tutje se Oliver Ivanoviq ka qenë vrasësi i 49 shqiptarëve, për të cilat ka edhe dëshmitarë.

“Sa i përket vrasjes së kryekriminelit Oliver Ivanovcit, i cili është pjesëmarrës i disa masakrave në Mitrovicë e gjetiu, vrasja është qërim hesapesh mes grupeve kriminele. Oliveri ka qenë vrasës i 49 shqiptarëve për çka në KMDLNJ, Qendra Rajonale ka të delonuara shumë deklarata të dëshmitarëve okular, ndër ta ka edhe dëshmitarë serbë”, thotë Barani.

Barani nënvizon se familjarët e Ivanovic e dinë se kush janë vrasësit.

“Oliveri ka qenë cak i bandave kriminele serbe edhe në tri raste me herët, sa i përket trazirave mendoj se nuk do të ketë ngase nuk ka arsye pasi familja dhe shokët i dinë vrasësit poashtu edhe shokët kriminelë të tij i njohin vrasësit dhe e din arsyen e vrasjes”, thotë Barani.
 
Duhet dogjur edhe si teme.... jo me ti qajme hallin se kush e vrau.
 
Gazetari serb po merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës për rastin Ivanoviq

gazetari.jpg

Gazetari serb i cili ditë më parë deklaroi se u kidnapua në Serbi tash e disa ditë është duke qëndruar në Kosovë. E sot ai është duke u marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës lidhur me rastin e vrasjes së Ivanoviqit, rast për të cilin ai pretendon se ka informacione për kryerësit dhe vendndoshjen e tyre.

Se ai është duke u marrë në pyetje, ka konfirmuar edhe prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha që:

“Tani për tani jemi në fazën përfundimtare të intervistimit, pastaj ai ka të drejtë të prononcohet për media”, është shprehur Hoxha, për lajmi.net.

Ndryshe, rrëmbimin e tij, Cvetkoviq e kishte lidhur edhe me aktivitetin e tij hetues në rastin e vrasjes së liderit të SDP-së në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviq.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top