Viti i parë i martesës është më i palumturi

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.1231065816411_m.gif


Hulumtimi më i ri i Qendrës për Cilësinë e Jetës në Australi tregon se çiftet në vitin e parë të martesës janë më të palumtur.
اiftet në vitin e parë të tyre të martesës janë më të palumtura se sa pas shumë viteve. Në këtë hulumtim kishin marrë pjesë rreth 2.000 australianë, derisa lumturia e tyre ishte matur në shtatë fusha, si shëndeti, të arriturat dhe lidhjet në dashuri.

Prej të anketuarve ishte kërkuar që këto segmente të jetës së tyre t'i vlerësojnë nga shkalla 0 deri 100, e rezultati mesatar ishte rreth 75 pikë. Personat që porsa ishin martuar mesatarisht kishin 73,9 pikë, deri në vitin e dytë të martesës pikët ishin shtuar në 78,4 pikë, derisa tek ata që për 40 vjet rresht ishin në martesë, rezultati ishte 79,8 pikë.

Udhëheqësja e studimit Melissa Weinberg konsideron se te çiftet e porsa martuara lumturia zvogëlohet sepse pas haresë dhe festimit vjen ballafaqimi me realitetin dhe fillon martesa.
/Telegrafi
 
Pe: Viti i parë i martesës është më i palumturi

Keshillohet bashkjetesa si fillim... por URRAAAAA gjith me vrap direkt martese.
 
Titulli: Pe: Viti i parë i martesës është më i palumturi

Keshillohet bashkjetesa si fillim... por URRAAAAA gjith me vrap direkt martese.


Nuk di DM, une mendoj qe kjo faza e veshtire do jete edhe nese ka bashkejetese...dhe eshte nje mundesi qe te mos gjendet fuqi e mjaftueshme per te tejkaluar problemet, te cilat ne martese do te tejkaloheshin permes tolerances se obligueshme...
 
Pe: Titulli: Pe: Viti i parë i martesës është më i palumturi

Nuk di DM, une mendoj qe kjo faza e veshtire do jete edhe nese ka bashkejetese...dhe eshte nje mundesi qe te mos gjendet fuqi e mjaftueshme per te tejkaluar problemet, te cilat ne martese do te tejkaloheshin permes tolerances se obligueshme...

Po natyrisht qe mund te prezantohet kjo faze... por nuk je i martuar, nuk ke krijuar akoma familje dhe je akoma ne kohe te nderrosh rruge...
sepse nje gje eshte te kalosh kohen e lir me te dashurin dhe me pas cdo kush ne shpin e vet dhe gje tjeter eshte kur jeton me te 24/24.
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Viti i parë i martesës është më i palumturi

Po natyrisht qe mund te prezantohet kjo faze... por nuk je i martuar, nuk ke krijuar akoma familje dhe je akoma ne kohe te nderrosh rruge...
sepse nje gje eshte te kalosh kohen e lir me te dashurin dhe me pas cdo kush ne shpin e vet dhe gje tjeter eshte kur jeton me te 24/24.


Edhe bashkejetesa eshte te jetosh me partnerin 24 ne 24 dhe jo secili ne shtepine e tij...kjo eshte faza e njohjes para fillimit te bashkejeteses...
 
Titulli: Viti i parë i martesës është më i palumturi

Une mendova se mos 6 muaj 6 pas robi fluturon, sidomos nje vit qe eshte embelsira e pastaj fillojne problemet :p
Ndoshta kjo varet sepse akoma 2 njerez ''te huaj'' sjane mesuar te rrini ngjitur me nj tj 24 ore ne 24
nuk dine saktesisht detajet apo veset e nj tj.
Por besoj se kur martohesh dhe don dike mund tia dalesh.
 
Titulli: Viti i parë i martesës është më i palumturi

Besoj se nuk eshte per te gjitha ciftet kjo gje!
Cdo martes ka problemet e veta por ne te dyja
palet merren vesh mund te jet me se e lumtur!!
 
Titulli: Viti i parë i martesës është më i palumturi

Ta mbeshtes mendimin :D... Me se shumti kjo ndodh tek ciftet e reja dhe qe s'kan ndjet shume kohe me njeri tjetrin para martese, psh fejesa ka qene e shkurter plus se njohin njeri tjetrin ne shumicen e situatave, ama per nje cift qe ka vite bashk dhe kan shpenxuar goxha kohe me njeri tjetrin, ben qe ato ta njohin komplet tipin e tjetrit dhe pak a shume jane te pregatit per jeten sebashku, kshuqe per to viti pare eshte me i bukri :p,
 
Titulli: Viti i parë i martesës është më i palumturi

Per mu viti i par esht me i bukri,Opss a ju ngatrroni Zotin po une jam beqar mo :p
 
Pe: Viti i parë i martesës është më i palumturi

Keshillohet bashkjetesa si fillim... por URRAAAAA gjith me vrap direkt martese.

Jam me mendimin tend persa i perket bashkejeteses por ne vendet Europiane ama se po te mendojme per Shqiperine i bie nje rast shfrytezimi me shume nga ana e meshkujve kundrejt femrave,te pakten une kete gje kam pare...I perdorin sa vite apo kohe bashkejetojne e pastaj gjejne nje tjeter ndoshta me te re e ja mbathin me vrap, pa asnje detyrim apo pergjegjesi nga ana ligjore se per nga ndergjegja njerezore as qe duan tia dine..Do me thuash ce do nje burre qe e mban ligji e jo dashuria te qendroje me ty por sidoqofte eshte nje perkrahje (+) per femren te kerkoje te drejtat e saj....

Ne lidhje me temen une te pakten 5 vitet e para per mos then me shume i dija sic themi (muaji i mjaltit) e keto jane vitet e mjaltit,edhe sikur mos kene bashkejetuar e se njohin njeri tjetrin jemi me te bute,mundohemi mos i shohim te metat ose i anashkalojme ato,tregohemi me te durueshem gjithsesi me lidhjen tone...gjithsesi mendimi im ky se e zgjata pak..
 
Titulli: Viti i parë i martesës është më i palumturi

Mire e ka se sidomos gjysemvjetori i dyte i vitit te pare eshte shume problematik ;)
 
Pe: Viti i parë i martesës është më i palumturi

Une mendoja se viti i pare eshte si puna e qypit te mjaltit,qe ja nxjerrin fundin lol...Zakonisht problemet nisin me vone jo vitin e pare,nisin kur gjerat kthehen ne monotoni,kur fillojne problemet,femija etj etj...Gjithsesi une jam e mendimet qe cdo cift ka ato momentet e veshtira dhe te mira si cdo pjese e jetes,por sdo e ndaja asnjehere periudhen e bashkejeteses/marteses ne sezone,viti i pare me i mir,i dyte me i keq etj etj...Kur cdo gje kalohet rregullohet,kur gjenden zgjidhjet,ku mbizoteron respekti,dashuria,perkujdesja cdo vit i marteses/bashkejeteses eshte i bukur...
 
Titulli: Viti i parë i martesës është më i palumturi

f.1231065816411_m.gif


Hulumtimi më i ri i Qendrës për Cilësinë e Jetës në Australi tregon se çiftet në vitin e parë të martesës janë më të palumtur.
اiftet në vitin e parë të tyre të martesës janë më të palumtura se sa pas shumë viteve. Në këtë hulumtim kishin marrë pjesë rreth 2.000 australianë, derisa lumturia e tyre ishte matur në shtatë fusha, si shëndeti, të arriturat dhe lidhjet në dashuri.

Prej të anketuarve ishte kërkuar që këto segmente të jetës së tyre t'i vlerësojnë nga shkalla 0 deri 100, e rezultati mesatar ishte rreth 75 pikë. Personat që porsa ishin martuar mesatarisht kishin 73,9 pikë, deri në vitin e dytë të martesës pikët ishin shtuar në 78,4 pikë, derisa tek ata që për 40 vjet rresht ishin në martesë, rezultati ishte 79,8 pikë.

Udhëheqësja e studimit Melissa Weinberg konsideron se te çiftet e porsa martuara lumturia zvogëlohet sepse pas haresë dhe festimit vjen ballafaqimi me realitetin dhe fillon martesa.
/Telegrafi

qdo kush sot po ben hulumtim.

spo di ku po i kryejne keto hulumtime a ne kafene tu pi kafe apo ne terren veq per mendimin tim sja paskan qellu aspak.
po viti i pare eshte me se miri rafsh ne qdo aspakt se me vone dalin lindin problemet e telashet.
 
Titulli: Viti i parë i martesës është më i palumturi

Eh lolly ka te drejt qe thot direkt tek martesa.
ne shqiperi esht ndryshe meshkujt i mbajn sa i mbajn e ne fund ju japin shkelmin ikin tek tjetra.
 
Titulli: Viti i parë i martesës është më i palumturi

Se vitet tjera mesohesh me te keqen :p E di qe ske nga te shkoshh :p
 
Titulli: Viti i parë i martesës është më i palumturi

Immm tani esenca eshte si me dal menjeher ne vitin e dyt.:liber:
 
Titulli: Viti i parë i martesës është më i palumturi

Mos mu martu është lumturia, por edhe për të largu vetminë, martesa është shum bukur. :p
 
Titulli: Viti i parë i martesës është më i palumturi

Duhej te ishte me i lumturi ne fakt,te pakten 5 vitet e para...Apo flet per pervojen e te ndryshuarit te menyres se jeteses,dikur mendoje,veproje si nje ndersa ne cift si dy....epo vogelsira po he mesohet njeriu :fiu:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top