Love
βeℓℓe â๓e
“Bumçi të jap dorëheqjen, e mbajti të fshehtë vjedhjen e afreskeve”
Përfaqësues të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe shoqërisë civile kanë protestuar dje kundër vjedhjeve dhe dëmtimeve që iu janë bërë ditët e fundit disa afreskeve të rralla në Kishën e Shën Premtes në Elbasan. Të mbledhur paraditen e djeshme përpara Ministrisë së Kulturës ata kanë akuzuar ministrin Bumçi për papërgjegjshmëri dhe mbajtjen në heshtje të ngjarjes së shëmtuar, duke kërkuar edhe dorëheqjen e tij.
Protestuesit
“Jemi shumë të shqetësuar edhe nga dorëheqja që Ministria bën ndaj mbrojtjes së monumenteve të kulturës, edhe ndaj dorëheqjes që Ministria bën për të informuar qytetarët dhe taksapaguesit që i mbajnë me rroga këta njerëz që kemi në shpinë, kështu që kemi vendosur që në mënyrë vullnetare të bëjmë edhe deklaratat e shtypit që i takon të bëjë Ministria. Ky është hapi ynë i parë dhe më vonë, në mënyrë vullnetare do të shkojmë të bëjmë edhe mbrojtjen e monumenteve dhe në mënyrë vullnetare do ti largojmë këta njerëz nga vendet ku rrinë këtu dhe do ti zëvendësojmë me njerëz të tjerë, të cilët e marrin përsipër, qoftë informimin e publikut, qoftë mbrojtjen e monumenteve të kulturës, të cilën e kanë për detyrë ligjore dhe shtetërore”, tha dje Artan Shkreli.
Detyrimi kushtetues
Protestuesit e quajnë të papranueshëm qëndrimin e Ministrisë së Kulturës, e cila po tërhiqet ndaj problematikës së mbrojtjes së monumenteve të Kulturës, ndërkohë që ky është një qëndrim dhe një detyrim kushtetues i këtij institucioni. “Ne jemi këtu në fakt për të inkurajuar marrjen në dorë të fateve të trashëgimisë kulturore dhe nxitjen e institucioneve të shtetit për të kryer detyrën e tyre që është detyrë kushtetuese”, thotë Lorenc Bejko.
Dorëheqja
Ndërsa deputeti i Partisë Socialiste, njëkohësisht dhe anëtar i Forumit për Trashëgiminë Kulturore, Auron Tare bëri thirrje për dorëheqje të ministrit Bumçi dhe Drejtorit të Trashëgimisë Kulturore. “Kërkojmë dorëheqjen e të gjithë njerëzve përgjegjës për këtë masakër, duke nisur nga ministri i Kulturës, Drejtori i Trashëgimisë dhe të gjithë sistemit tjetër përgjegjës që ka të drejtën e ruajtjes së këtyre monumenteve, siç ia kërkon ligji detyrimin që e kërkon ligji dhe i kërkojmë dorëheqjen e tyre si një gjest që të vendoset një lloj kriteri i pagimit të përgjegjësive, sepse këtu në këtë vend nuk merr asnjë përgjegjësi”, tha Tare.
Reagon Bumçi
Një orë pas protestës, ministri i Kulturës Aldo Bumçi doli në një konferencë për shtyp, ku e cilësoi si një pseudoforum Forumin e Trashëgimisë Kulturore, i cili sipas tij ka vetëm qëllime politike. Pasi bëri një diferencë mes fondeve të dhëna ndër vite për trashëgiminë kulturore mes qeverisjes së mëparshme socialiste dhe asaj aktuale demokrate, z.Bumçi foli për rolin e Ministrisë në varësi të tij, në mbrojtje të trashëgimisë dhe bashkëpunimin e nevojshëm për ruajtjen e saj. Sipas Bumçit po punohet për të llogaritur kostot për një vendosje të mundshme të rojeve pranë objekteve të tilla dhe kategorizimin e kishave sipas rëndësisë së vlerave artistike që ato mbartin.
Burimi: TO