Votat e numëruara, PD 68 mandate dhe PS 65, mbeten 77 kuti

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Tiranë, 1 korrik NOA – Kanë mbetur edhe 77 kuti votimi ende pa u numëruar dhe rezultati nuk ka ndryshuar pasditen e sotme, kur në orën 18.00 mbeten të bllokuara disa qendra votimi në Tiranë, Fier, Berat, Shkodër etj.
Duke iu referuar të dhënave të deritanishme nga ECA-KRIIK, ndër 4753 kuti votimi në total, janë numëruar votat në 4 676 prej tyre, pra mbeten edhe 84 kuti të panumëruara.
Partia Demokratike vazhdon të ketë të siguruara 68 vende në parlamentin e ardhshëm me 140 deputetë, ndërsa PS numëron 65 mandate deputetësh.
Bazuar në këto shifra të publikuara deri tani, rezulton se Lëvizja Socialiste për Integrim ka siguruar katër deputetë dhe PDI e çamëve, nga dy deputetë që rezultonte deri tani, aktualisht numëron vetëm një.
Lista përkon ndërkaq, me përfundimet e bëra të ditura edhe më parë nga agjencia e Lajmeve NOA, sipas të cilave 1 deputet rezulton të ketë marrë edhe PR, ndërsa 1 deputet tjetër e ka PBDNJ.
Në përqindje, PS ka shënuar një rënie të lehtë duke shkuar në 40.91 për qind dhe PD, ka shënuar një rritje gjithashtu të lehtë, duke arritur në nivelin prej 39.99 %.
Pas tyre renditet LSI me 4.84 për qind, PR me 2.09 për qind, PSD me 1.78 për qind dhe PBDNJ me 1.18 për qind.
Rezultatet si koalicione
Ndërkohë, sipas ECA, koalicioni i djathtë i mazhorancës aktuale, Aleanca e Ndryshimit ka 70 mandate, përkundrejt Bashkimit për Ndryshim me në krye Partinë Socialiste që ka tani 66 mandate deputetësh.
Sakaq, Aleanca Socialiste për Integrim që kryesohet nga LSI e Ilir Metës, rezulton me katër mandate deputetësh.
Në përqindje, Aleanca e Ndryshimit ka arritur në 46.76 për qind dhe Bashkimi për Ndryshim, ka shënuar një ulje të lehtë dhe rezulton me 45.43 për qind.
Kurse Aleanca Socialiste për Integrim numëron sërish 5.6 për qind dhe Poli i Lirisë, 1.81 për qind.
Rezultatet si parti, sipas ECA:
PD 68 deputetë
PS 65 deputetë
LSI 4 deputetë
PBDNJ 1 deputet
PDI 1 deputet
PR 1 deputet
n.e/NOA
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top