Në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë muzeu i qytetit të Vlorës pritet të pasurohet me dorëshkrimet dhe elementeve origjinalë. Po me këtë rast është planifikuar që të ndërtohet një ambjent që do ti ngjasojë viteve kur u ngrit flamuri dhe ku Ismail Qemali qeverisi për 11 muaj.
Në këtë jubile të veçantë për të gjithë shqiptarët në muze do të mbahen edhe aktivitete të tjera kulturore dhe historike që lidhen ngushtë me këtë ngjarje. Ky muze do të bëhet pjesë e ndryshimeve në infrastrukturë, punimet e të cilit priten të fillojnë këtë pranëverë. Muzeu i pavarësisë, në qytetin e Vlorës, përgjatë këtij viti pritet të ketë një fluks vizitorësh nga të gjitha trevat mbarëshqiptare.//ora-news.com