Vjeshte: si ti luftojme floket e dobet

*deliza*

VIP
V.I.P
Vjeshte: si ti luftojme floket e dobet

Floket e thate dhe ato te gjate jane me shume subjekt i ketij problemi, ne pikat ku ato jane me te dobet dhe ne pikat ku kane mungese te keratines duke tentuar te keputen. Nje problem tjeter analog jane dhe majat e dyfishta, nje problem qe luftohet nga te gjitha femrat.

FileContent10-1.jpg


Ja disa keshilla per te ndjekur per te rregulluar kete problem.

Te prisni floket per te pakten 2cm per te eleminuar ne kete menyre majat e dyfishta, perpara se te lani floket bej nje masazh me vajra specifik dhe mbajini per 10 minuta, perdorni shampo dhe balsam, kujdes me produktet shume agresive, pasi ndikojne ne shtimin e problemit, mos perdorni uje shume te nxehte dhe tharesen mbajeni ne temperature minimale. Krihini vetem atehere kur floket te jene thare teresisht, dhe evitoni ti lyeni ato perpara se te kalojne te pakten 2 jave. Ne kete menyre do te keni floke te bukur, me te fort dhe te shkelqyeshem.


Ikubinfo
 
Kujdesi për flokët në vjeshtë

Kujdesi për flokët në vjeshtë

Ndryshimi i stinëve kërkon kura intensive. Kështu, flokët bëhen më të shëndetshëm, elastikë e të shndritshëm. Flokë të kreshpëruar, të elektrizuar, pa shkëlqim? Ka ca zgjidhje. Stilistët e flokëve sugjerojnë të gjitha truket se si t’i rregullosh për disa sekonda.

Shkëlqim për flokët e zinj

Nëse ngjyra ka humbur shkëlqimin, por fatkeqësisht nuk ke kohë për të shkuar tek parukieri, atëherë vepro kështu: “Përzje pak hijezues ngjyrë ari me pak xhel shkëlqyes për flokët”. Ajo që e sugjeron është Cheryl Marks, parukierja personale e aktores Christina Ricci (një brune e bukur natyrale). “Merr pak nga produkti, ngrohe mes duarve për ta zbutur, kaloje mbi flokët e thatë dhe mos i krih. Do të kesh flokë të shndritshëm”.

Kaçurrela perfekte pas shiut

“Nëse flokët kanë marrë ujë dhe janë kreshpëruar, përfito për të krijuar një bisht”, thotë stilisti i flokëve Ted Gibson. “Apliko një balsam pa shpëlarje, tërhiqi flokët pas, lidhi duke i shtrënguar fort dhe fryji majat me krehër”.

Larg efektit shtëllungë

Nëse, pavarësisht balsamit, flokët vazhdojnë të mbeten të ashpër, provo një recetë japoneze, që i zbut në çast. Ziej një grusht oriz me dy gota ujë. Pastaj kulloje lëngun, lëre të ftohet dhe hidhe mbi flokë, pasi t’i kesh larë më parë. Shpëlaji pas pesë minutash.

Jepi lëvizje flokëve të hollë

Përdor shampo të nxehtë. Shampoja ngrohet në procesin banjëmari dhe nxehtësia ushtron një zgjerim të enëve të gjakut, që oksigjenojnë rrënjën. Rezultati? Flokët janë më të gjallë, më të rëndë dhe më elastikë.

Ndiz ngjyrën

Para se t’i lash, lagi flokët me çaj jeshil. Apliko një serum shkëlqyes dhe fiksoji me ajrin e ftohtë të tharëses.

Nuk ke kohë për t’i larë?

Nuk janë të freskët nga shampoja dhe kjo duket, sepse flokët janë të gjatë. Për t’i rregulluar flokët pa i larë, krijo look-un “e pakrehur false” alla Gisele Bündchen”, thotë Harry Josh, stilisti i flokëve të top modeles. Me kokë poshtë, spruco shampon e thatë në rrënjë dhe me duar shpupuriti flokët.

Ngjyra është zbehur

Për të intensifikuar ngjyrën, kopjo teknikën që koloristja Rita Hazen përdor me popstar-in Jessica Simpson. “I bëj një maskë ushqyese me vaj bajamesh, jojoba dhe aloe, dhe e lë në flokë për 25 minuta”.

Gjallëro bionden platin

Nëse ngjyra është natyrale, zbehet shpejt, sepse flokët platin kanë shumë pak pigment. Për t’u dhënë gjallëri, shkri dy aspirina në një enë me ujë dhe shpëlaji flokët pasi të kesh përdorur më parë një shampo specifike për flokë biondë.

Fshih rritjen

ثshtë momenti për të lyer flokët, por nuk ke dëshirë? Për të mos u dukur rrënja e flokut në ngjyrën natyrale, fryji flokët që në rrënjë. Krijohet një efekt dritë-hije shumë natyral. Më pas fiksoji me pak llak.

S’më pëlqen modeli i ri!

Të ka kapur epidemia e flokëve me presje. Por, pasi i ke prerë, kupton se modeli i ri nuk të pëlqen aspak. Për ta fshehur, apliko një xhel me efekt të lagur, shpërndaje me krehër duke i tërhequr flokët nga pas dhe vendos një rreth: të zi për flokët biondë, me ngjyrë për flokët gështenjë.

Stop efektit elektrik

Nëse këto ditë fryn erë, flokët e hollë elektrizohen dhe krehja nuk mban. Bëji një mbledhje të tërhequr mirë, siç është tendencë së fundmi. Apliko një produkt flokësh me shkëlqim, krihi dhe lidhi fort.

Larg yndyrës

Duken gjithmonë të palarë dhe të pakrehur. Për t’i bërë më të lehtë, të vjen në ndihmë scrub-i. Masazhoji për pak sekonda dhe më pas laji me një shampo ultradelikate.

Maskë me vaj ulliri

Një truk më shumë për të ushqyer flokët: një maskë me vaj ulliri. Mbahet gjithë natën dhe në mëngjes floku lahet me shampo

Gabimet e përjetshme

* Mos i thaj flokët duke i fërkuar me peshqir. Kështu do të shmangësh elektrizimin dhe kreshpërimin. Punoji flokët me duar dhe tamponoji me peshqir për të larguar ujin e tepërt. Pastaj thaji me tharëse.

* Mos e tepro me produktet e stilimit, ndryshe flokët ngjiten dhe nuk arrin t’u japësh formën e dëshiruar. Doza e duhur është sa një kokërr arrë. Shpërndahet nëpër duar dhe pastaj vendoset në flokë./telegrafi/
 
Floket: si ti mbajme te shendetshem gjate vjeshtes

" Ne vjeshte bien gjethet edhe floket". Edhe ju vete duhet ta njihni kete faze. Por cdodhe me floket gjate vjeshtes?

Kjo ndodhe sepse dielli ne vere shkakton deme oksidative mbi skalpin e kokes dhe ne folikulat e flokeve. Floket nuk bien gjate veres sepse demi fillon te duket pas dy apo tre muajsh, pikerisht ne vjeshte. Eshte e rendesishme te mbroni ne menyren e duhur floket gjate veres. Nese demi eshte bere, mund te korigjohet me produkte specifike, sic jane locionet per te perforcuar rrenjen e flokeve si dhe skalpin. Edhe ushqyesit specifik jane shume te indikuar per kete problem. Mund te kerkoni keshilla tek dermatologu nese problemi behet shume serioz. Te prisni floket nuk sherben per ti forcuar ato! Sherben vetem per te eleminuar pjesen e thare te flokeve dhe majat e dyfishta. Evitoni bojrat e flokev te cilat permbajne amoniak dhe gjithashtu evitoni dhe permanentet, krihini floket me delikatese dhe jo kur jane ende te lagur./burimi: ikubINFO/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top