Virtualiteti vs Realiteti

Monique

With or Without u
kush mendoni se jane te mirat dhe te keqijat e ketyre dy fenomeneve, dhe perplasja mes tyre

diskutim te mbare!
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Virtualiteti vs Realiteti

Do ishte me interesante sikur ta shtroje temen me gjate e te jepje nje kendveshtrim tendin :)

Virtualiteti sot eshte kthyher ne nje pazar genjeshtar, ku kollajlleku per te mbajtur nje maske qe beson qe te pershtatet eshte shume i madh.
Tani edhe ne boten e dite per dites kush do te jete me maske e ben, por eshte nje cik me veshtire te aktrosh kur ke publikun-"gjygj" qe te shikon drejte per drejte ne sy.

Interesi i virtualitetit eshte zgjerimi njohurive edhe mardhenjet shoqerore- eshte bere nje menyre shume e kollajshme per te komunikuar, gje qe faktikisht vret menyrat "tradicionale" e njohjes dhe kalimit te kohes me njerzit qe na rethojne.

A eshte i domosdoshem virtualiteti?
A ben me shume dem se sa mire?
Varet nga secili, per cfare e perdor, se sa i influencon jeten dhe menyret e se qenurit, edhe se sa implikim ofron....
 
Titulli: Virtualiteti vs Realiteti

Si teme per debat me duket shume here e diskutuar, por meq kemi anetare te rinje qe regjistrohen edhe munde ta diskutojme prape pasi per te diskutuar jemi ketu.
Une mbroje mendimin se Virtualiteti sot eshte shenderuar ne nje Realitet. Kur e them kete nuk e vertetoje me njerezit qe ikin sa ne nje faqe ne nje faqe tjeter. Epo edhe ne jeten e perditshme kemi perplot njerez qe ikin sa andej e sa ketej. Pra kete qe them e bazoje ne rrethanat e nje sjellje virtuale qe le gjurme ne nje vend qe ke frekuentuar.

Kete shkrim me duket e kam shkru diku ne vitin 2008. Do e sjelle te pacenuar per te pare sa kam ndryshuar dhe pastaj ne baze te debateve qe do behen do i bashkangjitem edhe me ca shtesa tjera.

Lidhur me temen dhe virtualitetitin si dhe qasjen tone ndaj tij do thoja se me shume ka te beje me objektiven tone qe i kemi percaktuar vetes kur jemi rexhistruar ketu. Kjo objektive verehet qe ne ditet e para dhe deshtimet me te medha te anetareve jane te kjo objektive. Sipas mendimit tim te gjithe anetaret te cilet ju kan qasur virtualitetit ne menyre jo reale ( jo vetvetja) nuk u ka zgjatur shume dhe kan deshtuar shume shpejte per mos thene kan ikur me bisht nder shale apo ne nje kohe kan hequr masken. Kjo vjen nga arsyeja se objektiva ka qene plotesisht e paqarte dhe njeriu nuk munde te jete jo vetvetja per 1, 2 apo edhe 3 vite.

Une personalisht forumin e konceptoj si nje dritare ne te cilin dhe mes te cilit jo rralle, por, cdo dite kam mesuar shume e shume gjera. Duke patur parasysh, se ketu kemi njeres te inkuadruar nga shume vise te botes, dhe duke patur parasysh se njeriu aty ku vepron merr nje pjese te asaj bote, kam mesuar shume gjera te cilat nuk i kam ditur. Dua te potencoj se ketu kam mesuar edhe per gjera te mira por edhe per gjera te keqija. E rendesishme eshte qe kam mesuar te degjoje.


Virtualitetin e konceptoj njejte si realitetin me te vetmin ndryshim se ketu jemi me nick. Edhe ne realitet na ndodhin gjerat e njejta: perputhje, mosperputhje, gezime, hidherime,………strese ……e qe besa ndonjehere edhe i cik fyerje te cilat kam pershtypjen se do ishin me te lezetshme nese perdoren ne menyre me te zbutur do kasha thene sepse edhe ato jane pjese e perditshmerise sone.
Nga anetaret pak kam njohur ne jeten e perditshme perkunder asaj se ketu ne forum kam shume njeres qe do deshiroja ti takoja. Por nganjehere edhe nuk deshiroj te ngutem t'i takoj sepse nuk dua t'i zhgenjeje. Ju them te drejten edhe pse do i takoja prape ne koncepte, ide dhe mendime nuk do ndryshoja. Une kam takuar njerin nder anetarin, me te cilin kemi pire kafe mjafte shpesh, qe me se shumti thuajse kemi patur ferkime ne bisedime. Edhe duke pire kafe kemi patur mosperputhje dhe kjo eshte shume normale per mua. Gjithashtu jo rralle me miqet virtual te cilet vertete i konsideroj miq kemi patur si me thene perplasje rreth mendimeve dhe ketu nuk shof asigje te keqe, perkundrazi. Ne jemi njeres dhe te gjithe kemi boten tone rreth vetes, krenarin tone, personalitetin tone, botkuptimet tona dhe kjo nuk dmth.se shkaku i nje miqesie duhet te behemi medeomos pakurrizore dhe te leshohemi ne klane e kasta per te mundur apo humbur dike. Madje konsideroj se njerezit jo te formuar mire e bejne nje gje te tille. Sepse ne virtualitete nuk ka humbes ka vetem fitimtare dhe humbes ngelen vetem ata qe kane ardhe me synimin per te mundur dike.

Pra si perfundim, une te gjitheve ju kam kolege forumi dhe munde te pime kafe kurdo qe na jepet mundesia, por te opinionet ju lutem une preferoj te jeme vetvetja. Nuk them se nuk ndryshoj apo se une e kam mire gjithmone por per te kunderten ju duhet te me bindni me opinionet tuaja.


Harrova te ju them se jo rralle per personat te cilet kurre nuk ju shkruaj dhe madje i kundershtoje kam respekt te vecante, por, keta nuk jane shume.

Pra vazhdoje te mbaje qendrimin se virtualiteti yne nuk eshte gje tjeter pos realiteti yne i kompletuar.
:peshk:
 
Titulli: Virtualiteti vs Realiteti

Jane sa afer aq dhe shume larg... Gjthss, realiteti eshte i prekshem,eshte real ndersa virtualiteti her me duket i vertet her si nje flluske sapuni. Ndoshta do i rikthehem me gjate se s'me premton koha..
 
Titulli: Virtualiteti vs Realiteti

Hmmmm
Ky virtuali eshte mire per robte e turpshem sepse shkathtesohen :p
 
  • Haha
Reactions: NGU
Titulli: Virtualiteti vs Realiteti

Per mua ne ditet e sotme shume pak ndan virtualitetin me realitetin.
Dikur virtualiteti ishte maska per te ruajtur veten, mundesia qe cdo kush te ishte ai qe deshironte te ishte ,nuk krijojme pritshmeri prej te cilave edhe mund te zhgenjeheshim pra, nje personazh dhe kaq.
Sot virtualiteti eshte kthyer ne nje mjet komunikimi e njohje.
Jemi te ndergjegjshem se ne realitetin tone mundohemi te jemi te ndryshem, krijojme mure mbrojtese, shprehim mendime jo tonat pasi uk duam te dalim kunder rrjedhes dhe te dukemi si te cuditshem e pse jo edhe te paragjykohemi. Ne realtitet perpiqesh te ruash fort imazhin tend .
Ne Virtualitet je me i lire te shprehesh , te thuash edhe gjera qe ndoshta ne Realitet sdo i thoje nga ndroja.

por nese marr ne analize veten pa e pergjithesuar fare , pa e pare nga kendveshtrime te te tjereve, them se per mua Virtualiteti dhe Realiteti jane 1.
Kjo sepse shume pak ndryshime ka midis personit tim ne te dy aspektet. ndryshimi eshte qe ne Virtualitet konsiderohem e eger, ne Realitet e bute!
Ne Virtualitet paragjykohem per zhargonin tim, (pasi askush nuk sheh menyren sesi une perdor germat, nuk degjon intonacionin qe une i jap fjaleve etj etj, por lexohen sipas deshires se gjithkujt)
Ne Realitet ndodh e kunderta , fakti qe ska keqdashje apo ofendim ne to , krijojne situata te qeshurash dhe jo rralle pika referimi...sic thote monique psh :p

mgjth une e dua edhe virtualitetin edhe realitetin ,
 
Titulli: Virtualiteti vs Realiteti

Une jam une si ne virtuale si ne reale.
Ndoshta ne virtuale kam tjera sanksione pra masen me te cilen shprehem,(pak,larg dhe pa komplikime duke mos u ineteresuar se kush eshte pas nje nickname tjeter,jo per gje por thjesht cpo me duhen)Por ama cka shpreh eshte e imja,jam une.
Sdo mund te ishte ndryshe.
kaq.
 
Titulli: Virtualiteti vs Realiteti

Une jam une si ne virtuale si ne reale.
Ndoshta ne virtuale kam tjera sanksione pra masen me te cilen shprehem,(pak,larg dhe pa komplikime duke mos u ineteresuar se kush eshte pas nje nickname tjeter,jo per gje por thjesht cpo me duhen)Por ama cka shpreh eshte e imja,jam une.
Sdo mund te ishte ndryshe.
kaq.

Dmth ne realitet ti rri me kurriz gjith diten? :p
 
  • Haha
Reactions: NGU
Titulli: Virtualiteti vs Realiteti

Dmth ne realitet ti rri me kurriz gjith diten? :p

hahahahahahahaha eh per te gjithe ata qe ecin pas meje..:p
 
  • Haha
Reactions: NGU
Titulli: Virtualiteti vs Realiteti

Se po lexoja pak me siper qe si nrealitet si nvirtualitet jam po e njejta. Tani varet si e kapni diskutimin ju? Nese flisni rreth personalitetit te njeriut nqs eshte vetvetja kudo qe te jete apo jo? Apo e kapni ne nje kontekst me te gjere si psh te jetosh virtualitetin apo realitetin, ta prekesh ate. NE rastin e kesaj te dytes do thoja:
VIrtualiteti ka reale thjesht fjale fjale fjale dhe ca ndjenja, te cilat krijohen pikerisht nga keto fjale te shkruara. Ne ne virtualitet mund te bisedojme pa u pare ne sy, mund te shprehim mendimet qeshim ama gjate gjithe kohes jemi perballe nje monitori, dhe imagjinojme situatat. Ndersa ne jeten reale, E shef tjetrin ne sy kur flet, i degjon tonin e zerit, i sheh mimiken, ke me pak mundesi keqkuptimesh, ecen perkrahu, e qeras me nje kafe. Nqs i duhet dicka e shoqeron fizikisht, e ndihmon realisht dhe jo vec me llafe. Dhe kafen se pini me imazhe, puthjet si jepni ne ajer, pra ne kete aspekt realiteti dhe virtualiteti jane si nata me diten.

NDersa sa i perket karakterit tone, pak a shume them se eshte e njejta. Sado qe njeriu mund te mundohet te veshe nje maske, do s'do nje here do i cirret maska. Ashtu si ne jeten reale. Nese do flisja per veten time, a jam njesoj? Une di dicka, si ne jete reale si virtuale flas dhe sillem sic me vjen ne ate moment. Ne jete reale dhe mund t'pendohem per ndonje gje, ashtu si dhe ktu shpesh pendohem per ndonje fjale qe mund te kem thene. Ama e pranoj qe ne jete reale jam me e rezervuar dhe me serioze me te qeshurat, shakate... Vete ambjenti qe kam me kerkon te jem e tille plus dhe kshu vete s'me vjen te bej shume batuta.Me pak fjale virtualiteti me dashje pa dashje te stimulon qe te overreact-esh ne shume situata. Pastaj sa i perket faktit a je e verte apo jo, e sinqerte apo jo, normal qe njesoj si ne jete reale :)
 
Titulli: Virtualiteti vs Realiteti

Virtualiteti i ka marre peng kohen e miljona njerezve
duke i larguar ata nga realiteti,familja, puna,shoqeria etj
nuk dua te zgjatem sepse virtualitetin e shoh si diçka te rrezikshme per te gjithe!
 
  • Mërzi
Reactions: NGU
Titulli: Virtualiteti vs Realiteti

Ma mir virtualiteti sesa realiteti
Prsh sdu tshof disa njerez po dola jasht ndaj me mir zhytem nforume
 
Titulli: Virtualiteti vs Realiteti

Ne virtualitet te gjithe jane te zgjuar dhe te japin pergjigjen e duhur plot argumenta , ne realitet .... jane me te mire se ne virtualitet edhe nese jane te paditur apo nuk pergjigjen njesoj :)
 
Titulli: Virtualiteti vs Realiteti

Lol mua virtualiteti me lodh,plus lexoj shume negativitet, paragjykime dhe me merzisin,por nuk duhen marre per baze pasi nuk e dime kush eshte personi I vertete qe I thote
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top