Gjarperesha
Anëtar i Respektuar
Virgjëria e morali i shoqërisë
Si pjesë anatomike e fiziologjike e aparatit gjinor vlerësohet për funksionin e diskutueshëm moral e shoqëror. Eshtë kështu membrana që mbyll kanalin gjenital (membrana virginitatis) e cila ndryshon sipas racave. Mbizotëron forma gjysëm hënore por edhe ajo formëunaze; por në raste të tjera paraqitet në formën e një kordoni (aligamenti) në drejtim horizontal ose vertikal në mënyrën që kanali vaginal mbetet i ndarë në dy dritare. Ka pastaj forma të çuditëshme të përshkruara edhe nga doktor Luscka të quajtura imene timbriato, forma që të lenë të dyshosh në gjykimin për virgjërinë. Një rast i tillë më kujtohet edhe mua në vitin 1922 kur një çift me dëshirën e tij u paraqit tek unë për këtë vizitë. اifti në muajin e mjaltit i shqetësuar për raportin e tyre të parë pa gjak, vuri nën akuzë femrën e cila e fyer u mbrojt si mundi duke iu nënshtruar me dëshirën e saj vizitës mjekësore. Në këtë rast membrana ngjante me formën e koronës që hapej, ishte diçka e ngjashme me jakat si të Luigjit XV që përdoreshin në vitet 1700.
Pra siç duket shumë varet nga ajo fletë e hollë mukoze pa asnjë funksion të qartë. Nusja është e ndershme ose e pandershme nga disa pika gjaku që njollosin bardhësinë e çarçafëve në kontaktin e parë. Bile në disa popuj kjo është institucionalizuar; në Sierra Leone po qe se mungon kjo shenjë martesa anullohet. E sipas zakoneve edhe në shumë popuj të tjerë, të nesërmen e ditës së dasmës në mëngjes vjehrra kontrollon çarçafët. Pra paragjykimet për këtë membranë ose ndyshimet e saj nga delikate (imene vagnatela) ose rezistente (imene carnoso, muscolo diafammatico, ligamentoso etj.) dhe anomalitë, që në raport me organin e mashkullit mund të sjellin shkak jo vetëm prishjen e martesës por edhe ngjarje nga më tragjiket vrasje e vetëvrasje. "Sa jetë rreptësisht të helmuara nga elaticiteti e një veli" thotë Mantegazza. Për këtë do të ishte vërtetë e dëshirueshme ajo që thotë Lombroso: "Zhdukja anatomike e kësaj shenje të virgjërisë e zhvillimi shpirtëror i njeriut, që të dijë të kërkojë një tjetër virgjëri tek gruaja, atë shpirtërore, që është vërtetë sublime".
Eshtë fatkeq ai që i jep rëndësi kësaj shenje fizike e që kujton se Natyra ja ka vënë femrës për të treguar se nuk duhet të jetë veçse vetëm e një mashkulli, i cili do të jetë i pari, sepse "të jesh i pari është thellësisht e ndryshme nga të jesh i dyti". E se është krenar e i lumtur se është i pari që hyn në tempull dhe kënaq menjëherë dy pasione të mëdha, krenarinë e dashurinë, si dhe kujton se është më i garantuar për atë që ka pushtuar i pari e që nuk e ka gëzuar njeri tjetër.
Viktimë në fatkeqësi bien kështu jo vetëm femrat që e kanë humbur këtë membranë nga raportet seksuale me dëshirën e tyre a me forcë por edhe ato që kanë membranë jo të zakonshme apo ato që e kanë humbur si rezultat i një aksidenti të zakonshëm që në vogëli, plagosje, futje e gishtave në genital etj. Eshtë për fatkeqësitë që sjell që në vite janë bërë shpesh rivirgjëri. Këto janë shfrytëzuar edhe për fitim si nga mjekët e infermierët ashtu edhe nga gratë prostituta nobile. Mantegazza tregon një rast që një parisiene u dha 82 herë si e virgjër për kënaqësinë e atyre që donin ta çvirgjëronin.
Po kështu edhe organi mashkullor ka cipën e tij që është e njejtë të paktën fiziologjikisht, e cila është një frenuese e vërtetë e kënaqësive seksuale deri në pjekurinë e gjendrave gjenitale, atëherë ajo shkatërrohet. Pra në të dy sekset kjo cipë është një mbrojtës i këtyre organeve derisa arrihet pjekuria, derisa këto organe janë të gatshëm për funksionimin e tyre. Virgjëria e gruas është objekt krenarie e admirimi; për virgjërinë e burrit nuk flitet.
Për të gjitha këto që folëm disa popuj si Kina dhe India, si dikur romakët përdorin deflorimin (çvirgjërimin). Ata nuk i japin asnjë rëndësi morale virgjërisë e janë vetë nënat që ja shkatërrojnë atë cipë aq të rëndësishme vajzave të tyre që në vogëli (dhe është për këtë arsye që për membranën nuk shkruhet në traktatet e anatomisë kineze). Nganjëherë më duket shumë i mirë zakoni kinez për popujt perëndimorë. Por... etiketa e higjena seksuale gjenden në dy pole të ndryshëm.