Vota e fotografuar e Nokës, “Corriere” ironizon Shqipërinë

Love

βeℓℓe â๓e
Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, u shndërrua në protagonist të mediave ndërkombëtare, në mënyrë të pavullnetshme ditën e dielë.

noka-brenda.jpg

Gjithçka mori shkas nga vendimi i tij për të fotografuar votën në favor të Partisë Demokratike, në zgjedhjet e së dielës, edhe pse diçka e tillë është antiligjore dhe në bazë të kodit të ri zgjedhor, e dënueshme deri me tetë vjet heqje lirie.

Pasi fotografoi votën e tij, kryesuesi i listës së deputetëve demokratë në Qarkun e Kukësit e vendosi atë në rrjetin e tij në “Facebook”, ku mori përgëzime prej përkrahësve e militantëve të djathtë, por dhe një varg kritikash për sjelljen e jashtëligjshme.

Vota e fotografuar prej ministrit Noka, publikuar ne rrjetin e tij te "Facebook", ku qendroi per disa ore perpara se te fshihej si postim

E informuar për këtë ngjarje, “Corriere della Serra” publikoi një fotolajm, në të cilën ironizonte: “Ndodh në Shqipëri, ministri i Brendshëm është i pari që shkel ligjin”.

Komentin e plote te "Corrieres" mund ta gjeni ne linkun e meposhtem:
Corriere della Sera - Il ministro e il voto su Facebook
Tch

Se a violare la legge sulla segretezza del voto è il ministro dell’Interno in persona. Che, non contento, pubblica la foto pure su Facebook. Succede in Albania dove Flamur Noka, ministro dell’Interno, colui che deve sorvegliare sulla regolarità del voto, ha postato sulla sua pagina la sua preferenza elettorale. «Io ho votato, ho dato valore al mio diritto votando il numero della fortuna 44, Partito democratico albanese», è il messaggio di Noka. Molti lo appoggiano. Altri lo criticano e gli ricordano i suoi doveri (Leonard Berberi)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top