Rreth 300 bimë narkotike u shkatëruan në Rexhepaj dhe Gorisht rreth 25 km larg qytetit të Vlorës nga Policia e qarkut.
Bimët narkotike me një lartësi deri 3 metra ishin kultivuar larg qendrave të banuara dhe në parcela të fshehura pa pronarë, të hapura posaçërisht për këtë qëllim, që, sipas Policisë, e vështirëson identifikimin e personave që i kanë mbejllë.
Aksionet anitcanabis të Policisë së Vlorës janë pjesë e veprimeve që kanë nisur prej disa javësh për asgjësimin e bimëve narkotike në zona të ndryshme të rrethit të Vlorës.
Para 5 ditësh u asgjësuan 500 bimë narkotike canabis sativa, ndërsa në total, gjatë javëve të fundit, numri i përgjithshëm arrin në më shumë se 2000.
Kjo dukuri ka shënuar ulje të ndjeshme në krahasim me vitin e kaluar, kur u identifikuan 102 raste të kultivimit, u penalizuan 16 persona dhe u asgjësuan 18.802 rrënjë bime narkotike, që përbën treguesin më të ulët në të gjithë periudhën kur është shfaqur në vendin tonë.
Sipas Policisë, kultivimi i bimëve narkotike shfaqet ende si tendencë në 5 komuna, nga rreth 26 njësi të qeverisjes vendore që ka Qarku i Vlorës. Deri 4 vjet më parë, qarku, në veçanti rrethi i Vlorës, kanë qenë ndër zonat më problematike në kultivimin e bimëve narkotike, që u shfaq si dukuri në fillim të viteve ’90-të, por njohu rritje të dukshme, në periudhën 1997-2005.
Gjatë tre viteve të fundit, treguesit kanë ardhur në rënie të theksuar si pasojë e përpjekjeve dhe punës në rritje të Policisë, që ka përdorur dhe mjete moderne, përfshirë dhe helikopterët.
ShtypiDites