Vlera Xhakla, këngë e re në bashkëpunim me Timbaland

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar


Vlera Xhakla, këngë e re në bashkëpunim me Timbaland

Titullohet “Boy” dhe është kënga më e re e këngëtares dhe supermodeles së njohur shqiptare që jeton në New York të SHBA. Vlera
Xhakla, në këtë bashkëpunim, për të cilin në një intervistë për “Gazetën” pak kohë më parë ka pohuar se do të jetë dhe e fundit, ka zgjedhur pikërisht një prej emrave më të mëdhenj për momentin në tregun muzikor, që mban vulën e shumë hiteve si “Apologize”, etj. Kështu, ndërkohë që kompozimi për “Boy” i është besuar treshes Timbaland, Finley Quaye, Vixen, një risi vërtet shumë interesante i përket dhe tekstit, është shkruar nga vet Vlera, që ka treguar dhe aftësitë e saj në vargje. Kënga pritet të lançohet së shpejti, për t’u kthyer në një sukses të vërtetë.

Adelina i dhuron një qenush motrës së saj, Zanfinës
Gjatë qëndrimit të saj të shkurtër në Shqipëri për koncertet që zhvilloi, këngëtarja e njohur kosovare duket se ka ndaluar për të blerë një dhuratë të veçantë në Tiranë. Në një dyqan kafshësh, ajo ka hyrë për të blerë një qenush të racës “Shi tzu” me ngjyra bardhë e zi. Por, për kë ka qenë dhurata e Adelinës? Qenushi i vogël ka qenë pikërisht një dhuratë për motrën e saj, Zanfina! Para pak javësh, Zanfinës i ngordhi qenushi i saj, të cilin e kishte prej thuajse 12 vjetësh dhe kjo humbje duket se e ka mërzitur shumë. Ndaj dhe Adelina së bashku me mamanë i kanë bërë këtë surprizë të këndshme dhe nga sa thuhet, qenushi i vogël quhet Bora.

Kafeja e qetë e Liljana Hoxhës
ثshtë një ndër ato femrat të cilat nuk e humbasin kurrë bukurinë e tyre, pavarësisht moshës që kalon. Mjaft e kuruar për paraqitjen e saj fizike, e veshur me kujdes dhe plot sharm Liljana Hoxha, nusja e Sokolit, djalit të Enver Hoxhës, është fokusuar duke pirë një kafe të qetë në një zonë që ajo e njeh mjaft mirë, në atë të ish-Bllokut. Ajo duket mjaft e relaksuar duke shijuar më së miri rrezet e ngrohta të diellit të vjeshtës, që duket se këto kohë ka vendosur të mos na braktisë.
Teuta: Ja çfarë synoj në profesionin tim
Pas pritjes së mirë që i është bërë këngës së Teuta Kurtit, “Nuk dua të pres”, në Festivalin “Kënga Magjike”, këngëtarja është në përgatitje për
të filluar xhirimet e një klipi të ri. Teuta thotë se asaj i pëlqen të ketë një prezantim të mirë në festival, dhe nuk pretendon për ndonjë çmim, pavarësisht se do t’i pëlqente nëse e fiton çmimin e interpretimit ose të vokalit më të mirë.
“Kënga është pritur mjaft mirë. Unë asnjëherë nuk pretendoj për ndonjë çmim. Kam dëshirë që çdo këngë e imja të pritet mirë nga publiku dhe unë të prezantohem mirë para publikut. Mirëpo nëse vërtet duhet të marr ndonjë çmim atëherë do ta merrja çmimin e interpretimit apo vokalit”- shprehet Teuta. Përveç pjesëmarrjes në festival, Teuta dëshiron të realizojë një klip për këngën “Ty” nga albumi i saj më i ri.
“Shpresoj se shpejt do të filloj me xhirimet e videoklipit të ri”, është shprehur këngëtarja.

Yllka Berisha përfaqëson Kosovën në “Miss Earth”
Kosova për herë të parë përfaqësohet mes 90 shteteve në këtë konkurs ndërkombëtar bukurie dhe kjo është mundësuar nga “Agnesa Vuthaj Associacion”. Yllka Berisha – “Miss Kosova 2007” ndodhet në Filipine, ku është duke e përfaqësuar Kosovën në konkursin “Miss Earth 2008”. “Miss Earth’ është një ndër 3 spektaklet më të mëdha të bukurisë në botë pas “Miss ثorld” dhe “Miss Universe”.
Përveç aktiviteteve të bukurisë dhe atyre humaniste, ky organizim promovon edhe ruajtjen e ambientit.
Nata finale e këtij evenimenti do të mbahet më 9 nëntor 2008 në Manila. Në foto shihet dhe përfaqësuesja e Kosovës duke sfiluar me veshje kombëtare, dizajnuar nga shtëpia e modës Menakon.

Xhim Belushi: Dua më shumë Shqipërinë
I mirënjohuri Xhim Belushi do të jetë një ndër të të ftuarit kryesorë që do të marrë pjesë në mbrëmjen më të madhe Gala që do të zhvillohet në datën 11 Nëntor me titull “Dua më shumë Shqipërinë”. ثshtë një ndër evenimentet më të rëndësishme të organizuara nga producentja dhe regjisorja e madhe Vera Grabocka. Xhim Belushi do të jetë në rradhë me shumë artistë të tjerë shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, duke treguar kështu faktin se është gjithmonë pranë Shqipërisë. Kjo sigurisht nuk është hera e parë që Belushi vjen në Shqipëri, në vendin që bart origjinën e tij.

Olldashi feston mes studenteve
Studentët e gjithë universiteteve të Tiranës janë mbledhur në një mbrëmje festive në ambientet e “Venue” pak ditë më parë të celebruar nën moton “Welcome Party” nisjen e vitit të ri akademik. Ndër të ftuarit VIP kanë qenë të pranishëm ministri i Transporteve Sokol Olldashi, ministri i Arsimit Fatos Beja etj. Të ftuar kanë qenë dhe mjaft personalitete të fushës së artit, kulturës dhe shkencës. Një party e vërtetë nën ritmet e muzikës së fortë ku adrenalina ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit. Gjatë mbrëmjes janë shpërndarë numra telefoni nga kompania ‘Vodafone Albania’, 3 lidhje interneti ndërsa për këdo që hynte në ambientet e “Venue” pajisej me një varëse karakteristike në ngjyrë portokalli. Atmosfera ndizej herë pas here me prezencën e balerinëve serb shoqëruar me performancat e tyre ‘hot’.


Ballkanweb.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top