Vorpsi: Rama mashtroj me shëndetësi falas

xhebrail1

INTERIST
Partia Demokratike (PD), ka artikuluar akuza në drejtim të Kryeministrit Edi Rama se po u devijon premtimeve të bëra gjatë fushatës elektorale për shëndetësi falas. Në një reagim fill pas takimit të Kryeministrit me drejtuesit dhe mjekët e QSUT-së, zëdhënësja e selisë blu, Laura Vorpsi, tha se Rama nuk tha asgjë lidhur me taksën progresive që premtoi dhe shëndetësinë falas, çfarë sipas saj tregon se ai ka dy personalitete.

“Kush shkon në spital, e ka një hall. Edi Rama shkoi sot në spital, dhe halli i tij i madh është se ka premtuar shëndetësi falas për të gjithë, dhe sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë del në dritë ky mashtrim elektoral. Mashtrimin e Edi Ramës për shëndetësi falas, nuk ka mjek që ta kurojë. Z.Rama vazhdoi të denonconte sot punën që ka bërë në spitalet tona për vite me radhë aleati i tij kryesor që e ka drejtuar këtë sistem, pavarësisht arritjeve dhe reformave të bëra”.

“Z.Rama nuk u tha asgjë mjekëve dhe infermierëve se kur do të zbatojë taksën e tij progresive që do t’i ndihmojë ata të kenë të paktën 40 mijë lekë më shumë të ardhura në muaj, siç ka premtuar publikisht. Z.Rama foli për shumë gjëra sot mes mjekëve dhe infermierëve, por nuk tha asgjë për tezën e tij për shëndetësi falas. Kryeministri i ka tashmë të gjithë mekanizmat dhe kompetencat për të realizuar premtimin e tij elektoral, dhe nuk mund të justifikohet me asgjë”, tha ajo.

“Nëse tek z.Rama ka dy personalitete, njëri që premton shëndetësi falas, dhe tjetri që nuk thotë asgjë për këtë tezë kur gjendet në spital, atëherë kemi të bëjmë me një devijim shqetësues, një diagnozë e rrezikshme, e cila kërkon të trajtohet me seriozitet nga mjekët, dhe ky shërbim duhet të jetë vërtet falas, në mënyrë që të mos i kushtojë shtrenjtë gjithë shqiptarëve”, theksoi Laura Vorpsi. /Telegrafi/


f.1007154451740_m.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top