VLORE-Shembet me sukses godina 7-katëshe në zonën e Skelës, tek ish-Aulona në Vlorë. Shpërthimi me eksploziv ka rezultuar i suksesshëm, duke shembur totalisht ndërtesën 7-katëshe. Ashtu siç ishte planifikuar, inertet kanë rënë në anën e detit, duke shmangur rrezikun për ndërtesat e tjera që ndodhen përreth.
Mënyra e shembjes ka qenë e njëjtë me atë të godinës 5-katëshe tek fakulteti i Ekonomikut në Tiranë, por në ndryshim nga aksioni në kryeqytet, ku ndërtesa nuk u rrëzua tërësisht, shpërthimi në Vlorë ka rezultuar i suksesshëm.
Prej disa ditësh forcat xheniere punuan për hapjen e mijëra vrimave në kolonat e objektit, në të cilat u vendos lënda eksplozive. Bashkia e Vlorës sqaroi se shembja e ndërtesës 7-katëshe do të bëhet për t’i hapur rrugë investimit në zgjerimin e rrugës Skelë-Uji i Ftohtë, si dhe shëtitores.
Ministria e Brendshme njoftoi dje se duke filluar nga ora 07:00 e deri në orën 16.00 të ditës së sotme, do të ketë regjim të kufizuar të qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve në rrugën “اamëria” në qytetin e Vlorës dhe rrugët dytësore të lidhura me të. Gjithashtu, lokalet përreth zonës do të jenë të mbyllura.
MINISTRI TAHIRI INSPEKTON HAPJEN E GROPAVE PER VENDOSJEN E EKSPLOZIVIT
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka inspektuar hapjen e gropave për eksplozivët që do të përdoren për të shembur sot godinën pa leje. Objekti 7-katësh, i papërfunduar plotësisht me dyer dhe dritare ndodhet tek ish-Aulona, buzë detit në Skelë. Nga te dhenat e Ministrise se Brendshme behet e qarte se menyra e shembjes do te jete e njejte me ate te godines 5-kateshe tek fakulteti i Ekonomikut ne Tirane.
Ministria e Brendshme njoftoi dje se duke filluar nga ora 07:00 e deri në orën 16.00 të datës 27 tetor 2013, do të ketë regjim të kufizuar të qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve në rrugën “اamëria” në qytetin e Vlorës dhe rrugët dytësore të lidhura me të. Gjithashtu, lokalet përreth zonës do të jenë të mbyllura.
"Gjatë kohës së përcaktuar, në këtë zonë nuk do të lejohet qëndrimi apo lëvizja e mjeteve dhe këmbësorëve. Lokalet përreth zonës do të jenë të mbyllura. Policia e Shtetit këshillon pronarët dhe administratorët e tyre që të mbajnë dritaret e lokaleve të hapura. Policia e Shtetit rezervon të drejtën të bllokojë plotësisht qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve në segmentin Skelë - Uji i Ftohtë", thuhet në deklaratë.
Policia e Shtetit rezervon të drejtën të bllokojë plotësisht qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve në segmentin Skelë-Uji i Ftohtë.
Shembja e pallatit 7-katësh tek ish-Aulona, në zonën e Skelës në Vlorë, pritet të prishet sot rreth ores 14:00, pas shtyrjes që u bë nga afati i parë. Shkak ishin bërë procedurat teknike nga specialistët përkatës, si dhe largimi i disa antenave celulare nga godina, të cilat janë vendosur prej tri vitesh.
Prej disa ditësh ka vijuar puna nga forcat xheniere për hapjen e vrimave në kolonat e objektit, në të cilat do të vendoset lënda eksplozive. Bashkia e Vlorës sqaroi se shembja e ndërtesës 7-katëshe do të bëhet për t’i hapur rrugë investimit në zgjerimin e rrugës Skelë-Uji i Ftohtë, si dhe shëtitores.
Ndërsa puna vijon në brendësi nga forcat xhenio, Policia e Rendit dhe ajo e RENEA-s po mbajnë nën kontroll situatën rreth godinës. Burime nga Policia konfirmojnë se godina do rrafshohet me lëndë plasëse.
Godina 7-kate
Siç mësohet, godina 7-katëshe, destinacioni i së cilës ka qenë mister gjatë të gjithë këtyre viteve për vlonjatët (nuk ka hyrje të shitura, por mendohet se destinacioni ishte për hotel), ka leje ndërtimi nga Bashkia e Vlorës. Nuk konfirmohet nëse do të dëmshpërblehen pronarët e saj, ndonëse kryebashkiaku Gjika në një nga prononcimet e tij disa muaj më parë në lidhje me shembjen e ndërtimeve me leje, është shprehur se do të negociohet me qeverinë për dëmshpërblimin e pronarëve. Nga këta të fundit nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar në lidhje me shembjen e ndërtesës së tyre dhe nuk konfirmohet nëse ata kanë negociuar me Bashkinë në lidhje me këtë. Prishja e këtij objekti do të bëhet me qëllim që t’i hapet rrugë ndërtimit të shëtitores, apo e emëruar ndryshe “Lungomares”, duke filluar nga zona e Skelës deri në zonën e Ujit të Ftohtë.
Ndertimet pa leje ne Vlore
Bashkia e Vlorës kishte paralajmeruar dhe me pare se do të fillonte aksionin për prishjen e ndërtimeve përgjatë bregdetit, të cilat prishin imazhin dhe planin rregullues të Bashkisë, por edhe atë kombëtar. Aksioni që do të asistojë INUK, Inspektorati Ndërtimor i Bashkisë, Policia e Rendit, forcat Xhenio dhe madje edhe RENEA, nis nga shpërthimi i kontrolluar me lëndë eksplozive e ndërtesës 7-katëshe, e ndërtuar që prej disa vitesh, por do të vijojë edhe me ndërtesa të tjera gjatë bregut.
/BalkanWeb

Redaktimi i fundit: