Vlerat humane te shoqerise Shqiptare drejt zhdukjes?

ForumiVirtualJR

Anëtar i ri
Jam vetem une apo me duket se vlerat humane te shoqerise Shqiptare po shkojne drejt zhdukjes? Sepse te shkaterruara e dime qe jane. Do thoni ju pse?
Kemi nje jete qe shajme politikanet me te drejte per keq qeverisjen e ktij vendi. Por pyetja qe me lind eshte spontane ,ne si shoqeri sa kemi kontribuar qe vlerat humane qe ne karakterizohemi si komb mos shkaterrohen ose me e keqja mos zhduken fare?

1. Po e nis nga nje shites i thjesht tezgash tek pazari ri qe mundohet te ta hedhe si ne cmim ,si ne cilesi ashtu dhe ne peshe.
2. Kalojme tek nje infermiere e rendomte qe ben para me jeten e tjetrit duke bere kontrabande ilacesh te skaduara sa lart e poshte.
3. Kalojme tek biznesmenet e ndertimeve qe nuk u mjafton te shesin apartamentin me nga 70-80 mije euro pa hipoteke ,por duan qe te njejtin apartament t'ja shesin 2-3 personave njeheresh.
4. Kemi disa miliarder qe merren me kompanite e naftes dhe nuk ngopen me fitimet marramendese qe kane me cmimet super te kripura ,por do na shkaterrojne dhe makinat duke e perzier naften me uje.
5. Kemi ushqimet e skaduara me dopjo etikete. Une nuk e di kush e merr guximin (shembull) qe te falsifikoje kutiat e qumshtit ku me te ushqehen me mijera e mijera njerez kryesisht femije. Kemi gjithashtu buken ne te cilen hidhen bojera ngjyrosje pothujase ne cdo furre buke qe jane shume te demshme per shendetin e njeriut.
6. Kemi ujin e pishem qe megjithse e paguan ,pervec ndonje lajthize pjesa tjeter nje zot e di se ku mbushet dhe cfare pijme realisht.

Si perfundim a na ka mbetur ndonje vlere humane si Shoqeri?
Nqf se ju do ishit pronar ose ushtrues te nje aktiviteti te siperpermendur a do benit te njejten gje? Nuk e di ,ose vij une nga planet tjeter ose jam ne vendin e gabuar ,por sic luajne disa me jeten njerezve une sdo e beja dot kurre.
 
Titulli: Vlerat humane te shoqerise Shqiptare drejt zhdukjes?

Humanizmi ne shqiperi eshte 0 per mendimin tim dhe per kete duhen pare disa faktore te tipit shkaqet perse ka degraduar ketu si dhe mekanizmat e kontrrollit perse nuk kane funskionuar qe kemi arrit ne kete gjende vlerash. Tema eshte shume e gjere dhe le shume per te diskutuar por si hapesi i temes dhe une me kane ngel grimca humanizmi prandaj skam biznes privat :D
 
Titulli: Vlerat humane te shoqerise Shqiptare drejt zhdukjes?

Une po e nis nga fundi . Besoj Tomka qe ashtu si permende ato rastet ,nese dhe ti do kishe mundesine dhe 'pushtetin' e atyre qe permende ,do beje te njejten gje sepse ta kerkon 'puna' . Tani qe flet si spektator normal qe do te duket vetja engjell, e ke parasysh kur shohim ndonje ndeshje futbolli dhe Ronaldo humbet ndonje rast per gol qe eshte i 'pafalshem' per te ? Edhe neve qe fillojme e shajme nga te kater anet e fisit duke thene : po pse ore se ate te isha une e kisha bere !!! Ndersa pikat e tjera jane te gjitha te verteta , madje ka dhe me teper (edhe ne punen qe bej une psh ,te njejten gje bej ndaj klienteve) ,por keto i do jeta :p
 
Fatkeqsisht ky fenomen nuk ndodh vetem tek shqiptaret, por gjithandej neper bote, mbase ajo qe thone sa me shume qe ke aq me shume kerkon, egoja, nga ana tjeter ekonomia e dobet dhe frika, disa e bejne nga qe s'kane ndergjegje, disa e bejne nga qe nga kendveshtrimi i tyre kane arsyetim te plote per mbijetese, se sa do e beja vete, nuk e di, jeta njeriun mund ta sjelle ne rrethana shume te cuditshme sa qe dhe idealizmi qe kam nje dite te zhduket fare :/
 
Titulli: Vlerat humane te shoqerise Shqiptare drejt zhdukjes?

Une po e nis nga fundi . Besoj Tomka qe ashtu si permende ato rastet ,nese dhe ti do kishe mundesine dhe 'pushtetin' e atyre qe permende ,do beje te njejten gje sepse ta kerkon 'puna' . Tani qe flet si spektator normal qe do te duket vetja engjell, e ke parasysh kur shohim ndonje ndeshje futbolli dhe Ronaldo humbet ndonje rast per gol qe eshte i 'pafalshem' per te ? Edhe neve qe fillojme e shajme nga te kater anet e fisit duke thene : po pse ore se ate te isha une e kisha bere !!! Ndersa pikat e tjera jane te gjitha te verteta , madje ka dhe me teper (edhe ne punen qe bej une psh ,te njejten gje bej ndaj klienteve) ,por keto i do jeta :p

Apsolutisht jo. E degjoj shpesh kte thenie rendomte neper kafene. "Po te ishe dhe ti doganier do beje te njejten gje thone" , "po te ishe ti doktor do beje te njejten gje" , "po te ishe dhe ti pronar qumshti do beje te njejten gje me etiketat". Jo ore jo nuk eshte e thene te jemi gjithe njelloj ,une si doganier nuk mund te lejoj te kalojne 20 mije pula te ngordhura per tu hedh ne tregun Shqiptar. Une si mjek nuk mund ti fus direkt thiken ne operacion pacientit per lek pa qene i sigurte 200% qe ka nevoje per nderhyrje. Dhe une si pronar i nje fabrike qumshti nuk bej falsifikim etiketash sikur autostrada tiron durres t'me shtrohej me flori kur e di qe me kte qumesht ushqehen mijera femije te vegjel. Eshte me shume ceshtje kulture ,morali dhe dinjiteti. Disa i ze gjumi disa te tjere jo.
 
Titulli: Vlerat humane te shoqerise Shqiptare drejt zhdukjes?

une se kuptoj ne vertet smundem ta konceptoj , qe si flen te qete mor aman ?
Edhe po tju thuash, mos e bej ... thone: mos e bera une e ben tjetri :eek:
 
Titulli: Vlerat humane te shoqerise Shqiptare drejt zhdukjes?

Edhe une se bej,ne ketu sbejme asgje nga keto vec te tjeret atje jashte jane fajtore!!!
 
Titulli: Vlerat humane te shoqerise Shqiptare drejt zhdukjes?

Injoranca te ben te jesh njeri i dobet.

hajduti
 
Titulli: Vlerat humane te shoqerise Shqiptare drejt zhdukjes?

Kam pershtypjen se para se te beje me vlera humane, kjo qe ke shkruar, ka te beje me shume me berjen biznes ne nje vend / shtet ku nuk ka rregulla dhe nuk funksionon shteti ligjor. Kjo na sjelle para nje dileme mjafte te madhe dhe une do jap dy shembuj:

1. SHBA - vendi i demokracise boterore. Para ca vitesh urgani Katrina beri kerdine ne New Orleans. Shtetin e mori uji dhe bashk me shtetin e mori dhe ligjin. Ato dite u pane jo njerez te zakonshem por police duke vrare, dhunuar dhe plackitur. SHBA, angazhoi Garden Kombetare per te vene rregullin dhe rregulli u vu.
2. Fukushima ne Japoni - Edhe ketu shtetin e mori perpara nje ngjarje e pazakont. Por treguan nje qytetari te jashtzakonshme madje edhe duke paguar mallin neper dyqane edhe pse shitesit kishin ikur.

Tani keto dy modele te japin shume gjera per te kuptuar por edhe mjafte gjera te diskutosh. Ne fakt ne duhet ne duket dhe realisht jemi ne ate zhvillim sa ceshtjet humane nuk munde t'i lesh ne doren e individit sepse realisht ne u sprovuam rralle apo hiq me humanizmin (perkunder se ne e mbajme veten si mjafte humane).

Ne fakt ne shkruajme dhe mendojme per popullin tone si mjafte i delire dhe me bese dhe humanizem te madhe. Per qudi une lexova diku se njerezit/popujt jane te prirur te enderrojne (bisedojne/ besojne) per gjerat qe ju mungojne. A mos valle dhe ne?

Kjo cfare keni shprehur ju, ne situaten tone, kam pershtypjen se ka te beje me shume me mungesen e funksionimit te shtetit si tagra e shtetit. Pra shteti kur nuk arrine te mbaje aparatin shtetror si sherbim nuk eshte e turpshme te perdore tagren e tij. Megjithate une nuk pres nga biznesmeni atje gjera te mira ngase edhe etika ne sektorin privat thote se: Fitimi mbi te gjitha!
 
Titulli: Vlerat humane te shoqerise Shqiptare drejt zhdukjes?

Tema eshte pak confusing - gjithsesi them qe shoqeria Shqiptare ( jo shteti ne k'te rast ) ... eshte goxha Humane dhe i ruan akoma vlerat e humanizmit .
 
Titulli: Vlerat humane te shoqerise Shqiptare drejt zhdukjes?

Sot per sot kurren e kurres nuk do doja te isha biznesmen ne Shqiperi thjesht per faktin se ne shqiperi ste len te punosh njerzit e kqij ;)
 
Titulli: Vlerat humane te shoqerise Shqiptare drejt zhdukjes?

Kemi ne vlera humane që jon drejt zhdukjes ose mē mirë të themi kemi pasur tē tilla ndonjehere ?
 
Titulli: Vlerat humane te shoqerise Shqiptare drejt zhdukjes?

Asnje vlere tjeter mbi $$$, kjo jo vetem ne Shqiperi por ne te gjithe boten. Per vlera humane mund te flasim vetem individualisht dhe jo ne shkalla te tjera.
 
Titulli: Vlerat humane te shoqerise Shqiptare drejt zhdukjes?

Qe ti pergjigjes me objektivizem pyetjes, a do e benit dot ju: Une do i kerkoja vetes dhe juve te gjykonim veten per aq sa kemi ne ne dore. S'eshte nevoja te jesh doktor apo doganier te kuptosh a do marresh rryshfet. Ne vete, ne jeten e perditshme, a kemi bere ndonjeher kompromisa per nje perfitim personal? A i kemi dhene ndonje lek ne dore policit qe te te heqe gjoben? A i kemi kerkuar dikujt te njohur ne nje aplikim pune: Ej mik, hidhi nje sy CV-se time? Me kujtohet kur aplikova dikur per mjekesi ne Shqiperi ata qe merreshin me regjistrimin e studenteve, nuk shtonin asnje student me shtesa sipas listes, por prisnin kush paguante. Kush e ka fajin ketu? te dyja palet. ata qe merrnin lek e ata qe jepnin. A kemi perfituar nga linja telefonike qe na e paguan puna per ta shfrytezuar dhe per sherbime personale? Kam nje kolege ne pune, mban 2 telefona. 1-rin qe e paguan puna e perdor vetem per zyre, tjetrin pasi e perdo per nevoja personale, e ka vec dhe thote llogarine e kam per punen, sdua ti hyj ne hak. Pra pyetja ngrihet: Sa te ndershem jemi ne ne cdo gje qe bejme?Ah dhe nje pyetje qe mu kujtua tani: A futet ndonje nga ju ne rrjete sociale ne sy te shefit? Jo jo futemi kur se kemi ate verdalle se ste paguan njeri qe te rrish ne forum, Lol. Pra qe ne kete moment duam apo s'duam ne po gabojme, po i hyme ne hak dikujtapo dickaje. (ska rendesi nese hyn kur ske pune, rendesi ka veprimi)

Ne momentin qe veten e shohim te paster komplet, (dhe nuk e zvogelojme ndonje gabim tonin ne maximum) dalim ne rrethin e jashtem.

Jam sh kundra llogjikes se Malsit sigurisht, Por nga ana tjeter shpesh dhe pse mund te jesh njeri plot vlera, mjedisi i jashtem influencon qofte pozitivisht qofte negativisht. Pra, Ndonese je njeri i meritokracise, kur shikon qe te gjithe po fitojne punen ne menyre te pandershme, me mikun apo lekun, nga frika dhe nevoja do biesh dhe ti ne gracken e mikut. Arsyet mund te jene te ndryshme, por para se te them 2-3 arsye doja te thoja qe nuk eshte problem lokal, sesa global. Ne shtete ku mungon rendi/drejtesia/zhvillimi keto probleme kane permasa me te medha, por jo se jane njerezit qe jane te tille(ne kete rast Shqiptaret).

Them se problemi kryesor ne shqiperi eshte klasa intelekuale. Sot ata qe zhvasin me sh jane te pushtetshmit te cilet jane te pangopur. Shtresa e ulet pastaj, me se shumti e ben nga nevoja, injoranca dhe nga mosfuksionimi i ligjit. Ne nje shtet ku nuk denohesh per demet qe ben, i ligu do bej kerdine. Vendet e zhvilluara sot, Mos mendoni se kane me sh vlera, Jo. Ata kane njerez me vlera ne krye te shtetit po. Ne Singapore ti denohesh per nje camcakiz te hedhur ne rruge. Dhe sot Singaporin e ke nder shtetet me sistematike. Ne shqiperi e ke kazan plehrash kudo. A ka te bej kjo se Shqiptaret nuk behen njerez ndonjeher? Jo, me shume kjo ka te bej se s'ke njerez te afte per ta drejtuar ate shtet. Marrim nje shembull psh: Pagesen e dritave. Ne lagjen ku banoja une 3 familje i paguanim, nja 50 nuk i paguante. Pse? 1- Kishim nje shtet qe nuk funkiononte per 2 arsye: VInin tarifa marramendese pa pare sahatin 2- Nuk denonin ata qe s'paguanin. Kishim 2 grupe shoqerie: 1- Nuk paguante pasi s'kishte te paguante/ose s'donta tja dinte per shtetin. Kishim dhe grupin e 2-te qe paguante se kishte ndergjegje qe c'a harxhoj do e paguaj. Me kalimin e kohes, duke pare qe per vite te tera keta qe spaguanin jo vetem kishin hedh telat ne 2-3 linja e askush si padiste, por dhe vete u charge-in me sh sec duhej, thane: Opo budallej qenkemi ne. S'paguajme me as ne. Dhe keshtu kemi nje shoqeri e cila nuk mban pergjegjesi per veprimet dhe nje shtet qe s'erkon llogari mbi pergjegjesite e qytetareve. E si mund te jene te afte elita drejtuese kur jane qe ne rrenje hajdut/kriminel dhe s'kane pike vlere ne veten e tyre?! Pyetjen e le te hapur si nisi e gjithe zanafilla: Jemi ne kete gjendje se populli eshte i tille, apo na e kane fajin drejtuesit. Them se te dyja palet. Jemi shoqeri e mbyllur, jemi mesuar perher ush gomar, me diktatur, na ben njerez vec frika, per buke te gojes shesim cdo vlere dhe pike. (Te gjithe pa perjashtim, qofte pak apo shume)

p.s. Edhe majft folet ne vete te trete; shqiptaret shqiptaret se sinqerisht deri sa problemin ta shohim ne vete te trete asnjeher s'do behemi ngrihemi. NE, jemi NE ore NE. Ne mos une personalisht esht vellai, kusheriri im, etj.
 
Redaktimi i fundit:

E nisim nga fillimi
1.Shitesi mundohet te ta hedh sepse esht i mbytur nga taksat dhe me at pak perfitim qe merr nga ti do te mbaj familjen se ndryshe sja del dot
2. Infermeria smundet te jet e rendomte dhe te beje kontrabante ilacesh sepse si takon ... por e marrim te mireqene at qe ke thene ti ; nje infermiere dhe mjeket pavaresisht cdo gjeje bejne nje arsim pak me te gjate dhe veshtire krahasuar me tjeret keshtu qe dhe pritet se perfitimi duhet te jete me i larte se cdo dege tjeter ...Ne shqiperi sndodh kjo dhe prandaj kemi kete gjendje
Pastaj ku ka shqiptar qe nuk i jep vet rryshfet nje punonjesi te spitalit cfaredoqofte se i duket se do sherohet... ketu e kemi fajin ne se i mesojm vet
3.Kane ekzistuar dhe do ekzistojne kudo matrapazet, prandaj ekzistojne ligje dhe konventa te ndryshme per te na mbrojtur ...por se ne sdim ti lexojme dhe keshtu te kuptojme se ku po investojme s esht faji i atyre
4. Ato thjesht kan gjetur nje menyr sigurimi te parase me te lehte se tjeret... ti une dhe tjeret pse shkojme dhe i pwrdorim akoma produktet e tyre? Pse nuk ankohemi? Se fundja duam te na e hedhin...
5.E ke degjuar shprehjen: He se ne jena msu...sna gjen gjo...keshtu qe pse mos te bejn keshtu me ne qe jena msu ??
6. Ka nje orar kur vjen uji i pijshem dhe ne shpi ska nevoj pse te blesh uje ...por ne skena besim tek bashkia, shteti dhe i kerkojme llogari nje kompanie uji

Si perfundimm esht ligji xhungles qe me i forti fito... dhe ne shqiperi kane gjetur dele dhe prandaj bejn
ska te bej me humbjen e humanizmit ...nuk kerkohet humanizem ne keto gjera , kerkohet cilesi per sherbimet qe paguan ...dhe pikerisht ketu gabojme ne sepse sdime te kerkojme ate qe na tako por e kerkojme me meshir dhe humanizem! Sa te kemi kto mendime sdo shofim hajer
 
Dhe ti pret qe une kte postim ta marr seriozisht? Lol
Asgje ske thene e dashur.
Nuk Justifikohet shitesi me taksat e larta (sidmos kur kane cmimet n'dore dhe i rrisin si tu doje qefi) dhe akoma me keq nje infermiere apo doktor me shkollen e tej zgjatur apo pagesat e ulta. (Pagesa te ulta ka dhe maqedonia) por provoje jepi lek doktorit ose infermieres shife po ste denoncoi direkt. Nejse eshte ceshtje kendveshtrimi. Nga kendi yt duket sikur ska lidhje me vlerat humane ,ndersa nga kendi im them qe ka qe cke me te. Do thush ti ndoshta ka t'beje me shume me ceshtje kulture? Jo , sepse (shembull) nje mjek i shkolluar qe le dike te vdese per c'eshtje parash dhe shpeton nje tjeter qe paguan nuk mund t'kete lidhje me kulturen ,por ktu futen ato vlerat humane qe po flasim. E njejta gje vlen dhe per nje dyqan fast foodi ku mire qe mishin nje zot e di se nga e merr ,por te lutem ate vajin pse e nderron 1 here ne tre muaj? Nje vaj qe skuq patate duhet te nderrohet minimalisht 1 here ne jave ,ne te kundert kthehet ne kancerogjen per ata qe perdorin fast food ,dhe ato pronaret e dine shume mire kte pjese dhe nuk e bejne. Tani meqense ska shtet kush futet ktu, taksat e larta apo vlerat humane?
 
ti ske kuptuar thelbin e asaj qe kam then un
do flasim per humanizem kur te gjitha ato problemet qe kam permendur une jane sheshuar dhe perseri do shfaqen fenomene te tilla
Ne spo flasim per faktin qe bejn mire dhe jan per duartrokitje po flasim per faktin qe medalja ka nje ane tjeter
duhet ti shohesh te dyja anet qe ta kesh te qarte panoramen e asaj cka ndodh
 
Titulli: Vlerat humane te shoqerise Shqiptare drejt zhdukjes?

Cdo njeri ka vlera humane,qofshin keto dhe instiktive,por i kane ne rrethin e tyre vicioz,familjare shoqeror.
Sapo kapercejne kete rreth dhe i jepet pak fuqi,qofte kjo legjislative apo ekzekutive neper digastere te ndryshme sociale.
U zgjohet egoizmi per pushtet dhe sundim ,zgjohet si ne damjte nje ujku ,kur vrapon per gjah.
Keshtu "kasapi" human njerzore han pre-ne e tij nga i njejti lloj duke e ekzekutuar pa pike meshire.
Bile per keto skena blejne e sistemin e drejtesis,apo bystynit fetare,duke i perdore per te arritur qellimet e tyre.
Tufat sociale pastaj bejne sehir dhe i votojne si idhuj,te ndare ne kope sipas preferencave te kasapve.
 
Titulli: Vlerat humane te shoqerise Shqiptare drejt zhdukjes?

Dhe une si pronar i nje fabrike qumshti nuk bej falsifikim etiketash sikur autostrada tiron durres t'me shtrohej me flori kur e di qe me kte qumesht ushqehen mijera femije te vegjel. Eshte me shume ceshtje kulture ,morali dhe dinjiteti. Disa i ze gjumi disa te tjere jo.

degjo Tomka, jo se po ta shkruaj un .

Por historia na ka treguar qe njeriu si natyre per ato para te shkreta e per ato flori i bien rripi potureve . Ambicja , ah ambicja varet ne cfar doze ta ushqen trurin dhe jep rezultatin. E perditshmja ndonjehere tregohet e kushtezuar , te detyron me raste, te shtyp , ushtron presion . Ndaj mos flit per moral. Morali ne rastin e pare qe na jipet e zhveshim , dalim lakuriq .

tani , kurre mos thuaj kurre eshte nje shprehje ;) .

Qe ti pergjigjes me objektivizem pyetjes, a do e benit dot ju: Une do i kerkoja vetes dhe juve te gjykonim veten per aq sa kemi ne ne dore. S'eshte nevoja te jesh doktor apo doganier te kuptosh a do marresh rryshfet. Ne vete, ne jeten e perditshme, a kemi bere ndonjeher kompromisa per nje perfitim personal? A i kemi dhene ndonje lek ne dore policit qe te te heqe gjoben? A i kemi kerkuar dikujt te njohur ne nje aplikim pune: Ej mik, hidhi nje sy CV-se time? Me kujtohet kur aplikova dikur per mjekesi ne Shqiperi ata qe merreshin me regjistrimin e studenteve, nuk shtonin asnje student me shtesa sipas listes, por prisnin kush paguante. Kush e ka fajin ketu? te dyja palet. ata qe merrnin lek e ata qe jepnin. A kemi perfituar nga linja telefonike qe na e paguan puna per ta shfrytezuar dhe per sherbime personale? Kam nje kolege ne pune, mban 2 telefona. 1-rin qe e paguan puna e perdor vetem per zyre, tjetrin pasi e perdo per nevoja personale, e ka vec dhe thote llogarine e kam per punen, sdua ti hyj ne hak. Pra pyetja ngrihet: Sa te ndershem jemi ne ne cdo gje qe bejme?Ah dhe nje pyetje qe mu kujtua tani: A futet ndonje nga ju ne rrjete sociale ne sy te shefit? Jo jo futemi kur se kemi ate verdalle se ste paguan njeri qe te rrish ne forum, Lol. Pra qe ne kete moment duam apo s'duam ne po gabojme, po i hyme ne hak dikujtapo dickaje. (ska rendesi nese hyn kur ske pune, rendesi ka veprimi)

Ne momentin qe veten e shohim te paster komplet, (dhe nuk e zvogelojme ndonje gabim tonin ne maximum) dalim ne rrethin e jashtem.

Jam sh kundra llogjikes se Malsit sigurisht, Por nga ana tjeter shpesh dhe pse mund te jesh njeri plot vlera, mjedisi i jashtem influencon qofte pozitivisht qofte negativisht. Pra, Ndonese je njeri i meritokracise, kur shikon qe te gjithe po fitojne punen ne menyre te pandershme, me mikun apo lekun, nga frika dhe nevoja do biesh dhe ti ne gracken e mikut. Arsyet mund te jene te ndryshme, por para se te them 2-3 arsye doja te thoja qe nuk eshte problem lokal, sesa global. Ne shtete ku mungon rendi/drejtesia/zhvillimi keto probleme kane permasa me te medha, por jo se jane njerezit qe jane te tille(ne kete rast Shqiptaret).

Them se problemi kryesor ne shqiperi eshte klasa intelekuale. Sot ata qe zhvasin me sh jane te pushtetshmit te cilet jane te pangopur. Shtresa e ulet pastaj, me se shumti e ben nga nevoja, injoranca dhe nga mosfuksionimi i ligjit. Ne nje shtet ku nuk denohesh per demet qe ben, i ligu do bej kerdine. Vendet e zhvilluara sot, Mos mendoni se kane me sh vlera, Jo. Ata kane njerez me vlera ne krye te shtetit po. Ne Singapore ti denohesh per nje camcakiz te hedhur ne rruge. Dhe sot Singaporin e ke nder shtetet me sistematike. Ne shqiperi e ke kazan plehrash kudo. A ka te bej kjo se Shqiptaret nuk behen njerez ndonjeher? Jo, me shume kjo ka te bej se s'ke njerez te afte per ta drejtuar ate shtet. Marrim nje shembull psh: Pagesen e dritave. Ne lagjen ku banoja une 3 familje i paguanim, nja 50 nuk i paguante. Pse? 1- Kishim nje shtet qe nuk funkiononte per 2 arsye: VInin tarifa marramendese pa pare sahatin 2- Nuk denonin ata qe s'paguanin. Kishim 2 grupe shoqerie: 1- Nuk paguante pasi s'kishte te paguante/ose s'donta tja dinte per shtetin. Kishim dhe grupin e 2-te qe paguante se kishte ndergjegje qe c'a harxhoj do e paguaj. Me kalimin e kohes, duke pare qe per vite te tera keta qe spaguanin jo vetem kishin hedh telat ne 2-3 linja e askush si padiste, por dhe vete u charge-in me sh sec duhej, thane: Opo budallej qenkemi ne. S'paguajme me as ne. Dhe keshtu kemi nje shoqeri e cila nuk mban pergjegjesi per veprimet dhe nje shtet qe s'erkon llogari mbi pergjegjesite e qytetareve. E si mund te jene te afte elita drejtuese kur jane qe ne rrenje hajdut/kriminel dhe s'kane pike vlere ne veten e tyre?! Pyetjen e le te hapur si nisi e gjithe zanafilla: Jemi ne kete gjendje se populli eshte i tille, apo na e kane fajin drejtuesit. Them se te dyja palet. Jemi shoqeri e mbyllur, jemi mesuar perher ush gomar, me diktatur, na ben njerez vec frika, per buke te gojes shesim cdo vlere dhe pike. (Te gjithe pa perjashtim, qofte pak apo shume)

p.s. Edhe majft folet ne vete te trete; shqiptaret shqiptaret se sinqerisht deri sa problemin ta shohim ne vete te trete asnjeher s'do behemi ngrihemi. NE, jemi NE ore NE. Ne mos une personalisht esht vellai, kusheriri im, etj.

Sol un kam nje shprehje te anonimatit , qe e kujtoj gjithmon . Lexoje me vemendeje eshte tejet domethenese ,,,

" When an honest man discovers he is mistaken,
he will either cease being mistaken,
or cease being honest "

"Kur nje njeri i ndershem zbulon se ka gabuar ,
ai ose ndalon se gabuari ,
ose ndalon te jete i ndershem .
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top