VIP-at që mbajnë erë të rëndë.

braziljania

Anëtar i Nderuar
Ndoshta ata mendojnë se mund t‘i lejojnë vetes gjithçka, ndoshta asnjëri nuk ka pasur kurajën t‘u thotë "vjen erë, bëj diçka", apo ndoshta nuk e kanë mësuar kurrë se çfarë do të thotë të lahesh. Fakt është se mes yjeve të më të afirmuar dhe më të adhuruar të Hollivudit, fshihen shumë prej atyre që qelben erë. Adhurohen nga të gjithë për profesionin e tyre, dikush se është një këngëtar i shkëlqyer, një tjetër aktor, dikush për fytyrën engjëllore, një tjetër për pamjen burrërore, por të gjitha këto mbeten vetëm në kuadrin e paraqitjes: mes tyre mund të gjesh pjesën më të keqe dhe më të rëndë të higjienës. Këmbë të zeza (Keira Knightley), këmbë që i vijnë erë (Britney Spears), flokë të yndyrshëm (Julia Roberts), dhëmbë të zverdhur (Kevin Federline), aromë e pakëndshme e gojës (Clark Gable), shtëpi të mbajtura si plehra (Colin Farrell)..., ka për të gjitha shijet dhe nga të gjitha mënyrat. Aq shumë ka, saqë pak kohë më parë, një gazetar suedez, ekspert për thashethemet, Mikael Jagerbrand, pasi kishte treguar për vite me radhë dëshmi dhe histori të këtij tipi, vendosi që të stilojë një klasifikim me 10 yjet e botës së ArTit që kanë paraqitjen më të tmerrshme.Ja 10 VIP-at me erë të rëndë:

1 - Brad Pitt mendohet se është më pisanjozi nga të gjithë. Kolegët me të cilët ai ka punuar, deklarojnë se ai vjen erë si një dhi dhe mund të mbajë veshur të njëjtat rroba për gjatë gjithë xhirimit të një filmi

2 - Russel Crowe veçohet për erën e rëndë të gojës dhe lëkurës. Këtë fakt e ka denoncuar publikisht një drejtuese e programeve televizive amerikane, që është shoqëruar me të

3 - Hayden Christensen është një i ri i muzikës moderne, por që ka shumë probleme me erën e rëndë të sqetullave të tij, një defekt ky, shumë i lehtë e i riparueshëm te të rinjtë e sotëm

4 -David Bowie klasifikohet në vendin e katërt të renditjes me të njëjtin motivacion si edhe Christiansen

5 - Courtney Cox është problematike. Kolegët e saj të telefilmit "Friends" janë ankuar shpesh për një erë të rëndë që i vinte aktores gjatë xhirimeve në set. Por ajo nuk ka marrë asnjë masë parandaluese

6 - Robin Williams është një karakter i veçantë dhe ndër të tjera mendon se, duke lëshuar gazra, mund të bësh njerëzit të gajasen. Për të është një kënaqësi, por në klasifikim është ndër më pisanjozët

7 - Christina Aguilera duket se është simpatike dhe e këndshme vetëm nga ekrani apo në foto, pasi nga afër duhet të jetë e tmerrshme. Filozofia e saj është: Përse duhet të lahemi, kur shumë thjesht mund të blihet një i shtrenjtë?

8 - Cameron Diaz e ka shëmtuar imazhin e saj të bukur. Biondja pëlqen mjaft gromësimat dhe një gjë të tillë e ka bërë gjatë një programi të MTV-së

9 - Grupi "Metallica" ka probleme me dushin. Pas një nate të zjarrtë kaluar në skenë duke kënduar, tërë djersë, asnjërit nuk i vjen ndërmend të bëjë një freskim dhe në mëngjesin pasardhës mund t‘i takosh sërish kujtimet e natës së shkuar. Kur njërit nuk i pëlqen dushi, të tjerët i shkojnë nga pas...

10 - Bob Dylan nuk mbahet mend që kur e ka hequr për herë të fundit jelekun e tij të lëkurës. Duket se është ai pengesa kryesore që ai t‘i kushtojë pak më shumë kohë dushit.


zeriyt.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top