Vorioepiri ne ruleten greke

eGo0sTyle

System Engineer
20110425154906enver_hoxha_1982.jpg


Bazuar ne ruleten ruse qe “luhet” me pistoleten “Nagant M” qe ka shtate fisheke, vende te ndryshme neper bote e pershtasin kete loje te rrezikshme me zakonet vendore. Keshtu ndodh edhe me Greqine, e cila, kohe pas kohe i ofron Shqiperise nje arme te tille diplomatike, e cila ka dy fisheke te pashmangshem: Vorio Epirin dhe Ligjin e Luftes; kjo nuk kuptohet se nga vjen as kush e porosit por shkakton reagime te ashpra ne opinionin shqiptar i cili pa dashje kujtohet se eshte edhe patriot. Irritohemi nga kenget e ca ushtareve greke, kenaqemi me shperfilljen qe Uashingtoni i ben shprehjes Vorio Epir, por mungon guximi dhe i shmangemi realitetit.

Shteti shqiptar historikisht i shmanget acarimit me fqinjin jugor duke harruar se si fqinji ashtu edhe problemi “Vorio Epir” do te qendrojne aty, ashtu sikurse problemi cam, ai i pronave te qytetareve shqiptare qe jane ngrire permes Ligjit te Luftes deri te problemi i kufirit tokesor qe pala greke de jure, nuk e njeh.

Por cfare eshte ne fakt Vorio Epiri, kjo shprehje qe ngaterron boten shqiptare, ndersa ajo greke vazhdon ta le ne magazinen e armes se saj diplomatike? Madje as vendosja e marrdhenieve diplomatike nuk ndihmoi asgje, nderkohe Shqiperia komuniste ishte ne dijeni te cdo levizjeje ne token greke, kur Vorio Epiri perdorej si per konsum te jashtem ashtu edhe te brendshem.

Ne antikitet, quhej Epir, pra trevat ne veri qe u vendosen nga Konferenca e Ambasadoreve ne vitin 1913, qe sot njihet si Shqiperia e Jugut ndersa ne fillimet e shekullit XX, ne kohen e lufterave ballkanike, u be pretendim territorial i Greqise, dhe pas pushtimit te Camerise u synua te aneksohet. Per t’i kaluar ne tavoline territoret e Shqiperise se Jugut, kerkesa zyrtare u be per here te pare ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer me 1912-1913, e ne vecanti pas luftes se I-re Boterore, me 1919 ne Kongresin e Paqes.

Ku ishte shteti shqiptar? I frikesuar dhe i heshtur, me “nagantin” diplomatik grek ne dore. Marredheniet shqiptaro-greke linin shume per te deshiruar edhe pas Luftes se II-te Boterore. Ndonese jo me ze, sherbimi sekret i Shqiperise komuniste fliste per aktivitete te egra antishqiptare, ndersa me 25 dhe 26 Prill te vitit 1960, ne Janine mbahet edhe Asambleja vjetore e “Komitetit per Clirimin e Vorio Epirit” qe kryesohej nga peshkopi Serafim. Ne nje dokument te sherbimit sekret shqiptar te dates 12 Maj 1960, te sigluar TEPER SEKRET, theksohen edhe vendimet e kesaj mbledhjeje: “U vendos qe shtypi i tyre te behet me luftarak dhe te detyroje qeverine greke per te ngritur problemin e “Vorio Epirit” ne OKB. Atje u fol se kjo organizate disponon gjysem milioni dollare per qellime propagandistike dhe u vendos qe t’i kerkohet qeverise greke per te ndertuar nje radio-stacion special qe te transmetoje programe gjate gjithe dites lidhur me grekerit qe banojne ne Republiken e Shqiperise.” Dhe jo vetem kaq. U diskutua edhe per daljen e nje gazete te perditshme ne Athine me emrin “Vorioepirotiki”, editor i se ciles do te jete Jani Karavasili, thekson dokumenti qe mban firmen e Drejtorit te Zbulimit Politik, Gjeneral-major Zoi Themeli, ndersa thekson se per te shtuar propaganden dhe me qellim te presionit ne opinionin publik amerikan ishte vendosur qe ne Qershor te shkojne tre anetare te ketij Komiteti ne Shtetet e Bashkuara per te mbajtur konferenca ne te gjitha qytetet,e per te njejtin qellim u ngarkuar mitropoliti i Janines qe te vizitoje Jugosllavine.

Drejte Tiranes zyrtare do shkojne raporte pafund per levizjet legale dhe ilegale te shtetit helen, dhe eshte viti 1967 kur marredheniet shqiptaro-greke vertete acarohen. Nderkohe ne te gjitha momentet e krizes qe kishte Shqiperia, Vorio Epiri injektohej ne skenen politike shqiptare.

I tille ishte rasti edhe me shperthimin e demonstratave ne Kosove, kur per cudi, Enver Hoxha informohet se pala greke kishte refuzuar jugosllavet ne luften kunder Shqiperise. Pra, ne nje dokument sekret te 15 Shtatorit te vitit 1981, bashkepunetori i Sigurimit shqiptar raporton mbi takimin e Karamanlisit me kryeministrin e Jugosllavise, Veselin Gjuranovic. Pra, nipi dhe Sekretari personal i Karamanlisit, Mihal Lapis, sipas ketij dokumenti, thekson se kryeministri jugosllav Gjuranovic kishte kerkuar nga Karamanlis qe te kufizonte marredheniet me Shqiperine dhe te perkrahte qendrimin jugosllav me ngjarjet ne Kosove, ne mars dhe prill te ketij vitit, pra 1981:“Ne kemi pare gjithnje me simpati pretendimet greke per Vorio Epirin. Duke ju konsideruar si miq mendojme dhe ju keshillojme se ka rdhur koha qe ju te kerkoni dhe te rifitoni keto territore te humbura ne te kaluaren. Sido qe te vije puna, do te keni edhe ndihmen e perkrahjen tone. Nga ana juaj ju kerkojme qe te na ndihmoni per ceshtjen e Kosoves.” Dhe kete kryeministri jugosllav e kishte thjeshtesuar fare: “Kjo mund te behet po te filloni menjehere fushaten kunder Shqiperise per Vorio Epirin, mbasi ne kete menyre Shqiperia do te diskreditohet dhe nuk do ta besoje njeri lidhur me sa ka shkrojtur per ngjarjet ne Kosove dhe per ne. Ajo do te vihet midis dy zjarresh dhe do te detyrohet te heshte dhe te pranoj situaten dhe politiken tone ndaj saj. “

Dhe per Enver Hoxhen ishte e papritur, e sot edhe per te gjithe shqiptaret kudo qe jane, por Karamanlis duke mbajtur qendrim te prere ndaj propozimeve dhe kerkesave jugosllave, gjithmone sipas dokumentit ne fjale, ishte pergjigjur: “Greqia nuk mund te demtoje politiken e saj ndaj Shqiperise, pavaresisht nga situata aktuale dhe marredheniet e mira me Jugosllavine. Greqia ka marredhenie te mira me Shqiperine dhe eshte ne interes te saj qe t’i zgjeroje ato me tej ne te gjitha fushat.” Por Karamanlis e kishte te qarte e keshtu shprehet edhe ne takim me jugosllavin Gjuranovic, se shqiptaret nuk po tregohen sa duhet te predispozuar ne kete drejtim, por: “Eshte e vertete se Greqia ka problemin e Vorio Epirit, te cilin ajo nuk do ta injoroje e harroje, por ne situaten aktuale eshte idiotizem te ngresh kete ceshtje, mbasi do te hapim nje plage te vjeter, pervec asaj te Qipros, qe nuk mund te perballohet dot nga nje qeveri si kjo e jona, me kete strukture organizative qe ka ajo,” shprehet qarte kreu i shtetit grek duke shtuar: “Aktualisht ne nuk jemi te interesuar te zgjerohet levizja vorioepirote dhe nuk e perkrahim kete organizate ne fushaten qe zhvillon kunder Shqiperise. “

Kjo miresjellje greke per Tiranen zyrtare ishte e paqarte si per Enverin ashtu edhe per kryeministrin jugosllav Gjuranovic i cili nga vellezerit greke u zhgenjye jashte mase, dhe nga kreu i shtetit grek degjoi edhe komentin per artikullin qe kishte botuar qeveria shqiptare lidhur me marredheniet shqiptaro-greke:”Ishte artikull i goditur dhe sqaroi shume ceshtje te paqarta per mjaft njerez ne Greqi. Por qeveria shqiptare beri nje gabim, duke shkruar ne artikullin e saj se ceshtja vorioepirote ka vdekur njehere e pergjithmone.”

Pervec mospajtimit, Karamanlis me kete rast ishte i shqetesuar se kjo fraze do t’u jape shkas qarqeve shoviniste te organziohen e gjejne pretekst per t’u kompaktesuar me shume ndersa kishin vene ne pozite te keqe qeverine greke duke i bere presion asaj qe te nderhynte prane qeverise shqiptare per problemin vorioepirot dhe per gjendjen e minoritetit grek ne Shqiperi.

Keto deklarata dhe ky qendrim do te duken te cuditshme ne plan te pare, por sqarimet qe i bejne bashkepunetorit te sherbimit sekret shqiptar deputetet e “Demokracise se re” Lapis, Athinasitis, Kristos dhe Gjelostathis lidhur me qendrimin dhe politiken e qeverise greke ndaj Shqiperise, tregojne se nga vjen edhe kjo miresjellje. Pra fillimisht, qeveria greke i kishte mbajtur anen Beogradit pas ngjarjeve ne Kosove, dhe ishte e gatshme te fillonte me fushaten kunder Shqiperise, duke e konsideruar situaten mjaft oportune per arritjen e synimeve te saj per Vorio Epirin. Kur qeveria amerikane u informua me kete qendrim, ajo sipas deputeteve greke, ka nderhyre menjehere duke i bere presion qeverise greke qe ajo te ndryshonte qendrimin e saj ndaj Shqiperise, sepse sipas tyre nje veprim i tille do te acaronte marrdheniet greko-shqiptare dhe do te perkeqesonte situaten ne Ballkan nga e cila perfitonin vetem ruset. Pas ketij shpjegimi amerikan, qeveria greke vleresoi me mire ngjarjet ne Kosove, theksojne deputetet, duke e pranuar se fillimisht ne qarqet politike greke mendohej se “shqiptaret ishin te lidhur me ruset dhe se ngjarjet ne Kosove ishin rezultat i nxitjeve dhe nderhyrjes ruse”. Ky veprim grek, sipas dokumentit ne fjale te sigluar si SEKRET, ndersa citon deputetet grek Lapis, Athinasitis, Kristos dhe Gjelostathis, thekson se qeveria e Ralisit parashikonte dhe shpresonte ne avancimin e metejshem te marredhenieve midis dy vendeve, ne kete kuader lidhet edhe vizita e Kanellopullit ne Shqiperi ne prag te zgjedhjeve.

Pra, vizita te ketij lloji nuk ka vetem sot por per kohen, pala greke synonte t’i tregonte botes deshiren e mire per marredhenie miqesore me Shqiperine dhe ishte ne nje situate aq te acaruar sa, sipas deputeteve greke te “Demokracise se Re” rrezikohej edhe nga lufta. Por per momentin ceshtja e Verio Epirit ishte e ngrire edhe per “Demokracine e Re”; edhe sikur te fitonte PASOK-u ne zgjedhjet e rradhes, sipas Lapis, Athanasitis, Kristos dhe Gjelostathis, qeveria e re do te vazhdoje te permiresoje marredheniet me Shqiperine ndersa e pranojne se Greqi ka perpara nje problem shume te veshtire per te zgjidhur: ratifikimin ne parlament te projektligjit per heqjen e “gjendjes se luftes” me Shqiperine. Per kete situata eshte paksa me e ndryshme dhe e pashprese. Sipas Mihal Lapis, ne vitin 1981, ky projektligj nuk mund te miratohej, jo vetem tani, ne kete situate para zgjedhjeve por as edhe ne te ardhmen e afert, sepse qeverise greke do t’i hapeshin telashe shume te medha me rrethet ekstremiste te djathta dhe ato shoviniste.

Dhe teksa shteti shqiptar ishte i kenaqur se nuk i kishte mbetur “naganti grek” ne dore, Sherbimi sekret shqiptar informon Tiranen zyrtare se organizatat shoviniste greke, Konfederata Panepiriote Amerike-Kanade-PAOK, Komiteti Qendror i Luftes Vorioepirote-QEVA dhe Kisha Greke po intensifikojne nderkombetarezimin e ceshtjes se Vorio Epirit i cili kishte filluar qe me 1979 gjate punimeve te Kongresit per te Drejtat e Njeriut ne Gjeneve. Dhe eshte 11 Korriku i vitit 1982 kur Drejtori i Departamentit te te Drejtave te Njeriut prane Pallatit te Kombeve ne Gjeneve pranon nje Memorandum “Mbi shkeljen kombetare dhe njerezore te 400 mije minoritareve greke ne Shqiperi”, te pergatitur nga Kisha Greke dhe QEVA; eshte viti 1983 kur ketij aktiviteti i bashkohet edhe Demokracia e Re tashme ne opozite, e cila jep “alarmin mbi lenien ne harrese” te ceshtjes se Vorio Epirit me ardhjen ne pushtet te PASOK-ut. Mobilizimi i ketyre forcave u konkretizua me 17 Qershor me krijimin e “Komitetit special per mbrojtjen ne arenen nderkombetare te te drejtave te minoritetit grek” dhe “Federaten pangreke vorioepirote” e cila do te funksionoje ne baze te nje statusi qe miratohet me vendim gjykate greke te shkalles se pare, me Nr.3253. Frytet e kesaj Federate do te shifen menjehere. Kerkesat e tyre per dialog diplomatik me qeverine shqiptare per te burgosurit nga rradhet e minoritetit grek, hapja e Kakavise, levizja e lirshme ne zonat e minoritetit, hapja e shkollave greke ne Shqiperi, pasurite e minoritareve te arratisur, per Zv/Ministrin e Jashtem Papulias u pranuan ne shtatorin e vitit 1983 kur edhe u dhane garanci se ato duhet te zbatohen nga pala shqiptare nese deshirojne heqjen e Ligjit te Luftes.

Shqiptaret sot edhe mund te acarohen ndersa faktet deshmojne se orekset greke jane rritur jo me fajin e Athines zyrtare, sepse edhe ne vitet ’80-te kreu i qeverise greke shkonte deri ky qendrim: “Greqia nuk do te qendroje indiferente per te drejtat e minoritetit grek ne Shqiperi dhe do te shtroje ceshtjen ne kuadrin e shikimit te ri te marrdhenieve greko-shqiptare”. Ne Janar 1985, bashkepuntori i sherbimit sekret shqiptar informon se Ministri Papulias, qe konsiderohet ideator i politikes se jashtme greke, ne prag te vizites se tij ne Shqiperi ishte shprehur: “Gjendja e Luftes me Shqiperine eshte e paprecedente nderkohe qe ekzistojne marrdhenie diplomatike”.

E per te kopsitur mire kete ceshtje, normalisht qe ishte perfshire edhe kisha, sepse, nese Tirana zyrtare nuk irritohet nga keto raporte pafund qe dergoheshin nga bashkepuntoret e Sigurimit te Shtetit shqiptar, shteti grek e mbante steken lart si per Vorio Epirin ashtu edhe Ligjin e Luftes. Eshte shkurti i vitit 1985, kur peshkopi i Konices, Sebastianos mbledh prifterinjte e zones se Janines ne menyre qe te zgjoje ndjenjen vorioepirote.

Keshtu pra per 30 vjet kur ne krye te shtetit grek ishte Konstatin Karamanlis qe 14 vjet ishte kryeminister dhe 10 vjet President i Republikes, ai e kuptonte rendesine e Vorio Epirit por edhe momentin se kur duhet te mendohet per kete ceshtje, dhe ne asnje moment nuk i shkoi mendja se kjo duhet harruar. PASOK dhe Papulias e harruan per pak caste kur ishin ne pushtet, por zeri i tyre u ringjale, ashtu sikurse i ushtareve greke, kur me raste e kujtojne qe fqinji i tyre verior eshte shqiptar. Ndersa pala shqiptare dhe diplomacia e saj, nese nuk ndryshojne kurs dhe bashkejetojne me reagimet shqiptare, do te perballen me ruleten diplomatike greke deri ne anetaresimin e plote ne BE.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top