Hard Styler
ђєค๔ђยภtєг
Sot në mëngjes para zyrës së tij në veri të Mitrovicës është sulmuar me armë zjarri lideri i serbëve të Mitrovicës Oliver Ivanoviç.
Ivanoviç njihet si drejtuesi i nismës “Liria, Demokracia, Drejtësia”. Ai ka qenë i dyshuar dhe i gjykuar për disa krime në veri të Kosovës.
Autori i sulmit e ka goditur Ivanoviç me 4 plumba në një atentat të organizuar dhe ai ka ndërruar jetë pas disa minutash në spitalin e MItrovicës.
Lajmin për ekzekutimin e tij e ka konfirmuar Ksenija Bozhoviq nga SDP, ndërsa policia e Kosovës ende nuk ka një njoftim zyrtar rreth kësaj ngjarjeje.
Avokati i Ivanoviç, Nebojsha Vlajic, i tha gazetës serbe Blic se Ivanoviç, pësoi disa lëndime që i shkaktuan vdekjen.
“Ai duket se ka vdekur në vend, pasi ka marrë 5 plagë në trump. U dërgua menjëherë në spital, mjekët u përpoqën ta shpëtojnë, por ishte e pamundur”, tha Vlajiç për Blic.
Sipas burimeve të “Indeksonline” makina e personave që dyshohet se kanë qëlluar ndaj Ivanoviç është gjetur e djegur në Zveçan.
Forca të shumta të policisë së Kosovës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur kontrollet për kapjen e autorëve.
Oliver Ivanoviç kaloi më shumë se dy vite në burg si i akuzuar për krime lufte, deri kur u lirua në prill të vitit të kaluar.
Në korrik të 2017, atij i dogjën makinën dhe për këtë fajësoi katër anëtarë të partisë së tij, duke i përjashtuar nga forca politike që drejtonte për shantazh.

gazeta-shqip.com